Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 30 Jan 2009 , 20:56

Erjon Hoti: Ika nga Vllaznia, sepse nuk më aktivizonin dhe më ulën pagën.


Presidenca duhet të kuptojë, se në stafin drejtues duhen larguar disa.

Një nga futbollistët e “Vllaznisë” shkodrani Erjon Hoti, ka bërë me dije se është larguar nga “Vllaznia” dhe ka shkuar me “Apoloninë”, sepse drejtues të klubit, e kanë lënë në hije dhe i kanë ulur pagën, duke thyer edhe kontratën e fillimit.
Mesfushori ka deklaruar se “më detyruan që të largohem nga Vllaznia” dhe këto janë drejtuesit e klubit, sepse më komunikuan uljen e pagës në një kohë që kisha një kontratë të lidhur edhe në këtë aspekt. Unë nuk e pranova këtë gjë, dhe “shkova e gjeta diku tjetër më mirë”,duke konfirmuar se tani ai do të luaj me ekipin e Fierit.
Që në fillim me stafin teknik unë nuk kam pasur marrëdhëniet e mira, dhe sidomos këto marrëdhënie u keqësuan mbasi i shpreha në shtyp për pakënaqësitë e mia.
“Më vunë këmbën mbasi kërkova në shtyp të aktivizohesha” , por unë dua që “Vllaznia” të eci përpara dhe të fitojë, sepse e meriton.
Më vjen keq thotë Hoti, sepse si ndiehesh në shtëpinë tënde nuk je askund tjetër, por ska gjë, dhe uroj shokët e mi të shpallen kampion. Nuk kanë faj futbollistët thotë ai, por disa drejtues. Janë disa njerëz që e rrethojnë ekipin, që krijojnë probleme thotë ai, por shpresoj që në të ardhme këtë ta kuptojë edhe presidenca që disa njerëz aty duhen ndërruar, ka përfunduar tashmë futbollisti i Apolonisë, Erjon Hoti.
Ai largohet nga ekipi mbas gjashtë sezonesh të luajtuara dhe shprehet i kënaqur me kontratën e re.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 30 Jan 2009 , 21:32

Kush i merr vesht se qa bajne kta drejtusat tone.Kaq skandal asht Hoti????
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 30 Jan 2009 , 22:36

vllaznia1919 wrote:Kush i merr vesht se qa bajne kta drejtusat tone.Kaq skandal asht Hoti????
me vjen keq me than drejten
jo se asht nej super lojtar por me ca e kam njoft a djal i sjellshem dhe shume i perkushtum mas fanellese kuqeblu
nese vllaznia bjen dike tjeter ne vend te tij qe ka vlera po e kuptojme
po nese sbijne kerkend mos harrojne se nje pankine e dobet nuk asht pozitve per nje ekip qe don titullin
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 30 Jan 2009 , 23:18

Hoti nuk asht ndoj As por sic ka shkru Goldi asht teper i perkushtum si edhe asht LOJTAR PUNTOR.
Vllaznise nji lojtar i tille kishte me na ba shume pune.
Sdq ishalla i prihet mbare te Apolonia.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 31 Jan 2009 , 17:35

Pranej thashe.Se kam ndi ken hala tuj fole keq per Hotin.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 31 Jan 2009 , 17:36

i paska dhan fat apolonise sot hoti
nuk e di a ka lujt apo jo???
me fitu ne vlore nuk a pak
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 31 Jan 2009 , 17:39

Dje ka ken ne formacionin e mundshem.Sot nuk e di a ka lujt se radjoja nuk asht lidhe me Vloren se ka pase probleme linja.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 01 Feb 2009 , 07:11

Shkumbini, nje "shuplake" Vllaznise

Image

Dy humbje, ne dy ndeshjet e fundit per Vllaznine. Pas disfates qe pesoi ne "Loro Borici", ne ndeshjen mbyllese te vitit 2008, me humbjen qe i shkaktoi Dinamo, Vllaznia mundet serish, kete radhe ne Peqin nga Shkumbini. Me dy humbje radhazi, pozitat e ekipit kryesues jane lekundur ndjeshem, por edhe te trajnerit, Agim Canaj. Kuqeblute rrezikojne kreun e klasifikimit, me ecurine e fundit. Stabiliteti qe kishte arritur loja dhe rezultatet e Vllaznise, kane pesuar nje tronditje te habitshme, pasi shkodranet zhvilluan edhe nje merkato aktive. Sulmi i Vllaznise nuk ka qene ne lartesine e duhur, ne nje kohe kur vendasit jane perpjekur te mbrojne rezultatin pas shenimit te golit me ane te Mudragic, nje prej lojtareve te huaj te peqinasve. Vllaznia, pas dy rezultateve te fundit mund te mos jete me ne krye te Kategorise Superiore. Kuqeblute, i rrembyen pak jave me pare kreun e klasifikimit Tiranes. Ndeshjet direkte te fazes se dyte, do te jene percaktuese.

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Sun, 01 Feb 2009 , 08:59

ej po Hoti ku po lu???
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 01 Feb 2009 , 14:50

Me Apolonine ka shku!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Sun, 01 Feb 2009 , 21:17

ej po c'pat ai? faji kujt qe ikja e tij? une kom pas simpati per te... e dhiu hoti apo fushaj?
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 02 Feb 2009 , 21:51

Me sa kam kuptu un faji eshte i drejtuesve jo vetem i Fushajt.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 02 Feb 2009 , 21:53

une prap tham nuk asht super lojtar po ka nji gja qe shume tjere se kan
ne skuadren tone
A SHKODRAN
E KJA KA VLERE SHUME PER MU

v1919 a pa me thu nej fjal per kyt plantic se nuk di gja si ka lujt
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 02 Feb 2009 , 22:18

Nuk di gja hiq naqe.Skam fole me ken.Per ne stervitje ne Ulqin ma kan levdu.te shtunen se di si ka lujt.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 02 Feb 2009 , 22:28

meqe ta kan lavdru po e besoj se keka i mire
se isha ba gati me e sha :x
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 02 Feb 2009 , 22:33

Mar ti shaje sa te dush se nuk e kam ilaka jo. :lol: :lol: :lol: :lol:
Manej ti e din qe ty te lejoj gjithqka. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 02 Feb 2009 , 22:36

vllaznia1919 wrote:Mar ti shaje sa te dush se nuk e kam ilaka jo. :lol: :lol: :lol: :lol:
Manej ti e din qe ty te lejoj gjithqka. :lol: :lol: :lol: :lol:
pa ma e di se ti je i mire
po kam friken e ktyne gjykatsve ketu qe bo me than nej fjal te shlohen fill me te denu :D
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 02 Feb 2009 , 22:42

Ihaaaaa hala te ura ti.Kryeministri i hjek e i ven gjykatsat simas qefit. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 02 Feb 2009 , 22:45

vllaznia1919 wrote:Ihaaaaa hala te ura ti.Kryeministri i hjek e i ven gjykatsat simas qefit. :lol: :lol: :lol: :lol:
a tmarrsha te keqen dhe pse ske
po presidentin si e kena
se sjan tu e ln talionet me hi ne forum hic
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Tue, 03 Feb 2009 , 19:56

Vllaznia, kritikat bien te të gjithë

Image

Kuqeblutë janë kritikuar për humbjen në Peqin dhe pritet reflektimi ndaj Besës

Shija e humbjes në Peqin ende nuk ka kaluar në Shkodër. Të gjithë ndihen pishman që u humb një mundësi për të ruajtur sërish në 4 pikë diferencën me ndjekësen më të afërt.

Keqardhja më shumë ndihet te tifozët, ata që besonin se Vllaznia e tyre sivjet do t’i gëzonte me titullin kampion. Por duket se nuk do jetë kështu. Gjërat tashmë janë vështirësuar së tepërmi. Madje kanë kohë që kanë nisur të përkeqësohen. Që në ndeshjen me Dinamon, sirenat e alarmit ranë në skuadrën shkodrane, për t’u zyrtarizuar në Peqin, ku përballë nuk ishte një ekip me emra të spikatur, por një skuadër në harmoni të plotë ndërmjet të gjitha reparteve dhe në luftë, siç quhet, për topin e parë.

Kjo ishte ajo që u mungoi shkodranëve të drejtuar nga Canaj, të cilët nuk ditën të shfrytëzonin edhe ato pak raste shënimi. Justifikimi pas ndeshjes u cilësua terreni i rënduar i stadiumit të Peqinit, por në vetëm një paralelizëm të thjeshtë, “titullarëve” të Vllaznisë u duhet të kujtojnë vitin 2001, kur Vllaznia shpallej kampione e Shqipërisë, duke mos u trembur nga kundërshtarët dhe terrenet, të cilat në atë kohë vështirë të quheshin të tilla! Te skuadra aktuale shkodrane mbase mungon harmonia, mbase ndonjë gjë tjetër.

E pajustifikueshme është që nga 7 pikë përpara, tashmë ata ndodhen vetëm 1 ndaj Tiranës. Por përse humbi në Peqin? Kësaj pyetjeje askush nuk është në gjendje t’i japë një përgjigje ashtu siç duhet. Sigurisht që nuk është hera e parë që shkodranët humbasin ndaj Shkumbinit, në fushën e këtij të fundit, por duke e parë në kompleks këtë ndeshje, ka shumë gjëra që duhet analizuar deri në detaj, apo që duhet vendosur një rregull ndryshe për kuqeblutë.

Përpara fillimit të kësaj ndeshjeje u tha që alterantivat ishin të bollshme, duke rritur konkurrencën, që do të thotë se do të ketë edhe cilësi, madje kokë për kokë, mund të konsiderohet shumë më lart se ekipet e tjera se për Shkumbinin nuk bëhet fjalë. Por ata që luajtën në fushë, por edhe ata që hynë në pjesën e dytë nuk bënë asgjë për të justifikuar fanellën e skuadrës që kryeson kampionatin. Nuk bënë asgjë për të justifikuar milionat me të cilët paguhen. Ata e pranuan në heshtje humbjen dhe në fund ngritën flamurin e bardhë.

Aspak normale për një skuadër që pretendon titullin kampion. Tashmë gjërat janë vështirësuar. Jo pak por sigurisht që zgjidhje ka sërish. Duke nisur nga ndeshja e radhës me Besën. Pas saj mund të merret pak “frymë” dhe më pas sërish luftë e fortë, duke nisur nga Elbasani e me radhë. Në Shkodër nuk duan kurrsesi që skuadra e tyre ta lëshojë vendin e parë. A do t’ia arrijnë? Kjo mbetet për t’u parë, por sigurisht që, para se të mendohet kështu, duhet patjetër që të nisë kthesa.

Presidenca shkodrane, në dyshim për masat

Shumëkush ka menduar se ditën e djeshme do të kishte një takim të presidencës së klubit me skuadrën. Natyrshëm për të analizuar humbjen e fundit në Peqin, por jo vetëm atë.

Situata e krijuar pas dy humbjeve të fundit radhazi ka prishur tërësisht humorin në kampin kuqeblu. Megjithatë, dje nuk ka pasur asnjë mbledhje, asnjë analizë. Burime pranë presidentit Fushaj bëjnë të ditur se ky i fundit ka qenë në mëdyshje të madhe për masat që duhej të merrte për të kaluar këtë situatë. Duke nisur nga gjobat, apo dhe rishikim të kontratave për të gjithë pjesëtarët e skuadrës.

Nuk ka ndodhur asgjë dhe tashmë pritet që një takim i tillë mund të zhvillohet edhe sot, në prag edhe të takimit të radhës me Besën. Presidenti i Vllaznisë zakonisht është treguar shumë i matur në raste të tilla të ngjashme dhe prandaj ka pasur sukses. Kështu është duke vepruar edhe tani, teksa po shikon me shumë kujdes se çfarë duhet të ndryshojë në skuadër, në mënyrë që ajo t’u rikthehet rezultateve pozitive.

Pas Besës nisi kthesa fazën e parë

Mund të rezultojë një ngjashmëri e vërtetë. Edhe në fazën e parë shkodranët patën një moment të ngjashëm me këtë që janë duke kaluar tani. Një barazim me Shkumbinin në Shkodër dhe më pas humbje në Kavajë me Besën. Pas asaj ndeshjeje, vetëm fitore dhe për rrjedhojë erdhi edhe vendi i parë. Tani e njëjta situatë.

Humbje me Shkumbinin dhe më pas vjen Besa. Me këtë ndeshje duket se do vijë sërish kthesa te Vllaznia. Të paktën kështu shpresojnë të gjithë.

Post Reply