Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 14 Jan 2009 , 21:29

Ose shkerdh.... autokton! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 14 Jan 2009 , 21:40

Kja asht metoda e re e te folurit :D

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 14 Jan 2009 , 21:51

Ndeshja miqësore: Inferiorët e Adës mundin 3-1 Partizanin

Në kohën kur të gjitha skuadrat e superligës po zhvillojnë përgatitoret e dimrit në vende të huaja, si në Turqi, Maqedoni, Mal i Zi, Partizani e ka mendjen tek paratë e pa marra prej 8 muajsh. Sidoqoftë, lojtarët, edhe pse nuk janë të përqendruar te stërvitja, po zhvillojnë minifazën përgatitore në klub dhe në fushat e Kamzës. Trajneri Shpëtim Duro po mundohet të implementojë procesin stërvitor, të detajuar për këtë kohë ndërprerjeje kampionati, edhe pse lojtarët e kanë mendjen gjetiu. Në kuadrin e këtyre përgatitjeve, Partizani zhvilloi të martën një ndeshje miqësore me Adën e Velipojës, që garon në kategorinë e parë. Ndeshja në fjalë u luajt në Kompleksin e Ekipeve Kombëtare në Kamëz dhe u fitua me rezultat të pastër nga inferiorët e Velipojës. Rezultati final i ndeshjes 3-1 për Adën tregon situatën reale të këtij Partizani, i cili, më shumë se kurrë rrezikon rënien nga kategoria. Duke qenë se kanë plot 8 muaj pa u paguar nga presidenti Xhani, lojtarët duket se e kanë lëshuar tashmë plotësisht veten. Sytë i kanë nga skuadra të tjera, por edhe nga presidenti i tyre, ngaqë bëhet fjalë për shuma të mëdha parash të pa marra. Të kuqtë kanë qenë hija e vetvetes në miqësoren me Adën, cka tregon se ky Partizan ekziston vetëm në letër. Situata është mjaft e nderë. Presidenti Xhani nuk është bërë i gjallë akoma, ndërsa lojtarët kanë dhënë ultimatumin e fundit: presin deri të shtunën, pastaj do shkojnë në FSHF për të prishur kontratat me Partizanin, për mospagim të tyre, dhe do të nënshkruajnë me skuadra të tjera.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Wed, 14 Jan 2009 , 21:51

:D :D :D :D :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Wed, 14 Jan 2009 , 22:45

Miri wrote:Ndeshja miqësore: Inferiorët e Adës mundin 3-1 Partizanin
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
Partizani asht tu ba provat per kategorine e pare, ku do t'lozin vitin tjeter

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 15 Jan 2009 , 00:54

partizani jo vetem merkato qe spo ban,por po i ikun edhe ata qe i kan mbete. :lol: :lol: :lol:

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 15 Jan 2009 , 14:04

KRENARIA KUQ e BLU wrote:
Miri wrote:Ndeshja miqësore: Inferiorët e Adës mundin 3-1 Partizanin
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
Partizani asht tu ba provat per kategorine e pare, ku do t'lozin vitin tjeter
:D :D :D
ja mar nuk ma merr mendja qe bjen ne kategori te pare partizani.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 15 Jan 2009 , 22:48

miri shkruan

ja mar nuk ma merr mendja qe bjen ne kategori te pare partizani.
_________________________________________________________

gjersa ka ra xhani ne kategori te pare miri,emagjinoje partizanin mandej
:lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 15 Jan 2009 , 23:14

Xhani: Kriza globale ndikoi te Partizani
15/01/2009 09:10

Problemet financiare të Partizanit nuk zgjidhen sa “hap e mbyll sytë”.

Është ky konkluzioni që nënkuptohet nga prononcimi për gazetën “Shqip” i presidentit të këtij klubi, Albert Xhani, i rikthyer vetëm dy ditë më parë nga Greqia, ku ka qenë i impenjuar në krye të bizneseve të tij.

Shtypi

Numri “Një” i të kuqve e thekson shpesh se është shumë i bezdisur nga shtypi, i cili interesohet deri në detaje për zhvillimin e ngjarjeve të fundit te Partizani dhe vazhdimisht thekson se “nuk jam i detyruar t’i jap llogari askujt”.

“Unë udhëtoj shumë shpesh për në Greqi, ku punojnë kompanitë e mia. Kam ardhur e kam ikur 100 herë dhe për këtë nuk jam aspak i detyruar t’i jap askujt llogari, sikurse nuk i jap llogari askujt se kur do t’i paguaj lojtarë, si do t’i paguaj etj., aq më tepër shtypit”, insiston Xhani. Është prej dy netësh në Tiranë, por vetëm sot mund të zbresë në zyrat e klubit, ku shpresohet se do të takojë lojtarët dhe drejtuesit e tjerë.

Kriza

Të gjithë prisnin se me mbërritjen e tij “në shtëpi” dhe brenda ditës do të zgjidheshin të gjitha hallet e klubit kryeqytetas, por duket se nuk do të ndodhë tamam kështu.

Këtë e konfirmon vetë Xhani, i cili premton se situata do të përmirësohet, por në asnjë moment nuk preferon të japë afate për zgjidhjet. Shkak për situatën jo të mirë financiare të klubit ai identifikon krizën globale, e cila ka goditur edhe financat e kompanive të tij në Greqi.

“Partizani ka pasur probleme, ka probleme dhe do të ketë probleme, thotë presidenti. Jetojmë në një botë të turbullt, e cila po kalon një nga periudhat më të vështira pas goditjes nga kriza financiare. Kjo krizë ka prekur edhe kompanitë e mia”. Ai pohon se përpjekjet për të gjetur një zgjidhje sa më të shpejtë nuk kanë reshtur asnjëherë, por situata aktuale nuk është shumë e favorshme për zgjidhjet sa hap e mbyll sytë. “Po kalojmë një krizë financiare, ashtu siç po kalojnë të gjitha skuadrat. Lojtarët kanë tre-katër muaj pa marrë rrogat, rrëfen Xhani. Po punojmë për zgjidhjet, për këtë jemi të angazhuar të gjithë. Por situata do të rregullohet atëherë kur të rregullohet edhe gjendja financiare e kompanive të mia”.

Merkato

Situata nuk duket shumë shpresëdhënëse për futbollistët e papaguar. Megjithatë presidenti shikon përpara. Sot, ose në ditët në vazhdim, pritet të kontaktojë me drejtuesit e klubit dhe me lojtarët për të qartësuar gjendjen dhe do të planifikojë edhe kahet e zhvillimeve për pjesën e mbetur të sezonit.

Edhe pse financat nuk duken të shëndosha, Xhani nuk e fsheh se një sy e ka në merkato, por paralajmëron se do të ketë edhe largime nga të kuqtë aktualë.

“Në fillim do të mundohemi t’i bindim të qëndrojnë këta që futbollistë kemi, shpjegon presidenti. Mes tyre mund të ketë edhe disa që do të largohen. Pastaj synojmë të përforcojmë ekipin me 3-4 lojtarë të tjerë. Të shohim, kohë ka deri më 31 janar”.

Objektivi

Paraqitja jo e mirë e Partizanit në këtë pjesë të parë të sezonit, e ndikuar nga kriza financiare, e cila e ka prekur që në verën e fundit, ka zvogëluar në minimum objektivat e klubit me më shumë histori në futbollin shqiptar.

I parafundit në klasifikim me pikë të barabarta me Lushnjën, por me golavarash më të mirë, Xhanit nuk i ngelet tjetër veçse të kërkojë si fillim “qëndrimin në Kategorinë Superiore, pastaj të ngjitet sa më lart në renditje”.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Fri, 16 Jan 2009 , 00:11

fpjalmi wrote: Paraqitja jo e mirë e Partizanit në këtë pjesë të parë të sezonit, e ndikuar nga kriza financiare, e cila e ka prekur që në verën e fundit, ka zvogëluar në minimum objektivat e klubit me më shumë histori në futbollin shqiptar.
Partizani klubi me me histori ne Shqipni? :!: :!: :!:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 16 Jan 2009 , 00:43

O ky ka lujt meç, si mor zog gamarit nuk i jep llogari kerkujt se kur i pagun lojtart si edhe nuk i jep llogari kerkuj se ca ka me u ba me Partizanin ??!!!

Nqs nuk je i zoti lshoje e jepja dikuj tjeter qe ka mundsine me e majt !!!
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 16 Jan 2009 , 13:48

Admin wrote:O ky ka lujt meç, si mor zog gamarit nuk i jep llogari kerkujt se kur i pagun lojtart si edhe nuk i jep llogari kerkuj se ca ka me u ba me Partizanin ??!!!

Nqs nuk je i zoti lshoje e jepja dikuj tjeter qe ka mundsine me e majt !!!
O admin ti mas u xej mar burr se edhe ti ba me ken ishtu kishe me ba
pshm ti itesh te mushet menja e ju rras tan antareve bann e nuk te thot kush gja se vet investon per kyt pune :D :D :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Fri, 16 Jan 2009 , 14:25

Miri wrote:
Admin wrote:O ky ka lujt meç, si mor zog gamarit nuk i jep llogari kerkujt se kur i pagun lojtart si edhe nuk i jep llogari kerkuj se ca ka me u ba me Partizanin ??!!!

Nqs nuk je i zoti lshoje e jepja dikuj tjeter qe ka mundsine me e majt !!!
O admin ti mas u xej mar burr se edhe ti ba me ken ishtu kishe me ba
pshm ti itesh te mushet menja e ju rras tan antareve bann e nuk te thot kush gja se vet investon per kyt pune :D :D :D

:D :D :D
Ai Xhani heret a vone ka me i pagu lojtart, kurse admini nuk na ka dhane kurre as nji gjys lekut ne qe shprehim mendimet tona te vyera ne ket forum :lol: :lol: :lol: :P

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 16 Jan 2009 , 15:05

ky veprim esht per denim :D :D :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Fri, 16 Jan 2009 , 17:38

Miri wrote:ky veprim esht per denim :D :D :D
:D :D
edhe un tham qi duhet me e denu.... :D :D :D

ingleo
Tifoz
Tifoz
Posts: 80
Joined: Wed, 17 Sep 2008 , 16:03
Location: rome italy

Post by ingleo » Fri, 16 Jan 2009 , 17:49

ky xhani keka ma shkerdhate se u dukta.mbasi ne 97 u mori lekt shqiptareve ne firmat piramidale tash nuk pagua as lojtaret.nuk ka faj ai kur ska shtet pse po i jep llogari kuj.ne tana vendet e botes nqs egziston nje kontrate e firmosur pre te dy paleve duhet zbatuar deri me nje.ketu ne shqipnine tone spyet kush per firme as per vule. nqs nuk ke lek ik e mos mbaj peng nje klub futbollit.

p.s me pas me i ndodh edhe tiranes nje gja e tille boll i gzum kish me ken
bashkimi ben fuqine!!!!

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Post by Ujku » Fri, 16 Jan 2009 , 21:55

Me ken qi shteti shqiptar funksionon xhani duhet te ndjeket penalisht
per mashtrim fiskal,edhe ne qoft se i pagun lojtart.
mirpo shteti si shtet esht mashtrus, manej xhani sillet si don vet
ti vin turp se po shkatrron nji klub elit ne futbollin shqiptar.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 16 Jan 2009 , 22:34

fshf i ka dhan ultimatum xhanit me i pagu paret deri me 18 shkurt.
\
nese jo ,atehere jo vetem do perjashtohet si president por edhe mund te kete ndjekje penale.

ne da gazeta qe kam lexu fatos nano me xhuanen dojn me e ndihmu partizanin me u ba ortake me xhanin.

asht nji lajm mese i vertete

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 16 Jan 2009 , 22:42

Çmenduria e Dinamos, 170 000 euro për Plakun
16 Janar Sulaj akord me Ham Kam, pritet firma



Dinamo në pritje të Sebino Plakut. Tashmë ndërmjet Ham Kamit dhe bluve është gjetur akordi për transferimin e Plakut tek kampionët e Shqipërisë. Ditën e djeshme, drejtuesit e Dinamos i kanë bërë një ofertë konkrete norgjezëve, e cila është mirëpritur nga presidenca e Ham Kamit. Dinamo i ka bërë ofertën prej 170 mijë eurosh norvegjezëve, e cila është edhe vlera e kartonit të sulmuesit. Të dyja palët kanë rënë dakord dhe Ham Kam ka vendosur që ta shesë Sebino Plakun tek Dinamo për tre vitet e ardhshme. Po dje i është bërë edhe një ofertë lojtarit për atë që ai përfiton si dinamovit gjatë periudhës që do të qëndron tek Dinamo. Edhe pse nuk bëhet e ditur shifra konkrete lajmi është pohuar nga menaxheri i Plakut, Gëzim Mançe, i cili në një prononcim për “Sport Ekspres”, ka pohuar se tashmë janë në diskutim të ofertës së Dinamos. Oferta e bërë nga Dinamo ka qenë e pëlqyeshme dhe parimisht kanë rënë dakord në ditët në vijim do të diskutohet edhe për detaje të tjera të kësaj kontrate tre vjeçare. “Plaku ka për të qenë lojtar i Dinamos. Pas akordit të arritur ndërmjet dy klubeve është rënë dakord që sulmuesi të vazhdojë të qëndrojë tek Dinamo, por tani jo më si i huazuar, por si lojtar i saj. Nga ana tjetër, Dinamo i kabërë edhe një ofertë konkrete edhe për lojtarit, e cila është shumë e pranueshme nga ne. Kjo ofertë është pëlqyer nga lojtari dhe tani jemi duke diskutuar vetëm disa detaje të kontratës. Ku kryesorja mbetet detaje të tipit, për mënyrën se si do të paguhet Plaku, premiot edhe disa detaje të tjera teknike. Ne jemi duke e shqyrtuar dhe në ditët në vijim besojmë se do të konkretizojmë kontratën tre?vjeçare me Dinamon”, tha menaxheri i sulmuesit Sebino Plaku, Gëzim Mançe.

Dinamo? Lajmi për mundësinë e rikthimit të Sebino Plakut tek Dinamos si lojtar i saj është konfirmuar edhe nga zëvendëspresidenti i Dinamos, Avni Braçe. Në një prononcim ai është shprehur se tashmë është vetëm çështje ditësh dhe detajesh që Plaku të jetë dinamovit për tre vitet e ardhshme. “Kemi gjetur akordin me klubin e Sebino Plakut. Norvegjezët mbetën të kënaqur me ofertën tonë dhe shumë shpejt presim kthimin e tij në skuadër. Besoj se me shumë gjasa ai do të jetë lojtar i Dinamos për tre vitet e ardhshme”, pohoi zëvendëspresidenti i

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 16 Jan 2009 , 22:43

ku i merr tan kta lek ky mor vllezen.

asht dasht me u qu ky ne burg ,e jo arban laze. :lol: :lol:

Post Reply