Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Thu, 04 Dec 2008 , 17:38

Greku i Vllaznisë, një vit i dënuar në Greqi për doping

Nëse në dhjetor federata vendase e fal, nuk vjen në Shkodër

Pretendon se mund të luajë jashtë dhe prandaj zgjedh Shqipërinë

Venizelos Anifandakis, futbollisti grek i cili mund të luajë për pjesëë e dytë të sezonit në skuadrën e Vllaznisë ka një problem real në kampionatin grek. Lojtari është dënuar me një vit gjatë verës nga federata vendase për shkak të përdorimit të substancave të ndaluara, dhe për këtë arsye preferon që deri në fund të dënimit të luajë në Shqipëri. “Lojtari është i një niveli shumë të lartë – tha një burim që i ka qëndruar afër gjatë provës me shkodranët – normalisht ai nuk do të vinte në superligë nëse nuk do të vuante dënimin. Federata greke e ka dënur për 1 vit dhe lojtari pretendon se mund të luajë jashtë kampionatit grek, pasi dënimi vlen vetëm për këtë aktivitet. Megjithëse kjo është e habitshme, mbetet për tu verifikuar në janar. Lojtari gjithësesi në muajin dhjetor pret një konfirmin nga federata greke sepse ka bërë një kërkesë për ulje dënimi. Nëse kjo ndodh atëherë ai nuk do të vijë për të luajtur në Shqipëri. Për momentin lojtari bën stërvitje me skuadrën e Ergotelisit në Greqi”.

Vllaznia – Sipas burimit që e ka shoqëruar futbollistin në vendin tonë nëse lojtari do të vijojë të jetë i dënuar në Greqi mund të nënshkruajë për Vllazninë. “Trajneri Canaj ka dhënë një farë pëlqimi, dhe kuptohet që Canaj është shumë spekptik ndaj të huajve që vijnë. Nëse ai thotë që është OK, tregon se vërtet futbollisti ka diçka. Gjithashtu lojtari dhe presidenti Fushaj kanë arritur një farë akordi nga ana financiare. Flitet për 4 mijë euro në muaj. Lojtari i ka thënë presidentit që primare për të është që të luajë futboll, këto gjashtë muaj dhe jo paratë. Tani pritet se si do të shkojnë zhvillimet gjatë hapjes së merkatos zyrtare”.

Tirana – Greku është i pari me këtë nënshtetësi që do të luajë futboll në kampionatin shqiptar. Gjithnjë ka qenë një tabu megjithatë për mbrojtësin e Ergotelisit nuk është një problem. “Tirana sidomos ishte një qytet tërësisht evropian – thotë futbollisti nga Kreta – më pëlqeu shumë jeta që bëj dhe mënyra se si argëtohenshin njerëzit. Me dëshirë do të rrija. Shkodra ishte më e vogël por mu duk profesionalisht serioze”.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 04 Dec 2008 , 19:48

he ma miri na ban nej koment
se ti man pergjegjesi per kete grekun :lol:
vllazen une se kisha dasht
super lojtar te jete po me doping sna duhet gja
sdi ca mendoni ju
i perjashtuar

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Thu, 04 Dec 2008 , 19:52

GOLDIAN wrote:he ma miri na ban nej koment
se ti man pergjegjesi per kete grekun :lol:
vllazen une se kisha dasht
super lojtar te jete po me doping sna duhet gja
sdi ca mendoni ju
As un nuk du me ja pa surratin. :wink:
Vjen me lujt me Vllaznine se e din se ne Shqipni mundesh me pi droge deri sa te dalin perhundesh e nuk te thet kush gja, sepse nuk ka kontrolle dopingut ne Futbollin Shqiptar.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 05 Dec 2008 , 14:36

Hala se keni kuptu pse dojne me e marre kta te Vllaznise.Se ai njat rroga qe ka me marre prej Vllaznise ka me e lane me droge po ne Shkoder.Dmth ata lek mesin ne Shkoder prep se prep.Presidenti jone ka mendu per te miren e qytetit. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 05 Dec 2008 , 14:57

vllaznia1919 wrote:Hala se keni kuptu pse dojne me e marre kta te Vllaznise.Se ai njat rroga qe ka me marre prej Vllaznise ka me e lane me droge po ne Shkoder.Dmth ata lek mesin ne Shkoder prep se prep.Presidenti jone ka mendu per te miren e qytetit. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
:lol: :lol: :lol:
tka ba valteri per vedi :evil:
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 05 Dec 2008 , 15:23

Pa pa njat krah flej ti.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

matrix-kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 227
Joined: Sat, 17 May 2008 , 17:24
Location: torino

Post by matrix-kuqeblu » Fri, 05 Dec 2008 , 20:50

grek hesapi
Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sat, 06 Dec 2008 , 10:37

GOLDIAN wrote:he ma miri na ban nej koment
se ti man pergjegjesi per kete grekun :lol:
vllazen une se kisha dasht
super lojtar te jete po me doping sna duhet gja
sdi ca mendoni ju

Goldi kam than qysh se u ba lajmi publik qe nuk e di arsyn pse asht largu nga ergoteli por e di qe si lojtar eshte shum i mire me sa e kam pare une duke luajtur,nuk e di nese do jete aq i mire edhe ne shkoder si tek ergoteli dmth nese vjen ne shkoder se nuk dihet gja ala.
Per mendimin tem edhe sikur te vijne ne shkoder nuk do ishte keq nese ndihmon skuadren te shpallet kampin.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 06 Dec 2008 , 15:15

Po na ndihmoj hala ska ken UFO a? :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 07 Dec 2008 , 01:34

Miri wrote:
GOLDIAN wrote:he ma miri na ban nej koment
se ti man pergjegjesi per kete grekun :lol:
vllazen une se kisha dasht
super lojtar te jete po me doping sna duhet gja
sdi ca mendoni ju

Goldi kam than qysh se u ba lajmi publik qe nuk e di arsyn pse asht largu nga ergoteli por e di qe si lojtar eshte shum i mire me sa e kam pare une duke luajtur,nuk e di nese do jete aq i mire edhe ne shkoder si tek ergoteli dmth nese vjen ne shkoder se nuk dihet gja ala.
Per mendimin tem edhe sikur te vijne ne shkoder nuk do ishte keq nese ndihmon skuadren te shpallet kampin.
tash ma ke prish mendjen
meqe thu asht i mire
ta marrim
u vendos :D
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 07 Dec 2008 , 16:55

Se mas tme thush manej ne maj pse e more.!!!!!! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Mon, 15 Dec 2008 , 16:52

shikoni lojtarin grek qe don me marr vllaznia
ne sek 37 del ne video

http://uk.youtube.com/watch?v=p3im_Y8M4uQ

e ka prej emocioneve :lol: :lol: :lol:

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 16 Dec 2008 , 01:01

salihi mund te rikthehet tek vllaznia ne janar. sot salihi dhe fushaj kan pas nje takim. per me shum do ju proaj videon edhe pak. te marr ne emisioni sportive te TV Rozafa
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Tue, 16 Dec 2008 , 06:11

o te lumt goja ma edmond qela.me pas salihin ne janar jena padiskutim kampion shqipniet.

ishalla po bahet se besa lajm i mire boll keka,e ska ku me shku ma mire.

sinani me salihin ne sulm i kishin tredh tan ekipet ka 5 gola ne cdo ndeshje ma e vogla.hajt o zot ishalla.

fushaj nese e ban ket gja ,ka me ken ma i nderumi ,dhe ka me e tregu vedin se tamam e don vllaznine me zemer.

hajt ishalla

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 16 Dec 2008 , 15:35

O Mond leni rrenat e TV ROZAFES, po Fushajt ishte dash me pagu demshperblim riedit nqs e merr ndimer, ku ka Fushaj 300000 per Salihin + rrogen stratosferike.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Tue, 16 Dec 2008 , 20:12

Sma merr mendja se Salihi vjen tek ne !!!
Masandej per te miren e Salihit une nuk kisha dasht qe aj me ardh ne kampionatin tone!!
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Tue, 16 Dec 2008 , 20:36

e di ma naqe por une vetem ca shikova thac. a me duket e kam fut videon aty apo e ka editu donjeri nese po. me ba te ditun ishte ken mire.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Tue, 16 Dec 2008 , 20:39

Fushaj Vllaznia ime është kënaqësi, tani dua Salihin dhe Deden”


Vllaznia e tij i jep më në fund kënaqësi, ndërsa titulli është synimi i madh. Dhe për ta arritur këtë, Valter Fushaj, ka ndërmend të hyjë fuqishëm në merkato. Në Shkodër, ka kohë që lakohet emri i Hamdi Salihit, ndërkohë që dje në opinion ka dalë edhe ai i tiranasit Nevil Dede. Për të parin, shkodranin Salihi, Fushaj nuk e fsheh që e ka me shumë dëshirë, që ta bëjë pjesë të grupit kuqeblu, për pjesën tjetër të mbetur të sezonit. Madje në bisedë e sipër, ai pranon se në adresë të tij është përcjellë edhe një ofertë, që sipas tij, për nga shifra që përmban, nuk është se i duhet bërë shumë naze. Megjithatë, ai thotë se tashmë kjo punë është në dorë të vetë Salihit. “Ai është në Shkodër këto ditë dhe bisedat me të ndoshta mund të jenë edhe më të drejtëpërdrejta, nëse ai mund të ketë hapësira për të krijuar një shkëputje nga Riedi i Austrisë, për ne do të ishte shumë i vlefshëm”, thotë Fushaj. E më pas, për t’i vënë kapak kësaj çështje, pak si me të qeshur, por që në vetevete ka shumë të verteta brenda ai thotë: “Nëse kam Salihin për fazën e dytë, ju deklaroj me siguri, që Vllaznia është kampione e Shqipërisë”, Ndërsa, për të përfolurin Dede edhe pse ai gjatë ditës së djeshme është komentuar gjatë në mjedisin shkodran, Fushaj nuk bën ndonjë koment konkret, ndërsa pranon se ai me stafin e tij është duke e studiuar një gjë të tillë dhe për më saktësisht, mund të flitet në ditët në vazhdim. Fushaj, ndërkohë përmend edhe dy futbollistët e huaj, një grek dhe një serbin, me të cilët është biseduar, duke thënë se çështja e tyre vazhdon të jetë e hapur dhe se në janar do të marrë përgjigje të plotë, ndërkohë që në listën e atyre që do të vijnë për provë në Shkodër, ai përmend edhe disa të huaj të tjerë, por që gjithsesi nënvizon, që nëse ata nuk bëjnë diferencë, nuk do të kenë vend tek Vllaznia.


“Vllaznia, një kënaqësi”- Presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj, ndjehet mjaft i kënaqur nga ecuria e skuadrës që ai financon, pasi rezultatet e saj me të vertetë janë për tu admiruar. Nuk ka se si të jetë ndryshe, kur skuadra e tij kryeson kampionatin me katër pikë më shumë se ndjekësja më e afërt Tirana, ndërkohë që po aq e e interesuar është edhe për luftën në frontin tjetër, atë të kupës së Shqipërisë. Fati i vazhdimit të kësaj “beteje”, do të vendoset nesër në ballafaqimin e “Loro Boriçit”, përballë skuadrës durrsake Teuta. Presidenti Fushaj është i gatshëm të flasë për njerëzit e shtypit dhe kjo jo vetëm sepse Vllaznia e tij kryeson kampionatin, madje këtë e bën edhe në momente jo shumë të përshtshme. “Pa diskutim që jam shumë i kënaqur me ecurinë e deritashme të skuadrës sonë. Nëse do të vijojmë në këtë mënyrë, atëherë arritja e objektivit që kemi marrë përsipër, fitimi i tutullit kampion është mëse i realizueshëm”, thotë presidenti Fushaj. Ndërkohë, duke iu referuar takimit të fundit të zhvilluar në Shkodër me Flamurtarin, Fushaj edhe pse ka mbetur i kënaqur nga rezultati i arritur, është diçka tjetër që e shqetëson më shumë, ajo e fushës së stadiumit. Ashtu siç kanë theksuar edhe pjesëtarë të tjerë të kampit kuqeblu edhe Fushaj shprehet kritik ndaj vendimit që u mor për ta luajtur këtë ndeshje. Njëshi i klubit shkodran bën të ditur, se në përgjithësi klubi Vllaznia ka qënë shumë serioz në drejtim të mirëmbajtjes së fushës së “Loro Boriçit”, madje për ta mbajtur atë sa më në gjendje, për të përballuar me sukses ndeshjet e sezonit, e ka privuar tapetin e gjelbërt për skuadrën e parë, e cila të gjitha seancat stervitore i zhvillon në fushën sportive të Shtojit, disa kilometra larg qytetit të Shkodrës. Dhe nëse i hapet ndonjë herë “drita jeshile” për të kryer ndonjë seancë të pjesshme në të, miratimi jepet vetëm atëherë kur koha është shumë e mirë, gjithmonë për të mbrojtur ambjentin. Kësisoj, në lidhje me këtë pikë, Fushaj shton, se pasojat e asaj “masakre” që provoi ky terren në ndeshjen me Flamurtarin, ka shumë mundësi ta vuajnë edhe ndeshjet e tjera në vazhdim, përfshirë edhe atë të nesërmen, për kupë me durrsakët. Sidoqoftë, duke mos iu larguar kampionatit, për Fushajn optimizmi i një ecurie pozitive edhe për ndeshjet e tjera në vazhdim është mjaft i madh. Pa kaluar tek ato të 2009-ës, presidenti shkodran thotë se vitin 2008, Vllaznia do ta mbyllë si kampione e vjeshtës, ç’ka do të thotë se në dy takimet e mëpasshme, që Vllaznia ka në kalendar, atë të kësaj fundjave në Ballsh me Bylisin dhe më pas, atë të fundvitit, me 27 dhjetor, ndaj njërës prej rivaleve të titullit, kampiones në fuqi Dinamos, takim i cili do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do t’i kalojë me sukses.

“Vllaznia kualifikohet”…- Emocionet e Vllaznisë kalojnë sa në kampionat, po aq edhe në kupën e Shqipërisë. Kështu, duke lënë mënjanë suksesin e ballafaqimit të së shtunës së kaluar me Flamurtarin, pa shkuar tek emocionet e pragndeshjes me Bylisin, tre ditë më pas në Ballsh, kuqeblutë janë të detyruar të përqëndrohen tek ndeshja e kupës së Shqipërisë me Teutën, takim i cili do të luhet nesër në orën 13.30, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Edhe pse në takimin e parë të javës së kaluar, Vllaznia u mund me rezultat minimal 1-0, me atë gol të shënuar nga Vila, në kampin shkodran optimizmi për të kaluar në turin tjetër është mjaft i madh. Një besim të tillë e ka edhe vetë presidenti Fushaj, i cili i pyetur për këtë ndeshjen, përgjigjet prerë: “Vllaznia do të kalojë në turin tjetër. Garancinë për kalimin e turit e kam marrë nga siguria dhe mobilizimi që ka në përgjithësi e gjithë skuadra, së bashku me stafin teknik me në krye Canaj, të cilët në këto dy-tre ditë janë përqëndruar tërësisht tek kjo ndeshje”. Duke iu referuar takimit të parë të luajtur në Durrës, por edhe përballjeve të tjera me skuadrën durrsake, Fushaj, duke e vlerësuar këtë kundërshtar, thotë se durrsakët janë model në lojën mbrojtëse, madje i cilëson ata si skuadra që mbrohet me forca të mëdha në prapavijë, ndoshta më tepër se të gjitha skuadrat e tjera të kampionatit shqiptar. Megjithatë për Fushajn, përmbysja e rezultatit është plotësisht e mundshme nga futbollistët shkodranë, të cilët do të dijnë të nxjerrin golin, ashtu si edhe në ndeshjet e tjera, por gjithsesi, sipas tij kujdesi më i madhë duhet treguar në portën shkodrane, që duhet të ruhet për të mos pësuar një tjetër gol, sepse në rast të kundërt, rruga e kualifikimit do të vështirësohet.

Kritik me të dëmtuarit- Një pjesë të bisedës sonë me presidentin e Vllaznisë, e kanë zënë edhe dëmtimet e titullarëve, që gjatë këtij sezoni, me të vertetë kanë qenë të shumta në numër. “Kur them se janë shumë dëmtime, kur nuk kemi mbërritur akoma në gjysmën e këtij sezoni, besoj se nuk gabohem”, thotë Fushaj, teksa i merr me radhë emrat e atyre që kanë munguar, si dhe ndeshjet e shumta, ku ata nuk kanë qënë prezent në fushën e lojës. Këto dëmtime dhe mungesa të shumta titullarësh në radhët e formacioni të të parë, për të nuk janë shumë të justifikueshme. Madje, për to ai është edhe jo pak kritik. “Për mendimin tim, vonesa e rikuperimit të tyre është edhe çështje psikologjike, e cila te disa individë nuk është në nivelin e duhur, çka në vend që t’ia favorizojë vetes rikuperimin dhe rikthimin në lojë, i bën ato edhe më pesimist, duke e zgjatur pa kuptim mundësinë e rikthimit në gjendjen e mëparshme normale”. Ndaj, sipas tij, një situatë e tillë duhet patjetër të ndryshojë, sepse në një pjesë të madhe, lista e infermierisë përbëhet edhe nga lojtarë shumë të paguar, për të cilët skuadra ka nevojë t’i ketë në fushë, për të kontribuar në arritjen e rezultateve pozitive. Aq më tepër kur tani në fund të vitit, një gjë e tillë parashtrohet edhe më emergjente për kampin kuqeblu.

Për Salihin

“Nëse kam Salihin për fazën e dytë, ju deklaroj me siguri, që Vllaznia është kampione e Shqipërisë”, thotë presidenti i


Për Deden

Për mbrojtësin, Fushaj nuk bën ndonjë koment konkret, por pranon se ai me stafin e tij është duke studiuar emrin e tij dhe për më tepër mund të flitet vetëm në ditët në vazhdim.

Për të dëmtuarit

“Për mendimin tim, vonesa e rikuperimit të tyre është edhe çështje psikologjike, e cila tek disa individë nuk është në nivelin e duhur”
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 16 Dec 2008 , 22:07

Man in Redblue wrote:O Mond leni rrenat e TV ROZAFES, po Fushajt ishte dash me pagu demshperblim riedit nqs e merr ndimer, ku ka Fushaj 300000 per Salihin + rrogen stratosferike.
edhe mu me duket e pabesushme
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 17 Dec 2008 , 03:05

Mondi sma merr mendja se e ka editu ndoj njeni pa ka mundsi e mas ke harru me e u naqe.

Sdq une nuk e vej ne dyshim qe tek TV Rozafa asht than qe Salihi mund te vijne tek Vllaznia, por me duket e veshtire se Vllaznia nuk ka njaq lek sa me marr nji lojtar te kalibrit te Salihit.
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply