Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Tue, 18 Nov 2008 , 18:57

“Gjyqtarët, rivali direkt i Vllaznisë, kërkojmë drejtësi”

Valter Fushaj do dënimin maksimal të gjyqtarit Ervin Peza

Edhe pse kanë dalë të fituar dhe emocionet e asaj fitoreje ndaj Teutës vazhdojnë t’i shoqërojnë edhe dy ditë pas ndeshjes, në kampin kuqeblu shqetësimi për nivelin e gjykimit të kësaj ndeshjeje, vazhdon të jetë i pranishëm. Por, për hirë të së vertetës, jo vetëm në klubin e futbollit Vllaznia, por edhe më gjërë, sepse gjykimi i kryesorit Ervin Peza, i mbështetur edhe nga anësori Denis Rexha, ka lënë një shije të keqe edhe në mjedisin sportdashës shkodran. Pas akuzave të drejtëpërdrejta, që citoi gjatë konferencës për shtyp të pas ndeshjes trajneri Canaj, dje ka qënë një tjetër konferencë shtypi e organizuar posaçërisht për çështjen e gjykimit, ku përballë gazetarëve të shumtë të mediave lokale dhe qëndrore është vënë numri një i klubit Vllaznia, Valter Fushaj. Gjatë prononcimit të tij përpara mediave, Fushaj ka bërë të qartë qëndrimin shumë kritik, që ai dhe stafi i tij kanë ndaj gjykimit të arbitrit kryesor Ervis Peza dhe të anësorit Rexha, të cilët sipas tyre kanë qenë tërësisht të njëanshme në dëm të Vllaznisë. “Të vjen keq ? është shprehur Fushaj ? që një problem të tillë ne e trajtuam edhe përpara ndeshjes, sapo u njohëm me emrin e arbitrit që do të na gjykonte dhe për këtë iu drejtuam zyrtarisht Federatës Shqiptare të Futbollit, për të marrë masat e duhura, ngaqë ky arbitër ka qënë i kontestuar më përpara nga ekipi i Flamurtarit, për njëanshmëri në favor të Teuës, në ndeshjen midis tyre”, Sipas Fushajt, roli i këtij gjyqtari, por edhe i anësorit Rexha, i cili ka bërë të njëjtën gjë edhe në ndeshjen e transfertës në Kavajë, duke e nxjerrë me kërton të kuq titullarin Suad Lici, indinjuan thellësisht edhe tifozërinë shkodrane dhe u desh ndërhyrja e policisë, si dhe e vetë presidentit, për të qetësuar situatën. Madje, akuzat në adresë të gjyqtarëve të takimit nuk ishin vetëm me pretendimin e favorizimit të Teutës, që ishte kundërshtari i kësaj ndeshje, por duke shkuar edhe më larg. Qëllimi i gjyqtarëve ishte edhe për një frenim të ecurisë pozitive të Vllaznisë, e cila nuk po i ndahet Tiranës. Nisur nga rasti në “Loro Boriçi”, por që është i përsëritur edhe në stadiumet e tjera, presidenti shkodran Valter Fushaj, i ka kërkuar publikisht drejtuesve të FSHF?së, që të marrin masat e duhura, duke i dhënë një dënim maksimal këtij arbitri që të bëhet shembull edhe për të tjerët, pasi në këtë mënyrë nuk mund të ecet më.
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 19 Nov 2008 , 02:01

tamam albiter pusht.

zagari

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 19 Nov 2008 , 04:12

fpjalmi wrote:tamam albiter pusht.

zagari
Naqe ai eshte pusht e kalu pushtit, shoku i tij duhet...Image
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 19 Nov 2008 , 06:31

:lol: :lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 19 Nov 2008 , 06:37

fshf e quan rastin e vllaznise normal.gjygjtari nuk ka bere gabime.
pra 3 penalltite nuk ishin simas fshf dhe goli qe u fut ne porte nuk ishte.

ketu kuptohet qe vllaznise po e ban te marr fshf.i barrsosha familjen armando duks plarent kathores ,dhe te p[aftyrit shulku.
duhet me dal nji kapo ne shkoder me ia barrsu vajzat dhe grate ketyne te paftyreve qe te kuqes i thojn te bardh.un mendoj se nese ka nej kapo vllaznia ,dhe nese ia barrson grate dhe vajzat ketyte buqeve ,atehere do kta do flasin realitetin.haram e paqin lekun

FSHF i çudit të gjithë
“Gjyqtarët, janë OK”
ë një kohë që kampionati shqiptar gëlon nga problemet
me gjykimin dhe akuzat ndaj “bilbilave” janë
të panumërta, zyrtarët e Federatës Shqiptare të Futbollit
janë krejtësisht kundër rrymës dhe i cilësojnë si
të pavërteta të gjitha kontestimet. Kështu, shefi i sektorit
të gjyqtarëve në FSHF, Plarent Kotherja ka deklaruar
dje për mediat se bëhet fjalë për akuza të rreme
dhe se gjërat nuk janë ashtu siç deklarojnë disa drejtues
klubesh. Në fakt, gjatë kësaj jave ka pasur shumë
ndeshje të mbushura me kontestime për gjykimin. Një
nga më të përfolurat ka qenë ndeshja Partizani-Elbasani
(2-2), por edhe ajo Vllaznia-Teuta (2-1) e luajtur
në Shkodër. “Akuzat e bëra nga drejtuesit e
klubeve ndaj gjyqtarëve gjatë javës së fundit janë tërësisht
të pavërteta. Kjo sepse edhe, nëse ka pasur ndonjë
gabim, kanë qenë të paqëllimshme, pra gabime
njerëzore, - tha Kotherja dje për gazetarët, duke vijuar.
– Madje, duhet theksuar fakti se presidentët u
bëjnë vazhdimisht presion gjyqtarëve nëpërmjet deklaratave
në media, në mënyrë që të ndikojnë më pas
direkt në gjykimin e takimeve, por dhe të justifikojnë
humbjet e e skuadrave të tyre”. Gjithsesi, Kotherja u
shfaq paradoksal kur foli për rastet e kontestuara në
ndeshjen Partizani-Elbasani, duke qenë ndoshta i
vetmi që mendon se rasti i minutave shtesë, aq shumë
i përfolur nuk ishte një penallti. “Përsa i përket
ndeshjes Partizani-Elbasani, rasti i kontestuar nga
të kuqtë në përfundim të takimit, rrëzimi i Ngjelës në
zonë, nuk ishte një 11-metërsh. I vetmi gabim që bëri
gjyqtari në atë moment, ishte që nuk dha faull para
hyrjes së sulmuesit të Partizanit në zonë, - sqaroi
Kotherja. Në atë që u pa në fushë, por edhe nga pamjet
e transmetuara nga televizionet, u duk qartë se
ishte një 11-metërsh. Në fund edhe një batutë nga
Kotherja për gjyqtarët e futbollit. “Skuadra e gjyqtarëve
mund të ketë ndonjë probleme herë pas here, por nuk
besoj se është më e dobëta e futbollit shqiptar. Ndërsa,
shefi i Sektorit të Garave, Ilir Shulku u shpreh se
çështja e gjyqtarëve është fryrë shumë dhe në rastet
kur ka pasur gabime, ato jën ndëshkuar. “Mendoj se
po ekzagjerohet dhe fryhet shumë çështja e gjyqtarëve,
presidentët kontestojnë të gjithë gjyqtarët, por ne këta
kemi. Unë mendoj se ata kanë bërë një punë të mirë,
por edhe kur kanë gabuar në ndonjë rast, normalisht
ne i kemi ndëshkuar”, u shpreh Shulku. Në lidhje me
problemet që kanë ndodhur gjatë ndeshjes Besëlidhja-
Tërbuni të dielën e kaluar në Lezhë, zyrtarët e FSHFsë
bënë të ditur se presin relacionet e vëzhguesit dhe
delegatit të takimit e më pas pritet të merren masa për
atë që ndodhi. Drejtuesit e FSHF-së nuk kanë bërë
komente më shumë në lidhje me incidentet e rënda të
regjistruara në atë takim, ndërkohë që Shulku saktësoi
se trazirat kanë ndodhur jashtë fushës së lojës.
Fatjon Kodra

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 19 Nov 2008 , 06:40

Vllaznia/Presidentit kuqeblu s’i del inati me ‘bilbilat’
Skuadra në formë, por
Fushaj e ka me gjykimin
ADMIR URUÇI
Pavarësisht se Vl
laznia ka arritur të
marrë tri pikët në
takimin e radhës, nuk
duket se është zbutur aspak
irritimi i shkodranëve me
gjyqtarët e takimit. Ka qenë
vetë numri një i ekipit kuqeblu,
Valter Fushaj, i cili
ka dalë në një konferencë
për shtyp për t’i bërë apel
edhe një herë drejtuesve më
të lartë të FSHF-së, që të
vënë dorën tyre te drejtësia
në gjykime. Nga një gjykim
i tillë, ekipi kuqeblu mund
të kishte lënë fare mirë dy
pikët në takimin e fundit
me Teutën. Numri një i
presidencës ka qenë i ashpër
me dy nga tre gjyqtarët
e takimit. “Jam këtu për të
kërkuar publikisht nga
drejtuesit e FSHF-së që të
marrin masa ndaj dy
gjyqtarëve të takimit, pikërisht
ndaj gjyqtarit kryesor
Ervis Peza dhe anësorit Denis
Rexha. Këta dy gjyqtarë
kanë qenë të kontestuar
nga ana jonë që në hedhjen
e shortit dhe me atë që
treguan në fushën e lojës, e
vërtetuan plotësisht
shqetësimin që ne ngritëm.
Federata duhet të vërë
dorën e vet te këta gjyqtarë,
që po dëmtojnë futbollin
tonë. Ne si klub kërkojmë
dënimin e tyre, - u shpreh
fillimisht Fushaj, teksa
vazhdoi. - Këta gjyqtarë në
takimin e fundit na kanë
anuluar me pa të drejtë një
gol dhe po ashtu na kanë
mohuar tri penallti. Vendimet
e tyre gjatë gjithë
ndeshjes kanë qenë tendencioze,
në mënyrë që të dëmtonin
ekipin tonë”. Presidenti
kthen përsëri vështrimin
e tij në 11 javët e kësaj
faze të parë dhe ajo që është
më e habitshmja, është se
ekipin shkodran në 11 javët
e para e kanë drejtuar në
9 takime gjyqtarë kryeqytetas.
“Ne jemi një ekip që pretendojmë
seriozisht në këtë
sezon dhe më duket shumë
absurde që në 11 takime të
luajtura, në 9 prej tyre, Vllaznia
është gjykuar nga
gjyqtarë kryeqytetas. Për
mua kjo është tendencioze”,
thekson presidenti.
Vlerësimi
Të dielën Vllaznia luan
me kryesuesen, Tiranën.
Një fitore me këtë ekip do
të bënte që kuqeblutë të
ndryshonin vendin me
kryeqytetasit kryesues dhe
të viheshin përsëri në
udhëheqje të këtij kampionati.
Nga kuqeblutë, ky
takim ka filluar të vlerësohet
maksimalisht, ndërkohë
që e njëjta gjë ka filluar
të bëhet edhe nga drejtuesit
e klubit. “Tirana është një
ekip i fortë, por unë mund
të them se nuk i frikësohem
aspak atij. Ne i frikësohemi
vetëm gjykimit. Nuk
kërkoj asgjë më shumë në
këtë takim, vetëm një
gjykim korrekt. Këtë do t’ia
kërkoja presidentit të ekipit
të Tiranës Z.Halili, por
mbi të gjitha drejtuesve të
FSHF-së, që gjyqtarët e
takimit t’i zgjedhim
përmes një konsensusi.
Gjithashtu, do t’i kërkoja
Z.Halili që këtë takim ta
luajmë nën dritën e
prozhektorëve, në mënyrë
që gjithçka të jetë festive. E
theksoj edhe një herë se,
nuk mendoj se do të humbim
me Tiranën nëse do të
kemi një gjykim korrekt”,
përfundon deklaratën e tij
presidenti i ekipit kuqeblu,
Valter Fushaj.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 19 Nov 2008 , 06:41

Kuqeblutë
nisën
përgatitjet
Ekipi shkodran filloi javën
përgatitore për takimin e
radhës me Tiranën. Për kuqeblutë,
kjo javë do të jetë
tejet e ngjeshur, sepse në
fundjave do të kenë përballë
rivalen direkte për titull dhe
njëherësh udhëheqësen me
meritë të kampionatit. Në seancën
e parë stërvitore
tekniku Canaj ka pasur mungesat
e të dëmtuarve. Larg
ekipit ka qenë sulmuesi Sinani
dhe mbrojtësi Lici. Të dy
lojtarët bazë të ekipit shkodran
janë larguar të dëmtuar
nga takimi i fundit. Vllaznia
sot pritet të ketë dy seanca
stërvitore, ashtu siç programon
çdo çdo javë tekniku
Canaj. A.Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 19 Nov 2008 , 06:43

Dy nga lojtarët bazë të ekipit kuqeblu, goledari Vioresin Sinani dhe mbrojtësi me eksperiencë
Suad Lici, të cilët lanë në mes takimin e fundit me Teutën për arsye dëmtimi, do të
nisen që sot drejt Malit të Zi për të zhvilluar një terapi intensive. Të dy lojtarët vuajnë nga
dëmtimi muskulor, por do të bëjnë të pamundurën për të qenë në fushë me Tiranën.
Pavarësisht se mund të jetë herët për të thënë nëse këta dy lojtarë do të jenë të mundur
apo jo për të qenë në sfidën me udhëheqësit e kampionatit përsëri ajo që shpresohet
është që mjekët të bëjnë të pamundurën që të dy lojtarët të mos i mungojnë formacionit
kuqeblu në sfidën e Tiranës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 19 Nov 2008 , 06:54

ketu devi muka jep intervisten e tij per ekipin e vllaznise.
ai thote qe vitete e fundit kemi fituar brenda ne shkoder dhe brenda ne tirane .po habitem me kta deklaratat e mukes :roll: :roll: :roll: :roll: sepse ne 5 ndeshjet e fundit qe kena ba ne kampionat jane 3 fitore te vllaznise ,1 barazim ,dhe nje fitore e tiranes.

ndeshjen me vllaznine thote muka do ta fitojm se sban.
ha bar muka. :lol: :lol: :lol:

ja cfare shkruan muka



“Vllaznia, traditë bardheblu”
18 Nentor Muka: Nuk e shoh ndryshe nga vitet e fundit. Gjithnjë kemi triumfuar ne, madje edhe në Shkodër



Devi Muka në ndeshjen kundër Lushnjës është aktivizuar që nga minuta e parë, duke dhënë shenjat se tanimë rikthimi i kapitenit nuk është më vetëm një premtim i formës dëshirore Një vënd në formacionin bazë dhe Muka tani tregon që motivimi është akoma më i madh dhe i duhet të punojë shumë për të kapuar ritmin e për tu rikthyer “Devi i ditëve më të mira”. Kapiteni flet dhe për ecurinë jo të mirë të Tiranës në këto ndeshje të fundit duke shpjeguar se ekipit i duhet dhënë kohë për tu harmonizuar dhe sipas tij në muajin janar do të shihet forca reali i këtij ekipi.

Kundër Lushnjës nga minuta e parë. Si ndihet Muka?

Aktivizimi nga minuta e parë ka ardhur si rrjedhojë e një punë të shumtë që kam zhvilluar gjatë kësaj kohe. Besoj se kam arritur kondicionin e duhur fizik pasi kam punuar shumë dhe ndihem mirë. Tani më duhet të aktivizohem disi më tepër për të kapur ritmin e ekipit dhe të mësohem më shumë me lojën që zhvillohet në fushë pasi stërvitja është disi më ndryshe. Kundër Lushnjes nga minuta e parë ishte e para ndeshje në këtë sezon që filloja nga fillimi pasi jam aktivizuar dhe ndeshje të tjera gjatë pjesës së dytë. Besoj se jam në rrugën e duhur e do të vazhdoj të punoj më ritëm të lartë.

Tirana nuk ka pasur ecurinë e duhur në këto ndeshje të fundit edhe pse vazhdon të jetë në vënd të parë. Cfarë i ka munguar ekipit?

Merita kryesore për këtë ekip i takon presidentit Halili pasi ai, arriti të krijojë këtë ekip në një kohë rekord dhe vetëm në pak ditë. Tirana në përfundim të kampionatit kishte vetëm 3?4 lojtarë nën kontratë dhe vështirësitë kanë qenë jo të vogla. Dua ta falenderoj që arriti të krijonte këtë ekip me një kosto të lartë.

Unë e kam thënë dhe më parë dhe dua ta përsëris që jemi një ekip i ri dhe me shumë lojtarë që janë afruar në vetëm pak ditë para se të fillonte kampionati. Duhet pak kohë për të gjetur gjuhën e përbashkët në mënyrë që ta gjejmë më lehtësisht njëri?tjetrin në fushën e lojës. Në janar, ju siguroj që do të shihni forcën reale të këtij grupi dhe në atë periudhë fillojmë marshimin dominues e nuk do të na ndalë më askush.

Tirana fiton kundër Lushnjes me një autogol dhe sulmi është reparti që është kritikuar më tepër. 12 gola në 11 javë

Ne vazhdojmë të jemi në vënd të parë dhe për momentin janë pikët ato që kanë rëndësi. Tirana gjithmonë ka shënuar shumë gola dhe këtë e di shumë mirë pasi jam pjesë e këtij ekipi prej vitesh. Kjo nuk është një periudhë e mirë që po kalon sulmi dhe besoj se më shumë është një ngërç psikologjik. Besoj se do të kalojë shumë shpejt dhe për këtë duhet të kontribojmë të gjithë.

Shumë e vështirë për t?_ritur te goli në këtë fazë të parë. Tirana këtë vit ka shënuar shumë pak.Me dy apo me një sulmues të vetëm?

Besoj se Tirana diferencën e ka bërë gjithmonë në vijën e parë të sulmit duke shënuar shumë dhe duke i mbyllur ndeshjet me goleada. Unë jam një lojtarë që kam vite që luajë për këtë ekip dhe di të them që ne gjithmonë kemi luajtur me dy, tre apo dhe katër sulmues. Duhet bërë diçka në lidhje me këtë dhe shpresoj që shumë shpejt të realizojmë më shumë seç kemi bërë deri tani.

Pas ndeshjes trajneri Slishkoviç ka deklaruar që nuk është i kënaqur me lojën por vetëm me pikët e marra

Nga mënyra se si mori rrjedhe loja trajneri ka të drejtë të mos jetë i kënaqur me lojën pasi Tirana nuk shkelqeu atë ditë edhe pse mori tri pikët. Të gjithë nuk jemi të kënaqur me atë paraqitje. Duhet të përmirësohemi.

Në merkaton e janarit qarkullojnë zëra që do të afrohen disa lojtarë. Rizvanolli është një emër

Nuk jam unë ai që vendos apo duhet të flasë për të tilla gjëra. i takon trajnerit të vendosi se kush do të afrohet pranë ekipit në merkaton e dimrit. Ai e di se ku nuk ecin gjërat si duhet dhe ku duhet të ndërhyet. Ka ende kohë dhe është shpejt për të folur për përforcime të reja. Tirana është në vënd të parë dhe pjesë e saj janë lojtarët më të mirë të mundshëm të kampionatit tonë.

Të djelën, Tirana do të luajë kundër Vllaznisë së vëndit të dytë. Si e mendoni këtë përballje?

Në rradhë të parë dua të theksoj një fakt të rëndësishmëm. Tirana e ka kthyer në traditë në këto vitet e fundit fitoren kundër Vllaznisë. Në vitet e fundit jemi ne që kemi fituar si brënda ashtu dhe në Shkodër. Këtë takim kam besimin që do të jemi ne sërish ato që do të marrim rezultat pozitiv. Kundër ekipeve të forta Tirana luan ndryshe, dua të them që ndaj ekipeve si Lushnja jo se jemi të pamotivuar por është ndryshe të luash ndaj ekipeve të mëdha për vetë karakterin që lojës që zhvillohet. Kam përshtypjen që do të zhvillohet një ndeshje e bukur me një futboll të hapur nga të dyja krahët. Do të jetë jo pak vendimtare për ecurinë e kampionatit. Dua të theksoj faktin që këtë ndeshje duhet ta fitojmë për presidentin Halili. E meriton një dhuratë të tillë. Fitoren të gjithë si ekip do ta dedikojmë atij.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 19 Nov 2008 , 06:58

keto jane fjalet e fundit te mukes ne shkrimin e ma siperm

(( E meriton një dhuratë të tillë. Fitoren të gjithë si ekip do ta dedikojmë atij.))))

pra fitoren muka e ka te sigurte. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

gjithmone keshtu flasin tiransit .edhe kur tirana para 5 javeve kishte distancen 6 pike nga vllaznia than qe doilen kampion qysh tash.

kurse tashti te flasin sa te dojn muka me shoke se sa krahu do ta marrin
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

para vllaznia

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Wed, 19 Nov 2008 , 07:18

ky lajm asht i pathan ma perpara.

fushaj i ka kerkuar fshf qe te vijn nje grup vezhguesish per te pare gjykimin por shulhu ka thene po dhe ka kthy shpine duke mos prure asnjeri.

e dyte ,fushaj tha qe ne rubrikat sportive u dhan te gjithe rastet dhe penalizimet e skuadrave te tjera per gjykim jo te mire ,kurse ndeshja e vllaznise nuk u dha.ai thote qe ne 11 ndeshje qe vllaznia ka luajtur ne 9 ndeshje kan ken gjygjare tiranas,dhe kjo bahet me qellim te federates qe mos ta lajn vllaznine ti afrohet tiranes,dhe un mendoj se kjo asht e drejte.

kurse tjetra asht qe gjgjtaret tiranas e kan penalizuar vllaznine si ne kavaje ku gjygjtari ka dhan kartonin e kuq pa pa futbollistin.

ai thote qe kam fol me presidentin e tiranes halili qe te vendosin ata vet per nje albiter .

lexojeni vete ma mire kete sepse ka gjana shum te bukura

Fushaj: Nuk e kemi aspak frikë Tiranën

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, i kërkon kolegut Halili konsensus për gjyqtarin

Fitorja në ndeshjen e së shtunës ndaj Teutës nuk e zbutur inatin e shkodranëve për gjykimin. Në fokus të akuzave të tyre ka qenë kryesori Ervis Peza, por edhe asistenti i tij Denis Rexha. Madje pikërisht për këtë qëllim, dje në drekë presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka dalë në një konferencë shtypi para gazetarëve për të folur në lidhje me këtë çështje.

“Konstatoj që nuk jemi të barabartë në garë. Po sulmohemi nga gjyqtarët, ndërkohë që federata nuk po na mbron. Pa lënë mënjanë këtu edhe mediat, të cilat nuk i konsiderojnë të gjitha skuadrat e barabarta,” ka thënë ndër të tjera presidenti Fushaj.
Sërish dukeni i mërzitur nga gjykimi, ndonëse keni fituar të shtunën. Pse?
Pikërisht për këtë arsye jam para jush. Për të denoncuar publikisht qëndrimin e njëanshëm në ndeshjen ndaj Teutës të gjyqtarit kryesor Ervis Peza dhe asistentit të tij Denis Rexha.

Bindja ime e plotë është se gjykimi i tyre ka qenë i paragjykuar që në fillim sepse dëshironin, mbase mund të kenë pasur edhe porosi që të mos e lejonin Vllazninë të fitonte atë ndeshje.

Megjithatë, falë një luftë sportive, lojtarët tanë treguan heroizëm në fushë dhe arritën të fitojnë. Ky prononcim i imi është një sinjal që i jap federatës, sepse po i rrëshqet situata nga dora.
Keni besim se federata do të ndërhyjë?
Nëse nuk ndërhyn, atëherë është e kotë të vazhdojmë kampionatin. Përveçse është një dëshpërim i madh për futbollistët e tifozët, tallja nga një arbitër është edhe një goditje që u jep investimeve tona si presidencë.

Pa harruar edhe faktin tjetër se të tilla arbitrime, si ai i së shtunës, mund të sjellin edhe trazira, siç ndodhën për pak pas ndeshjes me Teutën. Ne nuk jemi për veprime të tjera.

Thjesht përmes mediave bëjmë të ditur ato çfarë nuk shkojnë dhe që duhen riparuar. Pa harruar edhe faktin tjetër se jemi pjesë e kësaj federate dhe për rrjedhojë duhet të trajtohemi të gjithë njëlloj.
Si e shpjegoni kur ju e kishit paralajmëruar FSHF-në për këtë gjyqtar?
Eshtë e vërtetë se të premten e kaluar kemi kërkuar zyrtarisht në federatë që ta monitoronte gjykimin e Pezës, sepse kishim sinjale se ai do të ishte kundër nesh.

Shefi i Garave, Ilir Shulku, na dha garanci për këtë, por sërish ndodhi e njëjta gjë. Nuk është aspak e moralshme një gjë e tillë, megjithatë mbesim me shpresë se federata do të reagojë dhe do t’i ndëshkojë këta lloj arbitrash.
Jeni pretendentë serioze për titull. Mendoni se kjo luftë që ka nisur ndaj Vllaznisë bëhet me qëllim?
Sigurisht që duhet të jetë e qëllimshme. Vërtet ne jemi në garë për titullin kampion, por duhet ta keni të qartë se nuk jemi të barabartë në asnjë drejtim me Tiranën, që është rivalja jonë kryesore. Për ta vërtetuar këtë mjafton t’u jap vetëm një fakt:

Në 11 ndeshjet e fazës së parë, Vllazninë e kanë gjykuar në 9 ndeshje arbitra nga Tirana dhe vetëm 2 nga rrethet! Nuk është pabarazi kjo? Për të mos dalë pastaj edhe te problem i medias, që nuk i trajton në mënyrë të barabartë të gjitha skuadrat.

Mjafton të shikoje rubrikat sportive ditën e dielë dhe bindesh për këtë. Ndërsa për Vllazninë, vetëm një kronikë e vakët, censurimi i plotë i fjalës së trajnerit Canaj që flet për arbitrat, as moviolë dhe asgjë tjetër. Kjo nuk është aspak normale.



Megjithatë, të dielën do të jeni përballë Tiranës. I trembeni asaj?
Aspak. Vllaznia është e aftë për ta përballuar jo vetëm Tiranën, por edhe çdo skuadër tjetër. Ajo që dëshiroj është vetëm të kemi një arbitrim korrekt dhe për këtë arsye do të bisedoj me presidentin e Tiranës që të caktojnë me konsensus gjyqtarin e kësaj ndeshjeje.

Gjithashtu, do t’i kërkoj që ta zhvillojnë në darkë me drita, në mënyrë që të zhvillohet një spektakël i vërtetë. Jam shumë i bindur se Vllaznia nuk do ta humbasë këtë ndeshje. Ne do të shkojmë për ta fituar atë, por në lojë janë të tre rezultatet dhe të shohim se çfarë do të ngjajë.

—————————-

Sinani e Lici në terapi rikuperuese

Dy nga futbollistët titullarë të Vllaznisë, sulmuesi Sinani dhe mbrojtësi Lici, të cilët janë fushën e lojës të dëmtuar në ndeshjen me Teutën, kanë nisur që dje një terapi rikuperimi. Ajo po zhvillohet në Mal të Zi te mjeku specialist, ku futbollistët shkodranë shkojnë vazhdimisht. Si Sinani, ashtu edhe Lici, kanë thuajse të njëjtin dëmtim: kontraktim muskular në pjesën e prapme të kofshës.

Për këtë arsye, kanë dashur që të shohin më nga afër gjendjen e tyre te specialist dhe më pas për të marrë vesh se kur do të jenë të gatshëm për lojë. Sigurisht që dëshira e tyre, por edhe e stafit drejtues, është që ata të jenë në fushë ndaj Tiranës të dielën, por asgjë nuk është në dorën e tyre.

Po dje edhe Kaçi ka udhëtuar drejt Tiranës për të bërë një rezonancë magnetike të gjurit të dëmtuar. Ai është një tjetër futbollist kuqeblu me problem dëmtimi, madje më të rëndë se dy të tjerët. Për të duket e sigurtë që do të mungojë ndaj bardhebluve, por ndoshta edhe më gjatë.

5 shkrimet e fundit nga Gjergj Kola

jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Post by jeti » Wed, 19 Nov 2008 , 07:27

fpjalmi wrote:keto jane fjalet e fundit te mukes ne shkrimin e ma siperm

(( E meriton një dhuratë të tillë. Fitoren të gjithë si ekip do ta dedikojmë atij.))))

pra fitoren muka e ka te sigurte. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

gjithmone keshtu flasin tiransit .edhe kur tirana para 5 javeve kishte distancen 6 pike nga vllaznia than qe doilen kampion qysh tash.

kurse tashti te flasin sa te dojn muka me shoke se sa krahu do ta marrin
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

para vllaznia

Naqe itash skan ca bajn ma, edhe ato vet e dijne se jane per toke por hajt thojn se po ja rrisin vlerat vedit... :wink:

Muka ka nja dy vjet qe nuk lot futboll, se ka ken i demtum, si i paska fitu keto 5 ndeshjet e fundit :!:

ishalla ishtu me mendje te madhe do hyjne ne fushe, se do i zhdemim ne gola..
ImageImage
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 20 Nov 2008 , 00:09

Vetem se ishalla kta te tont po hijne me men ne kry ne fushe e po ja diftojne vendin Muks me shoke.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 20 Nov 2008 , 02:30

DERGO KOMENTO PRINT


Dergoja kete lajm nje shoku
Emaili shokut
Emaili juaj
Koment


Dergo nje koment per kete lajm
KomentJo me shume
se 200 karaktere Koment
Emri
Emaili


Futboll

Alarm bardheblu: Memelli e Muka janë në dyshim
19 Nentor Lojtarët dje nuk janë stërvitur dhe ka pikëpyetje për aktivizimin kundër Vllaznisë. Brenda së shtunës pritet një përgjigje



Trajneri Slishkoviç ka zhvilluar stërvitjen e djeshme me një grup të reduktuar në numër. Në seancën stërvitore të paradites janë dëmtuar dy lojtarë bardheblu, Migen Memelli dhe Devi Muka. Të dy lojtarët nuk kanë kryer stërvitje në mesditën e djeshme pasi kanë pësuar dëmtim muskular. Stafi mjeksor nuk bën të qartë nëse bëhet fjalë për dëmtime që mund të kushtëzojnë aktivizimin në ndeshjen kundër Vllazniëse. Sipas tyre do të pritet përgjigja e analizave për të mësuar nëse bëhet fjalë për diçka serioze apo një dëmtim që mund të rekuperohet shpejt në kohë. Veç dy të dëmtuarëve nën urdhrat e “Bakës” mungojnë edhe katër lojtarë që janë grumbulluar me ekipet kombëtare. Agolli, Lila dhe Muzaka janë të grumbulluar me kombëtaren ndërsa Metani me atë të shpresave. Slishkoviç duhet të pregatisë ndeshjen e vështirë kundër Vllaznisë së vëndit të dytë me një numër të kufizuar lojtarësh.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 20 Nov 2008 , 14:12

Hajt ishalla po i mungojne nja 7-8 lojtar te formacionit. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 21 Nov 2008 , 04:20

po na mungoka sinani.

un se di qa e kan fut me lujt me teuten kur e kan dit se asht ndeshje vdekjet me tiranen.

ndeshjety e fundit qe vllaznia ka lujt ,ne pergjithesi sinani ka mungu gjithmone/

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 21 Nov 2008 , 04:41

tifozet shkodrane do pushtojn tiranen.keto jan fjalet qe trondisin tifozat tiranas,dhe qe jane te shkruara te gjitha ketu.


Kampionati në shenjën Tirana-Vllaznia: Ja gjyqtarët dhe të pezulluarit


Autori: editor
Data: 20/11/2008
Version Print

Java e 12-te e kampionatit te 70-te kombetar te futbollit, Superliga, starton edhe fazen e dyte, ku spikat kryendeshja qe do te luhet te dielen ne “Qemal Stafa”, mes Tiuranes dhe Vllaznise. Jo vetem nga emir e tradita, por edhe nga pozicioni actual ne renditje, keto dy skuadra kane te gjitha gjasat te dhurojne nje ndeshje te madhe per mundesite e vendit tone, nisur nga fakti se I ndan vetem nje pike diference. Keshtu, Tirana, 23 here kampione e vendit, mban vendin e pare ne renditje, me 22 pike, ndersa nje opike me pak, ne vendin e dyte, ka Vllaznia, qe synon me patjeter rrokaden me bardheblute. Net e dyja kampet respective, gjate tere javes ka patur perqendrim maksimal per kete supersfide, ndaj kane munguar edhe deklaratat bombastike. Ata qe kane nisur sfiden, jane tifozet e te dyja skuadrave. Nga qyteti verior, vijne sinjale se “Qemal Stafa” do te “pushtohet” nga tifozet kuqeblu, ndersa pergjigjia nga kryeqyteti, prej tifozeve bardheblu, pritet te jepet diten e ndeshjes, ne stadium. Kesaj sfide do t’i mungoje goleadori Vioresin Sinani, i cili ka provuar t’i veshe te dyja fanellat, me te cilat ka dale edhe kampion, pasi eshte i demtuar. Nje mungese e madhe per Vllaznine, megjithate trajneri Canaj po punon per kurthin ndaj Tiranes pa kapitenin e tij. Ne anen tjeter, trajneri Slishkovic i Tiranes nuk eshte ne pozita edhe aq komode, sepse loja dhe rezultatet e ndeshjeve te fundit nuk kane qene te duhurat dhe qe te perligjin investimin e presidences. Per pasoje, ndeshja me Vllaznine, vec faktit se konfirmon vendin e pare ne renditje, duhet te sherbeje edhe si nje autokritike para tifozeve te Tiranes dhe drejtuesve te klubit. Ndeshje tjeter interesante e kesaj jave eshte edhe derbi i fundtabeles, mes Partizanit dhe Lushnjes, qe te dyja ekipet me pike te barabarta, nga 7 pike. Rast i mire per te kuqte, qe ta leshojne vendin e fundit, duke parakaluar keshtu pas disa javesh ne fundin e ftohte Lushnjen. Nderkohe, te enjten, Federata Shqiptare e Futbollit ka pervijuar ndeshjet e radhes te kampionatit kombetar, sipas kategorive. Keshtu, te enjten, eshte hedhur shorti i gjyqtareve, per ndeshjet e Superliges (java e 12-te, e para e fazes se dyte) dhe per javen e 11-te te Kategorise se pare. Po te enjten, institucioni qendror i futbollit shqiptar ka publikuar edhe emrat e lojtareve te pezulluar per ndeshjet e radhes, si rezultat i kartoneve te kuq, te verdhe dhe i pezullimeve per shkak te masave disiplinore te organeve juridike te federates. Telegrafikisht, me poshte po japim ndeshjet, gjyqtaret dhe te pezulluarit, sipas kategorive te kampionatit;



SUPERLIGA

Java e 12‑të (23.11.2008)

TIRANA - VLLAZNIA

(Gjyqtar: Lorenc Jemini)

TEUTA - DINAMO

(Gjyqtar: Tanush Latifi)

BYLIS - SHKUMBINI

(Gjyqtar: Sokol Çekaj)

FLAMURTARI - BESA

(Gjyqtar: Artan Taullau)

APOLONIA - ELBASANI

(Gjyqtar: Edvin Hoxha)

PARTIZANI - LUSHNJA

(Gjyqtar: Kridens Meta)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Fri, 21 Nov 2008 , 07:51

shkodranet jan te bindur per 3 piket .tirana nuk eshte me siq ishte


Në dekadën e fun
dit, skuadra e Ti
ranës është parë
si “gogol” nga Vllaznia.
Madje, ka qenë skuadra që ia
kishte marrë dorën më mirë
se gjithkush tjetër kuqebluve.
Mirëpo, gjërat duken se kanë
ndryshuar pikërisht që nga
përballja e fundvitit të kaluar,
ku shkodranët i kanë
shpartalluar në “Loro
Boriçi” bardheblutë me rezultatin
4-1. Ky duket se ka qenë
rezultati që i ka nxitur ata të
bëjnë kthesën në rezultate
përballë “maces së zezë”.
Pavarësisht se shkodranët
humbën 5-1 në takimin e
fazës së tretë të sezonit të
kaluar në kryeqytet me Tiranën,
fitorja 2-0 në Elbasan
për finalen e Kupës së Shqipërisë
ka treguar se tani
gjërat kanë filluar të rrokullisen
në anën e tyre. Në atë
finale, lojtarët shkodranë besuan
dhe treguan se koha e
sundimit të kryeqytetasve
mbi ta kishte përfunduar.
Madje, e kanë vërtetuar këtë
edhe në ndeshjen e javës së
parë të këtij kampionati, kur
në Shkodër kërkuan maksimumin
përballë bardhebluve,
duke qenë në të gjitha
aspektet më superiorë e
duke ndarë ndoshta me pa
të drejtë nga një pikë me këtë
skuadër, që më tepër ishte e
vlefshme për Tiranën sesa
për Vllazninë. Tani shkodranët
nuk duket se e kanë
më tabu këtë ekip, që për
shumë vite ka qenë një kafshatë
e madhe për ta. Kjo edhe
ngaqë kuqeblutë, pavarësisht
eksperiencës së tyre, nuk
kanë më përballë ata emra të
frikshëm që Tirana ka pasur
dikur në përbërje të saj. Kësaj
skuadre nuk i tremben më as
drejtuesit e klubit me në krye
Fushajn dhe as drejtuesit
teknikë me në krye Canajn.
Kësisoj, atmosfera në kampin
kuqeblu është mjaft entuziaste.
Lojtarët duken mëse të
bindur që bardheblutë nuk
kanë asgjë më shumë nga ata
dhe se tani, më tepër se kurrë,
mund të fitohet ndaj kësaj
skuadre, gjë që para dy sezonesh
ishte e vështirë edhe
të mendohej, jo më të bëhej
realitet. Tashmë, shkodranët
janë të bindur se Tirana nuk
është më ajo e disa viteve më
parë, me ata emra të bujshëm
e me një mbështetje totale. Për
rrjedhojë, të gjithë te Vllaznia
jo vetëm shpresojnë, por edhe
besojnë se në këtë sfidë do të
marrin maksimumin,
ndonëse do të ndeshen në
shtëpinë e bardhebluve, e
pavarësisht se në këtë sezon,
shkodranët nuk janë parë
pozitivisht deri më tani nga
ana e gjykimeve. Ata duhet
të tregojnë vetëm atë besim që
treguan në përballjen e fundit
me skuadrën e Teutës,
pasi kjo do të mjaftonte që në
takimin e fundjavës me
kryeqytetasit të mos dilnin
duarbosh. Megjithatë, pavarësisht
se si mund të dalë
rezultati i kësaj ndeshjeje, ajo
që tanimë nuk i shqetëson
më kuqeblutë e Vllaznisë
është fakti se, ata do të zbresin
në fushën e blertë me
qëllimin për të marrë një rezultat
pozitiv, e nuk e konsiderojnë
atë të humbur pa e
nisur mirë. Sepse ajo periudhë
tashmë ka perënduar
një herë e mirë.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 21 Nov 2008 , 14:45

Pak si teper te bindun me duken kta te tont.Ishalla skan lujt mensh me i nevleftsu e me hi ne fushe te bindun qe fitojne se kan me humb keqas.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 21 Nov 2008 , 16:19

vllaznia1919 wrote:Pak si teper te bindun me duken kta te tont.Ishalla skan lujt mensh me i nevleftsu e me hi ne fushe te bindun qe fitojne se kan me humb keqas.
mu ma shume me bindin keto fjalet tuja
se ato te futbollistave
i perjashtuar

Post Reply