Post
by fpjalmi » Thu, 06 Nov 2008 , 21:54
Lika e Sukaj, fytyrat e reja kundër Azerbajxhanit
Miqesorja e katert midis Shqiperise e Azerbajxhanit do te luhet, me 19 nentor ne Baku. Bilanci i shkelqyer me azeret: 3 ndeshje, 3 fitore
Jashtë Andi Lila, Edmond Kapllani, Jahmir Hyka e Hamdi Salihi, “brenda” Gilman Lika e Xhevair Sukaj në vijën e parë. Këto janë dy fytyrat e reja të listës prej 20 lojtarësh që trajneri holandez Ari Han bëri publike për ndeshjen miqësore ndërkombëtare kundër Azerbajxhanit, të programuar më 19 nëntor në Baku. Duket qartë se Ari Han, kështu tekniku i katërt që drejton Shqipërinë në një ndeshje kundër Azerbajxhanit, pas shqiptarëve Medin Zhega e Sulejman Demollarit, si dhe gjermanit Hans Peter Brigel, kërkon të provojë alternativa të reja në sulm, që për për hir të së vërtetës ka shënuar vetëm një nga tre golat e realizuar nga Kombëtarja jonë në tre takimet e para zyrtare të eliminatoreve të Botërorit 2010. Azerbajxhani, një kundërshtar me të cilin jemi përballur më parë tri herë (3 fitore, 4 gola të shënuar, 1 i pësuar), është një mundësi e mirë për të shënuar dhe për të çliruar psikologjikisht lojtarët e vijës së parë nga ngërçi.
PORTA- Katërkëndëshi i është besuar treshes “legjionare”: Arjan Beqaj, Isli Hidi e Saimir Ujkani, ky i fundit thirret për herë të dytë nga Hani pas grumbullimeve kundër Hungarisë e Portugalisë.
MBROJTJA – Janë të njëjtit emra dhe me “eksperimentin” e përsëritur. Debatik Curri, Armend Dallku, Kristi Vangjeli, Admir Teli, Endri Vrapi. Mungon Lila nga dy përballjet e fundit.
MESFUSHA- Han këtu ka “ajkën’ e lojtarëve të tij. Lorik Cana, Ervin Skela, Klodian Duro, Altin Lala, Ervin Bulku, Elis Bakaj. Për herë të parë nuk thirret Jahmir Hyka. Minutat e tij të pakta të me Maincin i kushtuan jo pak.
SULMI- Përbën edhe risinë te lojtarët e thirrur për miqësoren kundër Azerbajxhanit. Erjon Bogdanit e Besast Berishës i shtohen
“turqit” Xhevair Sukaj e Gilman Lika (të dy të Hacetepesë).
LISTA E KOMBËTARES
Portierë
Arjan Beqaj (Anorthosis, Qipro)
Isli Hidi (Alki, Qipro)
Saimir Ujkani (Palermo, Itali)
Mbrojtës
Armend Dallku (Vorskla, Ukrainë)
Kristi Vangjeli (Aris, Greqi)
Debatik Curri (Vorskla, Ukrainë)
Endri Vrapi (Elbasani, Shqipëri)
Admir Teli (Hacettepe, Turqi)
Elvin Beqiri (Vllaznia, Shqipëri)
Mesfushorë
Lorik Cana (Olimpik Marsejë (Francë)
Altin Lala (Hanover 96, Gjermani)
Klodian Duro (Omonia Nik, Qipro)
Ervin Skela (Kotbus, Gjermani)
Ansi Agolli (Tirana, Shqipëri)
Elis Bakaj (Partizani (Shqipëri)
Ervin Bulku (Krivbas Krivi,Ukrainë)
Sulmues
Erjon Bogdani (Kievo, Itali)
Besart Berisha (Rozenborg, Norvegji)
Gilman Lika (Hacetepe, Turqi)
Xhevair Sukaj (Hacetepe, Turqi)
HISTORIA
Trajneri holandez Ari Han do të jetë kështu tekniku i katërt që drejton Shqipërinë në një ndeshje kundër Azerbajxhanit, pas shqiptarëve Medin Zhega e Sulejman Demollarit, si dhe gjermanit Hans Peter Brigel. Takimi i parë historik midis dy vendeve, ai i 8 shkurtit të vitit 2000, ka qenë një ndeshje miqësore, por e luajtur në Valeta të Maltës, në kuadër të Turneut "Kupa Rothmans", ku përveç Shqipërisë e Azerbajxhanit, morën pjesë edhe Malta e Andora.
Shqipëria, e drejtuar nga Medin Zhega e fitoi atë takim me rezultatin 1-0 të zhvilluar në "Ta'Qali". Golin e vetëm të takimit e shënoi Edvin Murati në minutën e 37-të. Në këtë turne, Shqipëria ka fituar trofeun e dytë ndërkombëtar, pas atij në Kampionatin Ballkanik të vitit 1946.
Në përballjen e dytë, më 27 mars 2002, Shqipëria e drejtuar nga Sulejman Demollari fitoi me të njëjtin rezultat 1-0, falë golit të Igli Tares në minutën e 39-të. Në atë takim janë aktivizuar edhe Arjan Beqaj, Altin Lala, Ervin Bulku, Klodian Duro dhe Erjon Bogdani, të cilët ende luajnë për fanellën kuqezi.
Takimi i tretë daton, më 17.08.2005 dhe sërish Shqipëria e drejtuara nga gjermani Hans Peter Brigel ka dalë fituese nga skuadrës azere: 2-1. Azeri Takishzahda shënoi në minutën e 2-të për miqtë, ndërsa për Shqipërinë realizuan Alban Bushi në minutën e 28-të (goli i 13 i tij me fanellën e Shqipërisë) e Lorik Cana në të 72' (goli i parë i tij me kuqezinjtë).
Nga lojtarët e tjerë që ka në dispozicion Hani për përballjen e katërt miqësore me skuadrën azere, ka luajtur në atë takim Hidi e Kapllani.
STATISTIKAT
08.02.2000
Shqipëri - Azerbajxhan 1-0
Shënues: Edvin Murati 37'
27.03.2002
Shqipëri - Azerbajxhan 1-0
Shënues: Igli Tare 39'
17.08.2005
Shqipëri - Azerbajxhan 2-1
Shënues:Bushi 28', Cana 72'/ Takishzahda 2'