Vata: “Ballkani i mbushur me talente”
Rudi Vata, agjenti shqiptar i FIFA-s, i specializuar në tregun futbollistik të Europës Lindore, është shndërruar në një pikë referimi për merkaton e futbollit skocez. Gazeta më e rëndësishme në Skoci, “Daily Mail” i ka kushtuar një vëmendje të posaçme tregut të talenteve të rinj nga Ballkani, duke pasur si pikë referimi opinionin e dhënë nga ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare. Ish-qendërmbrojtësi i Parkhead në Skoci, aty ku banon dhe drejtuesi i “Vata Vision Football Management”, përveçse tregon eksperiencën e tij jep edhe disa detaje në lidhje me vlerat e lojtarëve nga vendet ish-komuniste.
Me rusët tashmë në klube të pasura, vëmendja skoceze është e kthyer nga lojtarët rumunë e kroatë. “Nëse Sëlltiku me të vërtetë dëshiron të hyjë në Europën Lindore të mbushur me talente”, - thotë ish-mbrojtësi i Parkhead, Rudi Vata për “Daily Mail”, - “ka vetëm një zgjidhje”. Menaxheri i njohur shqiptar thotë se në vendet lindore ndodhen shumë të rinj me talent të mirëfilltë dhe që janë prodhuar jashtë syve të rajoneve ku kërkojnë klubet e mëdha. Vata këmbëngul, megjithatë, se të gjesh yje për të ardhmen, përpara se ata të bëhen superyje në shuma që shkojnë deri në 8 milionë sterlina kërkon bashkërisht kohë dhe përpjekje. Duke reaguar në lidhje me lajmin për ofertën prej 3 milion sterlinash për futbollistin Gabriel Tamas të Okserit,
Vata thotë për “Sportsmail”: “Unë u kam thënë te Sëlltiku: ‘Hajdeni me mua në Mal të Zi dhe në vendet ku më të vërtetë prodhohen lojtarë të mirë.
Ju mund të shkoni në të gjitha këto dhe ju do të gjeni të rinj të talentuar. Nëse ju do t’i lini për një kohë të gjatë ara, atëherë ju do të shkoni në klubet e mëdha në Beograd apo Zagreb apo kudo tjetër ku çmimi i tyre gjithmonë rritet. Është e njëjta gjë me rusët e rumunët. Kur këta lojtarë bëhen të mëdhenj, atëherë ata do të kenë gjithmonë cilësinë të shkojnë në liga më të mëdha se ajo skoceze. Dhe sikur ata do të dëshirojnë të vinë, ata do të jenë shumë të kushtueshëm”. Kreu i agjencisë më të madhe shqiptare të transferimeve “Vata Vision Football Management” shton: “Nëse ju do të shkoni te ata, pikërisht në kohën kur ata kanë filluar, atëherë do të kushtojnë më lirë dhe do të më e lehtë për të nënshkruar.
Nëse do të shkoni te Partizani i Beogradit, Spartaku i Moskës apo Dinamo e Zagrebit, atëherë ju do të flisni për tre-katër milionë euro, vetëm për t’i nxjerrë ata nga dera”. “Shikoni Dinamon e Zagrebit, - jep një shembull Vata. “Sëlltiku kërkonte Ognjen Vukojeviçin nga Dinamo, por ai shkoi te Kievi për 6 milionë sterlina.
Aktualisht, Dinamo ka arritur të fitojë 58 milionë stelina vetëm duke shitur lojtarët. Kjo sepse ata i kanë marrë lojtarët më të mirë të rinj shumë shpejt dhe ata kanë bërë detyrat e shtëpisë”.
Tani një agjent i FIFA-s, Vata i specializuar në tregun e Europës Lindore, luajti një rol kyç në marrëveshjet e transferimin e largimit të Geri O’Konor nga Lokomotiva e Moskës. “Fabula se 22-vjeçari Vata u detyrua të kërkojë azil poltik, ndërkohë që luante për vendin e tij në (stadiumin) ‘Park de Princes’ në Paris është bërë pjesë e folklorit të futbollit skocez”, - shkruan “Daily Mail”. “Mbrojtësi u bashkua Sëlltikut 12 muaj në vonë, në kohën kur Blloku Lindor ishte ende një pengesë e madhe për ata lojtarë që shpresonin të luanin në perëndim, një barrierë që bëhej akoma më e madhe në ‘fortesën’ Shqipëri”, - vazhdon gazeta skoceze. Gjatë këtyre, lojtarë rumunë, rusë e kroatë, të cilët janë në kërkim të ekipeve më të mira, e gjejnë futbollin skocez shumë pak tërheqës. “Unë mendoj se ndërkombëtarë rumunë si Tamash vinë këtu (në Skoci) pasi nuk kanë shumë mundësi në ligat më të vërtetë të mëdha”, - thotë Vata “Shikoni Mutu, kapitenin e Rumanisë. Ai është duke negociuar një transfertë prej 14 milionë sterlinash me Romën, ashtu si më parë Kristian Çivu me Interin. Unë nuk mendoj se ne do të kemi mundësinë t’i shohim në ligën skoceze ndonjëherë. Por nëse ju luani për Okserin, atëherë Sëlltikut është një klub më i madh, dhe kjo është një arritje. Për mua, liga franceze nuk është aq e ndryshme nga ajo skoceze. Nëse Tamas nuk bëri shumë përshtypje në Francë, unë nuk jam i sigurt se Sëlltik do të hedhë sytë te ai. Por, nëse ai është i lumtur të vijë, dhe klubi është i lumtur të nënshkruajë, atëherë do të jenë të lumtur të gjithë”, - thotë Vata. Aktualisht, vetëm Marius Nikulae luan në Skoci, te Ivernes. Daniel Prodan, që nënshkroi për Rejnxhërs në vitet Nëntëdhjetë, ishte një dështim. “Skocia nuk është një vend i lehtë për ardhur e për të luajtur futboll”, - thotë Vata. “Kultura është shumë e ndryshme në futboll në raport me vendet e tjera dhe do kohë të adaptohesh. Por nëse ke talent, do të ishte më e lehtë të luaje për klube të mëdha si Sëlltiku ose Rejnxhërsi, sesa kur unë kam luajtur për Sëlltikun”. Bota është duke u bërë më e vogël, dhe për lojtarët nga Europa Lindore është më lehtë për përshtatur. Nuk ka shumë diferencë pasi dhe midis vendeve edhe mënyra e jetesës është përmirësuar në lindje. Varfëria dhe mungesa e lirisë që shumica e këtyre vendeve provoi 20 vjet më parë ka ndryshuar”, - përfundon Rudi Vata.
Salihi nuk arrin me ndrru skuader, se Ried kerkon 50000 euro per te, kurse klubet kroate, serbe kerkojne tre-kater milion per futbollist.
Bakaj te Dortmundi, Abilaliaj te Nanta, Sukaj te Koblenz
pa harru Curri, Dallku te Werder, Cana te Reali..........