Lajme mbi kombëtaren
Moderator: GOLDIAN
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Shqipëria fiton 3-1 miqesoren me Shafhauzen
Kombëtarja shqiptare fitoi 3-1 testin me skudrën zvicerane të Kategorisë së Dytë, Shafhauzen, në një takim miqësor ku të katër golat kishin “ngjyrë” shqiptare. Hamdi Salihi, golashënuesi më i mirë i SV Ried në Austri, realizoi golin e parë në minutën e 5-të, me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Kosovari Mehmeti barazoi përkohësisht shifrat për Shafhauzeninnë minutën e 55-të. Erion Bogdani, i futur në pjesën e dytë riktheu avantazhin e Kombëtares sonë në të 63’, ndërsa golashënuesi më i mirë shqiptar në fushatën e fundit kualifikuese, atë Euro 2008, Edmond Kapllani fiksoi edhe shifrat 3-1 në minutën e 83-të.
Trajneri holandez Ari Han luajti në pjesën e parë: Hidi, Lila, Dhëmbi, Vrapi, Lika, Shkëmbi, Bulku, Bylykbashi, Hyka, Duro, Salihi. Në të dytën u futën: Beqaj, Shkëmbi, Vrapi, Vangjeli, Lala, Dhëmbi, Bakaj, Skela, Bogdani, Kapllani.
Takimi i ardhshëm miqësor i Shqipërisë është ai kundër Polonisë, më 27 maj në Reutlingen, ndaj së cilës Shafhauzen do të luajë më 23 maj.
SKEDA
Shafhauzen – Shqipëri 1:3
Shënues: Salihi 5’, Mehmeti 55’ Bogdani 63’, Kapllani 83’
Shqipëria: Hidi, Lila, Dhëmbi, Vrapi, Lika, Shkëmbi, Bulku, Bylykbashi, Hyka, Duro, Salihi. (Beqaj, Shkëmbi, Vrapi, Vangjeli, Lala, Dhëmbi, Bakaj, Skela, Bogdani, Kapllani)

- Tifoz nderi
- Posts: 227
- Joined: Sat, 17 May 2008 , 17:24
- Location: torino
bravo shume mire salihi paska ba edhe gol shpresoje qe ta aktivizoje sa ma shume tranjeri jone salihin se ashte lojtare golit aj ashte si inzaghi se salihi ashte i ri dhe fiton ma shume eksprience por mua en kombetaren shqiptare do te kisha fute ne sulme kapllanin dhe salihin jane sulmusa qe e njohin mire porten
- rai
- I Perjetshem
- Posts: 627
- Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
- Location: n'kry t'mahalls
- Contact:
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Kombëtarja - Në gusht Shqipëri - Turqi
Edhe pse mungon konfirmimi përfundimtar, Shqipëria duket se ka siguruar miqësoren e muajit gusht. Kundërshtari i kuqezinjve do të jetë Turqia. Pasi të marrë pjesë në fazën finale të Euro 2008 në Austri dhe Zvicër, përfaqësuesja e drejtuar nga Fatih Terim do të "zbarkojë" në Tiranë. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit, që saktësuan se është marrë "Ok" fillestar. "Pas grumbullimit në Gjermani, në kuadër të përgatitjeve për eliminatoret e Botërorit 2010, Shqipëria do të zhvillojë edhe një tjetër miqësore me Turqinë", pohuan burime zyrtare të institucionit që drejton futbollin. "Trajneri Ari Han kërkoi me ngulm që ndeshja të zhvillohej në Tiranë, pasi në këtë mënyrë do të përgatisë takimin e parë në grup, ku në ‘Qemal Stafa‘ do të vijë Suedia. Nga ana e tyre, drejtuesit e Federatës Turke janë shprehur dakord me këtë kusht". Në pritje të miqësores së gushtit, më 27 maj (ditën e martë), kuqezinjtë kanë një test të rëndësishëm me Poloninë. Takimi kundër pjesëmarrëses në fazën finale të Euro 2008 do të luhet në orën 20:00 me orën shqiptare dhe ajo do të transmetohet direkt në platformën "Super Sport". Ndërkohë, pas miqësores së fituar të mërkurën me Shafhauzen, duket se tekniku Han është i bindur që Paulin Dhëmbi mund të jetë i vlefshëm në mbrojtje. "Nuk e di ku luan ai te Partizani, por ky lojtar ka potencial në mbrojtje", ishte vëzhgimi i holandezit.

"Nike" vesh kombëtaren shqiptare
Federata Shqiptare e Futbollit dhe gjiganti ndërkombëtar i veshjeve sportive, "Nike", kanë nënshkruar marrëveshjen për uniformat zyrtare të kombëtares. Akordin e sponsorizimit për FSHF-në e firmosi presidenti Armand Duka, që në fjalën e tij u shpreh se përfaqësuesja kuqezi ka fatin të mbajë veshur uniformën e kompanisë gjigante, "Nike". Gjatë prezantimit në hotel "Tirana Internacional", edhe përfaqësuesi i Ballkanit për markën "Nike", Igor Milojeviç, ka shprehur kënaqësinë e kompanisë për arritjen e kësaj marrëveshjeje sponsorizimi, duke vlerësuar entuziazmin dhe mbështetjen e FSHF-së për ekipin kombëtar. Kontrata ndërmjet palëve do të jetë e vlefshme për edicionin eliminator të Kupës së Botës, Afrikë 2010, pra dy vite kalendarike. Sponsori i ri teknik do të furnizojë të gjitha skuadrat kombëtare nga fanellat e deri te topat dhe debutimi me markën "Nike" pritet të bëhet në miqësoren e 20 gushtit, ku kundërshtari ende nuk është përcaktuar.

Maqedoni-Shqipëri më 20 gusht?
Maqedonia dhe Shqipëria mundë të luajnë një ndeshje miqësore në stadiumin e qytetit në Shkup. Kështu ka bërë të ditur kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM) Harallampie Haxhiristevski, i cili si datë për këtë përballje ka parashikuar 20 gushtin, që është termin i lirë nga UEFA.
“Mundë të luajmë me Shqipërinë. Pse jo? Jemi miq të mirë me kryetarin e FSHF-së, Armand Duka dhe takimin mund ta caktojmë brenda disa minutave. Nuk e kam ditur se ata janë të lirë. Do të bisedoj me atë dhe shanset që të luajmë me Shqipërinë në muajin gusht janë të mira”, tha Haxhiristevski për “Lajm”. Megjithatë, ai ka publikuar edhe disa oferta që kanë arritur kohën e fundit në adresë të FFM-së. “Kishim disa bisedime të luajmë me Ukrainën, por ky takim dështoi pasi ata zgjodhën Poloninë. Tani kemi marrë disa oferta nga Turqia, Zvicra, Sllovakia, Armenia dhe Qiproja”, tha Haxhiristevski.
Data 20 gusht është lënë nga FIFA e lirë që Kombëtaret të shohin gjendjen e tyre në prag të fillimit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror 2010. Edhe Shqipëria edhe Maqedonia ndeshjen e fundit kontrolluese e kanë zhvilluar kundër Polonisë, e cila ishte pjesë e Kampionatit Evropian 2008. Vendimi përfundimtar për takimin e mundshëm miqësor midis dy shteteve do të merret pasi të konsultohen edhe seleksionuesit e dy kombëtarëve, ai i Shqipërisë Arie Haan dhe ai i Maqedonisë, Sreçko Katanec.
Trajneri i “kuqezinjve” ka shprehur dëshirë që ekipi i tij të luajë në Tiranë me Estonin, por negociatat kanë dështuar, ndërkaq edhe Katanec donte të luajë përballë ekipit të fuqishëm, Ukrainës. Nëse takohet Maqedonia me Shqipërinë, atëherë ndeshja do të luhet në stadiumin e Shkupit, pasi ndeshja e 7 shkurtit të vitit 2007 u luajt në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër dhe pat përfunduar me rezultat 1:0 për Maqedoninë.
nuk e di mor djema se me ke don me lujt kaq shum oferta qe paskemi

Shqipëria, miqësore me Lihtenshtenjin në Tiranë
Pas kundërshtarëve mediatikë: Turqi, Slloveni, Armeni, më në fund Federata Shqiptare e Futbollit ka mundur të gjejë kundërshtarin real për datën e lirë të 20 gushtit. Lihteshtejni modest ka pranuar të vijë të luajë në Tiranë, për të festuar ndeshjen e 100-të tyre ndërkombëtare (6 fitore, 10 barazime, 83 humbje).
Lajmi është zyrtarizuar tashmë dhe konfirmimi është publikuar në faqen zyrtare të FSHF-së, fshf.org. Para një viti kundërshtari ynë ishte Malta, ndaj së cilës ish-trajneri Oto Bariç fitoi 3-0, por humbi Besart Berishën, ndërkohë që në vitin 2006, Shqipëria fitoi me të njëjtin rezultat me San Marinon.
Më në fund trajneri holandez Ari Han ka marrë frymë lirisht pasi përveç kualitetit të varfër të kundërshtarit (vendi i 129-të në FIFA, i 46-i në UEFA ), ndaj të cilit kuqezinjtë do të shprehen lirshëm, takimi do të zhvillohet në të njëjtin stadium (“Qemal Stafa”), atje ku do të luhet edhe takimi i parë eliminator kundër Suedisë së Zlatan Ibrahimoviçit, i vlefshëm për Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”.
Takimi kundër Lihteshtejnit do të jetë testi i tretë miqësor dhe i pari para publikut shqiptar i ish-trajnerit të Kinës, në drejtimin e Shqipërisë pas atyre me skuadrën zvicerane të katëgorisë së dytë, Shafhauzen (të fituar 3-1) dhe finalistes së Kampionatit Europian, Polonisë (të humbur 0-1) në Reutlingen të Gjermanisë.
Lihteshtejni, një principatë-shtet me reth 36 mijë banorë, është një emër i panjohur për statistikat e futbollit shqiptar. Kuqezinjtë nuk kanë luajtur ndonjëherë kundër tyre.
Ndeshjen e fundit miqësore Lihteshtejni e ka humbur me Zvicrën 3-0 (më 30 maj 2008. Ekipi i futbollit të Lihteshtejnit është parë gjithmonë si një mundësi e mirë për të rregulluar golaverazhin. Humbja më e thellë e tyre është ajo kundër Maqedonisë (11-1), ndërkohë që Malta e ka mundur 7-1 në praninë e vetëm 200 vetave në “T’a Qali” të La Valetës.
Rezultati më i mirë historik i tyre është barazimi 2-2 me Portgalinë në vitin 2004, ndërkohë që kanë fituar 4-0 me Luksemburgun në kualifikueset e Kupës së Botës 2006. Në fitoret e Lihteshtejnit janë dhe ato me Letoninë (1-0) dhe Islandën (3-0), të arritura në eliminatoret e Euro 2008. Zvicerani Hans Peter Zaug është trajneri aktual i Lihteshtejnit, post të cilin e mban nga viti 2006.
Lojtari më i njohur i Lihteshtejnit është kapiteni Mario Frik (79 ndeshje, 13 gola), i cili luan për Sienën në Itali. Në eliminatoret e Kupës së Botës, Lihteshtejni ndodhet në një grup me Gjermaninë, Rusinë, Finlandën, Uellsin e Azerbajxhanin. Nëse Shqipëria do të luajë ndeshjen e parë zyrtare kundër Suedisë, Lihteshtejni do të përballet me Gjermaninë.
Ekipet e futbollit të Lihteshtejnit luajnë në kampionatin zviceran (vendi kufizohet nga Austria e Zvicra). Kupa e Lihteshtejnit i lejon një skuadre të Lihteshtejnit të marrë pjesë çdo vit në Kupën UEFA. Klubi më i njohur i Lihteshtejnit është Vaduz që merr pjesë në Kategorinë e dytë të futbollit zvicerane.
ma nfund e gjetme kombetaren e pershtatshme per te luajtur,ishalla nuk i hajn fjalt edhe kta.

- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
PO LEXOJA NJE ARTIKULL PER EDVIN MURATIN DHE KARRIERN E TIJ DHE ME RA NE SY NJE NGJARJE E CUDITSHME.
Polici
Një polic nuk e la Muratin tëhynte në “Qemal Stafa” per ndeshjen me
Anglinë më 28 mars 2001, ku ai nuk luajti për shkak kartonësh. Arsyeja: “Nuk më do qejfi”. Një vit më pas, në Tiranë, pasi Murati merr një taksi për të shkuar diku, taksisti
i thotë: “Më mban mend? Unë
jam ai polici që nuk të lashë
vjet të hyje në stadium...
KUR SHKOJ NE SHQIPERI SA ULET AVJONI FETYRA E PARE QE SHEF ESHTE POLICI QE FILLON E TE BAN SI I FORTE NDERSA PO HAN FAR LULE DIELLIT KJO ME KA NDODH NJE HERAS...
EHHHH POLIC SHQIPNIE HESAPI

Forca Vllaznia...
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
-
- Tifoz nderi
- Posts: 1544
- Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
- Skuadra: Vllaznia
- Contact:
JO MAJ NAQE LAJMI NUK ASHT VEC PER GREQINE POR PER TE GJITH GRUPIN I CILI KA VEC SKUDRA KOTI QE PO TE ISHIM NE KETE GRUP DO U KUALIFIKOSHIM..Man in Redblue wrote:UUUUUUUU Jet itesh e ke prish, ke vu lajm per kombetaren e grekve tek teme per KOMTAREN KUQEZI
Me mnigju mu e editon shpejt mesazhin sa ska perfundu si une para nji vitit, ne burgun e forumit
TASHTI N,Q,S KAM BA GABIM JURIA E FKVLLAZNIA TE ME GJYKOJNE UNE JAM GATI ME I BA 2 VJET BURG PER KOMBETAREN...
Forca Vllaznia...
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Dorëhiqet zëvendëstrajneri i kombëtares, De Jong
Ndihmëstrajneri i Ari Han në kombëtaren e Shqipërisë, holandezi tjetër Teo de Gong, është larguar nga posti i tij në përfaqësuesen kuqezi. Që prej më shumë se një muaji ai është bërë zbulues talentesh për skuadrën holandeze të Vilhemimit II.
Një gjë e tillë ka bërë që De Jong t’i japë fund kontratës me Federatën Shqiptare të Futbollit, nëpërmjet së cilës ai ushtronte detyrën e zëvendësit të Han në pankinën kuqezi.
Ka qenë vetë FSHF-ja ajo që ka bërë të ditur dje zyrtarisht se ka qenë dëshira e ndihmësit holandez për të hequr dorë nga ky post. De Jong ka qenë krahu i djathtë i trajnerit Han, edhe në disa skuadra të tjera.
Për sa i përket pasuesit të tij, ai mbetet ende një enigmë. Gjithçka pritet të vendosë pas një takimi që trajneri Han do të ketë me presidentin e FSHF-së, Armand Duka në Hungari. Por problem mbetet fakti se ndihmësi që do të përzgjidhet do të paguhet për punë “part-time”.

Shpallet lista e kombetares:
Arjan Beqaj
Isli Hidi
Ilion Lika
Armend Dallku
Kristi Vangjeli
Debatik Curri
Endri Vrapi
Andi Lila
Lorik Cana
Elvin Beqiri
Altin Lala
Klodian Duro
Admir Teli
Ansi Agolli
Elis Bakaj
Jahmir Hyka
Ervin Bulku
Edmond Kapllani
Hamdi Salihi
Besart Berisha
Erjon Bogdani
Ne komtare asht grumullu vetem nji lojtar i Vllaznise dhe gjithsej 2 shkodrane Beqiri dhe Teli.