Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Kta kan lujt mensh me duket.Kam frige shum se nuk kan me u paraqite ne fushe njata klube qe jan taku sot.Kastrioti,Elbasani,Shkumbini,Vllaznia,Partizani,Besa.Kurse per Tiranen nuk dihet se ata jane 4 e ka ken vetem njeni ne mledhje.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
per mendimin tem asht nje diçka shume e mire.bile po me habisin keta presidenta qe deri tesh ishin tu pastru lekt por shyqyr kan fillu me marre edhe pergjegjsit e veta.nuk e kuptoj se si mund te mbrohet ma ky sport qe ne Shqiperi vetem sport nuk asht.Vllaznia1919 qe ne tetor ka thane qe kan vendos me ja dhane kampionatin Dinamos e deri tesh ishtu doli.a duhet me vazhdu prap ishtu edhe per disa vite te tjera????un tham qe ka ardhe koha me u pastru me tana mjetet edhe duke rreziku diçka
- rai
- I Perjetshem
- Posts: 627
- Joined: Sun, 08 Jul 2007 , 00:20
- Location: n'kry t'mahalls
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Sinani mban Vllazninë pranë Evropës
Një gol i Vioresin Sinanit në minutën e 40-të i ka mjaftuar Vllaznisë për të siguruar një fitore minimale ndaj Kastriotit, në sfidën e vetme mes dy prej skuadrave të "G-7" që kërkuan bojkotin e kampionatit. Ekipi shkodran ka përfituar falë eksperiencës së lojtarëve të tij, të cilët kanë zgjidhur shumë situata të vështira para portës, ndërsa janë përpjekur më shumë të shënojnë falë kundërsulmeve. Pavarësisht epërsisë territoriale, Kastrioti nuk ka mundur të shënojë, duke u larguar pa pikë nga kjo sfidë. Krutanët janë në grupin e skuadrave që rrezikojnë rënien nga kategoria, me golavarazh më të dobët se Teuta dhe Besëlidhja. Ndërsa Vllaznia është ringjitur në vendin e katërt, duke konfirmuar se me Haxhiosmanoviç në pankinë, gjithçka është e mundur.

Nje detyrim moral per djepin e futbollit...
Kushdo qe mban emrin e nderuar Shqiptare e njeh nje Shkoder qytet madheshtor ne histori, por dhe ne sport. Nga ky qytet ku doli futbolli i pare, ciklizmi i pare, atletika e pare, albitrat e pare etj. Kushdo Shqiptare e di, se Shkodra i ka dhuruar aq shume tokes meme ne cdo fushe te jetes, si edhe nje tifozeri te zjarrte e miqsore. Eshte e veshtire t'u gjesh Shkodranve tifoze "armiq", sepse me humorin e tyre qe i karakterizon, kane dite me i ballancuar gjerat ne shkallet e stadiumit. Pra Shkodra kryeqyteti moral i Shqiperise, ka nje ekip po aq te denje, qe quhet Vllazni. Tamam Vllazni, sepse ne ate pike gjeografike ku eshte ky qytet, me Kalane e Rozafes si memorial per te gjithe brezat, tregon se aty qendroi Shqiperia forte dhe nuk ra, aty qendroi Vellazerimi Shqiptar. Pra, nje emer mese i denje, per nje qytet mese te denje per ekipin me te vjeter te futbollit Shqiptare. Vllaznia e Boricit, Bakallit, Zheges, Bizit, Rakiqit, Hoxhes, Rragamit, te cilet i dhuruan aq shume gezime e krenari ngjyrave te nje qyteti futbolldashes, e me vone te Zmijani, Hafizi, Borshi, Dedja, Çanga, qe ne nje kohe ku dhe ajri ne Shqiperi qe i rende nga sistemi, ato diten t'i falin e t'i dhurojne nje Shkodre te tere krenarine kuq e blu. Ate krenari qe sot pa pike meshire disa njerez te cilet nuk i kane falur asgje Vllaznise, por edhe qytetit harrojne cfare i dhuroi kjo fanelle, ai qytet, ajo kulture veriore, ajo gjuhe e embel gegerishtje. Paturpesisht perpiqen te ulin poshte mundin e brezave te tere, te cilet pa kursim i kushtuan jeten ketij emri te madh e plot kuptim, Vllaznia Shkoder. Harrojne se te beje tifozllik per shume dekada per nje ekip Verior sic ishte Vllaznia do te thonte me plot gojen te sakrifikoje, nje qytet qe kishte qene djep jo vetem i futbollit, por i demokracise Shqiptare, e pra imagjinoni se si tifozet e saj nen mbrojtien e ngjyrave kuq e blu i kushtuan momentet me te bukura Vllaznise, e tamam sic thone anglezet, nuk e lane te ecte kurre vetem. Prandaj une si nje tiranas e dua kete Vllazni, sepse eshte simotra e Tiranes time.
Nuk di te kem lexuar kund, apo degjuar kund, se kjo Vllaznia madheshtore qenka mall pa zot, qe nje "biznesmen" te beka me te c't'i doka e bardha zemer. Shkodra ka akoma qytetare shkodran qe i rreh zemra per te ne cdo minute te jetes se tyre, i rreh zemra vec kuq e blu, e kurre nuk kane sesi ta lene kete Vllazni qe na ka dhuruar kaq shume, te bjere poshte, per shkak interesash apo perfitimesh vetjake te x apo y person.
Duhet ta kuptoni ju, "mercenaret" e Vllaznise, se shkodranet e kane nje fe, edhe ajo eshte Vllaznia Djepi Futbollit.
Dashamiresisht per dhjetra e dhjetra miq te mi Shkodran,
topkemba-albsport
cituar nga albsoprt.com

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Admir Teli: Kaluam proven e veshtire
25 Mars Nje fitore e veshtire eshte quajtur ajo e se dieles, qe realizoi Vllaznia perballe Kastriotit, ne fushen e stadiumit “Besa” te Kavajes. Sipas shtatlartit te mbrojtjes shkodrane, Admir Teli, transferta e kesaj radhe ka qene jo pak e lehte. Se pari, pa shkuar deri te ndeshja, skuadra ka kaluar permes nje situate aspak normale. “Edhe pse, ne nje fare menyre, situata konfliktuale e futbollit shqiptar ka qene prezente ne opinion publik, deri ne diten e fundit te javes, kur po pergatiteshim per t’u nisur drejt Kavajes, ajo nuk eshte ndjere edhe fort nga ne”, thote mbrojtesi Teli. Por futbollisteve u ka krijuar shqetesim jo te vogel momenti, kur nisen te qarkullonin fjalet, here se do te luhej e here jo. Sipas Telit, nje situate e tille e ndere ka ndikuar jo pak ne anen emocionale te skuadres, qe gjithsesi eshte munduar te beje me te miren.
Kenaqesia e trepikeshit
Kuqeblute jane gezuar, kur vershellima perfundimtare e gjyqtarit i ka gjetur ata te fituar ndaj skuadres krutane. Ata e kane vleresuar fitoren, sepse i ka mbajtur ne pretendimet per te lapur nje vend ne Europe edhe permes kampionatit, nderkohe qe e synojne kete edhe ne Kupe. “Te kesh ne skuader nje lojtar si Sinani, do te thote ta fillosh lojen me gol”, thote Teli, duke vleresuar sulmuesin, qe i dha trepikeshin Vllaznise. “Ne jemi te ndergjegjeshem se nuk kemi bere me te miren ne fushen e lojes, pasi mundesite tona jane per me teper, megjithate, dolem te kenaqur nga fusha me trepikeshin e cmuar” vijon Teli prononcimin e tij per “Sport Ekspres”.
“Nuk ishte Bici, fituam me lehte!”
Ka qene interesant edhe nje pohim i mbrojtesit Admir Teli, i cili vazhdimisht shquhet mes grupit kuqeblu per humorin e tij. “Nuk ishte Bici, prandaj fituam disi me lehte”, ka qene thenia e radhes e Telit, e cila, e perfshire me nje note humori, kishte brenda edhe nje te vertete. “T’ju them te drejten, sa here jemi ndeshur me skuadra, qe ka drejtuar trajneri Vasil Bici, e kemi pasur gjithnje shume te veshtire. Keshtu ka ndodhur kur ai ka drejtuar Shkumbinin, Dinamon, Besen, por edhe Kastriotin, ballafaqimet me te cilat i kemi humbur”, thekson Teli, duke kujtuar ate te fundit, ne fillimin e shkurtit, kur u munden ne Shijak nga Kastrioti, qe kishte ne pankine Bicin. Dhe duke vazhduar me pak humor, por jo krejt, fitoren ndaj Kastriotit, te dielen e kaluar, ia faturoi ne nje fare mase edhe mungeses se Bicit ne pankine.
Sot, anti?Flamurtari
Sipas kalendarit, Vllaznia do te prese nλ “Loro Borici”Flamurtarin. “Nje tjeter ndeshje e veshtire”, pranon Teli, i cili vlereson pervojen e skuadres vlonjate, qe sidomos ne “Loro Borici” ka luajtur vazhdimisht mire, sic ka ndodhur edhe ne ndeshjet e ketij sezoni, te cilat jane zhvilluar ne barazpeshe. Nderkohe, per Telin, nje fakt, qe duhet patur ne konsiderate, eshte ulja ne pankinen e Flamurtari te kroatit Kovacic, vlerat e te cilit dihen, aq me teper kur te dielen ka marre urimet e para per fitoren bindese ndaj skuadres kavajase. Teli nuk anashkalon edhe faktin se ne formacionin e Flamurtarit bjne pjese djem te rinj te talentuar, perfshi dhe shkodranin teknik Nevian Cani. “Per Flamurtarin do te fillojme te mendojme qe neser (sot)”, thote Teli. Seanca e pare stervitore e kuqebluve do te jete sot ne oren, 14:00. G.M

Vllaznia, e kënaqur vetëm me fitoren
Pavarësisht se në fund vlejnë pikët, shkodranët kërkojnë më shumë, duke zhvilluar edhe lojë të mirë
Fitorja me Kastriotin ka ardhur në momentin më të mirë për Vllazninë. Pikërisht atëherë kur skuadra thuajse e kishte shpërqendruar vëmendjen nga ndeshjet e kampionatit dhe ishte me veshët nga lajmet se çfarë do të bëhej me presidentët dhe "luftën" e tyre të shpallur ndaj federatës. Vetë fakti që ndeshjet nuk u luajtën të shtunën, e shtoi ankthin e kuqebluve, megjithatë çdo gjë më pas u sqarua dhe të dielën në mëngjes ata kanë udhëtuar drejt Kavajës. 90 minutat e ndeshjes ndaj krutanëve në fakt kanë treguar një Vllazni të lodhur në fushën e lojës. Si rrjedhojë, ajo nuk ka shfaqur asnjë lloj diference me kundërshtarin, që rrezikon rënien nga kategoria. Ka vendosur vetëm goli i Sinanit, që edhe një herë tjetër tregoi klasin e tij, duke treguar se sa vlen për këtë skuadër. Megjithatë, loja e kuqebluve në këtë ndeshje, sidomos në pjesën e parë, ka lënë shumë për të dëshiruar. Në të dytën, falë edhe avantazhit të krijuar, ata e kanë kontrolluar lojën, por pa pasur shumë kontroll mbi topin dhe si rrjedhojë edhe fitorja ishte në diskutim deri në fund.
E rëndësishme gjithsesi është fitorja dhe tri pikët e marra. Sa për lojën e zhvilluar, vetë trajneri Haxhiosmanoviç, pas ndeshjes, është shprehur aspak i kënaqur dhe, sipas tij, në këtë ndeshje vlenin vetëm tri pikët e marra. Madje trajneri malazez i Vllaznisë edhe një herë tjetër ka evidentuar faktin se skuadra ka probleme fizike, prandaj një argument i tillë duket më se i besueshëm, duke parë lojën e ekipit në fushë. Mbase mund të ketë ndikuar edhe fakti se përgatitjet për këtë ndeshje janë zhvilluar në një atmosferë aspak pozitive për futbollistët. Ajo mund të ketë ndikuar në lojë, por kurrsesi nuk është justifikim, sepse në ndeshje ato që vlejnë janë pikët dhe ato do t'i marrë skuadra më e përgatitur. Në fakt, Vllaznia nuk pati asnjë lloj ndryshimi nga Kastrioti i vendeve të fundit dhe prandaj kjo duket se i shqetëson drejtuesit e saj. Ndërkohë, java që shkoi foli në njëfarë mënyre në favor të kuqebluve, sepse ata u ngjitën në vendin e katërt të renditjes. Madje nesër ata mund të kapin sërish vendin e tretë, që është dhe objektivi i tyre në kampionat. Përballë do të jetë Flamurtari, një skuadër e cila gjithnjë në Shkodër është paraqitur në mënyrë dinjitoze, prandaj është duke u vlerësuar seriozisht në kampin shkodran. Haxhiosmanoviç është i bindur se Vllaznia mund ta kalojë me sukses edhe këtë ndeshje dhe për rrjedhojë është optimist. Natyrisht, gabimet e konstatuara në dy takimet e fundit do të punohet për t'i rregulluar, por edhe kohë nuk ka shumë në dispozicion. Malazezi duket se ka ardhur me këmbë të mbarë në Shkodër, teksa në dy ndeshje që ka drejtuar këtë skuadër ka arritur dy fitore. Një gjë është e qartë: ai u ka dhënë grintë kuqebluve, atë grintë që u ka munguar kohët e fundit.

Vllaznia-Flamurtari, trajnerët sllavë kundër
Kuqeblutë tashmë nuk nënvlerësojnë asnjë rival, sepse eksperienca ka treguar që çdokush të ndëshkon
Në ndeshjen me Kastriotin ekipi shkodran ka shfaqur dobësi në lojën e tij. Disa nga titullarët e kësaj skuadre kanë shfaqur dobësi në paraqitjen e tyre dhe për pasojë kjo është reflektuar gjatë 90 minutave të ndeshjes. Ajo çfarë konstatohet lehtë nga të gjithë është se skuadra ka dhënë maksimumin e saj gjatë kësaj periudhe dhe prandaj prej saj nuk mund të pritet rendiment më i lartë. Të tjerë mendojnë se edhe ndryshimi i trajnerëve ka dhënë efektin e vet, ngaqë Haxhiosmanoviçi u ka ndryshuar vendin disa titullarëve në fushë. Për pasojë ata nuk po japin rendimentin e duhur dhe, duke qenë kështu, kjo reflektohet në lojë. Në fakt, kur kanë mbetur për t'u luajtur edhe 9 ndeshje, mundësitë duken të hapura për të sulmuar edhe vendin e dytë, por ata që duan të jenë realistë, mendojnë se një gjë e tillë do të jetë e pamundur, për vetë faktin se diferenca është plot 10 pikë mes tyre.
Optimizmi megjithatë në radhët e kuqebluve ekziston dhe disa prej tyre ende besojnë te kjo gjë, ngaqë në lojë janë edhe 27 pikë. Aq më tepër kur në 4 ndeshjet e radhës Vllaznia duket se favorizohet edhe nga shorti, prej ku mund të marrë 12 pikë të plota. Duke qenë kështu, atëherë edhe shpresat mund të rriten, ndërkohë që të paktën vendi i tretë sigurohet përfundimisht. Pa lënë mënjanë pastaj dhe Kupën e Shqipërisë, ku pretendimet janë maksimale për t'i shkuar deri në fund asaj dhe për të tentuar fitimin e këtij trofeu. Ndërkohë, skuadra është duke vazhduar me intensitet stërvitjet, teksa dje të paktën kushtet e stërvitjes në fushën e Shtojit kanë qenë më të mira, si pasojë e përmirësimit të kohës. Një gjë e tillë konsiderohet një plus i madh, për më tepër që prej gati dy javësh nuk është zhvilluar asnjë seancë ashtu siç duhet për t'u zhvilluar. Kjo gjë e ka rritur impenjimin në stërvitje, aq më tepër kur në prag është një ndeshje shumë e fortë, si ajo ndaj Flamurtarit. Shumëkush në Shkodër këtë sfidë e sheh si një përballje të dy trajnerëve të shkollës jugosllave të futbollit, malazezit Haxhiosmanoviç dhe kroatit Kovaçiç. Kjo mund të ketë ndikimin e vet, por megjithatë ata që do të vendosin do të jenë lojtarët në fushën e lojës. Shkodranët kurrsesi nuk duan që të përsëritin "dramën" me Teutën, prandaj do të tentojnë fitoren, madje që në minutat e para të ndeshje. Ndërsa vlonjatët nga ana e tyre do të kërkojnë të mbrohen për të kundërsulmuar rrezikshëm, në mënyrë që ta zënë në befasi mbrojtjen vendëse. Ajo çfarë diskutohet është se tifozët kanë për të parë një ndeshje shumë interesante. Kuptohet, favorite konsiderohet Vllaznia, por kjo nuk është punë e kryer, sepse në futboll ka shumë të papritura. Megjithatë, kuqeblutë janë në luftë për vendin e tretë, pse jo edhe atë të dytë dhe prandaj nuk u lejohet më asnjë hap i gabuar, ndërsa Flamurtari është më i qetë në këtë drejtim, prandaj kuptohet lehtë se shkodranët janë më në presion, por ata premtojnë se do të dinë ta zgjidhin siç duhet këtë ndeshje.

- Antar
- Posts: 38
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 09:46
- Location: Ne Zemren Kuq e Blu
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Ndahet nga jeta Muç Koxhja
Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 93 vjeçare një nga emrat më të njohur të klubit të futbollit Vllaznia Muc Koxhja. Sportist, trajner dhe kuadër sporti, ai asnjëherë nuk e ndëpreu lidhjen e tij me futbollin. Është një nga pionerët e parë që ushtroi këtë lojë në vendin tonë dhe pjesmarrës në kampionatet e para të organizuara para çlirimit të vendit. Ka nisur të luajë në mosshën 17 vjeçare dhe është aktivizuar me Vllazninë në vitet 1936-1953. Gjatë kësaj periudhe, është shpallur kampion me të në vitet 1945 dhe 1946. Pas lënies së sportit nis punën e trajnerit teksa për tre sezone drejton skuadrën shkodrane. Muc Koxhja, emërohet për një periudhë edhe si zëvendëtrajner i ekipit tonë kombëtar përkrah hungrazit Miklosh Vadash.
Ai është nderuar me titullin “Mjeshtër Sporti” ndërkohë që falë punës së tij si novator i dalluar ai gëzonte edhe tituj të tjerë si “Mjeshtër i Shquar në profesion”, Laureat i "Çmimit të Republikës” dhe “Hero i Punës Socialiste”. Ndërkohë së fundi klubi i futbollit Vllaznia kishte bërë gati propozimin për Këshillin Bashkiak të Shkodrës për dhënien e një titulli nderi, me rastin e 90 vjetorit të krijimit të këtij klubi.
Ceremonia e varrimit të tij do të zhvillohet sot paradite në orën 10.00.
Fkvllaznia.net shpreh ngushellimet per familjen Koxhja.

Fushaj kercenon kuqeblute: Kupen ose vendin e trete
15 Prill Per hire te se vertetes, duhet pranuar se, pas ndeshjes se barazuar me Elbasanin, te luajtur ne stadiumin “Loro Borici”, presidenti i Vllaznise, Valter Fushaj, eshte pare shume i shqetesuar. Ai, sikurse edhe sportdashesit shkodrane, ishte pergatitur te shijonte fitoren, e cila automatikisht do ta ngrinte skuadren e tij ne vendin e trete ne klasifikim. Por kjo nuk ka ndodhur, ndaj dhe merzitja ishte e dukshme. Megjithate, pas ndeshjes nuk foli, duke e mbajtur gjithcka perbrenda. I ka hipur makines se tij dhe eshte larguar nga stadiumi. Ndersa dje, gjate nje bisede qe patem me te lidhur me ndeshjen e kaluar, por edhe per ato qe do te vijne me pas, Fushaj beri te ditur nje vendim, qe kishte marre pas paraqitjes se dobet te skuadres ndaj Elbasanit. “30 per qind te kontrates vjetore, qe ka te lidhur secili futbollist me klubin Vllaznia, do t’i zbriten ne rast se, ne perfundim te sezonit, skuadra nuk do te realizoje njerin nga objektivat: fitoren e kupes se Shqiperise, ose vendin e trete ne kampionat”, ka thene ai ne prezence te dejtorit ekzekutiv Ardian Zaganjori, duke u shprehur se kjo eshte masa me e lehte qe eshte duke marre, ne rast se nuk realizohen objektivat. Paralajmλrimi i dhene nga Fushaj ka lidhje me financat qe ai ka vene ne dispozicion te skuadres ne kete sezon, qe jane ne parametrat e nje ekipi qe pretendohet te marre pjese ne kompeticionet europiane.
Mbledhja me skuadren
Deklaratat e mesiperme Fushaj i ka dhene paradite, nderkohe qe pasdite ka kerkuar nje takim me skuadren, qe eshte realizuar ne mjediset e stadiumit “Loro Borici”. Te pranishem kane qene te gjithe futbollistet dhe stafi teknik, te cilet u perballen me kritika te shumta, qe presidenti Fushaj ka leshuar ne adrese te tyre. “Nuk jam aspak i kenaqur nga loja qe keni bere me Elbasanin. Me humbjen e atyre dy pikeve keni vene ne diskutim objektivat tona ne kampionat, prandaj, nese nuk doni te ndeshkoheni me sanksione, duhet te levizni seriozisht nga vendi” i eshte drejtuar Fushaj skuadres. Presidenti ka kerkuar rezultate me te mira, duke filluar qe nga ndeshja e radhes me Tiranen, ne kryeqytet. I rrepte dhe aspak toleruses eshte treguar ai ndaj te demtuarve, per te cilet ka pranuar se nje gje e tille eshte pjese e lojes, apo edhe e stervitjes, por ne te njejten kohe ka terhequr vemendjen qe ata duhet te jene me te kujdesshem, per te mos mberritur ne piken ekstreme, duke mos qene fare te gatshem per skuadren. Kesaj kategorie, Fushaj u ka kerkuar qe ne ditet ne vazhdim, sidomos ne finalen e kupes se Shqiperise, pasi gjysemfinalen e dyte me Dinamon e quan pune te kryer, te jene patjeter te gjithe te gatshem per skuadren Kapaj, vazhdojne problemet shendetesore
Seanca e djeshme stervitore, e zhvilluar ne stadiumin “Loro Borici”, ka ekspozuar edhe emrat e atyre, qe jane ende jo ne gjendjen e duhur fizike e shendetesore, problemi numer nje shqetesues i Vllaznise ne ditet e fundi, kur ne liste kane qene disa futbolliste, si Kapaj, Lici, LIka, Sukaj, Grima, etj. Ndersa seanca e djeshme, nga gjithe keto emra ka paraqitur vetem njerin prej tyre, tiranasin Marenglen Kapaj, gjendja e te cilit duket me shqetesuese se e te tjereve. Dje, ai eshte pare te jete me ne fund ne stervitje, por duke bere vetem disa vrapime rreth fushes. Me pas ai eshte veshur, sepse gjendja e tij nuk perballonte me teper ngarkeser. “Do ta provoj edhe te marten (sot), ? tha Kapaj per “Sport Ekspres” sepse deshira eshte mjaft e madhe qe une te rikuperohem per kete jave, aq me teper kur perballe do te kemi bardheblute e Tiranes. Eshte nje preference e kahershme e imja per te luajtur kunder tyre”.