Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
User avatar
Ultras Kuqeblu
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 209
Joined: Fri, 26 Jan 2007 , 20:00
Contact:

Post by Ultras Kuqeblu » Thu, 22 Nov 2007 , 01:42

E fundit/ Bariç jep doreheqjen


Kroati nuk e ka kaperdire siç duhet humbjen tenistike 6-1


Mund te duket e cuditshme, por eshte e vertete, trajneri kroat Otto Baric ka dhene doreheqjen dhe tashme nuk do ta drejtoje me skuadren tone kombetare. Humbja tenistike 6-1 sot ne Bukuresht ndaj perfaqesueses rumune nuk eshte kaperdire sic duhet nga Oto Maksimale. Lajmi eshte bere i ditur ne televizionin NEWS 24. Kjo doreheqje ka ashur fill pas deklarates se presidentit te FSHF-se Armando Duka, se Bariç ka firmosur dhe do te jete dhe 2 vjet ne krye te pankines kuqezi.

Po me vjen keq qe Otto Baric paska dhene doreheqjen ,i uroj suksese Baricit, dhe them se ka ba nje pune te mire me kombetaren megjithese disa njerez ndoshta se kane dashur ne ate post ku ai ka qene dhe ndoshta i kane ba dhe klane (spo na kane bereqet hic keta tranjera ).
PARA VLLAZNIAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 22 Nov 2007 , 18:35

Oto Bariç, lamtumirë e hidhur nga Shqiperia


Rumani-Shqipëri 6-1, por dhe vendi i pestë në grup, kur gjashtë ditë më parë endërronim me arrogancë të katërtin. Gjithsesi një rikthim i hidhur në realitet. Në atë shqiptar. Që me prapaskenat e tij “gëlltiti” edhe një nga legjendat e trajninut botëror. Oto Bariç nuk mundi të duronte më. Tekniku më karizmatik i huaj që ka drejtuar Shqipërinë dha dorëheqjen pas dy humbjeve jo vetëm poshtëruese, por edhe me intriga të mëdha brenda. Bariç u turpërua në ndeshjen e 100-të tij si trajner i tri ekipeve kombëtareve (Kroacisë, Austrisë dhe Shqipërisë) që kroati 75-vjeçar ka drejtuar gjatë karrierës së tij të gjatë si trajner. Ndeshja me Rumaninë ishte edhe 100-ta, por edhe më e dhimbshmja gjatë për të. Oto nuk do ta kishte menduar kurrë se do të ndahej me një humbje të tillë nga Shqipëria. Kjo humbje kaloi edhe përmasat e asaj të pësuar nga Shqipëria e Agron Sulaj (5-1) në eliminatoret e Euro 1988. Më keq se kaq nuk ka ka të shkojë.

PJESA E PARË - Gjithçka filloi për rumunët, kur në minutën e 6-të, Dika ekzekutoi një goditje të lirë ballore nga rreth 20 metra , por Beqaj pret pa probleme. Duro gjuajti befasisht nga distanca pesë minuta më pas, duke paralajmëruar portierin rumin Lobonc. Sërish Shqipëria në të 17’: goditje e lirë qendrore, krosoi Duro, Bogdani bëri torrën me kokë, por Dede ishte shumë larg për të përfituar përballë portës. Goli rumun është i shpejtë. Minuta e 22-të dhe Rumania në epërsi. Aksion nga e djathta, pasim në zonë, topi kalon qetësisht para Currit e Dedes që çuditërisht nuk janë në gjendje ta largojnë dhe Dika e shtyn në portë, i pashqetësuar nga askush, vetëm pak metra larg Beqajt. Rumunët kryesojnë 1-0.

Në të 27’ Haxhi rrëmbeu një top nga mbrojtja rumune dhe shërben te Skela në zonë, gjuajtje me të majtën, por Lobonc shpëtoin portën. Mundësi shumë e mirë e Shqipërisë për të barazuar. Rasti tjetër për kuqezinjtë vjen në minutën e 36-të. Lala depërtoi drejt zonës, pasoi bukur prapa te Skela, gjuajtje e fortë e këtij të fundi dhe topi u ndal nga traversa. Shqipëria është e pafat. Minuta e 40-të. Aksion fantastik i Shqipërisë, Bulku nga e djathta pasoi te Duro, gjuajtje fluturimthi e mesfushorit të Tiranës, por i tillë është edhe grushtimi i Lobonc, që shpëton mrekullisht portën. Pjesa e parë u mbyll 1-0, për të përgatitur furtunë në 45 minutat e dyta.

PJESA E DYTË- Në të 54’ Tamash shënoi golin e dytë për Rumaninë, me një goditje të lirë rrafsh me tokën. Disi me vonesë hedhja e Beqajt, që nuk mundi të dalë topin. Rumania kryeson 2-0. Minuta e 60-të e lë Shqipërinë me dhjetë lojtarë. Curri morri kartonin e dytë të verdhë, pas një ndërhyrje nga pas. Një minutë më pas erdhi dhe goli i tretë i rumunëve. Në të 61’ Nikulae shënoi i lirë vetëm dy metra larg portierit Beqaj. Mbrojtja shqiptare është totalisht e shthurur, 3-0 për Rumaninë.

I vetmi moment nderi është ai i minutës së 62-të, kur Kapllani shkurtoi diferencën për Shqipërinë, me një gjuajtje bombë në mes të zonës rumune. Kuqezinjtë reduktojnë përmasat e humbjes, 3-1. Por gëzimi i golit për Kapllanin nuk zgjati shumë. Dy minuta më pas Rumania shënoi golin e katërt. Aksion nga e djththa, pasim brenda zonës dhe Nikulae shënoi i ndihmuar edhe nga dalja e gabuar të Beqajt, 4-1. Minutat e mbetura janë një ferr i vërtetë, ku brenda dy minutash fitojnë dy penallti. Në të 68’ pas një ndërhyrjeje të gabuar të Lilës, Marika nuk gaboi nga pika e bardhë duke shënuar golin e pestë (5-1) për Rumaninë, dhe dy minuta më pas, në të 70’, ndërhyrje e gabuar e Dedes në zonë, solli edhe penalltinë e dytë dhe kartonin e kuq për mbrojtësin e Tiranës. Shqipëria mbeti me nëntë lojtarë, ndërsa Dika nga pika e bardhë shënoi golin e gjashtë. Shqipëria shkatërrohet, 6-1. Në të 82’ një moment i mirë për Shqipërinë. Bogdani mbrojti mirë topin brenda zonës dhe gjuajt, por Lobonc grushtoi. Provoi edhe Kapllani por mbrojtja rumune largoi topin. Minuta e fundit (90’) sjell zëvendësuesin Mazilu pranë golit të shtatë, por nuk arrin të shtyjë topin në rrjetë. Pas pak sekondash, gjyqtari kroat i dha fund tmerrit, duke sinjalizuar fundin e takimit.

RUMANI-SHQIPËRI 6-1

Shënues: Dika 22’, 73’ (pen), Tamash 53’, Nikulae 64’, 66’, Marika 71’ (pen)/ Kapllani 65’

E mërkurë, 21 nëntor 2007, stadiumi “Lia Manoliu”, Bukuresht

Rumania: Lobont; Ogararu, Tamas (78’ Konstantin), Goian, Raç, F.Petre (65’ Bukur), Margaritesku, Kocis, Nikulae, Marika (73’ Mazilu), Dika. Trajner: Viktor Picurka

Lojtarë të papërdorur: Koman, O.Petre, Marin, Trika

Shqipëria: Beqaj, Curri, Dede, Vangjeli (40’ Kapllani), Lila, Haxhi, Lala, Bulku, Duro, Skela (78’ Hyka), Bogdani (82’ Bakaj)

Trajner: Slavko Kovaçiç

Lojtarë të papërdorur: Hidi, Rustemi, Bushi, Salihi

Kartonë të verdhë: Marika/ Vangjeli, Dede

Kartonë të kuq: Curri (61’), Dede (71’)

Gjyqtarë: Trivkoviç, Novesel, Dujela (të gjithë nga Kroacia)

Ndeshjet e fundit

Rumani-Shqipëri 6-1

Bjellorusi-Holandë 2-1

Slloveni-Bullgari 0-2

RENDITJA PERFUNDIMTARE

Rumania 12 29

Holanda 12 26

Bullgaria 12 25

Bjellorusia 12 13

Shqipëria 12 11

Sllovenia 12 11

Luksemburgu 12 3

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 22 Nov 2007 , 18:37

Presidenti Duka falenderon Baricin pas largimit

Nje ore pas ndeshjes me Rumanine ku perfaqsuesja Shqiptare u mund thellesisht , Otto Baric i ka komunikuar Presidentit te FSHF-se Armand Duka doreheqjen nga posti i trajnerit te ekipit.

Vete Baric ka sqaruar se arsyeja per te cilen jep doreheqjen eshte se skuadra ne dy ndeshjet e fundit ka zhvilluar loje te dobet duke i shkaktuar atij mjaft shqetesim .Duke pare gjendjen e skuadres ne keto dy ndeshje ai u shpreh se nuk eshte ne gjendje te drejtoje skuadren dhe se nuk e ndjen veten te forte per te vazhduar punen me kombetaren kuqezi.

Presidenti Duka pasi ka marre komunikimin e dorehqejes se z.Baric me keqardhje dhe me mirekuptim e ka pranuar kete levizje te teknikut kroat.

Z.Duka ne emer te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se ka falenderuar trajnerin i cili ne kete sezon arriti qe ti jap nje imazh te ri skuadres kombetare duke bere nje paraqitje pozitive ne eleminatoret e EURO 2008 si dhe duke bere gradualisht rinovimin e skuadres me lojtare te rinj.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 22 Nov 2007 , 18:38

Humbjet e mëdha të Shqipërisë

Kjo me Rumaninë nuk është e para që Shqipëria humbet dukë pësuar 6 gola. Statistikat e Kombëtares ofrojnë në fakt edhe rezultate më të thella. Përfaqësuesja e drejtuar nga Agron Sulaj është mundur në Spanjë me rezultatin e thellë 9-0, më 19 dhjetor 1990, në takimin e luajtur në Sevilje të Spanjës, i vlefshëm për eliminatoret e Kampionatit Europian 1992. Edhe Shqipëria e Loro Boriçit ka pësuar një humbje shokuese me Gjermaninë në Dortmund: 8-0, më 18 nëntor 1981, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 1982. Legjenda Boriçi ka pësuar edhe një tjetër humbje të hidhur 6-0 me Gjermaninë, po në Dortumund, më 8 prill 1967. Humbja më e thellë historikë është ajo me Hungarinë 12-0, më 24 shtator 1950, por për fat të mirë ajo ishte thjesht një miqësore. Franca na ka shkaktuar një tjetër humbje 5-0, më 30 mars 1991 për elimiantoret e Euro 1992, kur kuqezinjtë i drejtonte Bejkush Birçe. Në eliminatoret e Kampionatit Botëror 1990, Shqipëria e drejtuar nga Shyqyri Reli u mund 5-0 nga Anglia, më 26 maj 1989. Edhe Austria na ka mundur 5-0, më 22 shtator 1982, kur në bankinë ishte po Rreli.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 23 Nov 2007 , 15:04

Shqipëria zbret ne vendin e 38-në Europë dhe zyrtarisht në vazon 5

FIFA publikoi renditjen e muajit nëntor të ekipeve kombëtare, mbi bazën e të cilave janë përcaktuar edhe skuadrat që do të bëjnë pjesë në 6 vazot europiane për shortin e Kampionatit Botëror 2010 që do të hidhet të dielën në Afrikën e Jugut. Dy humbjet e muajit nëntor në eliminatoret e Euro 2008, ato me Bjellorusinë (2-4, në shtëpi) dhe Rumaninë (6-1, në Bukuresht) i kushtuar shtrenjtë kombëtares shqiptare, duke e zbritur në vendin e 38-të në Europë dhe në vazon e pestë, në të njëjtën vazo ku ishim edhe gjatë shortit të Euro 2008, eliminatoret e të cilave sapo përfunduan. Surpriza i takon Bjellorusisë, e cila pas dy fitoreve të bujshme me Shqipërinë (2-4) dhe Holandën (2-1) u ngjit në vendin e 34-t dhe vazon e katërt, atë që kishte ëndërruar dhe e kishte shumë pranë Shqipëria.

VAZO 5

37. Gjeorgjia 414

38. Shqipëria 407

39. Sllovenia 403

40. Letonia 383

41. Islanda 380

42. Armenia 367

43. Austria 366

44. Kazakistani 297

45. Azerbajxhani 274

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 23 Nov 2007 , 15:06

Katanec? “Na e kërcënon” Bullgaria




Nëse Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe përsonalisht presidenti Armand Duka do të kërkojnë që trajner i ardhshëm i Shqipërisë të jetë Sreçko Katanec, duhet të veprojnë shpejt. “Gjahun” e përfolur si të parapëlqyer nga bosi i Federatës e kërkojnë edhe drejtuesit e Federatës Bullgare të Futbollit. Këtë lajm e bën të ditur gazeta sllovene, “Ekipa”, që sqaron se Dimitar Penevi është larguar nga drejtimi i përfaqësueses bullgare dhe se kandidatë për ta marrë atë janë kroati Zllatko Kranjçar, mbiquajtur “Cico” dhe slloveni Katanec. Mediat sllovene shkruajnë se “do të jetë sërish betejë mes Katanecit dhe Kranjçarit, që tani për tani punon në Emiratet e Bashkuara Arabe”.

Katanec njihet si një trajner i ashpër, ashtu siç ka qenë edhe si futbollist kur ka luajtur në radhët e Partizanit të Beogradit dhe Sampdorias, përkatësisht në ligën federale ish-jugosllave dhe në Serinë A. Të dielën duke u gdhirë e hënë, ai i ngriti nga gjumi në orën 3 të natës futbollistët e Maqedonisë duke u bërë stërvitje, për të mos humbur seancën e paradites, pasi do të kishte udhëtim ajror drejt Izraelit. Mediat kroate shkruan se Katanec i mbylli punët me Maqedoninë dhe se pret ofertat. Më parë atë e kanë kërkuar edhe Partizani i Beogradit dhe Hajduku i Splitit.

Refuzoi vlonjatët

Sreçko është i njohur për episodin me një futbollist të Flamurtarit, pas ndeshjes ndaj Partizanit të Beogradit në “JNA” për Kupën UEFA. Atë shtator 1987, vlonjatët eleminuan skuadren serbe, përkatësisht ish-jugosllave dhe njëri prej lojtarëve shkoi në dhomën e zhveshjes së Partizanit për të ndërruar bluzën me Katanecin. Slloveni, që ishte duke qarë, nuk pranoi.

Nga Maqedonia: Është edhe Sokoli

Media shqiptarë në Kosovë dhe Maqedoni pohon se ekziston edhe një kandidaturë për stolin e Shqipërisë: Bylbyl Sokoli. Në këtë rast mund të ndërmjetësojë dhe babai i Lorik Canës, i cili ka njohje me Sokolin. Bylbyl Sokoli për gazetën “Lajm” ka njoftuar se pas kthimit të delegacionit shqiptar nga Johanesburgu do të ketë një takim me krerët e FSHF-së, ku do të bisedohet për kalimin e tij në postin e seleksionuesit të Shqipërisë. “Është e vërtetë se gjatë këtyre ditëve do të bisedohet në këtë drejtim, - tha Sokoli, cituar nga “Albania Sporti”, - Për momentin s’mund të them asgjë. … Nëse këtu gjejmë gjuhë të përbashkët, për punë të tjera lehtë mund të merremi vesh. Unë e njoh mirë mentalitetin e lojtarëve shqiptarë, sepse nëpër duart e mia kanë kaluar shumica e futbollistëve kuqezi”

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 23 Nov 2007 , 15:09

Metropol Sport: E tradhtuan, na tradhtuan


Një tradhti e paralajmëruar – ky mund të ishte titulli që do të vihej një dokumentari që mund të bëhet në të ardhmen për fundin e papritur të karrierës së Oto Bariçit në drejtimin e kombëtares shqiptare. Një fund pa lavdi dhe jo në mënyrën e duhur për një njeri që dha aq shumë për përfaqësuesen e kombit tonë. Një tradhti që filloi të vinte erë që të shtunën në Tiranë, por që u qelb fare dje në Bukuresht. Mbase do të duket se këto radhë janë shkruar nën ndikimin emocional të humbjes së turpshme në Bukuresht, por jo. Janë rreshta që kanë qenë gati që nga humbja në Tiranë me Bjellorusinë. Nuk ka se si të shpjegohet që një skuadër të shndërrohet në këtë mënyrë brenda një muaji. E njëjta skuadër që luante në fushë sikur të ishte Holanda apo Bullgaria, u shpërfytyrua në atë Shqipëri që kishim shumë vjet pa e parë. Besa e famshme shqiptare ka marrë përsëri një goditje në reputacionin e saj. Ata lojtarë që i dhanë fjalën trajnerit Bariç se do të jepnin maksimumin me Bjellorusinë, bënin sikur luanin në “Qemal Stafa”. Ata lojtarë që kishin dhënë fjalën se do të vinin në vend nderin e humbur në Bukuresht, çuditërisht e kanë harruar futbollin që dinin. Sa keq! Sa turp! Për disa interesa të vogla, për një kapriço e egoizëm të sëmurë disa prej “yjeve” kuqezi harruan se, kur luajnë në ekipin kombëtar, nuk luajnë për Bariçin apo për cilindo trajner që e drejton atë. Kur vishet fanella kuqezi, ata luajnë për Shqipërinë. Përfaqësojnë dinjitetin e një kombi të tërë. Përfaqësojnë një popull të tërë dhe jo vetëm atë që jeton në Shqipërinë zyrtare, por atë që jeton në mbarë trojet shqiptare dhe në diasporë. Atë dinjitet që ata e kanë nëpërkëmbur dje në Bukuresht. Një skuadër pa shpirt e pa dëshirë për të luajtur futboll, është tallur me fanellën që mban veshur. Janë tallur me ngjyrat kuqezi. Bariç mbase ndihet i tradhtuar nga këta futbollistë, që e detyruan t’i jepte fund me turp një karriere të mbushur me suksese. Por nuk është i vetmi që ndihet kështu. Të gjithë ne jemi tradhtuar. Kuqezinjtë na kanë bërë të ndihemi të tradhtuar, dhe ky është mëkati i tyre më i madh. Ata na bën të kthehemi në realitetin tonë të përditshëm, duke na vrarë ëndrrën. Dhe e gjitha kjo pse? Sepse duhej tradhtuar një trajner i huaj, që nuk dinte të “vlerësonte” yjet e futbollit shqiptar. Sa keq që disa prej nesh nuk duan të ndryshojnë!

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Fri, 23 Nov 2007 , 15:11

Metropol Sport: "Jeni të mallkuar!"




Kuqezinj, ju faltë Zoti për këtë skandal të dytë në Rumani! Kombëtare, Zoti të faltë për këtë turp që i keni bërë fanellës kuqezi në ndeshjen e dytë skandaloze këta 20 vjetët e fundit! 10 gola në 180 minuta as në kohën e qepës nuk kemi pësuar dhe të tillë turpërime i kishim harruar tashmë. Por ju, krenaria e kombit tonë, deri dje nuk keni bërë gjë tjetër veçse në stadiumin “Lia Monoliu” i keni rënë sërish murit me kokë. Pothuajse të gjithë jeni fajtorë dhe normalisht ai që do të drejtojë kombëtaren shqiptare në të ardhmen duhet të mendohet 10 herë para se të grumbullojë këta futbollistë. Përjashtim duhet të bëjë vetëm sulmi dhe ndonjë element tjetër. Gjithsesi, duke u kthyer te loja, të gjithë kanë qenë skandalozë me paraqitjen e tyre. Akuzat bien mbi Beqajn, që edhe me Bjellorusinë dhe Rumaninë ka ngrënë dy gola shumë të dyshimtë. Më pas Dede, Curri dhe Vangjeli, të cilët vetëm për këto dy ndeshje nuk duhet ta guxojnë më ekipin tonë kombëtar, e jo më të grumbullohen. Lala me shokë në mesfushë duket se vazhdojnë të jenë me shëtitje dhe kur të kthehen në Tiranë, më mirë të vinë natën. Të vetmit që shpëtojnë janë në njëfarë mase Skela, Bogdani, Kapllani dhe Lila. Por edhe ky më pas përfshihet nga degradimi i ekipit.

Thjesht kuqezinjtë dje kanë vërtetuar se nuk janë një skuadër. Ose më mirë, nuk duan të jenë një skuadër për inat të njëri-tjetrit, trajnerit apo interesave të tyre të xhepit. Këtë le ta zgjedhin tifozët, pasi ata janë ndërgjegjja e kombëtares. Po kështu, është më se e vërtetë se me Bjellorusinë ju “kuqezinjtë” ishit në ditë të zezë. Dje ju “trimat” me fanellat e kombëtares keni qenë në një tunel, nga i cili nuk duhet të dilni më kurrë. Ju dje keni bërë atë që asnjeri me pak ndërgjegje nuk e ka bërë deri më sot me kombëtaren. Ju sot ishit aktorët dhe regjisorët e një pjese tragjikomike që luhej në Bukuresht, e cila nuk ka kuptim pse të luhet.

Thjesht ju faltë Zoti për këtë mëkat kaq të madh që keni bërë dje. Më kot të shkoni nëpër kisha dhe xhami për të kërkuar falje dhe pastruar. Shpirti juaj tashmë është aq i pistë, sa edhe vetë Krishti nuk mund ta marrë përsipër ta pastrojë pas kësaj katrahure.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 24 Nov 2007 , 00:08

akaliptos wrote:Presidenti Duka falenderon Baricin pas largimit

Nje ore pas ndeshjes me Rumanine ku perfaqsuesja Shqiptare u mund thellesisht , Otto Baric i ka komunikuar Presidentit te FSHF-se Armand Duka doreheqjen nga posti i trajnerit te ekipit.

Vete Baric ka sqaruar se arsyeja per te cilen jep doreheqjen eshte se skuadra ne dy ndeshjet e fundit ka zhvilluar loje te dobet duke i shkaktuar atij mjaft shqetesim .Duke pare gjendjen e skuadres ne keto dy ndeshje ai u shpreh se nuk eshte ne gjendje te drejtoje skuadren dhe se nuk e ndjen veten te forte per te vazhduar punen me kombetaren kuqezi.

Presidenti Duka pasi ka marre komunikimin e dorehqejes se z.Baric me keqardhje dhe me mirekuptim e ka pranuar kete levizje te teknikut kroat.

Z.Duka ne emer te Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se ka falenderuar trajnerin i cili ne kete sezon arriti qe ti jap nje imazh te ri skuadres kombetare duke bere nje paraqitje pozitive ne eleminatoret e EURO 2008 si dhe duke bere gradualisht rinovimin e skuadres me lojtare te rinj.
njiri i pacipe

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 24 Nov 2007 , 00:17

Sa shum e dashke maj naqe.Se njashtu i ke ba kompliment. :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 24 Nov 2007 , 00:19

Pash zotin ka e qitne kyt Bylbylin?Si nuk i vjen marre me permen kshi emnash kot per trajner komtarjet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 24 Nov 2007 , 00:38

A din kush me me shpjegu cfare lloj batakcish paskena pa kene ne shqiptaret:
Duka ka kene i paknaqun me baric edhe kishte mujt me ehek kollaj, se e ka ate fuqi, por ai i bjen persegjatit: pra e konfirmon, futbollistat i bajn pucin, baric jep doreheqjen, duka e falenderon.

Jam i sigurte qe edhe duka ka te bajne dicka me kyt gja, se perndryshe nuk do te kishte ken kaq i qete, por mezi ka prit me dhan doreheqjen baric.

Para disa kohesh ka ba nji deklarate tare ku thote: ta po e shifni se baric nuk ka me kene tranier i shqipnise, i doli fjala.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 24 Nov 2007 , 00:42

Para disa kohesh ka ba nji shkrim tironci: A JA VLEN TE BESH TIFOZLLEK PER KETA FUTBOLLISTA.
Un i jam kundervu, sepse sado dobet te lujn komtarja prep mendoj se duhet ta mbeshtesim, por kyt rradhe jam i zhgenjym shume.
NUK JA VLEN TE BESH TIFOZLLEK PER NJI TUFE INTRIGANTASH, tesh ke te drejte tironco.

Me te vertete qi e kemi diskretitu vedin me kshilloj pabesinash...

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 24 Nov 2007 , 00:45

DEKLARATË


Tifozat Kuq e Zi janë një grupim i krijuar për ta dashur dhe për t’i shërbyer Flamurit Kuq e Zi. Jemi mbledhur nga të gjitha trojet etnike shqiptare me qëllimin e vetëm që t’i shërbejmë Kombit tonë dhe të njihemi e ta duam njëri-tjetrin. Prishtinasi ka gjetur vëlla në Shkodër, kavajasi shokë në Tuz, gjakovari ka bërë motër në Tiranë, llapjani u miqësua me Drenicë e Tetovë, Preshevari ka gjetur vëlla në Sarandë. Nga çdo ndeshje dalim më të bashkuar me njëri-tjetrin dhe mundohemi të jemi shembull dhe frymëzim për rininë Shqiptare.

Në çdo ndeshje, afër apo larg, në Shqipëri apo në Danimarkë, në verë apo në dimër, në diell apo në shi, në çdo ndeshje bashkohemi për t’i dhënë zemër lojtarëve tanë, për t’i ndihmuar ta nderojnë flamurin, t’i nderojnë ngjyrat kuq e zi, ta nderojnë kombin shqiptar. Dhe asnjëherë nuk presim fitore! Po të prisnim të tilla, rrallëherë do të ishim në stadiume. Gjërat e vetme që kërkojmë janë virtytet shqiptare: kërkojmë KRENARI, kërkojmë ZEMËR, kërkojmë NDERSHMËRI, kërkojmë DINJITET, kërkojmë BESË, kërkojmë RESPEKTIN NDAJ SIMBOLEVE KOMBËTARE, kërkojmë RESPEKTIMIN E TRADITAVE SHQIPTARE!

Ngjarjet e dy ndeshjeve të fundit të Kombëtares tonë të futbollit na kanë bërë që ta ndjejmë veten jo vetëm të braktisur në këtë qëllim të shenjtë, por edhe të zhgënjyer e të fyer deri aty ku nuk mban më.

Shohim lojtarë që kinse mbrojnë ngjyrat kuq e zi, por nuk e këndojnë himnin!
Shohim tifozë të lagur nga shiu, por lojtarëve nuk i bëhet vonë për ta dhe as që e kthejnë kokën nga ta pas ndeshjes!
Shohim lojë pa kokërr inati, pa kokërr zemre, pa kokërr krenarie!
Shohim një trajner të huaj më të angazhuar për simbolet tona, sesa vetë Shqiptarët!
Shohim marrëveshje e shtrëngim duarsh me trajner, por luhet aq keq sa detyrohet trajneri të japë dorëheqje!
Shohim vendosje të shumave marramendëse bastesh ne “5+” e më shumë!

Nuk e dimë se ku është halli. Ne do ta vazhdojmë misionin dhe punën tonë, sepse Kombëtarja nuk është as e lojtarëve, as e Federatës, as e trajnerit, a zoti na ruajtë e ndonjë mafie bastesh.

Kombëtarja është e popullit!
Kombëtarja është e shenjtë!
Kombëtarja është e të gjithë Shqiptarëve!
Kombëtarja është Etnike - Kombëtarja është NJË!
Kombëtarja jonë është PASURI KOMBËTARE!

Të gjithë ata që e kanë dërguar Kombëtaren tonë në këtë derexhe duhet ta kuptojnë se nuk mund të luajnë dot me simbolet dhe ndjenjat kombëtare. Vetëm kush është i denjë dhe punon duke i respektuar parimet e mësipërme duhet të bëhet pjesë e saj. Përndryshe do të shkojmë gjithmonë poshtë e më poshtë e do t’i lejojmë të tjerët që të na poshtërojnë e të mos na respektojnë më në fushë e jashtë saj. Dhe respekti fitohet veç me punë, ndershmëri dhe besnikëri ndaj vlerave e simboleve kombëtare.

Për momentin na mbetet vetëm t’ia qajmë hallin Shqipërisë së mjerë dhe të mjerët ne në çfarë gjendjeje kemi lejuar të biem!

I thërrasim të gjithë bashkatdhetarët, motrat dhe vëllezërit shqiptarë në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë, në Bujanoc, në Tuz, në Artë e në gjithë botën që së bashku t’i nderojmë traditat tona shqiptare, së bashku t’i respektojmë simbolet tona kombëtare, së bashku t’iu kundërvihemi çdo loje me ndjenjat kombëtare.

SË BASHKU T’IA KTHEJMË KRENARINË SHQIPTARISË!!!

VEÇ BASHKIM!


Tifozat Kuq e Zi
O sa mirë me qenë Shqiptar!

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 24 Nov 2007 , 01:14

Edmond Miha : Lorik Cana dhe Altin Lala krijuan klanet

Trajneri durrsak nuk ka marrë asnjë ofertë për drejtimin e kombëtares


Nga BEKRI AJDINI

Shkup, 23 nëntor - Dy ndeshjet e fundit të ciklit kualifikues të EURO 2008 që kombëtarja shqiptare i ka humbur nga Bjellorusia dhe nga Rumunia kanë bërë shumë njohës të futbollit dhe trajnerë të ndryshëm të dyshojnë për mënyrën se si ka ardhur deri te ky debakël. Trajneri i Shkëndija ’79, Edmond Miha, i cili ka qenë edhe i kyçur kohë më parë në stafin teknik të Shqipërisë ka thënë se ka pasur disa futbollistë që kanë krijuar klane brenda ekipit. “Lorik Cana dhe Altin Lala janë futbollistët të cilët kanë krijuar klane në kombëtare. Ata të dy janë provokator dhe krijuan klane brenda ekipit, gjë që e pagoi Shqipëria me dy humbjet e marra”, tha Miha. Në pyetjen nëse ai do të jetë trajner i Shqipërisë, a do t’i ftojë këta dy futbollistë, Miha është shprehur pozitivisht. “Dobësia e shqiptarëve është që të hakmerren, por unë nuk e bëjë atë. Do t’i ftoja në kombëtare, por ata do të aktivizoheshin vetëm nëse do t’i respektonin rregullat që unë kërkoj. Mua nuk më intereson se luajnë në Marsej, Hanover ose ku do qoftë. Për mua ka rëndësi të punojnë nën urdhrat e trajnerit”, tha Miha. Ai gjithashtu ka kërkuar që FSHF të marrë një trajner shqiptar dhe jo një të huaj. “Ka mjaft trajnerë të shkolluar që e meritojnë dhe munden ta drejtojnë kombëtaren shqiptare me të cilën do të krenohemi”, tha trajneri i Shkëndijës. Ai pranon se nuk ka marrë ndonjë ftesë për të udhëhequr kombëtaren e Shqipërisë, por nuk do të refuzonte nëse i bëhej një ofertë e tillë.







Kuku, kto po losin mendsh te tane :evil:
sa per emond mihen ma mire vejm tranier nexho shabanin

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 24 Nov 2007 , 13:22

shum shum turp marre me i than kuj. tan kjo rromuje ishtu asht kur nuk perkushtohet kreu i federates shqiptare as me e pa ndeshjen nuk ja ka begenise. duhet me u ba nje gja urgjent se per ndryshe nuk kena gje ne terezi. kuke fillu te ma i badhi deri te lojtaret.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Sat, 24 Nov 2007 , 13:25

Shqiperia, Zyrtare ne vazon e peste.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 25 Nov 2007 , 08:02

Valter Zenga, objektivi për stolin e kombëtares


Valter Zenga është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Kombëtares, pas largimit të trajnerit Oto Bariç. Ish-portieri i kombëtares italiane ka qenë kandidat për stoli kuqezi edhe në korrik të vitit 2006, por në atë kohë, kroati 75-vjeçar u preferua më shumë si alternativë. Me Zengën ende nuk kanë filluar bisedimet, por fakti që ai nuk është i impenjuar me asnjë skuadër e bën gjithçka më të lehtë. Klubet më prestigjioze ku ka punuar në të kaluarën 47-vjeçari janë Cervena Zvezda në Serbi e Steaua dhe Dinamo e Bukureshtit në Rumani.

Ndërkohë, në zyrat e FSHF-së kanë mbërritur CV-të e para. Bëhet fjalë për trajnerë jo shumë të njohur në arenën ndërkombëtare, të cilët shpresojnë që puna me përfaqësuesen shqiptare t‘u shërbejë si trampolinë për të ardhmen. Xhejms Anderson, trajneri me origjinë angleze është shprehur i interesuar, ashtu sikurse edhe holandezi Peter Juriç dhe rumuni Kostandin Kostantin. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i FSHF-së, Nurishmi, i cili ka sqaruar se shqyrtimi i emrave do të bëhet pas shortit të Botërorit 2010, në bazë të së cilit do të përcaktohet edhe strategjia që do synohet të ndiqet për Kombëtaren.

"Momentalisht këto janë tre CV-të që janë dorëzuar në zyrat tona, por shqyrtimi i emrave do të fillojë në një fazë të mëvonshme", pohoi ai. Ndërkohë, në mediat kosovare po përflitet edhe emri i Bylbyl Sokolit, që në kampionatin kosovar të pasluftës ka fituar disa tituj kampionë, e që Milanon e Kumanovës në Maqedoni e ka mbajtur kryesuese, pa pësuar asnjë humbje.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 25 Nov 2007 , 19:06

Asht hedhe pak ma pare shorti per eliminatoret e kampionatit botnor 2010.

Shqipnia ka perfundu ne grupin e pare bashke me Portugaline, Suedine, Danimarken, Hungarine dhe Malten.


shorti asht shume i veshtire per shqipnine :(
Vllaznit Ultras

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Sun, 25 Nov 2007 , 19:35

ec mar se shum i mire eshte shorti te pakten me hum me skuadra te medhaja nuk ka problem :lol: :lol:

Post Reply