Lajme nga Liga Superiore
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Lajme nga Liga Superiore
Dinamo, nis operacioni "fshesa"
"Gjëmë" te Dinamo. Ashtu siç e kishim paralajmëruar disa ditë më parë, Mahir Halili, Luan Pinari dhe Alpin Gallo nuk do të jenë më pjesë e skuadrës blu. Ka qenë ky një vendim i prerë i presidentit Besnik Sulaj, i cili, pasi është informuar (ishte në Greqi disa ditë) për barazimin 1-1 me Lushnjën, menjëherë ka marrë vendimin. Në analizën e zhvilluar dje pasdite në klub, bosi i bluve ka folur me tone të ashpra karshi të gjithë lojtarëve, por edhe stafit drejtues. Sulaj menjëherë ka bërë të ditur se Halili, Pinari dhe Gallo nuk do të jenë më pjesë e Dinamos, sepse nuk e kanë justifikuar besimin dhe shpenzimet e bëra. Për presidentin dinamovit, këto janë masat e para drastike që do të merren në ekip, pasi deri tani rezultatet kanë qenë shumë të dobëta. Irritimi i presidentit Sulaj karshi lojtarëve zë fill që nga eliminimi nga Kupa e Shqipërisë me Adën, ndërsa dje ka qenë sosja e durimit për të. Tashmë Dinamo është kthyer në një skuadër pa stabilitet, ku mjafton rezultati i vetëm negativ dhe vjen "prerja e kokave" e lojtarëve, apo trajnerëve. Mjafton të kujtojmë këtu largimet e pesë argjentinasve, dy afrikanëve, një italiani dhe domenikani, pa harruar edhe heqjen e trajnerit Pedro Pablo Paskuli. Dhe ajo që është më e bukura, nuk dihet se sa do të zgjatë dhe kë do të përfshijë tjetër "fshesa" e presidentit Besnik Sulaj. Për momentin, në kampin dinamovit, tri "kokat e tjera të turkut" janë pikërisht Mahir Halili, Luan Pinari dhe Alpin Gallo. Dy të parët u rikthyen në këtë sezon në radhët e Dinamos, kur u larguan si të pavlefshëm nga Tirana, ndërkohë që Gallo ka qenë pjesë e ekipit prej vitesh me radhë. Tashmë bluve, me të tri këto largime, i hapet një "gropë" shumë e madhe, të cilën, si gjithmonë, duhet ta mbushë trajneri Faruk Sejdini.

- Kuq3Blu
- Tifoz
- Posts: 88
- Joined: Thu, 09 Dec 2004 , 19:47
- Location: Shkoder
Kampionët në fuqi në dy ndeshjet e fundit kanë pasur luhatje në përballjet direkte me rivalët 20-12-2004
Tirana, sa e paqëndrueshme me "big"-ët!
Tirana, kryesuesja e këtij kampionati, e shkëputur 7 pikë nga Elbasani, duket përgjithësisht e qetë në krye të klasifikimit. Megjithatë, duhet theksuar se për momentin qetësinë ekipit të Starovës ia sigurojnë vetëm pikët e grumbullura, çka do të thotë se bardheblutë kanë të metat e tyre. Djemtë e Starovës, në takimet e fundit nuk e kanë treguar veten aq të zotë, siç janë dalluar deri pak kohë më parë. Pra, në tri ballafaqimet e fundit, kampionët në fuqi kanë fituar vetëm një ndeshje. Fakt është se përballë rivalëve si Elbasani e Partizani, ekipi kampion nuk ka mundur dot ta mbajë rezultatin në favorin e tij. Dy javë më parë, Tirana fitonte 3-1 në derbin kundër Partizanit dhe në pjesën e fundit të ndeshjes rezultati barazohet, madje të kuqtë luajnë më mirë. E njëjta situatë ndodh edhe këtë herë përballë Elbasanit. Kampionët luajnë mirë deri në mesin e pjesës së dytë, fitojnë me dy gola diferencë ndaj Elbasanit, por gjithçka shuhet brenda një kohe të shkurtër. Tirana e mbyll ndeshjen nën presionin e kundërshtarit. Pra, një problem në vete, që pas këtij takimi analizohet nga vetë njëshi i stolit bardheblu. Sipas tij, barazimi në derbi është normal për një ndeshje të tillë, ndërsa më tej trajneri jep shpjegimet për barazimin e fundit. "Mendoj se dy barazimet e fundit nga tri ndeshjet e zhvilluara të Tiranës kanë arsyet e veta. Ndeshjet derbi, në çdo vënd të botës, gjithmonë kanë tension dhe rezultati është i paparashikueshëm. Por këtë herë kundër Elbasanit them se ndikuan disa arsye, që na ndalën ta fitojmë ndeshjen. Së pari, menjëherë pas fitores së vështirë në Durrës, e kishim kohën të pamjaftueshme për këtë ndeshje. Së dyti, Elbasani e barazoi ndeshjen për shkak të episodeve në fushë. Hidi gaboi në portë, çka ndikoi në favor të kundërshtarit. Ndërsa goli i dytë ishte i menjëhershëm. Në fakt, rezultatet e shumë ndeshjeve përcaktohen nga episode të tilla, si në rastin konkret. Sidoqoftë, Tirana me 7 pikë diferencë synon të mos i lërë terren ndjekësve në pjesën e mbetur të kampionatit. E kam thënë dhe më duhet ta përsëris edhe një herë se, pavarësisht se ndodhemi në krye, për të qenë gjithmonë të sigurt në përbushjen e objektivave, duhet të punojmë dhe të ndreqim sa më shpejt gabimet," - thotë Starova. Për të mbyllur ndeshjet e fazës e dytë të kampionatit, Tiranës i duhet të përballet në derbi me Dinamon. Pikërisht, nisur nga luhatjet e fundit të ekipit të tij, "timonieri" bardheblu thotë se derbi me Dinamon konsiderohet një ndeshje për të konfirmuar superioritetin e të tijve. "Ne jemi në krye, por duhet t'i fitojmë ndeshjet e tjera. Para se të nisim fazën përgatitore, mbetet Dinamoja, me të cilën kemi një derbi, që normalisht duhet ta fitojmë," - përfundon trajneri. Pra, që pas humbjes në Elbasan, gjatë ndeshjeve të fundit Tirana e ka ndërprerë serinë e saj të fitoreve, çka i ka shqetësuar disi bardheblutë.

Për herë të parë, "Xhaxhi" nuk është shprehur për shtypin pas humbjes në trasfertë 1-0 me Teutën 20-12-2004
Heshtja e Sejdinit dhe besimi i Sulajt
Humbja minimale 1-0 pësuar në "Niko Dovana" ndaj Teutës, nuk e ka shqetësuar shumë presidentin dinamovit, Besnik Sulaj. Pas ndeshjes, ai ka shkuar në dhomat e zhveshjes dhe ka përgëzuar skuadrën për lojën e mirë që zhvilloi. Fillimisht u duk se kjo disfatë e Dinamos, pas barazimit me Lushnjën disa ditë më parë, do t'i kushtonte stolin Faruk Sejdinit, por në të vërtetë nuk ndodhi ashtu. Bosi i bluve i ka dhënë sërish besimin e tij "Xhaxhit" për ndeshjen e ardhshme ndaj Tiranës, edhe pse në skuadër është rikthyer argjentinasi Pedro Pablo Paskuli. Amerikano-latini, që nga dita e sotme do të marrë zyrtarisht edhe postin e zëvendëstrajnerit (përveç drejtorit teknik për marrëdhëniet me jashtë), ku do të zbresë në fushë së bashku me Sejdinin. Ndeshja e radhës për Dinamon është ajo e së mërkurës me Tiranën, pikërisht në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Pikërisht ky takim do të mbyllë edhe fazën e dytë të kampionatit, ku blutë duhet medoemos të fitojnë nëse nuk kërkojnë të rrezikojnë pozitat në fundin e tabelës. Stërvitja e sotme dhe e nesërmja do të përcaktojë shumë gjëra në lidhje me formacionin e mundshëm anti-Tirana, ku pritet që Dinamo t'i rikthehet skemës së saj tradicionale 3-5-2, ndryshe nga 4-4-2, që Sejdini aplikoi me Teutën. Një fakt shumë i çuditshëm ka qenë pas përfundimit të ndeshjes, kur trajneri Sejdini nuk u paraqit në konferencën për shtyp. Një gjë e rrallë kjo për "Xhaxhin", i cili gjithmonë është treguar "xhentëlmen" me gazetarët, madje fjalët e tij shumë herë kanë qenë bombastike, duke mbushur faqet e para të gazetave. Këtë herë, njëshi i stolit dinamovit ka preferuar të heshtë për vetë faktin se skuadra e tij iu afrua shumë fitores, por në fund doli duarbosh. Gjithsesi, ballafaqimi me Teutën ka qenë në njëfarë mënyre edhe një debutim i argjentinasit Pedro Pablo Paskuli në rolin e zëvendëstrajnerit. Amerikano-latini, që preferoi këtë takim ta ndiqte nga shkallët e tribunës, mësohet të ketë thënë se Dinamo luajti shumë mirë, por fati nuk i buzëqeshi në fund. Takimi i radhës me Tiranën është më shumë se një sfidë që duhet fituar nga blutë jo vetëm se kanë shumë pak pikë në renditje, por edhe sepse bëhet fjalë për një ndeshje derbi, ku humbja 3-1 e fazës së parë nuk është harruar.

Dinamo, të huajt bëjnë "ligjin"
Dinamo që u shfaq në stadiumin "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit, ishte pothuajse e monopolizuar nga futbollistët e huaj. Në 11-shin bazë të propozuar nga trajneri Faruk Sejdini, ra në sy prania e 3 senegalezëve, Gaye, Fall dhe Gudjabi, brazilianit Rodrigo, si dhe e lojtarit nga Mali, Kone. Në njëfarë mënyre, tashmë te Dinamo janë të huajt ata që bëjnë "ligjin", duke parë edhe praninë e zëvendëstrajnerit Paskuli, por edhe të përgatitësit atletik, italianit Neri. Me sa po shihet, presidenti Sulaj kërkon që të sjellë profesionalizëm nga shtete të ndryshme në skuadrën e tij, për të arritur më pas te rezultatet. Për momentin mund të themi se jo çdo gjë ka shkuar sipas parashikimeve, sepse 24 pikë në renditje janë shumë pak për një emër të madh si Dinamo.

Sulmuesi gjirokastrit i "lagunarëve" thotë se fitorja me Egnatian i nxit më shumë për ndeshjen e radhës 20-12-2004
Nora: E patë reagimin e Lushnjës?
Ashtu siç ishte parashikuar, ekipi lushnjar ka vuajtur për të marrë fitoren ndaj Egnatias. Këtu ndikoi edhe përkrahja e një publiku të zjarrtë dhe të shumtë në numër, që nuk pushoi së përkrahuri "lagunarët" edhe kur këta u gjendën në disavantazh. Verdhejeshilëve u janë dashur vetëm 4 minuta për të venitur ëndrrën e shkurtër të fqinjve rrogozhinas për arritjen e një fitoreje. Këtë herë, protagonistët e golave kanë qenë vetëm sulmuesit, Arbri dhe Nora. Autori i golit të fitores për Lushnjën, Arlind Nora, në intervistën e dhënë një ditë para ndeshjes me Egnatian, paralajmëronte kolegët e tij se fitorja me këtë ekip nuk do të ishte e lehtë dhe kështu ndodhi. "E kisha thënë më parë që Egnatia është një ekip në rritje, që nuk do të dorëzohet kollaj. Për të qenë realist, ata na kanë hapur shumë probleme, ku falë paraqitjes së mirë të repartit të mbrojtjes, në veçanti të portierit Llani, kemi arritur të shmangim disa herë rrezikun. Kemi hyrë në dhomat e zhveshjes pas pjesës së parë me një gol të pësuar, çka na e vështirësonte punën në 45 minutat e mbetura. Por trajneri ynë në dhomat e zhveshjes na e ngriti së tepërmi moralin, duke na folur me bindje se ne i kemi mundësitë e duhura fizike dhe psikologjike për ta përmbysur gjithçka në favorin tonë. Dhe kështu ndodhi," - tregon autori i golit të fitores për verdhejeshilët. "Ne zhvilluam një pjesë të dytë tepër agresive dhe me krijimtari në manovrën sulmuese. Jam i kënaqur që realizuam këtë fitore, që për ne do të thotë garanci e plotë për qëndrimin në superligë. Me këtë fitore do të udhëtojmë të qetë në trasfertën e Shkodrës, për të kërkuar një rezultat pozitiv," - përfundon Nora. Pozicionimi në vendin e gjashtë për sulmuesin fantazist nuk do të jetë i përkohshëm, pasi, sipas tij, Lushnja do të vazhdojë serinë e rezultateve pozitive falë formës mjaft të mirë që ka arritur ekipi.

Drejtori teknik i portokallinjve është i kënaqur nga angazhimi i futbollistëve, që ditën ta kthejnë rezultatin 20-12-2004
Kovaçi: Elbasani, bukuria e këtij kampionati
Elbasani ka treguar edhe një herë se mbetet një nga ekipet më të mira të superligës deri tani. Kësaj radhe, ky ekip ka barazuar ndaj Tiranës, atëherë kur bardheblutë kryesonin 20. Megjithatë, Elbasani qëndron në vendin e dytë, përsëri 7 pikë larg kryesueses Tirana, por drejtori teknik i klubit portokalli, Artin Kovaçi, mendon se Elbasani nuk do të heqë dorë nga gara për titull deri në mbyllje të superligës. "Po i ndjekim kampionët këmbakëmbës dhe do të vazhdojmë kështu edhe gjatë gjysmës së mbetur të kampionatit. Kemi grumbulluar 37 pikë deri në javën e 17të, edhe pse mund të kishim pak më shumë, por për këtë faji nuk është i ekipit. Rëndësi ka që të mos humbasim pikë të tjera. Barazimi me Tiranën nuk është shumë për Elbasanin. Besoj se ky rezultat duhet të ketë kënaqur mbi të gjithë sportdashësit e kampionatit tonë, pasi Elbasani është i vetmi që po ia shton bukurinë këtij aktiviteti. Ndeshja ishte vlerësuar maksimalisht nga ekipet, por bukurinë ia zbehu terreni i rënduar nga reshjet. Në javët e fundit kishim pasur ndeshje të suksesshme me Vllazninë, Dinamon e Partizanin dhe kjo na kishte krijuar besimin në vetvete se edhe me Tiranën kjo ecuri do të kishte vazhdimësi. Ndeshjen e nisëm me një mungesë të rëndësishme në mbrojtje, por kjo nuk u ndje dhe aq sa mendonim. Futbollistët e Elbasanit u përballuan mjaft mirë Tiranën, pavarësisht se u ndëshkuan rëndë në një rast. Për fat të keq, megjithëse nga ekipi i Elbasanit po bëheshin të gjitha përpjekjet për ta baraspeshuar rezultatin, në fillim të pjesës së dytë ne pësuam goditjen e dytë, pas së cilës askush nuk besonte te ndonjë mrekulli jona. Por lojtarët treguan se janë profesionistë të vërtetë. Me përkushtim të jashtëzakonshëm ata arritën ta trondisnin Tiranën. Barazimi u duk rezultati më real. Elbasani mbetet pretendent për kreun dhe është një nga shembujt e shkëlqyer të këtij edicioni, duke qenë një nga aktorët kryesorë të kampionatit në superligë. Merita është mbi të gjitha e presidentit Arben Laze, që i solli këtij ekipi një grup lojtarësh të shquar të kampionatit shqiptar. Nëse e mbajmë me meritë vendin e dytë, nuk ka pse të mos e synojmë vendin e parë, në një kohë që kryesueses i kemi marrë katër pikë në dy takime, si askush tjetër nga ekipet e superligës. Në gjysmën e dytë të kampionatit duhet të jemi më ambiciozë dhe pretendentë, duke luajtur po kaq bindshëm," - shprehet Artin Kovaçi, i cili po bën një punë të shkëlqyer në klubin portokalli

Trajneri i bardhekaltërve është rikthyer me fitore në stol, pas dënimit që i dha komisioni i disiplinës 20-12-2004
Canaj: Shkumbini e tregoi veten me Partizanin
Rikthimi i trajnerit Canaj në drejtimin e ekipit, pas dënimit të komisionit të disiplinës, pati ndikimin e vet tek ekipi i Shkumbinit, që fitoi të shtunën përballë Partizanit me rezultatin e pastër 20. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, duke parë punën e mirë që ai ka bërë me ekipin e vet dhe që u paraqit mjaft mirë të shtunën. Rikthimi i tij në stol ka ndikuar shumë, duke pasur parasysh faktin se ai e stërvit dhe e drejton i vetëm ekipin, pasi nuk ka zëvendëstrajner stabël që ta ndihmojë në punën e tij. "Në fitoren me Partizanin, ndoshta pati ndikimin e vet edhe rikthimi im, duke ditur se më mungon për momentin një zëvendës," - shprehet Canaj, duke pohuar një të vërtetë që ndikoi në takimet e fundit, për sa i takon rezultateve. Siç dihet, Canaj ishte dënuar që nga takimi me Dinamon në Tiranë nga komisioni i disiplinës vetëm se reagoi brenda normave ndaj veprimeve të gjyqtarit Idriz Gashi, që e kishte paragjykuar humbjen e Shkumbinit. Në takimin e fundit, Canajn e kemi parë më të qetë në drejtimin e ndeshjes nga stoli dhe kjo jo për hir të masës së dhënë. Për trajnerin bardhekaltër, futbollistët treguan forcë karakteri në ndeshjen e fundit, duke pasur meritën t'ia imponojnë lojën kundërshtarit dhe të përshtaten me terrenin e rënduar. "Për Shkumbinin, fitorja me Partizanin ka vlerë jo vetëm për tri pikët, që e ringjitën në vendin e 4-t në renditje, por edhe sepse ajo rikthen besimin. Fitorja me Partizanin dhe loja me shpirt gare që zhvilloi Shkumbini tregoi edhe njëherë punën e mirë që është bërë në drejtimin e Canaj çdo ditë, që nga faza përgatitore. Takimi me Partizanin tregoi se, kur ekipi e vlerëson siç duhet kundërshtarin dhe mobilizohet siç duhet, ai mund të dalë fitues mbi çdo kundërshtar, kushdo qoftë ai. Fitorja e fundit ka vlera gjithashtu se u kthen besimin e duhur futbollistëve. Ajo ka ndikuar në ngritjen e anës morale të futbollistëve, që vinin pas disa rezultateve jo të mira," - vazhdon trajneri Canaj. Për trajnerin bardhekaltër, fitorja e ekipit që ai drejton u ndihmua shumë edhe nga sportdashësit e zjarrtë peqinas, që e mbështetën si asnjëherë tjetër ekipin dhe ai diti t'ua shpërblejë. Për tërheqjen e sportdashësve në fushë, sipas tij, ndikuan edhe masat e marra nga drejtues të klubit, që hapën dyert e stadiumit si një dhuratë për festat e fundvitit.

Trajneri i Tiranës, Starova, ka një model të veçantë rigjenerimi për skuadrën. A ka të drejtë ai, apo pjesa tjetër e kampionatit? 20-12-2004
Më shumë kujdes rigjenerimit
Nga Zyber Konçi* Nuk ekziston një përgjigje e vetme për zhvillimin e futbollit në nivelin më të lartë. Kudo që luhet futboll, duke e vëzhguar rregullisht lojën, kjo kushtëzohet nga koordinimi individual. Futbollistët janë individë, prandaj kështu duhet të inkurajohen dhe të trajtohen. Një stërvitje e mirë e vërteton këtë fakt dhe inkurajon individin, ndërsa udhëheqja për një rezultat të mirë realizohet dhe bëhet e mundur nga loja e skuadrës. Një stërvitje mesatare bën që skuadra të luajë një lojë stereotipe, duke e futur në kornizë imagjinatën e lojtarit. Futbolli nuk është një stërvitje mekanike, por një veprimtari pa limite të një pune krijuese. Saktësia e një kombinacioni me nivel të lartë, shpejtësia, driblingu me shkathtësi, goditja me lehtësi me kokë e një topi në lartësi, së bashku me zgjuarësinë dhe të qenit gjithmonë i kujdesshëm, bën të mundur drejtimin e kursit të lojës në favorin e skuadrës tënde. Forca, imagjinata, shpejtësia dhe shkathtësia bashkohen dhe kontribuojnë për rezultatin. Lojtarët ose trajnerët duhet të sforcohen për të gjetur teknika dhe ide, meqenëse modelet nuk janë asnjëherë absolute. Shpeshherë ka dominuar dhe ka pasur konsiderata më të larta loja e mbrojtjes, por me kalimin e kohës lindën koncepte të lojës sulmuese, të cilat bënë të mundur krijimin e sistemeve të reja. Natyra e futbollit është aq dinamike, sa që çdo sistem loje apo koncepti mbi procesin stërvitor do të bëjnë që gjithçka të jetë provizore dhe pa kënaqësi të përhershme. Mungesa e kënaqësisë është paralajmërim i një ndryshimi, i cili përfaqëson një sfidë ndaj zgjuarësisë dhe krijimtarisë. Në lidhje me rritjen e intensitetit, volumit dhe vështirësisë së organizimit të ndeshjes, rritet lodhja si përfundim i veprimeve që bën lojtari. Si rezultat i ngarkesës që merr lojtari, bëhet e pamundur arritja e rezultatit optimal. Prandaj duhet që ngarkesat stërvitore të planifikohen gjithmonë duke pasur parasysh ligjet fiziologjike, të cilat përcaktojnë kohën që mund të përballojë sistemi kardiorespirator (puna që kryen) si dhe kohën e nevojshme (përtëritje) të pushimit aktiv, që futbollisti të ketë aftësi për të përballuar të njëjtën punë, me të njëjtën kohë. Në rast se këto nuk respektohen, futbollistit i shfaqet lodhja, e cila grumbullohet në organizëm. Në rast se trajneri vazhdon stërvitjen në kushtet e një organizmi të lodhur, atëherë rezultatet do të ulen dhe gradualisht lind mbistërvitja, që shpesh shfaqet ose me dëmtimet fizike të artikulacioneve, ose të muskujve. Rigjenerimi i forcave është proces biologjik, i cili duhet të ekuilibrohet dhe të përtërijë rënien tranzitore të mundësive funksionale të organizmit, pra të sigurojë sa më shpejt gjendjen optimale funksionale të organizmit, duke mënjanuar lodhjen, ose të ripërtërijë forcat. Përgatitja sportive, lojërat ose rigjenerimi i forcave formojnë një lidhje dialektike. Rigjenerimi i forcave konsiderohet pjesë e regjimit sportiv të futbollistit, si të futbollistëve profesionistë ashtu edhe të futbollistëve amatorë. Rasti "Tirana" I frymëzuar nga ndërtimi i ri i strukturës së ngarkesës stërvitore javore, të aplikuar për herë të parë në skuadrën e Tiranës nga z. Sulejman Starova, ku të nesërmen e ndeshjes (tradicionalisht bëhet pushim) bën stërvitje dhe pushimin e bën të hënën, mendova ta trajtoja këtë temë, pasi ka të bëjë me shpërndarjen shkencore të ngarkesës javore, e cila ka lidhje kryesisht me sigurimin e kohës së nevojshme për përtëritjen e forcave, rigjenerimin e gjithanshëm të futbollistit, gjë që bën të mundur ruajtjen e formës sportive për një kohë sa më të gjatë. Për këtë problem, prej shumë vitesh janë bërë studime dhe eksperimente dhe është arritur në përfundimin se bëhet fjalë për një punë, e cila duhet të ekuilibrojë ose të rindërtojë energjitë e humbura. Që kjo të realizohet duhet të kemi parasysh faktorët pedagogjikë, psikologjikë, mjekësorë e biologjikë. Gjatë punës sime shumëvjeçare jam konsultuar me literaturë ndërkombëtare, pasi ripërtëritja është faktori kryesor ose që na orienton mbi gjendjen (formën) e çdo futbollisti, mbi të cilën do të ndërtohet puna e mëtejshme. Zakonisht përdoren edhe stërvitje vjetore, cikle stërvitore, periudha, cikle stërvitore etapore, javore dhe më në fund vjen ajo që i realizon në praktikë seanca stërvitore ditore, që mund të jetë me një ose dy stërvitje. Me qenë se ngarkesat e cikleve të ndryshme kushtëzohen ose lidhen me njëratjetrën, këto nuk përsëritin njëratjetrën, por janë të kushtëzuara nga rezultatet e cikleve të mëparshme, ose të gjendjes konkrete të lojtarëve dhe në tërësi të krejt skuadrës, të cilat i sigurojmë me rezultatet e testeve individuale, ose me testin kolektiv që është vetë ndeshja e futbollit. Për këtë njihen ose aplikohen kryesisht ciklet etapore trijavore, të cilat kanë luhatjet e tyre nga java në javë, ose nga dita në ditë. Prandaj për të siguruar përtëritje sa më optimale, trajneri cakton ngarkesën (me përqindje ose intensitet), e cila duhet të sigurojë kohën e nevojshme të domosdoshme. Kjo ruhet nga dita në ditë, ose brenda seancave stërvitore (90120 min.), ku trajneri bën stërvitje komplekse. Nga përvoja e punës sime më ka rezultuar se ka lojtarë që brenda një kohe të caktuar nuk arrijnë të përtërijnë gjendjen funksionale, të cilën e realizojnë me matjen e pulsit (për këtë ka norma të caktuara). Që ky futbollist të ketë mundësi të jetë në formë më është dashur të rris kohën e pushimit aktiv. Madje për këta tipa lojtarësh thuhet shpeshherë se bëjnë hile në stërvitje. Në skuadrën e Skënderbeut të Korçës ka qenë një futbollist shumë i talentuar, shumë i edukuar, shumë i sinqertë e që nga angazhimi i tij kushtëzonte rezultatet e ndeshjeve. Ky lojtar quhej Xhambazi. Nga kontrolli që iu bë nga mjeku rezultoi se koha e caktuar për përtëritjen e skuadrës ishte e pamjaftueshme. Në këtë mënyrë u përjashtua mendimi se ai neglizhonte në stërvitje dhe u caktua koha e nevojshme. Në atë edicion, ky futbollist arriti të jepte rendimente të larta, sa që figuroi golashënuesi më i mirë në Shqipëri. Për të edukuar ditën e pushimit aktiv javor të skuadrës, është e nevojshme të theksojmë se kjo duhet aplikuar para fillimit të sezonit dhe të vazhdohet gjer në fund. Përndryshe skuadra nuk do të sigurojë stërvitje të nevojshme dhe forma e saj sportive do të jetë me lëkundje. Si përfundim, rezultatet nuk do të jenë të mira dhe të qëndrueshme. Sikurse e theksova dhe më sipër, përtëritja duhet të realizohet mbas seancës stërvitore, pasi këtu ka norma që sigurojnë pushimin e nevojshëm nga një distancë në tjetrën si në shpejtësi, rezistencë dhe volum. Kështu që volumi i caktuar p.sh. shpejt. 900 metra ndahet në tri seri me nga 300 m, me segmente 2030 m, duke caktuar kohën e segmentit që do të përshkohet, kohën e pushimit aktiv të çdo serie. Pastaj ka rëndësi të caktohet koha e nevojshme midis dy seancave stërvitore, midis një seance ditore nga tjetra dhe deri midis cikleve javore të një etape nga etapa tjetër. Të gjitha këto kërkesa duhet të planifikohen mirë, të kontrollohen mirë dhe, në rast nevoje, të korrigjohen mirë. Më në fund duhet të dallojmë se rigjenerimi nuk është i barabartë me rehabilitimin, për arsye se me rigjenerimin (përtëritjen) kuptojmë sportistë të shëndetshëm dhe kërkohet rinovimi i mundësive të organizmit, ndërsa rehabilitimi ka të bëjë me sportistë, të cilët për arsye dëmtimi kanë prishur gjendjen e tyre sportive, mbasi ka qenë të detyruar të mjekohen duke e ndërprerë stërvitjen. Pjesë e përtëritjes së forcave është dhe plotësimi i kalorive të nevojshme, që realizohet me anë të ushqimit dhe të lëngjeve të humbura, të vitaminave etj. Gjithashtu, rëndësi ka edhe pushimi pasiv që realizohet dhe cilësia e gjumit të nevojshëm. Sa zgjat përtëritja Nga studimet që kam bërë me futbollistët e skuadrave që kam stërvitur, më ka rezultuar se përtëritja pas ndeshjes zyrtare është arritur plotësisht pas 36 deri 48 orësh. Prandaj për të caktuar ditën e pushimit të skuadrës rekomandohet të bëhet kontrolli mjekësor, që realizohet me testet funksionale, që janë të shumta si dhe pesha. Më pas të bëhet krahasimi me testet para ndeshjes. Më në fund, duhet thënë se është e nevojshme të punojmë për të formuar modelin e përtëritjes së forcave të futbollistit dhe të skuadrës, nevojat që ajo ka për përgatitjen, për karakterin e ambientit, për të gjitha kushtet e përtëritjes së forcave nga niveli i përgatitjes sportive nga gjendja % aktuale shëndetësore si dhe nga rrethana të ndryshme individuale të futbollistëve. Pra, është kompetencë e trajnerit për të caktuar ditën e pushimit javor, gjithmonë bazuar te kërkesat që janë ligjore për një përtëritje të nevojshme shkencore. *Ish-trajner i ekipit kombëtar

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Ja nje permbledhje e shkurter rreth asaj qe ndodhi dje ne kampionatin shqiptar :
Fitojne Vllaznia e Salihi
Shkodranet munden 2-0 Teuten ne "Loro Borici", duke mbajtur gjalle shpresat per titull, ose te pakten per ne Europe. Ata kane sulmin me te forte te kampionatit dhe shenuesi me i mire ne Shqiperi, Hamdi Salihi u tregua edhe nje here "snajperist" i mire, duke realizuar golin e tij te 16-te.
Elbasani, 1 pike larg Tiranes
Portokallinjte fituan thelle 7-0 ndaj Lacit (java e 19-te), me nga dy gola te Bejzades dhe Ahmatajt, duke "dihatur" fare prane kampioneve, qe luajne sot ne Fier, ndaj Shkumbinit. Deshtojne kryeqytetaset Dinamo e Partizani, fiton 2-0 Vllaznia ndaj Teutes. Hamdi Salihi, "snajper" edhe kete here
TIRANE - Elbasani ka ngritur ne maksimum interesin per Kategorine Superiore, duke fituar dje bindshem, 7-0, ndaj Lacit dhe duke "mbajtur vrapin" vetem nje pike pas Tiranes kryesuese qe luan sot ndaj Shkumbinit, ne Fier. Kjo, per javen e 19-te, apo te paren e gjysmes te dyte te kampionatit, ne te cilen deshtuan kryeqytetaset e famshme, Dinamo e Partizani, ndersa fitoi Vllaznia (ndaj Teutes), ku ishte i pranishem edhe goli i Hamdi Salihit.
Ne "Ruzhdi Bizhuta", ekipi i Artan Bushatit, nuk ia beri te gjate "me te varferve" te Superliges, duke i mundur shtate me zero. Nje rezultat i pritshem, ndersa Laci humbi edhe mundesine e vetme qe pati, nje penallti ne 30' nga Gjini, kur rezultati ishte 2-0. Bejzade e kapiteni Ahmataj shenuan nga dy gola, ndersa Kaci, Endri Dalipi e Guranjaku nga nje.
Tirana, sot ne Fier
Tirana do te luaje sot ne 13.30 ne stadiumin "Loni Papuciu" te Fierit, ndaj Shkumbinit, duke qene vendase. Kampionet kane bere dje ne ora 11.00 stervitjen e fundit dhe me pas jane nisur drejt e ne Fier, ku kaluan edhe naten. Ne dyshim mbeten lojtare te tille si Ardit Beqiri dhe Ardi Behari, ndersa ne sulm mund te luaje vetem Xhafa, me Mukajn pak te terhequr. Mbrojtesi Albert Duro mund te luaje qe nga minuta e pare.
Ndalen Dinamo e Partizani
Dinamo nuk mundi te shkonte me larg se 0-0 ne Rrogozhine, ndaj Egnatias. Formacioni blu, i perforcuar me afrikane dhe me Qorrin nuk shenoi dot, ndonese ushtroi shume presion. Egnatia, me shume lojtare te rinj, luajti me shume dinjitet dhe lufte sportive.
Partizani, edhe me i perforcuar se Dinamo, vetem mundi te barazonte 1-1 si vendas ne Kavaje. Perballe tij ishte Lushnja qe u gjend ne humbje 0-1 qe ne 4' (gol i Rizvanollit). Por, sipas komenteve radiofonike, lushnjaret luajten me mire sesa te kuqte dhe barazuan me ane te Nores ne 68', pas harkimit te kapitenit Edmond Dalipi.

Lajme nga kampi i Egnatjes!Rrogozhinasit do te jene kundershtaret e ardhshem te Vllaznise.
Gjondeda: Sulmi shkodran do të na hapë telashe
Vllaznia, në dy takimet me Egnatian ka arritur të marrë vetëm tri pikë, me një golaverazh të barabartë, duke shënuar tre gola e duke pësuar po kaq. Një humbje e Egnatias në fazën e parë dramatike 2-3 në Shkodër dhe një fitore në të dytën 1-0 në Rrogozhinë do ta shtojnë interesin për këtë sfidë. Po a do të mundë Egnatia që edhe këtë herë t'i kundërvihet me sukses Vllaznisë pikërisht në Shkodër, ashtu si në fazën e parë? E kemi thënë edhe herë të tjera që, pavarësisht rezultateve zhgënjyese që ish-grupi i futbollistëve të dy fazave pati tek Egnatia, i pamohueshëm është fakti se me kualitetet që kishte një 90-minutësh mund ta nxirrte qoftë edhe me Tiranën. Tani shumë pak nga ata emra do të zbresin këtë të shtunë në "Loro Boriçi" me uniformën e Egnatias. Po ashtu, nuk mund të aktivizohen për shkak kartonësh edhe Gazheli dhe Xhaja. Po çfarë mendon njeriu që pa dyshim në Shkodër pritet të ketë barrën kryesore? Bëhet fjalë për shtatlartin e portës së Egnatias dhe Shpresës, Erald Gjondedën. "Vllaznia në fushën e saj është për t'u pasur jo vetëm në konsideratë, por edhe frikë. Sulmuesit e saj jo më kot e rendisin Vllazninë si ekipin që ka shënuar më shumë në portat kundërshtare, duke kaluar edhe Tiranën. Nuk di kë të ruash më parë, Sinanin, Abilion apo kryegolashënuesin Salihi. E ndiej që do të më duhet t'i përvesh mirë mëngët," - thotë Gjondeda. Pa dyshim që ky takim shënon edhe sfidën e parë në trasfertë për këtë grup të ri djemsh dhe eksperienca nuk besojmë se është në favor të tyre. Jo vetëm kaq, por me përjashtim të Elton Cenos, sulmuesit e tjerë, si Rodhja, Maho e ndonjë tjetër do ta kenë premierë zbritjen në "Loro Boriçi", një stadium gjigant që të impresionon nën thirrjet e fuqishme. Edhe për këtë fakt dhe çfarë pritet nga ky grup futbollistësh në Shkodër, Gjondeda e ka një përgjigje: "Debutimi në Shkodër për herë të parë i disa futbollistëve tanë i ka të dy anët e medaljes. Nga njëra anë, presioni psikologjik ndaj tyre, nën ushtimën e mijëra tifozëve shkodranë, dhe nga ana tjetër, klasi i futbollistëve të Vllaznisë në shtëpinë e tyre. Por nganjëherë duhet parë edhe ndryshe. Ata nuk njohin e famën dhe vlerat e shkodranëve, çka mund t'u japë atyre forcë e moral për të kërkuar të jenë të barabartë. Unë ndryshe përgatitem të reagoj kur gjuan Sinani dhe ndryshe kur gjuajnë futbollistë të tjerë. Kështu që mendoj se nuk do të përbënte çudi ndonjë rezultat-surprizë. E përsëris, se favoritë të padiskutueshëm janë vendësit, por nganjëherë ai që s'ka çfarë të humbasë të bën hatanë." Ky parashikim i Erald Gjondedës edhe mund të mos përjashtohet, kur kujtojmë se Vllaznia nuk shënon gol po nuk humbi nja pesë raste të pastra. Kur i ndodhi kështu me Dinamon, përse të mos i ndodhë edhe me Egnatian, aq më shumë kur nuk përjashtohen edhe shenjat e euforisë shkodrane, karakteristikë e tyre, sidomos ndaj ekipve të vogla? Gjithçka mund të ndodhë dhe rezultatet e dy javëve të para të Egnatias e vërtetojnë më së miri këtë hipotezë.

- Tifoz nderi
- Posts: 523
- Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
- Skuadra: Vllaznia, Bayern
- Location: Rus-Maxharr
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Bushi: Dinamo, më afër ambicieve të mia
Që nga dita e hënë, Alban Bushi është futbollist i Dinamos. Sulmuesi i kombëtares kuqezi, më në fund, vendosi për të ardhmen e tij pas largimit nga skuadra turke e Istanbulsporit. Ndonëse kishte oferta nga një ekip rus, finlandez dhe korean, "Loku" preferoi Dinamon para të gjithave. Në një takim blic kokë më kokë me presidentin Besnik Sulaj të hënën në mbrëmje, Bushi pranoi ofertën për të qenë pjesë e bluve në pjesën e mbetur të sezonit. Ky për të është një rikthim në kampionatin shqiptar, pas eksperiencave më parë me Tiranën dhe Flamurtarin. Në stërvitjen e djeshme në mëngjes, Alban Bushi veshi për herë të parë bluzën e Dinamos dhe doli në stërvitje. - Alban, vetëm pak ditë pas largimit nga Turqia dhe menjëherë e keni gjetur skuadrën tuaj të re, Dinamon... - Në fakt, e kisha shumë të nevojshme ta gjeja sa më shpejt skuadrën time të re, pasi nuk doja që të rrija pa stërvitje. - Pse zgjodhët pikërisht Dinamon për të vazhduar karrierën sportive? - Në radhë të parë, sepse është një ndër ekipet elitare të kampionatit shqiptar. Në radhë të dytë, drejtuesit e klubit u interesuan për mua dhe m'i plotësuan të gjitha kërkesat. Dhe në radhë të tretë, siç e përmenda më lart, nuk doja më që të vazhdoja të rrija pa stërvitje. - A kishit oferta të tjera, përveç ekipit të Dinamos? - Sigurisht. Bëhej fjalë për një ekip rus dhe një finlandez. Këto ishin vetëm dy nga shtetet, të cilat e kishin të hapur merkaton dimërore, por problemi qëndronte te kohëzgjatja e ditëve që do duheshin derisa të firmosja. Kështu që u detyrova të zgjidhja Dinamon për të qenë skuadra ime deri në përfundim të këtij sezoni. - Cilat janë synimet tuaja të para me fanellën e re? - Me aq sa fola me presidentin, synimi është arritja e vendit të tretë, i cili mund të na japë shansin të luajmë në Kupën UEFA. - A shpresoni t'ia arrini këtij qëllimi, duke qenë se hëpërhë Vllaznia është e shkëputur 5 pikë - Shpresa gjithmonë vdes e fundit. Ne do t'ia bëjmë hyzmetin deri në fund, më pas të shohim se çfarë do të ndodhë. - Personalisht, Alban Bushi çfarë u premton tifozëve dinamovitë? - Në përgjithësi, nuk më pëlqen të bëj premtime. Gjithsesi, do të mundohem të bëj më të mirën e mundshme. - Që do të thotë? - Të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur dhe Dinamo t'i fitojë të 12 takimet e mbetura. - Si për koincidencë, pas tri javësh do të përballeni me ish-skuadrën që ju bëri të njohur në kampionatin shqiptar, Tiranën... - Është ende herët për të menduar për bardheblutë. Përpara kemi një ndeshje vendimtare me Lushnjën, të cilën duhet ta fitojmë me çdo kusht.

KF Lushnja: "Ja pse e larguam Demollarin"
Lidhur me masën e shkarkimit që morëm ndaj trajnerit Sulejman Demollari, duke u nisur nga komentet krejtësisht të pavërteta që kanë dhënë mediat e ndryshme sportive, si dhe vetë trajneri në fjalë, ne duam të sensibilizojmë opinionin futbolldashës shqiptar, sidomos tifozërisë tonë, se shkarkimi i Demollarit ka qenë plotësisht i justifikuar nga ana jonë. Që në momentet që Demollarit iu besua drejtimi i ekipit, marrëdhëniet tona me të në drejtim të zbatimit të pikave të kontratës së nënshkruar kanë qenë mjaft serioze, për të mos thënë që jemi treguar shumë zemërgjerë, sidomos në marrëdhëniet financiare, kur kemi dhënë premio edhe për fitore modeste, si ajo me Laçin në Lushnjë, në një kohë që nuk kemi gjobitur asnjëherë, as stafin teknik, as futbollistët, sipas kontratës, kur ekipi ka pësuar humbje apo ka hedhur hapa falsë. Demollari, përkundrazi, ka dalë jashtë kornizave të një trajneri, duke ndërhyrë atje ku nuk i takonte në marrëdhëniet tona financiare, deri edhe me punëtorët e fushës. Gjithashtu, Demollari, në marrëdhëniet e krijuara me futbollistët dhe bordin drejtues, na ka zhgënjyer, duke e humbur krejt seriozitetin për pozicionin që mbante si trajner. Dhe këto gjëra ai jo se nuk i dinte t'i administronte, por kishte shkaqe të tjera, të cilat kanë të bëjnë me nostalgjinë e pashmangshme që ai kishte për klubin e tij të zemrës, Dinamon. Ne nuk mund ta ndalonim Demollarin të ruante këtë nostalgji, por, si trajner profesionist, ai duhet të bënte punën e tij me përkushtim për arritjen e objektivave të ekipit tonë, edhe atëherë kur prekeshin interesat e ish-klubit të tij të zemrës, gjë që ai nuk e bëri, por, përkundrazi, punoi në favor të tyre. Që në mbarim të fazës së dytë të kampionatit, Demollari kishte shprehur dëshirën për të drejtuar ekipin e Dinamos, në një kohë që me ne kishte firmosur një kontratë 1-vjeçare. Këtë gjë ai e shfaqi hapur kur synimet tona për një vend në kampionatet europiane i synonte edhe Dinamoja e tij. Dhe këtë ai e reflektoi dukshëm kur një javë rresht para ndeshjes me Teutën i kreu seancat stërvitore në fusha "kalçeto"-je. Një ditë para ndeshjes me Teutën, Demollari nuk është paraqitur fare në stërvitje dhe ditën e ndeshjes është paraqitur 20 minuta para fillimit të takimit, kur duhej të paraqitej në Lushnjë dhe të udhëtonte drejt Durrësit me ekipin. Edhe gjatë ndeshjes, ai ka kryer ndërrime të dyshimta dhe jo në kohën e në momentin e duhur. Dhe të gjitha këto ai i ka kryer me ndërgjegje, duke bërë që ekipi të futej në fushë totalisht i pamotivuar për atë ndeshje mjaft delikate për ne. Kur pas ndeshjes ne, si kryesi, kërkuam zhvillimin e një analizë urgjente, ai me indiferencë është përgjigjur: "Nuk ndodhi hataja se humbëm një ndeshje", duke mohuar faktin që ajo ndeshje na nxirrte jashtë objektivave tona dhe i hapte rrugën Dinamos së Demollarit. Duam t'i kujtojmë Demollarit se ia bëmë ofertën për trajner, duke respektuar emrin e tij të madh si ish-futbollist, por që nuk rezultoi i tillë si trajner, pasi puna e tij ishte larg të qenit serioze dhe profesioniste. Asnjëherë Demollari nuk ka ardhur në stërvitje me një plan stërvitor të detajuar më parë, siç bënte paraardhësi i tij, Agim Canaj, apo Mirel Josa. Në të kundërt, ai e kthente stërvitjen në një ambient ordiner bastesh me futbollistët, të cilat ktheheshin deri në zënka banale. Duke pasur parasysh këto fakte dhe duke menduar se ndeshja e radhës ishte me Dinamon e tij, ne nuk kishim tjetër zgjidhje për t'i dalë së keqes përpara dhe bëmë zgjidhjen e duhur, duke qenë të bindur plotësisht se masa ndaj Demollarit ishte më minimalja që mund të merrnim, duke nënvizuar se nuk do të lejojmë askënd që të tallet me paratë dhe punën tonë, pasi jemi një klub serioz dhe duam të marrim vetëm atë që na takon. Për sa i përket punës dhe rezultateve pozitive të Demollarit, duam të theksojmë se ato e kanë burimin te marrëdhëniet dhe korrektësia tepër profesionale e presidencës tonë, e cila, me seriozitetin dhe financën e harxhuar, me një trajner tjetër do të ishim me efektivë në shkallët e tabelës së renditjes. E ritheksojmë edhe një herë, se asnjë nga paraardhësit e Demollarit nuk ka pasur të tilla kushte luksi, si në krijimin e kushteve stërvitore, ashtu edhe në marrëdhëniet financiare, ndërkohë që është punuar me më shumë seriozitet dhe rezultatet ndoshta kanë qenë më të mira. Gjithashtu, na vjen keq për interpretimin që mediat e shkruara sportive i kanë bërë largimit të Demollarit, duke e paraqitur në mënyrë krejt të njëanshme. Ndoshta paratë e tepërta dhe të pamerituara që Demollari ka marrë te ne i ka harxhuar për këtë qëllim. Duke dashur ta përkufizojë këtë deklaratë tonën, duam t'i themi Demollarit se ne jemi një klub serioz dhe i respektojmë kontratat, ashtu si dhe në të kundërt, nuk lejojmë që ata që ne punësojmë të shkelin dhe të keqpërdorojnë djersën, lekët dhe besimin tonë në shërbim të interesave të të tjerëve apo simpative personale. Ne duam të sensibilizojmë tifozërinë e mrekullueshme të ekipit tonë se kjo lëvizje u bë që punët në ekipin tonë të zemrës të ecin më mirë, në mënyrë që Lushnja të dhurojë lojëra sa më të bukura, duke iu bashkangjitur ekipeve elitare të futbollit tonë.

Teuta largon Dinamon nga Europa
Dinamo humbet në mënyrë të turpshme 2-0 me Teutën dhe i thotë përfundimisht lamtumirë objektivit për një vend në kupat e Europës. Blutë e drejtuar për herë të parë nga trajneri Agim Canaj, zhvilluan dje ndeshjen më të dobët të sezonit, duke mos e justifikuar aspak besimin e drejtuesve dhe tifozerisë në shkallët e stadiumit "Qemal Stafa". Përballë Teutës së mirorganizuar, blutë janë dorëzuar pa kushte, duke pësuar nga një gol për çdo pjesë loje. Dinamo u tregua apatike në lojën e saj dhe nuk arrinte që të krijonte një aksion të rrjedhshëm drejt portës mike. Të gjithë futbollistët e Dinamos ishin në një ditë të zezë dhe nuk kuptoheshin aspak me njëri-tjetrin. Ndryshe u paraqit Teuta, e cila duke parë lojën e vendësve, por edhe me një qendërsulmues shumë në formë, si Daniel Xhafa, arritën të dilte lehtë përballë portës së Likës. Madje rezultati mund të ishte edhe më i thellë, por mrekullua me emrin Ilion Lika bëri që shumë topa të sigurt të mos shkonin drejt rrjetës. Por kjo nuk mjaftoi për Dinamon, që tashmë u ka thënë lamtumirë pretendimeve për të zënë vendin e tretë në renditje. Edhe pse Paskuli u largua nga skuadra, blutë nuk ditën të reagonin, madje dështuan fatalisht përballë Teutës, e cila në këtë sezon i ka bërë për "ujë të ftohtë" me tri fitore radhazi. Që nga ndeshja e javës së ardhshme me Tiranën, bluve nuk u mbetet gjë tjetër veçse të respektojnë deri në fund kampionatin, sepse synimet për Europën, u fikën dje përfundimisht.
Deklaruan pas ndeshjes
Agim Canaj, trajner i Dinamos:
"Ishte ndeshja më e dobët që kam drejtuar për kaq kohë sa kam si trajner. Skuadrës i mungoi sedra në fushë, një nga elementë bazë të lojës së futbollit. Nuk e kuptova pse futbollistët e mi luajtën të pamotivuar. Për këtë do të kërkoj të flas me presidentin, për të mësuar më mirë se çfarë nuk shkon si duhet, pasi kam vetëm një javë që e drejtoj ekipin. Më vjen shumë keq që e humbëm këtë takim, sepse jemi larguar më shumë me skuadrat e kreut dhe njëkohësisht nga objektivi për një vend në kupat e Europës."
Stavri Nica, trajner i Teutës:
"Fitoren me Dinamon ia dedikojmë Agim Maliqatit për fatkeqësinë e humbjes së nënës. Në këtë takim treguam se jemi një skuadër e bashkuar dhe me karakter. Nuk e prisja që Dinamo të luante aq e hapur në mbrojtje, çka na dha mundësi të organizoheshim dhe të shënonim dy golat e fitores. Sekreti i kësaj Teute fituese kohët e fundit është loja e thjeshtë dhe lufta sportive."
Të veçanta
- Presidenti Besnik Sulaj erdhi me vonesë në stadium, duke ndjekur vetëm disa minuta nga pjesa e dytë, ndërkohë që presidenti Hasanbelliu erdhi disa minuta përpara fillimit të takimit.
- Ndeshjen e vëzhgoi trajneri i kombëtares, Hans Peter Brigel, dhe ndihmësi i tij, Aksel Ros.
- Gudjabi, ndryshe nga takimet e tjera, kur mbante numri 10, ndaj Teutës preferoi fanellën me numrin 24.
- Teuta i shkaktoi dje Dinamos humbjen e tretë në tri fazat e luajtura, duke u konfirmuar si "macja e zezë" për blutë.
Alban Bushi, dëmtimi që frikësoi
Ishin minutat e fundit të lojës, kur Alban Bushi, pas një dyluftimi që pati me një lojtar të Teutës, është përplasur në tokë dhe ka alarmuar të gjithë futbollistët që ishin në fushë. Sulmuesit të Dinamos dhe të kombëtares i ra të fikët për pak minuta, por ndërhyrja e stafit mjekësor bëri që ai të ngrihej në këmbë dhe më pas të transportohej me ambulancë në spital. Nga ajo që u pa, Bushi mori një të çarë në buzë dhe njëkohësisht tronditje në kokë, çka bëri që ai të linte në mes ndeshjen. Ndoshta atij tashmë i duhen disa ditë për të rimarrë veten dhe për të qenë më pas i gatshëm për ndeshjen derbi të së shtunës me Tiranën.

Elbasani, golin e 100-të Laçit
Laçi - Elbasani 0-1 Laçi: Fishta 7 Kaçi 6 Doku 6 Gjini 6.5 Sefgjini 6.5 Duri 6 Kola 6 Ceku 6 Selmani 6.5 Jushi 6 (Biba 89') Shkurti 6.5 Trajner: D.Zima Elbasani: Kotorri 7 Dede 7 O.Osmani 6.5 T.Osmani 6.5 Merxha 6.5 Çapja 6 (Guranjaku 76') E.Dalipi 6 Bejzade 6.5 Asllani 6.5 K.Dalipi 7 Kaçi 6 (Memelli 46') Trajner: A.Bushati Shënues: T.Osmani 15' Gjyqtarë: E.Peza, B.Mesi (Tiranë), A.Lamçe (Patos) Kartonë të verdhë: Doku, Bejzade, Shkurti, Selmani "Radiografia" 3'- O. Osmani jep shkëndijën e parë, duke gjuajtur topin pranë shtyllës së krahut të djathtë. 6'- K. Dalipi gjuan bukur me kokë, por Fishta ka pritur. 12'- K. Dalipi gjuan fort, por Fishta e ka grushtuar topin. 15'- T. Osmani depërton bukur mes katër mbrojtësve dhe shënon golin e avantazhit. 0-1 për Elbasanin. 27'- Bejzade ka rastin më të mirë për të shënuar, por Fishta ka pritur i sigurt. 30'- K. Dalipi ka goditur fort topin, që kalon mbi traun e portës së Fishtës. 45'- Rast i bukur për Laçin për të barazuar, por Selmani gjuan jashtë kuadratit të portës. 47'- Selmani, i vetëm para portës, gjuan mbi traun e portës së Kotorrit. 48'- Bejzade ka goditur bukur topin, por Fishta ka grushtuar. 59'- K. Dalipi ka vënë në provë sërish Fishtën, teksa ka grushtuar. 53'- Asllani ka goditur topin mbi traun e portës së Laçit. 62'- Duri ka goditur bukur topin me kokë, por Kotorri ka pritur. 66'- K. Dalipi gjuan topin mbi traun e portës së Fishtës. 71'- Memelli ka shmangur Fishtën, ka gjuajtur topin, por para vijës fatale ka larguar një mbrojtës laçian. 72'- Sefgjini kërkon t'u japë leksion laçianëve, tek gjuan nga larg topin pa rezultat. 78'- K. Dalipi gjuan, por Fishta ka pritur. 80'- Bejzade ka gjuajtur topin pranë shtyllës së Fishtës. 87'- Asllani ka gjuajtur bukur dhe Fishta sërish është detyruar të grushtojë. 89'- T. Osmani ka rastin për të dyfishuar rezultatin, pasi shfaqet i vetëm para Fishtës. Gjuan, por jashtë. 91'- Memelli, në tentativë për të larguar topin nga zona, për pak sa nuk shënon autogol, por Kotorri ka pritur. Komenti Një nga ndeshjet më të bukura që ka zhvilluar ekipi i Laçit në këtë kampionat. Një ekip pothuajse i transformuar plotësisht, qoftë në sjelljen e lojtarëve në fushë, qoftë në zbatimin e detyrave të vëna nga sekretari i klubit, Dodë Zima. Një Laç që e ka lënë pas, me sa duket, të shkuarën e afërt gjatë këtij kamponati, ku ka luajtur vazhdimisht dobët dhe pa gjak. Megjithëse ka pësuar golin e 100-të, duke thyer rekordin dje në përballjen me ekipin e Elbasanit, ai ka treguar se ka shanse të luajë edhe si i barabartë me ekipe që tashmë pretendojnë titullin kampion. Dje, në Kamëz, Laçi ka pasur mundësi ndoshta të merrte edhe pikën e dytë në këtë kampionat, pasi rastet që krijoi mund të sillnin edhe rezultatin, nëse Selmani nuk do të hezitonte në gjuajtjet e tij para portës. Megjithëse tri ditë më parë Erjonit Selmani ka humbur gjyshen, ai sërish ka veshur fanellën e ekipit të Laçit, duke luajtur gjatë gjithë lojës me ritëm mjaft të lartë. Elbasanasit duket se e kishin nënvlerësuar ekipin e Laçit, nisur edhe nga takimet e mëparshme me këtë ekip, ku ishte përballur edhe pesë herë të tjera (dy herë edhe për kupë), duke fituar lehtësisht, por këtë radhë e ka pasur tepër të vështirë. Djemtë e Bushatit kanë djersitur shumë për të marrë tripikëshin e radhës, që, po të shihet se ç'kundërshtar kishin para, u dukej një fitore tepër e lehtë dhe me një rezultat tenistik, ashtu si në fazën e tretë. Ekipi i Elbasanit, po të shikohet nga formacioni në këtë ndeshje, duket se nuk e ka nënvlerësuar aspak kundërshtarin, duke qenë koshient për rrugën e gjatë që të çon te titulli, por në fushë ata nuk kanë dhënë më të mirën. Ndeshja ka filluar e qetë, ku elbasanasit dukeshin më autoritarë, por rastet u kanë munguar. Për të ardhur në minutën e 15-të, ku një hutim i mbrojtjes laçiane bën që Tefik Osmani të kalojë lehtësisht dhe të shënojë golin e parë. Kjo ka bërë që sekretari Doda të lërë karrigen dhe të udhëzojë ekipin në këmbë. Ndërsa futbollistët laçianë këtë radhë janë treguar "memecë", duke lënë konfliktet apo egoizmin dhe duke vlerësuar kundërshtarin. Laçianët kanë kryer një mbulim të përpiktë të futbollistëve elbasanas, duke mos u dhënë mundësi që të shënonin apo të rrezikonin. Kjo ka bërë që loja të zhvillohej më shumë në mesin e fushës, kryesisht në atë të Laçit. Por aksionet nuk janë shoqëruar me gjuajtje në portën e Fishtës, i cili duhet thënë se ka qenë në një formë të shkëlqyer, ku kanë spikatur grushtimet e tij në momente decizive, duke shpëtuar portën për mrekulli. Përvoja elbasanase në këtë takim duket se nuk ka pasur efekt karshi një ekipi që, po të shikohet nga ndeshja e zhvilluar dje, zor të besohet se mban fundin e tabelës dhe ka prerë biletën për në grupin A1. Përfundimisht, një ndeshje dhe një nivel mbimesatar, e bukur, një spektakël i vërtet dyluftimesh, një lojë harmonike e dy ekipeve, e cila ka kënaqur edhe të pranishmit. Deklarojnë: Dodë Zima, sekretar i klubit të Laçit: "U ndëshkuam nga një gol aksidental. Po të kishim shënuar në rastet që na u krijuan, ndeshja do të kishte tjetër rezultat dhe ne mund të kishim marrë pikë. Lojtarët e Laçit sot i zbatuan mirë detyrat taktiko-teknike." Artan Bushati, trajner i Elbasanit: "Morëm një tripikësh të vështirë, ndryshe nga ç'e kishim menduar. Mendoj që u zhvillua një ndeshje e mirë për të dy ekipet. " Të veçanta: - Ndeshjen Laçi-Elbasani, që u zhvillua në kompleksin e Kamzës, muzika e një dasme që zhvillohej vetëm dhjetë metra larg fushës, i ka "dehur" elbasanasit, të cilët nuk mundën të shënonin më shumë se një herë. - Takimin e ka ndjekur pas rrjetës edhe ish-trajneri i Laçit, Luan Metani. - Edhe pse Selmanit tri ditë më parë i ka vdekur gjyshja, etja për futboll ka bërë që të largojë këtë dhimbje dhe të luajë gjatë 90 minutave.

Gentian Stojku, divorc me Shkumbinin?
Ka ditë që sulmuesi elbasanas Gentian Stojku nuk është parë në Peqin që të stërvitet bashkë me ekipin. Për këtë shkak ai nuk është aktivizuar me Shkumbinin dhe nuk ka qenë në planet e drejtuesve të ekipit. Sipas informacionit që marrim nga drejtuesit e klubit, mungesa e tij është justifikuar me gjendjen jo të mirë shëndetësore kohët e fundit. Sulmuesi elbsanas në këtë sezon erdhi te Shkumbini për herë të tretë nga ekipi i Egnatias, kur u shkëmbye me sulmuesin tjetër, Rizvanolli, me ekipin fqinj. Rikthimi i Stojkut, një sulmues veteran me shumë përvojë, u mendua si një forcë më tepër në sulmin bardhekaltër. Por paraqitja e tij te Shkumbini nuk ishte ajo që pritej dhe, për pasojë, ai la shumë për të dëshiruar në takimet që zhvilloi, duke mos e justifikuar plotësisht emrin dhe formën që kishte. Që në ditët e para te Shkumbini, te Stojku filluan të shfaqen ankimet për gjendjen shëndetësore jo të mirë dhe për dëmtimet e pësuara më parë, që i manifestonte në stërvitje dhe në ndeshje. Mosardhja e tij prej disa ditësh në Peqin duket si një divorc i parakohshëm i sulmuesit elbasanas me Shkumbinin, që ai, në mënyrë të heshtur dhe si pa kuptuar, po e bën realitet. Drejtuesit e klubit nuk duan ta pranojnë këtë ndarje, duke qenë në pritje të rikthimit të tij. Mungon Sejdini, Magani drejton Shkumbinin Pas takimit me Tiranën, Shkumbini të hënën iu rikthye stërvitjes për të shfrytëzuar ditët e ndërprerjes së kampionatit për riaftësimin e futbollistëve të dëmtuar dhe për t'u përgatitur për ndeshjet e tjera të fazës së katërt. Stërvitja e parë e javës ditën e hënë u drejtua nga trajneri Sejdini, e cila nuk kishte ngarkesë të madhe, ngaqë futbollistët vinin pas takimit me kampionët që e zhvilluan në Shijak. Ndërsa dje, në mungesë të trajnerit Sejdini, mungesë kjo e lajmëruar, stërvitjen e ka drejtuar kapiteni Magani. Ashtu si gjithnjë në të tilla raste, është Magani që vihet në rolin e trajnerit dhe merr përsipër drejtimin e ekipit në stërvitje. Duke qenë vetë në krye, Magani stërvitet vetë, por pa harruar të drejtojë edhe të tjerët që ajo të zhvillohet sa më mirë. Edhe në këtë drejtim, kapiteni Magani mbetet shembulli më i mirë në ekip, duke i treguar aftësitë e tij jo vetëm në fushë si mbrojtës dhe si kapiten, por edhe si një drejtues mjaft i aftë. Peqinasit, stërvitje me mungesa Java stërvitore e Shkumbinit ka filluar me disa mungesa. Krahas mbrojtësit Xhyra dhe portierit G.Tafaj, të grumbulluar për ndeshjet e ekipit përfaqësues Shpresa, në stërvitje ka munguar edhe Bylykbashi, i dëmtuar para disa javësh, por edhe F.Tafaj dhe Stojku, që thuhet se janë të sëmurë. Begeja dhe Muça kanë zhvilluar stërvitje larg grupit, ndërsa R.Dervishi, edhe pse i pranishëm në fushë, nuk është stërvitur fare, për shkak të dhimbjes që ndiente që nga takimi me Tiranën.

- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
Incidentet e ndodhura pas ndeshjes me Dinamon i kanë kushtuar financiarisht klubit verdheblu 22-04-2005
Disiplina, 5 milionë gjobë Elbasanit
Olsi Avdiaj
Komisioni i disiplinës, i mbledhur dje në federatë, ka marrë në shqyrtim të gjitha ngjarjet e pahijshme të ndodhura në fundjavë. Disiplinori dje, në më të shumtën e kohës, është marrë me problemet e ndodhura në Elbasan. Kështu, klubi i këtij qyteti është gjobitur me 500.000 lekë. Nuk kanë mbetur pa u lagur nga disiplina as presidenti i klubit, Arben Laze, dhe futbollisti Skerdi Bejzade. Ja vendimet e plota të disiplinorit: - Klubi i futbollit "Elbasani", si rezultat i mosmarrjes së masave të mjaftueshme organizative në fushën e lojës dhe mjediset e stadiumit para, gjatë dhe pas ndeshjes, ku ndodhën edhe trazirat në takimin në fjalë, në bazë të KSD?së dënohet me 500.000 lekë të reja gjobë. - Futbollisti Skerdi Bejzade i Elbasanit, për intervista të dhëna ku cënohet personaliteti i gjyqtarëve të ndeshjes, në bazë të KSD?së dënohet me 50.000 lekë të reja gjobë. - Presidenti i FK "Elbasani", Arben Laze, për ofendim të gjyqtarit kryesor dhe tentativë goditjeje, në bazë të KSD?së dënohet me 50.000 lekë të reja gjobë. - Futbollisti Eduard Marku i Rrëshenit dhe futbollisti Miklovan Çobaj i Tërbunit, për ofendim të gjyqtarit, pezullohen 4 ndeshje secili nga aktiviteti. - Trajneri i Gramshit, Hajdar Kollarja, dhe ndihmësi i tij, Agim Duka, për ofendim të gjyqtarëve dhe tentativë goditjeje, dënohen me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti. - Trajneri i U?17 Tomori, Andrea Xherazi, për ofendim të gjyqtarit dënohet me 10.000 lekë të reja gjobë. - Futbollisti U?19 i Lushnjës Gledis Ziu, për ofendim dhe goditje të kundërshtarit, dënohet me 10 ndeshje pezullim. - Ekipi i Naftëtarit U?17, për mosparaqitje në ndeshjen e radhës me Luftëtarin, e humbet ndeshjen 2?0 në tavolinë.

VLLAZNIA PER GJITHMON
-
- Tifoz nderi
- Posts: 360
- Joined: Wed, 20 Apr 2005 , 13:29
- Location: Shkoder ==> France
- Contact:
Elbasani, 4 përforcime për Europën
Pjesëmarrja e Elbasanit në Kupën UEFA duhet të jetë dinjitoze, po aq sa edhe në superligë dhe verdheblutë i kanë vnëë vetes si synim kalimin me sukses të turit të parë. Tashmë këtë objektiv e ka deklaruar edhe presidenti i Elbasanit, Arben Laze, i cili i ka kërkuar stafit teknik që të piketojë futbollistët që duhet të afrohen në radhët e verdhebluve për të përballuar garën në Kupën UEFA. Pas përfundimit të ndeshjes së fundit të Elbasanit, trajneri Artan Bushati deklaroi përpara mediave se që tani po mendohet për t'u përforcuar, në mënyrë që ekipi të jetë i suksesshëm. Aktualisht, sipas trajnerit verdheblu, janë piketuar përforcimet që i duhet Elbasanit për në Kupën UEFA. Por nga ana tjetër, trajneri Artan Bushati nuk ka preferuar të japë hollësira për futbollistët që janë përzgjedhur për t'u aktivizuar te verdheblutë. Fakti që Elbasani i ka filluar përpjekjet për të realizuar përforcime serioze disa javë pa përfunduar kampionati i superligës flet qartë për ambiciet që ky ekip ka edhe për kupat e Europës. Klubi i verdhebluve është e qartë që nuk ka ndër mend t'i lërë problemet që janë të lidhura me çështjet e përforcimeve të zgjedhjes në prag të ndeshjeve ndërkombëtare. Elbasani do të luajë për kupat e Europës pas 21 vjetësh mungese dhe trajneri Artan Bushati, pas suksesit që arriti në këtë ekip në superligë, do të synojë të kalojë edhe turin e parë në UEFA. Duke qenë se ai thuajse e ka zgjidhur edhe çështjen e përforcimeve, e ka edhe më të lehtë realizimin e synimit të shpallur nga njëshi i verdhebluve. Ekipi i Elbasanit është ndër të paktët në superligë që ka në përbërje të tij futbollistët më cilësorë të kampionatit shqiptar, disa prej të cilëve edhe anëtarë të përfaqësueses. Duke i bashkuar këtij grupi edhe katër lojtarë të tjerë shumë cilësorë, është plotësisht e mundur që Elbasani të bëjë surpriza të këndshme edhe në Kupën UEFA. Pa dyshim që merita kryesore për këtë mbi të gjithë është e presidentit Arben Laze, i cili po ia plotëson kërkesat stafit teknik dhe futbollistëve si askund tjetër.

Xhani: Superliga, koha për ta ndryshuar
Eshtë kohë bilancesh për shumë skuadra të superligës, pavarësisht se gara nuk ka mbaruar ende. Megjithatë, si për shumë të tjerë, edhe për Albert Xhanin ky kampionat ka mbaruar. Partizani i tij ka zhgënjyer jo pak këtë sezon dhe këtë e pranon edhe numri 1 i klubit të kuq. Madje, kur është fjala për të mbajtur përgjegjësi për rezultatet e dobëta të skuadrës së tij, Xhani e vë veten të parin nën "akuzë". Sidoqoftë, presidenti i të kuqve, Albert Xhani nuk lë pa fokusuar në analizën e tij edhe ecurinë e garës, duke përfshirë këtu edhe strukturën e kampionatit.
"Duke qenë se kampionati aktual e ka humbur interesin tonë, pasi kemi dalë prej kohësh jashtë luftës për titull apo për të zënë një vend në kupat e Europës, unë si president i Partizanit kam filluar të bëj llogaritë. Kuptohet, për sezonin e ardhshëm, sepse ky që është në përfundim nuk ka shumë nevojë për kalem. Ai ka qenë një zhgënjim për të gjithë ne, që e duam dhe investojmë për Partizanin. Me këtë rast dua të them se kjo situatë nuk do të përsëritet më te Partizani, madje po u premtoj dashamirësve të skuadrës sonë se do të jemi krejt ndryshe në sezonin e ri. Për këtë kam filluar të punoj që tani. Jam më i vendosur se kurrë të vë në jetë një plan tepër ambicioz për një Partizan të denjë për emrin dhe historinë e lavdishme të tij," - gjykon në fillim të fjalës së tij numri 1 i klubit të kuq.
Duke e konsideruar sezon për t'u harruar për skuadrën e tij dhe për vetë atë, këtë që është në përfundim, Albert Xhani ka dëshirë të kalojë edhe "jashtë gardhit" në analizën e tij. Duke folur për pikat e dobëta të kampionatit, kryesisht të superligës, presidenti i Partizanit ndalet te struktura e garës.
"Unë, si president i Partizanit, kam propozuar i pari para dy vitesh ndryshimin e strukturës së kategorisë superiore. Kam këmbëngulur, natyrisht bashkë me kolegë të tjerë, që në elitën e futbollit shqiptar të garojnë 10 skuadra, në një kampionat me 4 faza. Dhe në fakt kështu u bë. Personalisht e hodha një ide të tillë me mendimin se gara do të ishte më tërheqëse, konkurrenca më e fortë dhe lufta sportive detyrimisht më e ndershme. Pse jo, si njeri edhe i biznesit, kisha parashikuar më shumë të ardhura në arkat e klubeve tona. Pse, do të thoni ju? Po ja, mendoja se duke u ndeshur katër herë brenda një kampionati Partizani me Tiranën, Dinamo me Partizanin, Vllaznia me Partizanin etj., do të rritej interesi i tifozëve për të ardhur në stadium, do të shiteshin më shumë bileta dhe kësisoj do të vilnim më shumë të ardhura nga ndeshjet, gjë që nuk ndodhi. Po kështu, kisha parashikuar që mes këtyre 10 skuadrave elitare të vendit të bënin pjesë realisht më cilësoret, gjë që edhe kjo nuk ndodhi. Në këtë moment reflektimi mund të them se në këtë grup elitar nuk u përfshinë skuadrat më të mira dhe për këtë kemi rastin konkret të Laçit dhe Egnatias. Në superligë u futën të tilla skuadra, që veç problemeve financiare, nuk kishin edhe infrastrukturë. Kështu, u detyruam të luajmë më shumë ndeshje në Kamëz (me Laçin), sesa në "Qemal Stafa" apo diku tjetër, ku tifozët nuk kishin ku ta ndiqnin skuadrën e tyre të zemrës, pa folur këtu për bileta apo përfitime financiare. Pra, duke u kapur në këto pika të dobëta, kuptoj se e kisha gabim kur bashkë me shumë kolegë të tjerë propozuam ta bënim superligën me 10 skuadra," - gjykon Xhani.
Më tej, i pyetur nëse pas një reflektimi të tillë a ka ndonjë "recetë" tjetër për problemin në fjalë, presidenti i të kuqve, Albert Xhani, përgjigjet: "Ajo çka di të them me siguri, është se ëndrrat e para dy viteve s'u realizuan. Jo vetëm që nuk u rrit konkurrenca, jo vetëm që nuk u shtuan të ardhurat financiare nga klubet, por në mes të kampionatit u mësuan skuadrat që do të zbresin nga kategoria, Tirana u shkëput e vetme në krye, ndërsa ne të tjerët qemë të detyruar të luajmë pa ndonjë interes, njëherë në Kamëz, njëherë në një fushë tjetër të papërshtatshme, njëherë në fusha asnjanëse. Për mua, i vetmi aktivitet që e ruajti enigmën dhe luftën sportive ishte Kupa e Shqipërisë. Duke gjykuar kështu, kam arritur në konkluzionin tim personal se struktura e kampionatit duhet të rishikohet. Mbase jam sërish i pari, si para dy vitesh, që si president klubi e them këtë, por kjo mendoj se është diçka e detyrueshme, nëse duam të zhvillojmë realisht një garë cilësore sportive. Ka ardhur koha që superliga të zgjerohet me skuadra, për të cilat investohet seriozisht, që japin garanci financiare, që nuk e lënë kampionatin përgjysmë, që kanë infrastrukturë sportive, dhe jo të përsërisin shembullin "Laçi" në kampionatin që po përfundon. Këtu kam parasysh skuadra të qyteteve të tilla, si Korça, Vlora, Fieri, Berati, Kavaja, e ndonjë tjetër. Madje, kjo metodë pune është edhe në përputhje me kushtet e licensimit të UEFA-s, që ne jemi të detyruar t'i zbatojmë. Pra, personalisht jam për një rishikim të strukturës së superligës. Me këtë nuk dua të ndihmoj askënd, por thjesht t'i jap hakun atij që investon realisht në një skuadër futbolli, që garanton në të gjithë parametrat ecurinë e saj dhe kampionatin."
Po sa peshë ka fjala e tij, kur kihet parasysh se Federata Shqiptare e Futbollit e ka sanksionuar strukturën e superligës deri më 2006? Edhe për këtë, presidenti Xhani e ka një përgjigje: "Kam dëgjuar nëpër media edhe zyrtarë të futbollit se për strukturën vendos federata. Madje, thonë se struktura nuk mund të ndryshojë para 2006-ës. Unë s'jam aspak dakord me ta, madje i kundërshtoj. Për të tilla gjëra, siç është edhe struktura, vendosim vetëm ne, presidentët e klubeve, askush tjetër. Jemi ne që shpenzojmë miliona, si për dy-tri apo katër faza kampionat, prandaj jemi po ne që vendosim se si do të zhvillohet gara. Thjesht, Federata e Futbollit e organizon këtë garë. Nëse ne si presidentë klubesh biem dakord që struktura të ndryshojë, zyrtarët e federatës janë të detyruar ta marrin në konsideratë dëshirën tonë. Në çdo kohë, nëse bëhet fjalë për mendim shumice të presidentëve të klubeve të futbollit, federata e kthen në vendim propozimin tonë," - ka thënë prerë Xhani.