Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 13 Jun 2007 , 01:57

Pa me vjen mire qe Kaçi asht afru tek Vllaznia, shpresoj qe te mos kete nenshkru vetem per Intertoto!!!
Kam lexu qe Fortuzi mund te vije me Vllaznine, pa mu me duket dicka e pamujtun, masandej para 2-3 diteve sportekspres e kishte te shkrume qe Fortuzi ka nenshkru me Tiranen.
Se marr vesht se ca na duhet Delain per mas Intertotos??!!! Nqs Vllaznia den me marr Delain ta marrin itesh se ma vone asht e kote.
Flitet shume per Sinanin si edhe shpesh here drejtusin tone deklarojne perqindjet por kam frike se ato perqindje jane kot e Sinani edhe vitin e ardhshem ka me lujt prep me Tiranen :cry: :cry: :evil:
Belisha, Hoti e disa te rinj te tjere jane duke ba stervitje te distancume...., gjynah qe presidenca jone nuk i jep zgjidhje ktyne lojtareve, ku Hoti duhet te konfirmohet si edhe Belisha do na kishte ba shume shume pune!!!

Shpresojme qe Vllaznia te bajne blemjet e duhuna!!!!
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 14 Jun 2007 , 20:50

admin na po shpresojme por puna asht se dhe 8 dite luhet ndeshja e pare e veshtire te marrim rezultate pozitive na keshtu
mos ta harrojme se dhe vjet ashtu u nisem sot nje lojtar e neser nje tjeter e kur vjen puna i dime te gjithe problemet qe patem.
nese ishalla gabohem por moti i mire shihet ne mengjes
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 15 Jun 2007 , 01:10

Goldi e di qe jena vone.....
Ka shume mundesi qe F$hF-ja don me pezullu Josen ne menyre qe te heqi shpresat e lojtareve te mundshem qe mund te afrohen tek Vllaznia per nje sezon ku te shohe Vllaznine pretedente!!!
Sinani, Belisha duhet me u afru sesban, se marr vesht se pse e ka marr Dibren iheran ??!!! apo edhe ndoj lojtar tjeter si Simo, etj.
Vllaznit Ultras

Image

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Fri, 15 Jun 2007 , 02:21

Un besoj se Josa do te vazhdojn me ken trainer i vllaznis,pamvarsisht se qa kan vendos ata majmunat ne tiran.
Pak sakrific por nuk asht gja qe nuk bahet.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 16 Jun 2007 , 19:02

me sa kam marre vesh sinani ka firmos per vllaznine
i perjashtuar

alti1985
Antar
Antar
Posts: 17
Joined: Wed, 25 Oct 2006 , 17:49
Location: Florida,USA

sinani te vllaznia

Post by alti1985 » Sat, 16 Jun 2007 , 19:25

E fundit / Vioresin Sinani "rikthehet" ne shtepi


Vioresin Sinani eshte rikthyer ne Shkoder teksa ka pranuar qe te luaje sezonin e ardhshem me skuadren e Vllaznise. Pas "bekimit" qe Presidenti Fushaj i dha Mirel Joses edhe pas vendimit te Apelit per te mos e ndryshuar vendimin e Disiplinorit (pezullim i Mirel Joses 6 muaj) i erdhi rradha Vioresin Sinnit, kampion me Tiranen dhe goleadori i Kampionatit shqiptar. Ai ka rene dakort qe ti bashkohet Vllaznise dhe mendohet qe sezonin e ardhshem te jete nga pikat me te forta te skuadres shkodrane.


albaniasoccer.com
Shkodran perjete

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: sinani te vllaznia

Post by Edmond-Cela » Sun, 17 Jun 2007 , 02:16

alti1985 wrote:E fundit / Vioresin Sinani "rikthehet" ne shtepi


Vioresin Sinani eshte rikthyer ne Shkoder teksa ka pranuar qe te luaje sezonin e ardhshem me skuadren e Vllaznise. Pas "bekimit" qe Presidenti Fushaj i dha Mirel Joses edhe pas vendimit te Apelit per te mos e ndryshuar vendimin e Disiplinorit (pezullim i Mirel Joses 6 muaj) i erdhi rradha Vioresin Sinnit, kampion me Tiranen dhe goleadori i Kampionatit shqiptar. Ai ka rene dakort qe ti bashkohet Vllaznise dhe mendohet qe sezonin e ardhshem te jete nga pikat me te forta te skuadres shkodrane.


albaniasoccer.com

t'lumtr goja maj naqe. se na'u desht ky lajm i mire se jena mesu me te qija i'ta kohet e fundit
ishalla asht e vertet.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

sportist_shkodran
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 580
Joined: Wed, 09 Aug 2006 , 04:49
Location: usa

Post by sportist_shkodran » Sun, 17 Jun 2007 , 05:44

Ishalla nuk asht rren.
Moj Vllazni,Vllaznia jone
ti gjithmone do jesh kampjon
vec per hire te spektatorit
Shkodra jone djepi futbollit OLEEEEE

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 17 Jun 2007 , 11:44

Konformohet blemja e Sinanit :D :D :D :D :D :D

Nderkohe qe kosovari Mervan Hoxha, mbrojts i krahut t'djath, asht ne prove tek Vllaznia.
Sezonin e kalum ka lujt me Bashkimin ne Maqedoni.

Vllaznise tesh i duhet nji organizator me pervoje ....
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 17 Jun 2007 , 12:54

Ishalla po fillon e lvize nej san se me ikta lojtar qe kan mete skena gja per terezi.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Mon, 18 Jun 2007 , 00:14

Se marr vesht cfare skuadret kena ne,ska mbete as 1 jave qe kena me lujte me Zagrepin e hala bahet ne diskutim se kush me lujt e kush jo,imagjino tesh sa asht motivimi te lojtaret dhe sa stervitje jane tu ba kto dite.... Kto probleme jane dashte me u kry para 1 mujit e jo tesh po kshu asht kur drejtues por edhe lojtaret jane legena e rrijne e zgjasin a me zgjate a jo kontraten.Ku rasha mos u vrasha tapo i losim kto ndeshje te Intertotos.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 18 Jun 2007 , 09:53

futbollist ke drejte me ato qe thua
eshte vertet shqetesues ky fakt dhe deklaratat e fushajt se pas intertototos do kemi blerje te tjera e si do krijohet nje ekip pretendent nje sot e nje neser
pastaj nje gja skuptoj
kena tre sulmusa sukaj cani dalipi shkojme e blejme dhe tre tjere sinani nora kaci
me 6 sulmusa me duket pak si shume ne skuader
per mendimin tem kjo tregon se merkato jone ska nje njeri te afte per ta drejtu vetem bli nje ketu e shit nje atje
veshtire te kemi sukses
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 18 Jun 2007 , 11:15

me fal naqe. por sme sa, di une sukaj dalipi e kaci jan mesfushor
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Post by kuqeblu4ever » Mon, 18 Jun 2007 , 11:44

Kaci e Dalipi jane mesfushor me tipare sulmuese per Sukaj se di cili asht roli taman por trajneri e ka aktivizu ne sulm ma teper me sa di une ndoshta edhe per mungese sulmuesi. Sic tha futbollisti edhe Goldiani ne na duhet ma efikasitet ne merkato jo me ble lojtare si pula pa kry por me be taman cfare ka nevoje ekipi, dhe ku te jete e nevojshme. Psh ma mire me ble nji Duro ne repart qe kemi nevoje sesa 2 te tjere si Dalipi e Nora ne nji repart ku nuk jena aq keq.
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 18 Jun 2007 , 13:16

Klodian Duro, pritet “bumi”
18 Qershor Nuk eshte vetem nje deshire, apo “enderr me sy hapur” e shkodraneve. Ardhja e Klodian Duros te Vllaznia eshte nje nga alternativat me te diskutuara te dy diteve te fundit. Lajmi behet i ditur nga burime brenda presidences se kuqebluve, kur theksohet se “ceshtja Duro” eshte rihapur perseri. Ne fakt, pas “goditjes” se pare, qe u dha ne faqet e gazetes “Sport Ekspres”, per “variantin Vllaznia” te Duros, pati zera qe e perforcuan argumentin e paraqitur, edhe pse ne ditet pasuese u fol se mesfushori perfundimisht mbetet “prone” e Tiranes. Por merkato keshtu e ka, gje qe nuk ndodh per here ta pare, kur nje futbollist, ndoshta atehere kur thuajse qind per qind mendohet te jete prone e nje skuadre, papritur “gdhin” ne nje skuader tjeter. Nje gje e tille mund te ndodhe edhe me Klodian Duron, te cilin, per hire te se vertetes, duhet pranuar se ne keto dy ditet e fundit e kane lakuar se tepermi ne qytetin verior. Madje, gjithnje sipas burimeve, qe nuk kane shume deshire te shfaqen publikisht, thuhet se edhe vete Duro e ka shprehur nje mundesi te tille.

Sinani, “magneti” i Duros

Nese flitet per nje rihapje te “ceshtjes Duro”, burimet theksojne se shkak eshte bere firmosja e bomberit shkodran, Vioresin Sinani, per skuadren kuqeblu. Dhe, ne nje fare menyre, Viori konsiderohet si nje “magnet” per thithjen e elbasanasit ne Shkoder. Kjo gje eshte vertetuar edhe nga bisedat e shumta telefonike, qe “Kepuca e Arte” ka realizuar ne dy ditet e fundit, sidomos pas momentit te firmosjes me Vllaznine. Dhe, pa diskutim, firma e Sinanit per ngjyrat kuqeblu e ka tunduar jo pak Klodin, per te cilin shume dite me perpara u pat deklaruar per nje oferte te klubit Vllaznia ne adrese te tij. Pas publikimit ne faqet e gazetes sone te ketij njoftimi, presidenti Fushaj, jo vetem qe nuk e kundershtoi, por e perforcoi edhe me teper, kur tha se “Klodian Duron do te kisha deshire ta merrja ne skuadren time, se bashku me te vellane e tij, Albertin”. Burimet shtojne se, krahas Vioresin Sinanit, nje pike tjeter referimi, qe po behet shtyse per ardhjen e Duros, eshte edhe shtatlarti i mbrojtjes shkodrane, Admir Teli. Rihapja e mundesise se veshjes kuqeblu te Duros ka ndezur atmosferen ne kampin shkodran. Nese do te behej realitet, ky do te ishte “bumi” i dyte per shkodranet, qe njeheresh do te shkaktonte “termetin” tjeter ne kampin e kampioneve, pas largimit te Sinanit. Ne nje rast te tille, skuadrat e tjera te kampionatit shqiptar duhet t’i bejnellogarite me ndryshe me Vllaznine. Gjithsesi, punet me Duron pritet te marrin rruge aty nga e marta, kur do te mesohet perfundimisht e ardhmja e tij me Vllaznine.

Sot, surpriza te tjera kuqeblu

Pas nje pushimi dyditor, sot kuqeblute i rikthehen fushes se stervitjes. Themi dyditor, sepse seanca e fundit, qe zhvilluan ata, ka qene ajo e paradites te se shtunes, kur aty nga ora 10:30 mbyllen ciklin stervitor te javes. Duke lene pas “ceshtjen Duro”, e cila pritet te marre rruge disi me vone, per vete problematiken qe mbart ne vetvete, kampi kuqeblu pritet te servire surpriza te tjera ne ditet e kesaj jave, te cilat mund te fillojne qe sot. Ne “loje” prej disa ditesh jane emrat e Delain, te Pocit, por edhe te Abilios, i shfaqur befas ne ditet e fundit, lojtare te cilet Vllaznia deshiron t’i kete ne perberjen e saj, pasi aftesite e tyre jane vleresuar nga ana e specialisteve shkodrane. Edhe pse dite pushimi ajo e djeshmja, per stafin shkodran nuk ka qene e tille, sepse kane vijuar te merren, qofte me “ceshtjen Duro”, por edhe me emrat e tjere, perfshire edhe ata qe permendem me lart. Burimet prane klubit shkodran bejne te ditur per “Sport Ekspres”, se dita e sotme pritet te sjelle ndonje surprize te kendshme ne lidhje me merkaton kuqeblu, kur ndonjeri prej emrave te lakuar mund te behet pjese zyrtare e listes se Vllaznise. GASPER MARKU
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 18 Jun 2007 , 13:25

ishalla bahet realitet ardhja e duros. kurse per abilios s'na duhet gja
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 18 Jun 2007 , 13:47

Ta shofim se deri tesh per emra ne leter kena ndi boll.
Mu Abilio me ka pelqy gjithmone.Gola ka ba boll.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Mon, 18 Jun 2007 , 13:50

Edmond-Cela wrote:ishalla bahet realitet ardhja e duros. kurse per abilios s'na duhet gja
Ishalla mor grup!! se ba me ardh edhe Klodi,rriten ma shumë mundësitë me e fitu kyt kampionat.
Para VLLAZNIA!

kuqeblu4ever
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 429
Joined: Mon, 29 Nov 2004 , 18:43

Post by kuqeblu4ever » Mon, 18 Jun 2007 , 13:54

forri wrote:
Edmond-Cela wrote:ishalla bahet realitet ardhja e duros. kurse per abilios s'na duhet gja
Ishalla mor grup!! se ba me ardh edhe Klodi,rriten ma shumë mundësitë me e fitu kyt kampionat.
Ishalla realizohet megjithese ja kam friken shume se po i ban naj oferte edhe ma te mire Tirana edhe e mban prapseprap se ka hall mos te forcohen kundershtaret teper, nuk asht pak me i shkeput Tiranes Sinanin e Duron, Tirana prap ka lojtare por pastaj stoli i mbet shume i dobet, kshuqe ba me ardh Duro kishte ken fantastike.
VLLAZNIA, BAYERN MÜNCHEN, BARCELONA

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Mon, 18 Jun 2007 , 13:58

vllaznia1919 wrote:Ta shofim se deri tesh per emra ne leter kena ndi boll.
Mu Abilio me ka pelqy gjithmone.Gola ka ba boll.
pa maj naqe por na te gjith i dim prrallat e ktyre braziljanve te prejn ne bese. per mendimin tem plaku eshte me i mire. asht dhe i lirshem i'kyt kohe dha do ishte mire me ja afru nje kontrate presidensa jon.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Post Reply