VLLAZNIA - Besa

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
hatboy
Huligan
Huligan
Posts: 150
Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24

Post by hatboy » Fri, 04 May 2007 , 00:15

Per forrin..>>
Cfare do mendoje ne qofte se Tirona do fitonte ndeshjen e rralles me Besen , qe Besa nuk i qendroi Fair-playt?, simbas asaj qe shkruan ti Tirona nuk paska asnje lloj mundesie tjeter pervec se barazimit ose humbjes?

Per kapjen e vendit te dyte ti mendon qe mund te shkoi keq per fajin tone, apo te ekipit ? E kuptoj qe e ke me ekipin e Tirones ,po un po te pergjigjem si tifoz, qe se kam idene e ndeshjeve se si do ndahen ,por e kam te sigurt qe Tirona smund te ndikoj ne ndeshjen me durrsin sepse ju e keni perpara kete mundesi per ta mundur direkt durrsin.
Un do tiu uroja ate qe duket me e lehte per tu kapur ne krahasim me titullin kampion, vendin e dyte dmth,do me pelqente qe Vllaznia te dilte ne vend te dyte ,dhe te shifja pastaj se si do ta ndanin finalen e kupes Teuta me Besen! :wink:

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 04 May 2007 , 10:04

hatboy wrote:Per forrin..>>
Cfare do mendoje ne qofte se Tirona do fitonte ndeshjen e rralles me Besen , qe Besa nuk i qendroi Fair-playt?, simbas asaj qe shkruan ti Tirona nuk paska asnje lloj mundesie tjeter pervec se barazimit ose humbjes?

Per kapjen e vendit te dyte ti mendon qe mund te shkoi keq per fajin tone, apo te ekipit ? E kuptoj qe e ke me ekipin e Tirones ,po un po te pergjigjem si tifoz, qe se kam idene e ndeshjeve se si do ndahen ,por e kam te sigurt qe Tirona smund te ndikoj ne ndeshjen me durrsin sepse ju e keni perpara kete mundesi per ta mundur direkt durrsin.
Un do tiu uroja ate qe duket me e lehte per tu kapur ne krahasim me titullin kampion, vendin e dyte dmth,do me pelqente qe Vllaznia te dilte ne vend te dyte ,dhe te shifja pastaj se si do ta ndanin finalen e kupes Teuta me Besen! :wink:

M fal qi pa ta baj i kyt Pytje, po ti hatboy a je tifoz i Vllaznise d. m th. shkodran se kto fjalt : do tiu uroja.... po mngatrrojn i fije.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 04 May 2007 , 10:08

hatboy naqe ti si tifoz i tiranes nuk na shpjego dicka
na fitume me dinamon e ju thate ishte nje shfaqje teatrale
po kjo e juja ishte ndeshje gladiatorsh????
tan mendut se vllaznia do bajne "permbysjen" e madhe ndaj beses se vllaznia e kishte ble ndehjen po tash qe u nda barazim a mendon se e kena ble dhe barazimin?
PO NE RAST SE FITO TIRANA NE KAVAJE CA DUHET ME THANE?????

hatboy
Huligan
Huligan
Posts: 150
Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24

Post by hatboy » Fri, 04 May 2007 , 13:59

Man in Redblue wrote:M fal qe pa ta baj i kyt Pytje, po ti hatboy a je tifoz i Vllaznise d. m th. shkodran se kto fjalt : do tiu uroja.... po mngatrrojn i fije.
Jemi kundershtar :D
GOLDIAN wrote:hatboy naqe ti si tifoz i tiranes nuk na shpjego dicka
na fitume me dinamon e ju thate ishte nje shfaqje teatrale
po kjo e juja ishte ndeshje gladiatorsh????
tan mendut se vllaznia do bajne "permbysjen" e madhe ndaj beses se vllaznia e kishte ble ndehjen po tash qe u nda barazim a mendon se e kena ble dhe barazimin?
PO NE RAST SE FITO TIRANA NE KAVAJE CA DUHET ME THANE?????
Ne rrall te pare doja te sqaroja qe mos mi merni per keq pyetjet dhe pergjigjet qe shkruaj ktu, nuk i kam shkruajtur as me ironi, por thjesht kan kuptim si pyetje dhe pergjigje sikur mund ti bojm ne nje kafe.
Goldian , e njejta gje ndodhi dhe me ne ne elbason than qe ishte shfaqje teatrale , prandaj sesht qe kemi ne nje diferenc persa i perket ksaj.
Persa i perket ndeshjes tuj me besen , un e dija qe kavaja do lunte ne favor te durrsit, ato mesazhe qe ke lexu ti kan qene dhe per faktin qe ne jemi paragjyku, dhe pse mos ta bojm dhe ne kte paragjykim , un nuk mund ti komentoj mesazhet qe shkruani ju ktu , nuk mund ti futem ksaj sepse mund te jen dhe mesazhe qe nga nervozizmi momentit mund te mos jen te pelqyeshme per mu si tifoz kundershtar. Prandaj mos u kap me mesazhe qe shkruhen nga nje forum ne tjetrin, sepse kshu nuk eshte qe ke kapur te gjith mendimet e tifozave njelloj, secili ka mendimin e vet dhe e shpreh ne nje menyre apo tjetren. Ti po tregon qe te gjith mendum qe Vllaznia do kthje ndeshjen?Un se kam pas idene se cfare behet ne Shkoder, ne fund degjova qe kishit dale barazim dhe nuk pata ndonje emocion per kte rezultat, dhe per faktin qe ekipi im kishte fituar ndeshjen e rralles,jo si gladiator por reale te pakten.
Ti mund te mendosh cfare te duash po fitoj Tirona ne kavaje ,po me mire eshte te meresh me ndeshjen qe Vllaznia ka me morrat kte jave, kur ekipi qe ti je tifoz mezi po i nxjerr ndeshjet ,ti meresh me Tironen.
Fatjoni ta ka shpjegu shum mir ,qe ne kemi qene ne te njejten pozite vjet dhe gabimisht krijonim aludime te tilla kur ekipi jone akoma nuk fitonte ndeshjet e veta.
Shpresoj mos ti kapesh me shum ironi fjalet :wink:

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 04 May 2007 , 14:39

Un perpiqem qi mos me shkru per kyt teme sepse bahem shum emocional, po megjithate meqi ra fjala po du me i shkru edhe un dy rreshta: tesh kampionatit shiqptar spo i dihet kush po ban ma shum pislleqe, po me dal kympion me pislleqe asht gja shum e shemtume, e tirana kyt vit po del ishtu, ma merr mendja se te pakten per ndeshjen me elbasanin nuk ka diskutim hic se ka ken e bleme- lanun, kurse me dinamon e dyshimte, nqs dikujt i duket nji ose dy ndeshje pak po iu them se ito e vendosin kampionatin se tkishte hum tirana ne elbasan do tishin fole fjale te tjera sot, per sa i perket ceshtjes se "vllaznia mezi po i nxjerr ndeshjet e veta" tham qi vllaznia dhe asi ekip tjeter smund ti fitojn tana ndeshjet, pra sikur tishte lujt futboll i paster sdo tkishte ken tragjike nji barazim mas 5 fitoresh.

Megjithate po e them edhe i her qi un skam deshire te madhe me iu fut ketyne bisedave, se presidentat ton bajn ca tdojn ata dhe na smund te bajm asigja pervecse me bojkotu stadiumin, gja qi edhe po ndodh ne shkoder.

hatboy
Huligan
Huligan
Posts: 150
Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24

Post by hatboy » Fri, 04 May 2007 , 16:51

forri wrote:Vallahi me ken realist,ma e shitun më është duk ndeshja jonë me Dinamon sesa kjo e sotmja.Dinamo ka lujt për së mbari,dhe ka qën duke barazu dy herë në fund të ndeshjes.
Po e zgjedh kte mesazh jo per te tregu se cfare ndeshjesh ben Vllaznia ,po per te tregu qe duhet te jemi realist.
Un nuk mund te them qe Vllaznia duhet ta humbi ndeshjen me dinamon sepse po doli ndryshe qenka e shitur, dhe kjo eshte ajo qe nuk me pelqen qe thuhet per Tironen ,qe duhet ta humbi me elbasanin sepse smund te fitoka ,apo duhet ta humbi ose te dali barazim ne kavaje se ndryshe na e paska lon kavaja. Si ka mundesi qe u paskan ble 2 ndeshje dhe po u pergatiska e treta, asnje nga kto nuk paska mundesi te fitoka Tirona? Aq me teper kur perballjet direkte te pakten i ka fitu te gjitha.
Megjithate nuk mund te citoj cdo mendim tuajin ,ketu ju keni vendin ku shprehni shqtesimet tuaja ,dhe si mik ktu duhet ti permbahem.
Suksese ne ndeshjet e ardhshme .

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 04 May 2007 , 17:15

hatboy te falenderoj sinqerisht qe je aktiv ne forumin tone me mendimet e tua ne lidhje me skuadrat tona dhe futbollin ne pergjithsi.
une vet kam ba nje postim kur thashe nese tirana do fitoje me dinamon sdo me duket cudi e madhe pasi dihet se tirana eshte shume me lart se dinamo sikurse them dhe per ndehsjen e elbasanit qe tirana mund ta kete fituar me merite pasi duke pa lojtaret e skuadrave ske pse mendon ndryshe por duke pa reagimin e tigrave verdheblu atehere fillon e krijohet nje dyshim.
une po te them dhe tani se tirana mund ti marr tre piket ne kavaje pa pase nevoje per leshime sepse cdo tifoz i dallon vlerat e tiranes dhe to te kavajes sikurse nuk e fajesoj aspak ekipin kavajas per piken e marre ne shkoder pasi do ishte skandal nese do e beja nje gje te tille.
nje gje sduhet ta harrojme cdo ndehsje e superliges ne fund te cdo sezoni do paragjykohet nga palet e treta dhe pikerisht kjo gje seshte aspak pozitive.
edhe ndehsja e fundit mes skuadrave tona do kete paragjykime por na duhet nje zgjidhje per sezonin e ardhshem.
hatboy sinqerisht faleminderit per pjesmarrjen ne forum

hatboy
Huligan
Huligan
Posts: 150
Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24

Post by hatboy » Fri, 04 May 2007 , 18:39

Ok GOLDIAN ,jam dakort me ato qe ke shkrujt ,vetem per te sqaru punen e kontestimit te tifozave te elbasonit.
C`do rezultat pozitiv i Tirones ne elbason do kishte kontestim nga ato tifoza.
Donin te perseritnin ate qe u bo vjet ne kavaje por nuk i doli, dhe pse e fryn sa munden neper gazeta , dhe sinqerisht kjo na ka bo akoma me te forte per te vazhdu me e mbeshtet ekipin akoma me shum.

Edhe un te falanderoj, Rrofte sinqeriteti :D

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 04 May 2007 , 19:42

Menimi jem asht qe tana skuadrat bajne pislleqe.Nuk egziston skuader ne kampionatin shqiptar qe te pakten nji neshje nuk e ka marre me pislleqe.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Fri, 04 May 2007 , 21:41

hatboy wrote:Per forrin..>>
Cfare do mendoje ne qofte se Tirona do fitonte ndeshjen e rralles me Besen , qe Besa nuk i qendroi Fair-playt?, simbas asaj qe shkruan ti Tirona nuk paska asnje lloj mundesie tjeter pervec se barazimit ose humbjes?
Hatboy!Topi është i rrumbullakët dhe mund të ndodhi gjithçka,futbolli prandaj është i bukur,sepse mund të ketë edhe rezultate të çuditshme(si rasti i Turbina-Elbasani)e jo më,të mos fitojë Tirana me Besën.
Në qoftë se do të dish mendimin tim rreth gjëndjes së skuadrave në këtë kampionat,renditja do ishte e tillë:
Tirana
Besa

Vllaznia...
etj me rradhë,por kjo gjithmonë nga ana kualitative sepse nga ana e rendimentit Besa meriton vëndin e parë,duke përjashtuar disa favore që mund të ketë bërë rrugës,megjithatë ka patur shumë rendiment këtë kampionat.Pra jam i mendimit se Besa mund të fitojë ndaj jush,apo të paktën,të marri një barazim,dhe mos harro që ju rrafi brënda në Tiranë,gjithashtu edhe Dinamon dhe mos u mundo të më thuash që këto ndeshje ishin të lëna pasi kam qënë vet prezent në stadium dhe e kam parë me sytë e mi se si janë zhvilluar ndeshjet.
Per kapjen e vendit te dyte ti mendon qe mund te shkoi keq per fajin tone, apo te ekipit ? E kuptoj qe e ke me ekipin e Tirones
Sigurisht,për ekipin e futbollit,këtu nuk po flasim për kalçetin ku mund të luash ti me Fatjonin kundër nesh. :P :lol:
,
po un po te pergjigjem si tifoz, qe se kam idene e ndeshjeve se si do ndahen ,por e kam te sigurt qe Tirona smund te ndikoj ne ndeshjen me durrsin sepse ju e keni perpara kete mundesi per ta mundur direkt durrsin.
Të jesh i sigurtë që mund të ndikojë,duke vrarë pak trurin do shikosh se në rast se ju fitoni me Besën dhe me Partizanin,do e siguroni matematikisht titullin,edhe sikur,ne të fitojmë kundër Teutës në ndeshjen direkte,n.q.s. ju ia lini ndeshjen Durrësit dhe fitoni me ne ndeshjen e fundit,del direkt në vëndin e dytë Teuta.
E shikon pra se ç'farë mund të ndodhi në rast se ju fitoni me Kavajën?! :?
Para VLLAZNIA!

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Fri, 04 May 2007 , 22:13

hatboy wrote:
forri wrote:Vallahi me ken realist,ma e shitun më është duk ndeshja jonë me Dinamon sesa kjo e sotmja.Dinamo ka lujt për së mbari,dhe ka qën duke barazu dy herë në fund të ndeshjes.
Po e zgjedh kte mesazh jo per te tregu se cfare ndeshjesh ben Vllaznia ,po per te tregu qe duhet te jemi realist.
Un nuk mund te them qe Vllaznia duhet ta humbi ndeshjen me dinamon sepse po doli ndryshe qenka e shitur, dhe kjo eshte ajo qe nuk me pelqen qe thuhet per Tironen
Hatboy!
Këto citate janë vërtet të mijat,por janë përdorur në një kontekst tjetër.Pra ti po i përdor ato,për të bërë lojë fjalësh dhe të insinuosh që ne duhet të pranojmë se kemi blerë ndeshjen me Dinamon.
Unë i kam parë të dyja ndeshjet e zhvilluara nga skuadrat tona kundër Dinamos.


Në ndeshjen tonë,Dinamo luajti e tërhequr mbrapa dhe lojtarët tonë po bënin një lojë shumë të rrëmujshme,u desh që të hanim një gol për ti sjell në vete lojtarët tonë.Ata luajtën minutat e fundit me shumë grintë dhe golat erdhën si pasojë e presionit shumë të madh që bënte skuadra jonë dhe nuk mund të thuash që Dinamo na e la ndeshjen pasi në fund të lojës ata filluan të sulmonin ashpër dhe mund të barazonin pasi skuadra jonë ishte hedhur e gjitha në sulm duke lënë shumë hapsira mbrapa.

Ndërsa në ndeshjen tuaj ata luajtën më të hapur,dhe duke qënë e tillë rezultati mund të shkonte nga të dyja anët.

Pra,ne luajmë 70 minuta,lojë të mërzitshme,pësojmë gol,ndryshojmë taktikë dhe fitojmë në fund të ndeshjes,dhe duket kjo,sikur na e kanë lënë ndeshjen,por në fakt s'ka ndodhur kështu,kurse me ju është ndryshe,pasi rezultati ishte 2-0 për ju.Dinamo bëri gol dhe u përpoq të barazonte por nuk ja arriti.

Pra nuk është se po them që Dinamo na e la ndeshjen por po ti shikosh si ritëm loje dhe mënyrën se si u shënuan golat gjithkujt mund ti lindi ideja se ndeshja jonë ishte më e dyshimtë por të siguroj që ndeshjen e kemi fituar me forcë ashtu siç do ta fitojmë ndeshjen kundër jush në "Qemal Stafa". :lol:
Para VLLAZNIA!

hatboy
Huligan
Huligan
Posts: 150
Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24

Post by hatboy » Fri, 04 May 2007 , 22:19

forri > ne qofte se besa na ka mund ne Tiron dhe ne e kemi mund ne kavaje.Ti mendon qe dinamo ka me shum mundesi se aq sa lujti ksaj here? Ateher pse nuk fitojj me tironen ne dy perballjet e tjera qe kishte ,kur ju donin piket dhe nuk kishte dal akoma nga kampionati?

Edi qe e ke per ekipin ,po kur drejtohesh me ju, duhet kujtu qe po i flet tifozave dhe ne ktu sjemi pjes e ekipit dhe aq me teper te bojm llogarit se kujt do i lehet ndeshja e kujt jo.
Un e kam shpjegu dhe her tjeter ,dhe nuk e ke lexu me kujdes ,qe Vllaznia e ka vet ne dore vedin e dyte ,nuk ka cfare pret nga Tirona, ne rrall te pare gjithmon duhet llogarit qe fiton me Partizonin , pastaj i ngelet ne dore qe te bej hapin e madh qe te mundi direkt durrsin dhe Tironen ,dhe vendi i dyt eshte i sigurt dmth , pa pare fare se cfare bejne te tjeret.

hatboy
Huligan
Huligan
Posts: 150
Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24

Post by hatboy » Fri, 04 May 2007 , 22:27

forri wrote:
hatboy wrote:
forri wrote:Vallahi me ken realist,ma e shitun më është duk ndeshja jonë me Dinamon sesa kjo e sotmja.Dinamo ka lujt për së mbari,dhe ka qën duke barazu dy herë në fund të ndeshjes.
Po e zgjedh kte mesazh jo per te tregu se cfare ndeshjesh ben Vllaznia ,po per te tregu qe duhet te jemi realist.
Un nuk mund te them qe Vllaznia duhet ta humbi ndeshjen me dinamon sepse po doli ndryshe qenka e shitur, dhe kjo eshte ajo qe nuk me pelqen qe thuhet per Tironen
Hatboy!
Këto citate janë vërtet të mijat,por janë përdorur në një kontekst tjetër.Pra ti po i përdor ato,për të bërë lojë fjalësh dhe të insinuosh që ne duhet të pranojmë se kemi blerë ndeshjen me Dinamon.
Unë i kam parë të dyja ndeshjet e zhvilluara nga skuadrat tona kundër Dinamos.
Se kam mare per loj fjalesh por per te bo krahasimin si realitet , kur ndeshja mund te duket e shitur dhe ekipet jan shprehur ndryshe ne fush.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Sat, 05 May 2007 , 14:53

hatboy wrote:
Man in Redblue wrote:M fal qe pa ta baj i kyt Pytje, po ti hatboy a je tifoz i Vllaznise d. m th. shkodran se kto fjalt : do tiu uroja.... po mngatrrojn i fije.
Jemi kundershtar :D


Edhe mje duke djal i mire pra mor burre, se kisha prit i kyt gja prej tejet, hajt se do tmarrim masa per me tkonvertu ne redblue-boy :lol: :lol: :lol

hatboy
Huligan
Huligan
Posts: 150
Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24

Post by hatboy » Sat, 05 May 2007 , 22:22

Man in Redblue wrote:Edhe mje duke djal i mire pra mor burre, se kisha prit i kyt gja prej tejet, hajt se do tmarrim masa per me tkonvertu ne redblue-boy :lol: :lol: :lol
:D Deri aty ke BLUE mund te arrij, :D ,masnaj aty ke RED nuk shkoj dot mo ,se jan dhe ato morrat me red,babababa :D
Ta jap un nje mendim, per nje nick name per ty?
Man in VllazenBlue :D

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Tue, 08 May 2007 , 21:18

hatboy wrote:
Edi qe e ke per ekipin ,po kur drejtohesh me ju, duhet kujtu qe po i flet tifozave dhe ne ktu sjemi pjes e ekipit dhe aq me teper te bojm llogarit se kujt do i lehet ndeshja e kujt jo.
A e di si është puna?!! ne për tifozllik vijmë këtu e jo për luftë.Kto pra ka tifozlliku,diskutimet,dhe jo vendime,pasi të jesh i sigurtë se asnji s'na pjerdh as ty e as mua.
Un e kam shpjegu dhe her tjeter ,dhe nuk e ke lexu me kujdes ,qe Vllaznia e ka vet ne dore vedin e dyte ,nuk ka cfare pret nga Tirona, ne rrall te pare gjithmon duhet llogarit qe fiton me Partizonin , pastaj i ngelet ne dore qe te bej hapin e madh qe te mundi direkt durrsin dhe Tironen ,dhe vendi i dyt eshte i sigurt dmth , pa pare fare se cfare bejne te tjeret.
Edhe unë ta shpjegova shumë mirë që,për vëndin e dytë ka shumë në dorë edhe skuadra juaj,por ti nuk e paske kuptuar fare shkrimin tim të mëparshëm.Atëhere unë po vë në punë matematikën(Më hape punë :P )
Edhe një herë pra: N.q.s. ju fitoni ndaj Partizanit ndeshjen direkte,atëhere e keni të siguruar matematikisht titullin dhe rrjedhimisht ndeshja me Teutën mund të ketë kompromis(e them me delikatesë këtë,se mund ta thoja edhe popullorçe :lol: ).
Atëhere,rënditja është e tillë:
Tirana 66 pt
Teuta 60 pt

Vllaznia 59 pt

N.q.s. ju fitoni me Partizanin dhe ne me teutën atëhere gjëndja do shkojë kështu:
Tirana 69 pt

Vllaznia 62 pt
Teuta 60 pt

Pastaj javën tjetër Ne fitojmë me Apolloninë dhe ju me "delikatesë" humbni me Teutën,dhe kemi:
Tirana 69 pt

Vllaznia 65 pt
Teuta 63 pt

Dhe pastaj vimë javën e fundit ku mbasi Teuta fiton ndeshjen e saj,dhe ju bëni të pamundurën për të fituar ndaj nesh dhe do kishim këtë rënditje:
Tirana 72 pt Tirana 70 pt
Teuta 66 pt Teuta 66 pt

Vllaznia 65 pt ose në rast se ne barazojme me ju:Vllaznia 66 pt

E shikon pra,se Tirana,ka shumë në dorë?! dhe e them me plot bindje që Teuta ka për tu favorizuar nga ju.E vetmja garanci e jona është nji barazim i juaji me Partizanin,sepse vetë atëhere do ishit të detyruar të luanit realisht për fitore ndaj Durrsit pasi një barazim me ata do na afronte në 3 pikë dhe ndeshjen e fundit gjithçka mund të ndodhi pastaj.
Huh!! po pse mor vlla,mësime matematike do të jap unë ty?!!
Para VLLAZNIA!

hatboy
Huligan
Huligan
Posts: 150
Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24

Post by hatboy » Wed, 09 May 2007 , 00:42

Mer burr dheu ti nje gjo ,ate me kryesore se ke kap fare , ne asnje pjes nuk shkrun qe vlaznia po ti fitoj te treja ndeshjet qe kan ngel del AUTOMATIKISHT ne vend te dyt te pakten. Ti i bon llogarit duke pa te tjeret nderkohe qe ekipi jot del rezultativ duke fitu ndeshjet e veta.
Shnet e t`mira.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 09 May 2007 , 20:08

peqini i rrasi tri petlla beses kurse na smujtme me i rras dy :cry:

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Wed, 09 May 2007 , 21:37

hatboy wrote:Mer burr dheu ti nje gjo ,ate me kryesore se ke kap fare , ne asnje pjes nuk shkrun qe vlaznia po ti fitoj te treja ndeshjet qe kan ngel del AUTOMATIKISHT ne vend te dyt te pakten. Ti i bon llogarit duke pa te tjeret nderkohe qe ekipi jot del rezultativ duke fitu ndeshjet e veta.
Shnet e t`mira.
Po ti i lexon mirë ato që shkruj unë apo kap vetëm disa fraza që arrin ti kuptosh?!
Unë shkruaj disa gjëra të caktuara,ndërsa ti përgjigjesh tjetër për tjetër.Ça të them unë tashti?!.
Ose jep të paktën një përgjigje që unë të kuptoj se,a qëndrojnë ato që them apo jo?!
Ja t'ju shohim si do delni me Teutën.Kanë për të dalë fjalët e mija apo jo.
Para VLLAZNIA!

Post Reply