Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 25 Apr 2007 , 18:29

Mire se erdhe ne radhe te pare vllazniaeu.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 25 Apr 2007 , 19:45

per cilin sit behet fjale
i perjashtuar

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Wed, 25 Apr 2007 , 21:39

GOLDIAN wrote:andin e njoh dhe une dhe kam relata shume te mira me te
pervec se asht nje tifoz i zjarrte dhe jep jeten per skuadren e tij
asht dhe shume i talentum ne gazetari
por meqe e morra vesh se kush asht autori po ju tham nji gja
andi nuk asht se ka shkru ate qe ndjen vet por eshte i detyruar te shkruaj ashtu se perndryshe ka probleme me shefin e me rrogen
:evil:
Aaa!po të jetë kështu,është tjetër gjë,por që është tendencioz duket sheshit.
Para VLLAZNIA!

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Wed, 25 Apr 2007 , 23:13

GOLDIAN wrote:per cilin sit behet fjale
V1919, Goldi me duket se don naj denim :lol: :lol: :lol:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 26 Apr 2007 , 13:34

Ka dale ligji i ri:kush kape gabimin nep denimin. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Tue, 01 May 2007 , 19:38

aj shkrimi ne gazete sot te sporti shqiptar personalisht me duket i teprum
ste ka fajin cim muca o gjergj fushaj se vllaznia se mund dot besen
qe shkrun muca mos u anko per gjyqtaret

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Tue, 01 May 2007 , 20:49

Po ky Shkrimi tjeter ne lidhje me Bicin si ju duket?

Un kam pas respekt per Bicin po asht tu ma neverit gjithmone e ma shum kto koht e fundit


Trajneri lezhjan i Besës, Vasil Bici, tregon edhe zënkën që pati me mesfushorin Belisha gjatë zëvendësimit 01-05-2007

Bici: Në Shkodër patëm presion psikologjik

Feriz Ferizaj


Kërkon të mos rri gojëmbyllur pas ngjarjeve të fundit në Shkodër, ku edhe pse në pamje të parë gjithçka është dukur qetë, për trajnerin Vasil Bici nuk ka qenë ashtu. "Personalisht, por edhe disa futbollistë që më treguan në pushim dhe pas ndeshjes, kam provuar një presion të madh psikologjikisht, duke më thënë lloj-lloj fjalësh që unë të lija ndeshjen. Po si t'u thoja unë futbollistëve, xhanëm? T'u thoja lërjani Vllaznisë? Asnjëherë në jetën time nuk e kam bërë këtë dhe as nuk ka ndër mend ta bëj.
E din mir ai ca thohet, ti kishte than futbollistave njata fjal qi i tha kunder Teutes kur ja lanen golin teutes,

Unë jam profesionist
si profesionist qi je ta kishe zbatu kontraten qi ke pase me vllaznin para dy vjetsh, e jo si u zhduke ti..


dhe dua të mbetem i tillë, paçka se çfarë thonë të tjerët. Nuk kam pasur kurrë kaq presion në një ndeshje futbolli dhe, me thënë të drejtën, nuk e prisja këtë nga shkodranët, ku mes tyre që ushtronin presion psikologjikisht ishte edhe një pjesë që e njihja mirë, sepse kishim bashkëpunuar kur unë kam punuar me Vllazninë," - shprehet i indinjuar trajneri Bici, i cili akoma nuk e kupton përse Besa nuk duhet të luante futboll, kur kujtojmë që një ekip duhet të jetë sa më në formë për në finalen e kupës. Bici ndërkohë sqaron edhe zënkën që pati gjatë momentit të zëvendësimit të Belishës, kur ky i fundit e refuzoi haptas mendimin e tij, që gati e çoi në konfrontim. "Të njëjtin presion ka pasur edhe Belisha, për të mos thënë ca më shumë, për shkak se ai është shkodran dhe luante përballë shokëve të tij, me të cilët kishte luajtur vetëm një sezon më parë. Duke qenë nën këtë presion dhe nën thirrjet ofenduese të vazhdueshme të publikut, ai nuk po orientohej dot në fushë.
Un kam lexu se belisha asht duartrokite prej tifozave shkodrane
Mendova ta zëvendësoj, por si duket atij nuk i pëlqeu zëvendësimi. Këto lloj kundërshtimesh kanë ngjarë me lojtarë të kalibrit europian, jo më me Belishën, aq më tepër kur ai ishte nën një trysni psikologjike," - sqaron trajneri i Besës, Vasil Bici, i cili po e drejton me mjaft sukses ekipin kavajas, kur kujtojmë që për herë të parë në historinë e saj Besa mund të marrë Kupën e Shqipërisë. Pikërisht për këtë ngulmon edhe Bici, i cili kërkon që ndeshjet e mbetura të kampionatit të vlerësohen jo vetëm duke mos toleruar, por duke kërkuar fitore, në mënyrë që edhe tifozët kavajas të gëzojnë. "Nuk më intereson asnjë ekip përveç Besës dhe nuk dua t'i dëgjoj komentet që thuhen lart e poshtë për aludime. Edhe ndaj Tiranës këtë javë do të luajmë bukur dhe impenjativë, ashtu siç Besa ka luajtur çdo ndeshje këtë sezon. Kështu i shërbejmë jo vetëm kupës, por edhe kënaqim tifozët tanë, të cilët na kanë mbështetur shumë dhe e meritojnë t'u gëzohen fitoreve të tjera," - përfundon trajneri i Besës, Vasil Bici.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 01 May 2007 , 21:36

O ky don me dale i nershem por problemi asht se nuk paten beth kta te tont me e fitu neshjen.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Tue, 01 May 2007 , 22:14

Nejse! Edhe Kavajsit nuk kishin arsye me luajt edhe aq fort!
Bici thotë se nuk i intereson ekip tjetër përveç Besës,si dhe parapëlqen të luajë Fair-play-in.Ok,le ta shohim nëse do ta ruajë këtë fair-play edhe ndaj Tiranës atëhere po,që nuk kemi gojë për me fol kundër Besës.
Më qëlloi fat i keq që luan Vllaznia ktu në Tiranë,sepse do kisha ikë kastile në Kavajë për me e pa se si kan me lujt me Tiranën.
Para VLLAZNIA!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 01 May 2007 , 22:36

Brravo naqe.I ke ra piks,nji kyt deshta me thane edhe po harrova prej ngutit se filloj pjesa e dyte e neshjes pare. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 02 May 2007 , 00:55

Mrama juj,

S'na ka faj Besa, qe ne nuk arrijme me fitu.
Shpresoj qe ishtu sic paska lujt Besa te lujn te tana ekipet, e vetem ne kete menyre kampionati Shqiptar ka me u ba ma i bukur...
Normale qe Besa e ekipet e tjera duhet me i ba te tana ndeshjet me te njejten impenjim!!!
Vllaznit Ultras

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Wed, 02 May 2007 , 01:24

Me kyt shkrim nuk du me than qi pse nuk na e lanen, edhe marre na qoft neve pse nuk patme forc me i rrah :(
Po si munena me pretendu per kampionat te nershem, kur kena trajnjera si "zoti" Vasil Bici :?: :roll:
Vasil Bici wrote:Po si t'u thoja unë futbollistëve, xhanëm? T'u thoja lërjani Vllaznisë? Asnjëherë në jetën time nuk e kam bërë këtë dhe as nuk ka ndër mend ta bëj. Unë jam profesionist dhe dua të mbetem i tillë, paçka se çfarë thonë të tjerët.
"Zoti" Vasil Bici, meqi keke kaq i nershem, pse nuk let fort edhe kuner ekipeve tjera, po veq kuner Vllaznis? Pse i len Teuts me t’ba 5 gola, mgjs 4 t’part ishin jasht-lojet? (pranej ja leshe golat, se atyne shk*******t ja leshe nji gol, albitri e nepte jasht lojet, e ti si ma shk*****t se ata, ja leshe edhe ka nji gol tjeter. Pes her kja pun, derisa ju mush menja edhe albitrit qi Durrsi u dote me e fitu kyt neshje. Paske ken tamam SHK*****T :evil: Profesionisti i “mas ban me t’than”, se BOLL T"KAM THAN! Duket qart qi je tyj lujt per Durrsin. Mir e tha Forri, ta shofim sa i nershem pa del ne shjen kuner tir***.
Vasil Bici wrote:Nuk kam pasur kurrë kaq presion në një ndeshje futbolli dhe, me thënë të drejtën, nuk e prisja këtë nga shkodranët, ku mes tyre që ushtronin presion psikologjikisht ishte edhe një pjesë që e njihja mire.
Mar shk*****t m***t, nuk ke goj me fol per SHKODREN e SHKODRANT, se a S’BAJM presion ne a s’ban kush. Ne t’bame trajnjer mar b*****m, ne t’majtme me buk, e tash pa na shet pordh. SHK*****T :evil:
Mas ktyne qi paske than, hajde, po ta majti, edhe banu prep trajnjer i Vllaznis :evil: :evil: :evil:
Last edited by kuqeblu on Wed, 02 May 2007 , 01:34, edited 1 time in total.
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 02 May 2007 , 01:30

Per mendimin tem ato fjale qe ka jane shkru ne gazete mund te jene edhe trillime te gazetarit.
Vasil Bici ka punu ne Peqin e besoj se e din mire se ca jane presionet, e ska gole me fol per kete gja!!!
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 02 May 2007 , 02:29

Rivali i shqiptarëve, NK Zagreb, tre përforcime për Intertoton

Trajneri Mirosllav Bllazheviç ka menduar të bëjë tre përforcime për NK Zagrebin e tij, që është thuajse i sigurt si pjesëmarrës i ardhshëm në Kupën Intertoto. Zagrebi, i vendit të tretë, ka 10 pikë më shumë në renditje nga Rijeka, ndërsa duhen edhe 4 javë deri në përfundim të kampionatit kroat. Bëhet fjalë për kthimin e 3 lojtarëve: Ibriçiç, Manxhukiç dhe Nadareviç. “Të bardhët” do kenë 10 ditë pushim dhe përgatitorja do nisë më 1 ose 4 qershor, ndërsa që tani ka nisur vëzhgimi i kundërshtarit të mundshëm (Vllaznia, Partizani ose Teuta shkruan “Jutarnji Listi”). Europa, sipas gazetës, është para portave, ndërsa klubi zagrebas është i qetë sepse pjesa më e madhe e lojtarëve janë të lidhur me kontrata të gjata me të.
Ndeshja e pare do te luhet ne Kroaci me 23/24 Qershor, kurse ndeshja e kthimit me 30 Qershor/1 Korrik.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 02 May 2007 , 09:27

me me fal qe po nderhyj dhe sdu me dal kundra jush
po cfaj ka vasil bici vllazen se vllaznia jo vetem kete ndeshje po tan sezonin ka pas probleme me marre pike ndaj beses?

forri
Kuqeblu Perjet
Kuqeblu Perjet
Posts: 859
Joined: Mon, 19 Sep 2005 , 11:37
Skuadra: Ça pyetje?!!!!!
Location: Tiranë
Contact:

Post by forri » Wed, 02 May 2007 , 10:33

Ç'farë Durrsi thoni mor vllezër?!!Besa është duke lujt për Tiranën sepse po ta shikosh me vëmëndje,asaj i ka ba nder,dhe jo Teutës.
Me Teutën kemi ndeshje direkte dhe gjithçka mund të përmbyset kurse Tiranës nuk kemi se ça me i ba,veç nji mbrekulli.
Para VLLAZNIA!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 02 May 2007 , 11:17

Goldi te drejte ke ti Bici nuk ka faj per mos fitimin e ndeshjes nga Vllaznia, por mu me shqetson fakti ku ka deklaru se ne Shkoder paska pas presione.
Duke pa qe ai vete ka punu ne Shkoder, nuk i takonte me ba deklarata te tilla.

Sa i takon rezultateve te Beses, per mendimin tem, nuk duhet sha por pergezu nqs edhe ne ndeshjen ne vazhdim vazhdon e lun po aq fort sic lujti me Vllaznine.
Sdq faji per kete humbje asht i joni dhe i kerkujt tjeter. Vllaznia duhet me u mobilizu maksimalisht per me i fitu tana ndeshjet, ku si objektiv te jete kapja e vendit te dyte.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 02 May 2007 , 13:16

Kuqeblu ke harru me thane se tre qerekt e ekipit Besa kunder Teuts i kishte lojtar te ri qe skishin lujte ma pare.
Per me ta forcu fjalen Ropt Bicit! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 04 May 2007 , 01:22

Deklarata e presidentit, asnje reagim nga skuadra

Nje dite me pare deklarata e presidentit Fushaj do habiste shumekend. Ai ka paralajmeruar largimin e gjysmes se ekipit ne rast se ai humbiste ndaj Partizanit kete jave. Ne skuadren e Vllaznise nderkohe askush nuk ka patur shume deshire te flase e ta komentoje ate. Ndoshta edhe ngaqe eshte e drejte e presidentit te veproje si te doje. I vetmi qe ka thene diçka, madje edhe ate ndoshta deri diku me doza humori, ka qene Bejzade. Lojtari i ka konsideruar normale deklaratat e Fushajt dhe shpjegimin e ka bere ashtu siç mund ta beje kushdo qe e njeh mire mentalitetin e nje skuadre qe ka hyre me shume pretendime ne nje sezon dhe eshte drejt deshtimit te realizimit te tyre. Pra nese skuadra humbet me Partizanin atehere shanset per te kapur vendin e dyte dhe sigurimin e te drejets per te luajtur ne Kupen Uefa minimizohen ne maksimum. Duke qene keshtu presidenti Fushaj sigurisht qe nuk do kishte shume deshire te mbante me ne skuader “jabanxhinjte”, ata qe jane sjelle ne skuader per te arritur objektivat maksimale. Meqe ata jane thuajse gjysma e formacionit, atehere nje shprehje e tille duket me shume vend. Por nderkohe gjerat mund te ndryshojne dhe fitorja me Partizanin, rindez sinjalet e “dashurise” mes paleve teksa mund te kalohet ne firmosjen e kontratave te reja. Pikerisht prej kesaj arsye askush nuk ka patur deshire te flase ngaqe vendimtar ne kete çeshtje do jete 90 minuteshi i neserm.

_______

A dihet gja se ca ka deklaru saktesisht Fushaj ??!!
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 04 May 2007 , 10:01

Admin wrote:Deklarata e presidentit, asnje reagim nga skuadra

Nje dite me pare deklarata e presidentit Fushaj do habiste shumekend. Ai ka paralajmeruar largimin e gjysmes se ekipit ne rast se ai humbiste ndaj Partizanit kete jave. Ne skuadren e Vllaznise nderkohe askush nuk ka patur shume deshire te flase e ta komentoje ate. Ndoshta edhe ngaqe eshte e drejte e presidentit te veproje si te doje. I vetmi qe ka thene diçka, madje edhe ate ndoshta deri diku me doza humori, ka qene Bejzade. Lojtari i ka konsideruar normale deklaratat e Fushajt dhe shpjegimin e ka bere ashtu siç mund ta beje kushdo qe e njeh mire mentalitetin e nje skuadre qe ka hyre me shume pretendime ne nje sezon dhe eshte drejt deshtimit te realizimit te tyre. Pra nese skuadra humbet me Partizanin atehere shanset per te kapur vendin e dyte dhe sigurimin e te drejets per te luajtur ne Kupen Uefa minimizohen ne maksimum. Duke qene keshtu presidenti Fushaj sigurisht qe nuk do kishte shume deshire te mbante me ne skuader “jabanxhinjte”, ata qe jane sjelle ne skuader per te arritur objektivat maksimale. Meqe ata jane thuajse gjysma e formacionit, atehere nje shprehje e tille duket me shume vend. Por nderkohe gjerat mund te ndryshojne dhe fitorja me Partizanin, rindez sinjalet e “dashurise” mes paleve teksa mund te kalohet ne firmosjen e kontratave te reja. Pikerisht prej kesaj arsye askush nuk ka patur deshire te flase ngaqe vendimtar ne kete çeshtje do jete 90 minuteshi i neserm.

_______

A dihet gja se ca ka deklaru saktesisht Fushaj ??!!




Me i kyt deklarate ose Fushaj ka lujt meq ose Gazetart ia fusin rrena sa munden.

Post Reply