E Rendesishme

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Thu, 19 Apr 2007 , 22:05

Milanisti Kaka, në qershor në "Qemal Stafa"

Ky nuk është një "scoop" gazetaresk, por një e vërtetë dhe mundësi. Kur bashkëbiseduesi lëshoi fjalinë, se "Kaka, në qershor do të zbresë në Tiranë, për të zhvilluar një ndeshje bamirësie", nuk u zura besë veshëve. Fjalët e tij më befasuan dhe menjëherë m'u kujtua idioma italiane: "Se non e vero, e ben trovato!" (Nëse nuk është e vërtetë, është e gjetur bukur). Nuk munda ta fsheh mosbesimin tim dhe vazhdova të ngulmoj me pyetje për të mësuar të vërtetën. Por, bashkëbiseduesi im, drejtori i stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", Perikli Dhalesi, për të më hequr çdo dyshim timin, bëri një telefonatë: "Hektor, ejani sot që të bisedojmë dhe të lidhim një kontratë për ndeshjen që ju doni të organizoni në qershor, në stadiumin "Qemal Stafa". A keni biseduar me miqtë tuaj italianë? Në përbërje të ekipit, vërtet do të jetë edhe Kaka i Milanit?". Përtej telefonit zëri vinte i qartë: "Drejtuesit e shoqatës sonë ju falënderojnë për ndihmën që po na jepni. Në përbërje të ekipit, që do të zbresë në qershor në Tiranë, do të jetë edhe Kaka, futbollisti brazilian i Milanit. Ata kanë biseduar me brazilianin dhe Kaka është shprehur i gatshëm për të marrë pjesë në këtë ndeshje bamirësie, që do të organizojë shoqata jonë. Megjithatë, ende nuk jam në gjendje të jap emrat e lojtarëve të tjerë që do të formojnë ekipin, por, midis tyre, veç Kakasë, do të ketë edhe disa futbollistë të tjerë të shquar".
Natyrisht, detajet e një ngjarjeje të tillë, e cila nuk ka se si të anashkalohet në mjedisin sportiv shqiptar, aktualisht janë të pakta. Zhurma e këtij evenimenti të pritur ka të bëjë me pjesëmarrjen e yllit të futbollit brazilian, milanistit Kaka, në një ndeshje bamirësie, që shoqata fetare kërkon të organizojë në muajin qershor në Tiranë, në stadiumin "Qemal Stafa". Kështu, për herë të parë, tifozët dhe sportdashësit shqiptarë, së shpejti, ndryshe nga premtimet e harruara të ish-kryeministrave Nano dhe Berluskonit për sjelljen e Milanit në Tiranë për një ndeshje miqësore, tani mesa duket do të kenë rastin të shikojnë në fushën e blertë, "live", njërin prej yjeve, jo të vetëm të Milanit, por të futbollit botëror, brazilianin Kaka. Fjalët bëhen të besueshme, kur di që kampionati i Serisë A në qershor ka përfunduar, dhe për më tepër, që ylli milanist, braziliani Kaka, është një futbollist i devotshëm besimtar. Kujtoni gjestin e tij karakteristik pas çdo goli, duart e ngritura lart drejt qiellit, Zotit!
Sot, koordinatori i shoqatës ungjëllore të besimit katolik, Hektor Muça, sipas drejtuesve të stadiumit kombëtar "Qemal Stafa", pritet të nënshkruajë një kontratë për organizimin e një ndeshjeje bamirësie gjatë muajit qershor. Midis ekipit të futbollit, që do të vijë përtej Adriatikut, pritet që të jetë edhe ylli brazilian i Milanit, Kaka. Tifozët shqiptarë, dhe në veçanti ata të shumtët milanistë, në ditët e nxehta të qershorit, me shumë mundësi, do të realizojnë ëndrrën e tyre për të shijuar në tapetin e blertë të "Qemal Stafës" një festë të vërtetë futbolli, që lind vetëm nga magjia dhe këmbët e një ylli si Kaka!

Marre nga gazeta Sporti Shqiptar
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Thu, 19 Apr 2007 , 22:15

Luka i thote “Go away” klubit shumesportesh “Vllaznia”

Thursday, 19 April 2007

Luka i thote “Go away” klubit shumesportesh “Vllaznia”. Shkoder: Mbas nje sherbimi prej afro 60-te vitesh ne qender te qytetit te Shkodres “Klubi Shumesportesh Vllaznia” largohet per ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” si administrate. Historia e nderteses se klubit me te vjeter ne Shqiperi fillon mbas çlirimit dhe aty ishin te perqendruar jo vetem administrata por edhe shume sporte te ndryshme te “Vllaznise”. Kulmin ky klub dhe kjo ndertese, ka pasur ne vitet 80-te ku aty ishte dhe menca e sportisteve dhe administrata, sepse nje pjese e sporteve kaluan ne ndertesa te tjera dhe mjedise
sportive. Mbas viteve 90-te nga kjo ndertese u largua futbolli si administrate dhe po ashtu edhe shume sporte qe “humben” ne tregun dhe tranzicioni sportiv shkodran. Humbi gjimnastika, disa ekipe volejbolli dhe basketbolli, alpinizmi dhe noti, shahu dhe qitja dhe shume sporte te tjera. Po, u krijua dhe eshte shkelqyeshem boksi dhe administrata vazhdonte tkurrjen, per ti liruar shume siperfaqe edhe “Qendres Kulturore te Femijeve” e cila sot ka katin e dyte te nderteses. Tashme Bashkia e Shkodres e cila para dy vitesh zmadhoi mjediset e saj, ka vendosur ndoshta edhe me nje fare te drejte qe ta largoje administraten e “Klubit Shumesportesh Vllaznia” nga vendi i saj qe ka dhjetra dekada ku qendron. Bashkia dhe kreu i ri i saj Luka ndoshta kane ndermend te vendosin “Tatim-Taksat” e Bashkise aty, dhe idea duket praktike. Por ajo qe mbetet eshte se edhe pse Luka nuk i ka lene pa mjedise administraten e “Vllaznise” sepse ne fund te fundit ka mjedise ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ne qender te Shkodres nuk do te kete me asgje te “Vllaznise” zyrtarisht. Gjithsesi edhe pse pragmatizem dhe nevoje per mjedise nga ana e Bashkise, largimi mbas me shume se 60-te viteve, sjell nje lloj ndenje qe zor se mund te konsiderohet e gezueshme. Tashme zhvendosja eshte kryer mbas “go away” te Lukes, per klubin shumesportesh “Vllaznia” qe administraten e tij do ta kate tashme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

http://www.infoshkodra.com/index.php?op ... 4&Itemid=2
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 20 Apr 2007 , 00:30

Kuqeblu & Mondi, ju takon nga nji denim, komisioni i denimeve po shqyrton ceshtjen :)
Vllaznit Ultras

Image

kuqeblu
Moderator
Moderator
Posts: 843
Joined: Wed, 12 Apr 2006 , 19:32
Location: T*ranë

Post by kuqeblu » Fri, 20 Apr 2007 , 03:24

Admin wrote:Kuqeblu & Mondi, ju takon nga nji denim, komisioni i denimeve po shqyrton ceshtjen :)
Ku zotin me e shti un kyt lajmin tem mar burr :lol: :lol: :lol:

Hajt pra se pa ju qes, kshu miqsisht, ka nji kafe. Propozoj me e pi te "Colosseo", meqi asht hoteli i presidentit ton te nerum :lol: :lol: :lol:
Kush nuk knon, kush nuk kcen e KUSH NUK LUN
Ca k**** lyp n'STADIUM???

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 20 Apr 2007 , 13:25

Don me na helmatise a????? :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Fri, 20 Apr 2007 , 15:17

vetem nje denim e majm mar burr, thac se jan me shum
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Post by Man in Redblue » Fri, 20 Apr 2007 , 16:14

vllaznia1919 wrote:Don me na helmatise a????? :lol: :lol: :lol: :lol:
kuqebluse i ka ardh shpirti nmaje thunds me denime e po ju don me ju hek qafet me teknik mduket :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 21 Apr 2007 , 12:59

Pa pra.Edhe mu me shkoj menja. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Post by Edmond-Cela » Wed, 20 Jun 2007 , 11:11

Qark elektrik në dush, vdes lojtari 21 vjeç

Qarku elektrik në dushin e shtëpisë, i ka marrë jetën një futbollisti 21 vjeçar dje në qytetin e Vlorës. Bëhet fjalë për Aldo Malajn, i cili ishte gjithashtu student në vitin e parë të universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës si edhe njëherazi futbollist që ka luajtur për ekipet e Cakranit dhe të Ballshit. Ai kishte vetëm pak minuta që ishte zgjuar nga gjumi dhe i ishte drejtuar dushit. Sapo ka hapur rubinetin, në shtëpi është dëgjuar një zhurmë nga familjarët të cilët kanë vrapuar për të parë ç'kishte ndodhur. Menjëherë xhaxhai dhe i ati i tij e kanë marrë dhe e kanë çuar për në spitalin rajonal të qytetit, por ka qënë tepër vonë, pasi i riu e kishte humbur jetën tashmë. Sipas dëshmitarëve të ngjarjes, të afërm të viktimës Malaj, ai ishte duke u përgatitur për të shkuar në provimin e radhës në universitetin e Vlorës. Ndërkohë që rreth orës 07.30 minuta është futur në dush dhe aty një difekt i ka kushtuar atij jetën. Të afërm të viktimës tregojnë se ai gëzonte një shëndet të mirë dhe ndërkohë që ishte një futbollist i zoti, teksa kishte luajtur me sukses në kategorinë e parë me ekipet e Cakranit dhe të Ballshit dhe tashmë tek Flamurtari.

balkanweb
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 20 Jun 2007 , 12:46

Ngushllime te sinqerta familjes Malaj, e te shèresojme qe tragjedi te tilla te mos ndodhin ma.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 20 Jun 2007 , 13:03

ngushellime per familjen e tij
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 20 Jun 2007 , 13:31

I bashkohem edhe un ngushllimeve te shokve te mi per familjen Malaj.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply