Qe nji intervist e Bushit rreth asaj qi ka nodh kuner pan*******kosit
Simas Bushit, ne fun te neshjes e kan godit, dhe pjes e ktij grupit te futbollistave te pan*******kosit ishte edhe nini
Shum shk*****ta gr*kt, duke perfshi edhe kyt pinjollin "ton" 16-vjeqar, qi marre me i than kujt se ka le n'tok Shqiptare
-----------------------------------------------------------------------------------------
Bushi ngrin buzëqeshjen e Panathinaikosit
Sporti Shqiptar
Nga Athina, RAMADAN BIGZA
Bushi ka shënuar në minutën e 90 të (vidjo e golit), duke ngrirë buzëqeshjen e Panathinaikosit pikërisht në minutën e fundit. Në fakt ka qenë një penallti e paqenë në favor të vendasve, por që është shfrytëzuar mjeshtërisht nga sulmuesi shqiptar, i cili ka gjuajtur fort në krahun e kundërt të portierit Ebede, duke shënuar golin e artë për ekipin e tij. Me këtë gol, që është i 9 ti për Bushin në këtë kampionat, Apollon Kallamaria është strehuar në mesin e artë, ndërkohë që goli i tij i ka hequr ndoshta përfundimisht Panathinaikosit pretendimet për vendin e dytë dhe rrjedhimisht për një vend në Champions League.
Ndeshja Apollon Kallamaria-Panathinaikos, e zhvilluar mbrëmë në Selanik, ka qenë një ndeshje e ashpër e plot nerva, aq sa gjyqtari i takimit Thanasis Briakos është detyruar të nxjerrë dy kartonë të kuq e të japë dy penallti. Gjyqtari i njohur është cilësuar nga mediat vendase si protagonisti negativ i kësaj ndeshjeje. Në fillim, në minutën e 58 të, ka qenë Panathinaikosi, që ka kaluar në avantazh, pas një penalltie të realizuar nga Dhimitris Salpigidhis. Më vonë, kur të jeshiltë po i gëzoheshin fitores, Alban Bushi ka kthyer në gol një penallti të dhënë në favor të ekipit të tij, duke e barazuar ndeshjen në 1-1. Por brenda këtyre minutave, kanë rrjedhur ngjarje tejet interesante, ku lufta e nervave ka degjeneruar në dhunë. Më parë ka qenë kapiteni i Panathinaikosit, Dhimitris Papadhopullos, i cili ka goditur me grusht në kokë sulmuesin shqiptar. Përballë kësaj situate, ku Bushi është detyruar të ulet në tokë, ka ndërhyrë gjyqtari Briakos, që e ka ndëshkuar me karton të kuq sulmuesin e Panathiniakosit që goditi Bushin. Më vonë ndeshja ka vazhduar të jetë e fortë, por hera-herës edhe jashtë asaj etike që kërkon një takim i tillë. Rrjedhojë e kësaj loje janë kartonat e verdhë, por edhe një karton i kuq i dhënë ndaj futbollistit të Apollon Kallmariasë, Perone. Kulmi i acarimit ka qenë pikërisht në fundin e këtij takimi emocionues. Pas shënimit të golit, Alban Bushi ka vrapuar për të festuar gëzimin e golit, duke treguar me duar numrin e tij 20, por më vonë ai nuk i ka shpëtuar dot ngacmimeve të futbollistëve të Panathinaikosit dhe të tifozëve të tyre. Kthimi i bërrylit në mënyrën domethënëse e ka acaruar edhe më shumë situatën në stadiumin e Apollon të Kallamariasë.
Alban Bushi është bërë tmerr për mbrotjësit e Panathinaikosit. Edhe në fazën e parë "Loku" ka shënuar ndaj të jeshilve. Ka qenë pikërisht java e 12 të, më saktë 26 nëntor 2006, kur Panathinaikosi është ndëshkuar nga futbollisti shqiptar. Dhe ja, pas 5 muajsh, Bushi ndëshkon sërish të jeshiltë, duke ndërprerë çdo ëndërr të tyre për zonën Champions. Mund të jetë ky inat që i ka detyruar futbollistët e Panathinaikosit ta shikojnë me një sy tjetër futbollistin shqiptar.
Kulmin i acarimit do të shfaqej pas përfundimit të ndeshjes, kur disa futbollistë të Panathinaikosit, u drejtuan duke sharë e fyer sulmuesin tonë. Madje nga pamjet vizive u duk se Bushi po fshinte fytyrën, ndoshta pas një goditjeje të bërë ndaj tij.
Pas ndeshjes ka qenë tepër e vështirë për të biseduar me Bushin. Situata në stadium ka qenë shumë e tensionuar. Siç mësohet nga burime të brendëshme, Bushit i është sugjeruar të dalë nga stadiumi nëpërmjet një dere të fshehtë, i shoqëruar nga forca të policisë. Por ka qenë insistimi gazetarëve vendas, që sulmuesi shqiptar të sqarojë çfarë ka ndodhur dhe përse. Pikërisht, në këtë moment, Alban Bushi, është prononcuar edhe për "Sportin Shqiptar". Midis zhurmës së madhe, që dëgjohej nëpërmjet aparatit celular, Bushi sqaron:
- Alban, çfarë ndodhi me kapitenit të Panthinaikosit, Dhimitris Papadhopullos dhe jush?
- Gjyqtari i ndeshjes dha një penallti në favor të Panathinaikosit dhe unë i thashë Papadhopullos, përse stimulove. Menjëherë ai më shau "Shqiptar shko ... Unë bëra sikur e pështyva, por nuk e bëra këtë veprim, ndërkohë që ai më goditi me grusht dhe unë rashë në tokë. Për këtë, gjyqtari e nxori atë me karton të kuq".
- Si rrodhën më vonë situatat?
- Disa futbollistë të Panathinaikosit më ngacmonin gjithnjë gjatë lojës. Mund të përmend futbollistët Gumas, Vidras etj. Ata më kërcënonin gjatë gjithë lojës.
- Dhe cila ishte përgjigja juaj?
- U thashë që ka edhe 20 minuta lojë.
- Në fund të ndeshjes mediat vendase treguan një veprim tëndin, duke bërë me bërryl. Çfarë do të thotë kjo?
- Unë nuk kam ofenduar njeri. Thjesht kam festuar në mënyra të ndryshme për shënimin e golit. Nëse të tjerët e kanë kuptuar këtë veprim për fyerje, unë kam kurajo që t'u kërkoj falje.
- Alban, a keni ndonjë inat ndaj Panathinaikosit?
- Jo, kurrsesi. Unë, në fakt, ndaj Panathinaikosit, sivjet, në tri ndeshjet që kam luajtur, dy për kampionat dhe një për kupë, kam shënuar 3 gola. Megjithatë, nuk kam asgjë. I uroj suksese në rrugën e tyre për Champions League.
- Në fund keni lënë fushën e lojës, duke fshirë fytyrën. Çfarë ka ndodhur konkretisht?
- Të them të drejtën, më janë ofruar futbollistë të Panathinaikosit dhe më kanë goditur. Kjo është arsyeja e vërtetë.
- Kush ju ka goditur?
- Ishin disa futbollistë, por më vjen keq se midis tyre ishte edhe Nini. Nuk them se ai më ka goditur, sepse nuk i kam parë, por prania e tij midis tyre më ka irrituar shumë.
- Çfarë ndodhi pas ndeshjes?
- Situata në dhomat e zhveshjes ishte shumë e acaruar. Më ofruan ndihmë për të dalë nga një derë e fshehtë jashtë stadiumit, por ishte insistimi i medias vendase, që unë të flas për ngjarjet.
- Dhe çfarë thatë?
- Këto që iu thashë edhe juve.