Kupa e Shqiperise: Pogradeci - Vllaznia 1-1
Vllaznia barazon me shifrat 1-1 në Pogradec. Shkodranët, edhe pse kaluan të parët në avantazh me anë të libanezit Kdouh, nuk rezistuan dot deri në fund. Në të 82-ën ka menduar Çekiçi që të baraspeshojë rezultatin, duke u komplikuar jo pak punët kuqebluve për kualifikimin. Ka qenë një duel i luftuar në fakt dhe kjo duket qartë nga të verdhët.