Superliga

Vllaznia mposht Luftetarin 2-1

Është mbyllur me fitoren 2-1 përballja direkte e zhvilluar sot në stadiumin Loro Boriçi, mes Vllaznisë dhe Luftëtarit, me shkodranët që kanë regjisturar një sukses shumë të rëndësishëm ndaj një rivali direkt

Vllaznia mposht Luftetarin 2-1
Shtyrja e ndeshjes në favor të Vllaznisë, ja përse

Shtyrja e ndeshjes në favor të Vllaznisë, ja përse

Tashmë është zyrtare që ndeshja e javës së 10-të mes Vllaznisë dhe Lushnjës e planifikuar për tu zhvilluar këtë të mërkurë do të zhvillohet të mërkurën e ardhshme. Kjo për shkak se bari i ri i fushës së stadiumit “Loro Boriçi” nuk është akoma gati për të pritur një ndeshje. Kështu, teksa ekipet e tjera të Superiores do të startojnë fazën ë dytë, Vllaznia e Lushnja do të qëndrojnë pushim.

Cungu: Kur t’i vijnë mendtë Vllaznisë, do të jetë vonë!

“Situata dramatike pas kësaj humbjeje? Normalisht, nuk është situatë e mirë. Në fund të fundit rezultatet e ndeshjeve të javëve të para të Vllaznisë nuk të lënë shumë për komente. Kemi bërë gabime në fushën tonë, në dy ndeshje kemi marrë dy pikë, shumë pak. Në shtëpi çdo ekip bën maksimalen. Ne i kemi marrë pak lehtë këto gjëra, duke u treguar altruistë. Po nuk djersite, nuk vijnë pikët në futboll. Ndeshja e sotme ishte jo e mirë për ne. Më parë kemi dominuar me lojë, porn a ka munguar goli. Në një moment të vetëm ua kemi dhuruar golat kundërshtarëve. Sot, 45 minutat e para ishin të mira, me dy raste të pastra shënimi, ndërsa në pjesën e dytë shumë keq. Nëse deri dje jemi justfikuar me ekipin e ri, të papjekur, sot nuk ka vend për këtë. Kemi lojtarë që duhet të marrin përgjegjësi më tepër. Po të rrish mbrapa, pa dalë asnjëherë nga zona jonë në pjesën e dytë, do të pësosh, paksa edhe me ndihmën e arbitrit. Ekipi ka prodhuar lojë, në pjesën e parë sot, por sidomos në ndeshjet e tjera, por shpërdoron shumë. Edhe presioni psikologjik po e bën të vetën.

Cungu: Kur t’i vijnë mendtë Vllaznisë, do të jetë vonë!