Safet Osja: Te mos pesojme gol
Ndonese me perfundimin e sezonit te kaluar kishte kerkuar publikisht ta dorezonte shiritin e kapitenit, te shtunen e kaluar Vllaznia ka dale ne fushen e stadiumit te Zagrebit e rreshtuar pas Safet Osjes. Ne te vertete, problemi i shiritit eshte ?gervishtur? pak minuta perpara nisjes per ne Kroaci, kur, si me gjysme humori, tekniku Josa pati thene se ?kapitenin do ta vendosim me short?. Por, ne te vertete, ne Zagreb nje gje e tille nuk eshte diskutuar fare, ndersa Joses i eshte dashur te perballoje probleme te tjera perpara ndeshjes, keshtu qe shiriti ka mbetur ne krahun e Osjes.