Vllaznia nuk di të ndalet, tjetër fitore
Nuk ka ku shkon më mirë për ekipin e të rinjve, që drejtohet me plot meritë nga trajnieri Elvis Plori dhe kolegu i tij Samuel Nika. Ky ekip vazhdon të jetë i pathyeshëm dhe të kalojë nga rekordi në rekord. Madje kjo skuadër po bëhet e pakashme prej ndjekësve të tyre direktë. Të rinjtë shkodranë nuk dinë të ndalet as në këtë javë. Ata kanë arritur të fitojnë me meritë me rezultatin e thellë 3‑0 ndaj fqinjëve veriorë të Laçit. Vendasit kanë zotëruar lojën përgjatë 90 minutave, duke mos e vënë në asnjë moment në dyshim fitoren. Djemtë e drejtuar nga Plori dhe Nika ka qenë zotërues përgjatë gjithë pjesës së parë të takimit, si rrjedhojë, kanë arritur të shënojnë me sulmuesit Erkoçeviç. Ndërsa në pjesën e dytë ka qenë sulmuesi kryesor i kësaj skuadre, Ari Djepaxhija, që ka shënuar, pas një topi të kthyer nga një pritje spektakolare e portierit mik Shehu në pjesën e dytë të takimit. Ndërsa në fund të ndeshjes përsëri djemtë shkodranë kanë arritur të shënojnë një tjetër gol me anë të mesfushorit Bardulla. Ai ka goditur nga rreth 16 metra dhe topi ka pushuar në rrjetë. Me këtë fitore Vllaznia vazhdon të jetë e pandalshme në ecurinë e saj drejt titullit kampion.
Sporti Shqiptar