Vllaznia arrin fitoren,por gjyqtari thot? ?JO?
N? fund t? k?saj ndeshje, Haxhiu ka th?n? vet?m se me nj? ekip si Vllaznia edhe nj? pik? nuk ?sht? pak, duke treguar hapur, se nga ky takim mund t? dilte edhe i humbur. Lu?i, n? fund t? loj?s para se t? takohet me gazetar?t ka vrapuar nj? nj? studio televizive, pasi nga qyteti i tij i kan? b?r? t? ditur, se goli i Lakos ka qen? s? paku dy metra n? pozicion jasht? loje.Vet?m pasi e ka par? e ripar? k?t? rast ka th?n? se ky ?sht? nj? turp.
Në fund të kësaj ndeshje, Haxhiu ka thënë vetëm se me një ekip si Vllaznia edhe një pikë nuk është pak, duke treguar hapur, se nga ky takim mund të dilte edhe i humbur. Luçi, në fund të lojës para se të takohet me gazetarët ka vrapuar një një studio televizive, pasi nga qyteti i tij i kanë bërë të ditur, se goli i Lakos ka qenë së paku dy metra në pozicion jashtë loje.Vetëm pasi e ka parë e riparë këtë rast ka thënë se ky është një turp. Duke treguar se në një ndeshje si kjo kanë qenë shkodranët ata që kanë lënë dy pikë. Mirëpo, nëse ndalesh tek rastet, korçarët ndoshta i kanë pasur pak më të shumta se shkodranët, pasi në tetë momente të mira shënimi, nëse lojtarët e kësaj skuadre do të ishin pak më të qetë në finalizim, nuk përjashtohet mundësia që takimi të kishte një tjetër përfundim. Shkodranët nga ana tjetër me atë të Sinanit kanë qenë shumë të rezikshëm, sidomos me gjuajtjet nga distanca. Për të ardhur tek një gol i pavlefshëm i Frashërit, për të cilin në fund të ndeshjes, trajneri Haxhiu ka thënë se ka qenë mëse i rregullt. Por duhet pranuar se Vllaznia ka qenë shumë herë më e saktë në lojën e saj sesa Skënderbeu edhe për arsyen e thjeshtë se ka në përbërje lojtarë të njohur, që dinë të administrojnë lojën. Ndaj dhe për këtë Luçi nuk është ndjerë aspak mirë pas golit të Lakos, ndërkohë që Haxhiu ka pranuar se një pikë me shkodranët nuk është pak. Mirëpo, dy pikë në gjashtë javë për një pjesë të mirë të korçarëve janë vertet pak, aq më tepër kur mendon se pas Apolonisë e Dinamos, këtë javë vjen dhe ky barazim me Vllazninë. Çfarë ka bërë atë që tashmë diferenca me vendet e fundit nuk jep as sigurinë më të vogël. Diferencë që mund të zvogëlohet edhe më shumë, kur mendon se javën tjetër korçarët luajnë në transfertë me Shkumbinin. Dhe si për mos mjaftuar kjo, me fillimin e fazës së dytë, Skënderbeu do të luajë edhe dy takime të tjera jashtë shtëpisë. Pra tani skuadra, prej së cilës fillimisht kërkohej përfaqësimi në kupat e Evropës, tani ndodhet në një pozicion mjaft të vështirë.