“Vllaznia rrezikon rënien? Mua më vjen të qesh…”
Trajneri shkodran, Roland Luçi: Gjendja është psikologjike. Momenti “jo” i Sinanit ndikon në ekip
Nuk është momenti për të qeshur, por trajneri i Vllaznisë, Roland Luçi ka pasur këtë ndjesi kur ka dëgjuar nga kolegët e tij dhe opionistë të ndryshëm në TV të parashikojnë mbi të ardhmen e skuadrës që ai drejton. Ish-sulmuesi i Vllaznisë në vitet 80-të, edhe pse e gjykon jo të përshtatshme që të prononcohet për situatën delikate, pranon të bëjë një bisedë të shkurtër për temën më të nxehtë të kampionatit shqiptar: Vllaznia, e fundit në renditje pas nëntë javëve kampionat…
- Të gjithë flasin për një dështim të Vllaznisë. A gjeni arsye për atë që po ndodh?
- Është një moment i keq, e vërtetë kjo. Skuadra nuk po arrin të shprehë atë po përgatitet të bëjë. Nuk po del në lojën e saj, është e bllokuar nga ana psikologjike. Kemi bërë gjithçka është e mundur, kemi ndërruar pozicionet e lojtarëve, jemi munduar të marrim më të mirën prejt… Ne shkojmë përpara portës, por nuk po arrijmë të shënojmë. Është esenca e futbollit, duhet të shënosh që të marrësh rezultate dhe ne nuk po e bëjmë.
- E megjithatë, në kontekstin e lojës, Vllaznia që u pa kundër Tiranës ishte më e mira nën drejtimin tuaj?
- Kjo është gjithashtu e vërtetë. Nuk dua të bëj qaramanin, por le të themi që po dënohemi nga episodet. Më vjen rëndë ta them unë, por e vërteta është që ne, në atë ndeshje nuk na u dhanë dy penallti. E nëse do na i kishin dhënë rezultati do të ndryshonte. Tirana ka gjuajtur vetëm njëherë në portë gjatë 90-minutëshit dhe ka shënuar një gol. Ka ndodhur nga një vendosje e gabuar e ekipit tonë, një gabim i vogël që na ka ndëshkuar. Vllaznia po dënohet nga episodet. Është për të ardhur keq. Por unë e di që do dalim nga kjo situatë. Jam i bindur.
- Keni qenë disi të dënuar edhe nga kalendari. Në një moment të vështirë, disa ndeshje delikate jashtë fushe dhe kjo me Tiranën?
- Ne nuk e kemi luksin të diskutojmë nëse një skuadër është e vogël apo jo. Ne jemi në një situatë të tillë që duhet të bëjmë çmos që të fitojmë pikë atje ku të mundemi. Nuk mund të themi që kjo është një ndeshje e lehtë apo e vështirë. Janë të gjitha të vështira për ne në situatën në të cilën ndodhemi.
- Sa ndikim ka fakti që Sinani, lideri i ekipit, nuk po arrin të shënojë?
- Moszhbllokimi i tij është e qartë që ndikon në anën psikologjike edhe të skuadrës. Sinani është Sinani, nëse shënon ai edhe skuadra është sigurisht më e qetë, luan më qetë. Sinani nuk ka asnjë problem tjetër në lojën e tij përveçse nuk po arrin të nxjerrë golin. Është një moment i njohur në lojën e një sulmuesi. Je përpara portës dhe ke tensionin që mund të gabosh edhe këtë herë, në sulm duhet të jesh i qetë që të arrish të shënosh. Kjo është historia.
- Ju çfarë këshillash i keni dhënë, duke qenë se vetë keni luajtur vetë sulmues në karrierën tuaj?
- Sinani në karrierën e tij ka shënuar më shumë se unë. Në njëfarë mënyrë ai ka aq eksperiencë sa të mos ketë nevojë për këshilla. Unë i kam thënë të luajë sa më në thellësi të jetë e mundur. Të përballet me mbrojtësit e qendrës së kundërshtarit, të jetë në dyluftim të përhershëm me ta.
- Fakti që Vllaznia ka ndryshuar shumë këtë vit a mendon që është një factor kryesor i vështirësive që po hasni aktualisht?
- Nuk e diskutoj që po. Një skuadër që ka lojtarë që luajnë prej vitesh bashkë është sigurisht e favorizuar. Në ndryshim një ekip i ndërtuar rishtas e ka të vështirë të kuptojë ato mekanizma që e bëjnë më të lehtë të luajturit bashkë.
- Në fund cilat janë shpresat e tua për këtë Vllazni?
- Unë e ndjej që Vllaznia do të ringrihet. E di këtë. Më vjen të qesh me ata që thonë që kjo Vllazni rrezikon të rënit në kategorinë e parë. As që është në axhendën e klubit apo të skuadrës kjo mundësi. Duhet thjesht të rivihemi në rrugë të mbarë. Më pas Vllaznia do të jetë Vllaznia.
s.ekpres

Komentet