Lojtarët kanë pasur probleme fizike këto dy ditë
E veçanta e seancës stervitore të djeshme ka qënë gatishmëria e dyshes së titullarëve, Sinani dhe Smajli, për të marrë pjesë në programin e grupit të parë të skuadrës. Dhe kjo nuk ka kaluar pa u vlerësuar, jo vetëm nga stafi teknik, por në përgjithësi nga e tërë skuadra. Supriza, në mund ta quajmë kështu ka qënë ajo e lezhjanit Dritan Smajli, i cili në mbyllje të pjesës së parë të takimit Vllaznia - Shkumbini ka lënë fushën e lojës me kockën e hundës të thyer. Ndërkohë, që dje, edhe pse i fashuar në pjesën e hundës, ai është parë të jetë krejtësisht i gatshëm, ashtu si pjesa tjetër e skuadrës. Megjithatë, Smajli është parë të konsumjojë disa minuta veçmas me trajnerin Luçi, tema e së cilës ka qënë pikërisht dëmtimi i tij. Smajli mësohet t’i jetë shprehur Luçit, se është plotësisht i gatshëm të luajë në Laç, madje duke shprehur se ka shumë dëshirë të luajë në këtë ndeshje. Trajneri Luçi e ka vlerësuar së tepërmi gatishmërinë e Smajlit, por për të vendosur përfundimisht është lënë dita e sotme, ku gjatë konsultës edhe me stafin mjekësor të vendosin për një gjë të tillë.
s.ekspres
Komentet