Ka qenë fundi i pjesës së parë dhe në një kontakt me kundërshtarin, mesfushori i Vllaznisë, Dritan Smajli, ka marrë një bërryl nga njëri prej futbollistëve të Shkumbinit. Si rrjedhojë e kësaj, është plasur në tokë dhe stafi mjekësor i skuadrës shkodrane ka nxituar për në fushë. Eshtë mjekuar dhe ka vazhduar lojën edhe ato pak minuta deri në vërshëllimin e gjyqtarit për t’i dërguar skuadrat në dhomat e zhveshjes. Ndërkohë, me fillimin e pjesës së dytë, Smajli nuk është parë në fushë, por në vend të tij është aktivizuar Osja.

Shumëkush ka menduar se zëvendësimi është bërë për arsye taktike nga ana e trajnerit Luçi, por në të vërtetë merret vesh se arsyeja e zëvendësimit ka qenë se futbollisti lezhjan ka qenë i pamundur për të luajtur. Kjo ngaqë stafi mjekësor ka konstatuar thyrje të kockës së hundës, e shoqëruar kjo edhe me hemorragji të gjakut. Stafi mjekësor nuk e ka lejuar të luajë në pjesën e dytë, megjithëse vetë lojtari nuk ka dashur ta pranojë këtë vendim, por të jetë në fushën e lojës. Nisur nga dëmtimi i mësipërm, duket e sigurt se Smajli nuk do jetë në dispozicion të stafit për disa ditë.

s.shqiptar

Komentet