Mesfushori i njo hur shkodran, Amarildo Belisha, nga dje nuk është më lojtar i Vllaznisë. Ashtu siç pritej, 28-vjeçari është larguar nga ekipi i tij i zemrës, por në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, ndihet i pezmatuar në lidhje me këtë “divorc”, që e cilëson si të imponuar nga drejtuesit e klubit. Belisha ka qenë nga lojtarët më të mirë për ekipin kuqeblu në sezonin e kaluar, teksa vazhdoi të bënte një prezantim dinjitoz edhe në ndeshjet e Ligës së Evropës, duke u kthyer në pikën më të fortë të Vllaznisë. Gjithsesi, presidenca shkodrane ka menduar largimin e tij, teksa vetëm pak ditë më parë, kreu i klubit, Valter Fushaj, kishte vënë si afat për lojtarin deri ditën e shtunë, në të kundërt do të rishikohej kontrata me të. Si përfundim, dje pas takimit me Fushajn, mesfushori ka marrë kartonin dhe tashmë mund të quhet një lojtar i lirë. “Nuk ndjehem mirë që po largohem nga Vllaznia, por ky është një mendim i drejtuesve të klubit dhe unë nuk kam se çfarë të bëj më”, ka thënë i zhgënjyer Belisha. I çuditshëm mbetet fakti që lojtari largohet tani, në një kohë që kishte përfunduar gjithçka mirë në muajin qershor, ku rinovoi kontratën, pas takimit me presidentin Fushaj. Sinjalet për largimin e tij nisën në momentin kur drejtuesit e klubit kërkuan një shkëmbim kokë më kokë të Belishës me mesfushorin e Besës, Artion Poçi. Ky opsion nuk u pëlqye nga të dy lojtarët dhe mesa duket, klubi kuqeblu ka qenë i bindur se Belisha nuk duhet të vazhdojë më me ekipin shkodran. “Ishte një zgjidhje e imponuar, megjithatë kjo nuk do të thotë asgjë për mua. Të them të drejtën, akoma nuk jam i qartë për shkaqet se pse klubi donte të më largonte. Duke qenë se kjo u bë realitet, tashmë nuk më shqetëson”, vazhdon ai. Ofertat Ekipet e Superiores kanë filluar të hedhin “grepat” për Amarildo Belishën. Interesimi është shfaqur nga Kastrioti dhe Laçi, por sipas lojtarit nuk janë vetëm këto dy klube. “Të jem i sinqertë, menjëherë pas zyrtarizimit të largimit nga Vllaznia, kam pasur kontakte dhe interesim nga ekipe të Superiores. Klubi i Kastriotit ka shprehur dëshirën që unë të jem pjesë e tyre, por gjithashtu kam pasur ofertë edhe nga Laçi. Megjithatë, mund të them se ofertat nuk janë vetëm nga këto dy ekipe, por unë do t’i shikoj me kujdes në ditët në vazhdim”, përfundoi shkodrani.
?M? imponuan largimin nga Vllaznia?
Mesfushori i njo hur shkodran, Amarildo Belisha, nga dje nuk ?sht? m? lojtar i Vllaznis?. Ashtu si? pritej, 28-vje?ari ?sht? larguar nga ekipi i tij i zemr?s, por n? prononcimin e tij p?r ?Panorama Sport?, ndihet i pezmatuar n? lidhje me k?t? ?divorc?, q? e cil?son si t? imponuar nga drejtuesit e klubit. Belisha ka qen? nga lojtar?t m? t? mir? p?r ekipin kuqeblu n? sezonin e kaluar, teksa vazhdoi t? b?nte nj? prezantim dinjitoz edhe n? ndeshjet e Lig?s s? Evrop?s, duke u kthyer n? pik?n m? t? fort? t? Vllaznis
Komentet