Vllaznia po vazhdon përgatitjet në Pukë, në një kohë që ditët e fundit kampi kuqeblu është përfshirë nga çështja \\"Beqiri\\" dhe \\"Belisha\\". Megjithatë, ndryshe nga minifaza përgatitore në prag të takimeve të Ligës Evropiane, tashmë kuqeblutë kanë më shumë lojtarë të ardhur si përforcime, por edhe për provë. Për kreun e pankinës, ekipi përsëri ka nevojë për përforcime, kjo ndoshta edhe për vetë faktin se kuqeblutë ende nuk kanë gjetur sulmuesin që po kërkojnë. Në një intervistë për \\"Panorama Sport\\", Lika komenton merkaton dhe zhvillimet e fundit në skuadër, teksa e shikon Beqirin dhe Belishën si pjesë të ekipit.
Zoti Lika, së pari si po ecin përgatitjet në Pukë?
Ekipi nuk e ka ndërprerë për asnjë moment stërvitjen në prag të sezonit të ri. Edhe këto ditë në Pukë po vazhdojmë me një përgatitje intensive. Jam i kënaqur me atë që djemtë po tregojnë, duke qenë në gatishmëri të gjithë.
Tashmë që kanë ardhur disa lojtarë, mendoni se ekipit i duhen të tjera përforcime, apo e quani të mbyllur merkaton?
Them se i duhen të tjerë lojtarë. Ne për këtë po punojmë së bashku me presidentin Fushaj, me të cilin kontaktoj shumë shpesh. Shpresoj se një gjë e tillë do të arrihet me shumë shpejtësi, pasi edhe koha është e shkurtër. Ku keni nevojë për të fuqizuar akoma skuadrën, në çfarë repartesh? Ne jemi në pritje të një sulmuesi dhe një tjetër portieri. Këtu të paktën ne po kërkojmë. Drejtuesit po punojnë në mënyrë që të kompletojnë në më të mirën e mundshme ekipin.
Së fundmi mbërritën edhe dy afrikanët, njëri sulmues dhe tjetri përsëri për portën. Një mendim për ta?
Është shumë shpejt për të thënë diçka rreth tyre. Janë vetëm pak ditë që unë vetëm po i stërvit dhe asgjë më tepër. Ndeshjet mund të jenë një provë më e mirë për ta, prandaj e theksoj se është herët për të folur.
Belisha dhe Beqiri, në këtë fillim përgatitjesh kanë qenë një shqetësim. Sa mund të ndikojnë largimet e mundshme të tyre për ju si trajner?
Lojtarët kanë pasur një problem me presidentin Fushaj dhe mendoj se e kanë mbyllur atë. Unë momentalisht, të dy lojtarët i kam në stërvitje dhe që të dy janë pjesë e ekipit, prandaj nuk mund të them disa gjëra, tjetër për tjetër. Sot (dje) Beqiri ka zhvilluar seancën stërvitore të paradites dhe është larguar për t\\\'iu bashkuar Kombëtares, ndërsa Belisha gjendet aktualisht me skuadrën në Pukë. Unë i shoh pjesë të ekipit të dy lojtarët.
Me lojtarët serbë dhe malazezë, që erdhën në provë te Vllaznia, çfarë do të bëhet?
Përsa i përket portierit, mendoj se nuk ishte i denjë për ekipin tonë. Nuk mendoj se këtij lojtari do t\\\'i jepet ndonjë përgjigje pozitive dhe të njëjtën gjë mund të them për sulmuesin malazez. Ndërsa sulmuesi tjetër serb, Popoviç, ishte diçka më mirë, por nuk kishte ndonjë diferencë të madhe me lojtarët e tjerë. Prandaj, mendoj se këta lojtarë nuk bëhet më fjalë për të qenë pjesë e ekipit.
panorama
Komentet