…
-Elvi, ju dhe Vllaznia duket çështje e mbaruar?
-Teknikisht jo. Unë kam edhe gjashtë muaj kontratë dhe për momentin jam pjesë e skuadrës shkodrane. Madje do ti bashkohem skuadrës në stërvitje. Kam komunikuar me presidentin që për momentin gjendet në Afrikë dhe kemi lënë të hapur një raund tjetër bisedimesh.
-Por ju keni kontratë deri në Janar, po nuk lejohet që të luani pa pasur një kontratë një vjeçare?
-Po e di, nëse biem dakord me presidentin do të bëjmë një kontratë të re, e cila do të përfundojë në majin e ardhshëm. Kjo është ideja.
-Megjithatë, polemikat duken hapur. Duket se ju dhe klubi nuk jeni kujdesur shumë që të mospërflitet kaq shumë kjo histori?
-Dëgjo, unë e kuptoj median, unë e di se në përgjithësi dëshironi lajmin interesant, por duhet ta pranojmë të gjithë që ndoshta është ekzagjeruar pak. Dhe nëse do të ketë një ndarje mes meje dhe Vllaznisë do të jetë e tëra shumë miqësore. Kemi një jetë bashkëpunimi në shumë forma dhe nuk është e moralshme që gjërat të serviren kështu.
-Pra mund të ketë një ndarje?
-Realisht unë mendoj se do të shkoj në Francë. Vajta atje për të firmosur. Kisha ndarë menjden dhe kisha njoftuar madje edhe presidentin Fushaj për këtë. Atje pashë që shumë gjëra nuk ishin ashtu si më kishin thënë. Kjo më bëri të ktheja mendje. Ndërkohë, presidenti kishte menduar një skuadër pa mua dhe kthimi im e vuri në dilemë, si financiare ashtu edhe spotive. Megjithatë, ne do të ulemi të flasim sërish. Deri në fund të muajit ka kohë për të konsumuar shumë çështje.
-Keni oferta konkrete?
-Menaxheri im është duke biseduar me një skuadër ruse dhe një skuadër gjermane. Nuk mund të them gjë. Jam shumë i zhgënjyer si shkuan gjërat me skuadrën franceze, sa është më mirë mos flasë në këtë moment. Në merkato gjërat ndryshojnë me minuta. Mund të ndodhë që në orën e fundit të dalë diçka e re.
-Por a keni oferta nga skuadrat shqiptare?
-Jo asnjë zyrtare. Dëshirë mund të kenë skuadra të caktuara, megjithatë te menaxheri im nuk ka mbërritur asnjë ofertë.
-A mbetet Vllaznia stacioni i fundit shqiptar?
-Shiko, ne kemi bërë një pakt me presidentin. Nëse unë nuk arrij një kontratë më të mirë financiare jashtë vendit, atëherë ndoshta do të ulem sërish me të dhe do flasim shtruar për mundësi të re bashkëpunimi. Pra sipas të gjitha gjasave, nëse nuk largohem jashtë Shqipërisë do të jem pjesë e skuadrës shkodrane. Megjithatë, e thashë edhe më parë gjërat ndryshojnë me punë minutash.