Mesfushori tiranas, Enkel Alikaj, është blerja e re e kuqebluve. Lajmi bëhet i ditur për “Panorama Sport” nga burime zyrtare në klub. Mësohet se ish-lojtari i Dinamos, Partizanit, Besës dhe së fundmi Teutës, ka qenë dje në Shkodër dhe ka rënë dakord për të firmosur një kontratë 1-vjeçare me Vllazninë. Stafi teknik, me në krye trajnerin Hasan Lika, ishin të interesuar për afrimin e mesfushorit, që shihet si i nevojshëm për ekipin shkodran. Në të kaluarën, 28-vjeçari është dalluar më shumë te Dinamo.

Komentet