Hasan Lika: Aq ishin mund?sit
?Ne pothuajse nuk
kishim m? shpresa
p?r kualifikim q? pas
humbjes s? par?, por
mendonim t? b?nim
nj? paraqitje dinjitoze
n? k?t? sfid? t?
dyt?, me iden? p?r t?
marr? nj? rezultat
pozitiv p?r dinjitetin
ton?. Megjithat?, m?
duhet t? pranoj se e
pat?m t? v?shtir?,
pasi diferencat n?
fush?n e loj?s ishin
t? m?dha. Po flasim
p?r skuadra t? nj?
niveli krejt t? ndrysh?m
dhe ky ?sht?
nj? realitet i pamohuesh?m
dhe mua
s?m? mbetet ve?se t?
pranoj k?t? realitet.?
.Vllaznia është mundur dje 0-3 në “Loro Boriçi” dhe është eliminuar kësisoj nga Liga e Evropës, duke iu gëzuar vetëm faktit se, ndryshe nga skuadrat e tjera shqiptare, mundi të paktën të kalonte në terren një tur të këtij kompeticioni. Në fakt, përballja me Rapidin kishte vulosur që në takimin e parë të luajtur në Austri ekipin që kalonte në turin tjetër, pasi fitorja e austriakëve 5-0 nuk kishte lënë asnjë dyshim për ndeshjen e kthimit. Mbrëmë shkodranët rivalizuan me sukses deri diku në pjesën e parë, por në të dytën u dorëzuan pa kushte, pasi jo vetëm fizikisht, por edhe në nivel teknik ishin inferiorë karshi rivalëve austriakë. Trajneri Hasan Lika, mjaft i qetë, ka thënë pas ndeshjes se mundësitë e Vllaznisë deri këtu shkonin dhe se ishte e tepërt të pretendoje që kuqeblutë do të mund të fitonin ndaj Rapidit, një skuadër e fortë, me kualitete dhe e njohur në kontinentin e vjetër. “Humbja nuk është e mirë, aq më tepër në fushën tënde. Ne pothuajse nuk kishim më shpresa për kualifikim që pas humbjes së parë, por mendonim të bënim një paraqitje dinjitoze në këtë sfidë të dytë, me idenë për të marrë një rezultat pozitiv për dinjitetin tonë. Megjithatë, më duhet të pranoj se e patëm të vështirë, pasi diferencat në fushën e lojës ishin të mëdha. Po flasim për skuadra të një niveli krejt të ndryshëm dhe ky është një realitet i pamohueshëm. Mua s’më mbetet veçse ta pranoj këtë realitet, edhe pse në rastin tonë është i dhimbshëm. Rapidi e meritonte të kalonte në turin tjetër, ndërkohë që mundësitë e Vllaznisë deri këtu shkonin. Nuk mund të pretendojmë më shumë. Ishte sukses kalimi i turit të parë dhe duhet të kënaqemi me këtë fakt”, tha trajneri Hasan Lika, i cili qetëson kështu edhe fansat shkodranë, të cilët kanë mbetur të pakënaqur nga paraqitja e skuadrës së tyre ndaj austriakëve të njohur të Rapidit. Tetë gola të pësuar në dy ndeshje në këtë tur të dytë të Ligës së Evropës janë shumë për një ekip si Vllaznia, që ka traditë të hershme me pjesëmarrjet e saj në kompeticionet evropiane. Por jo vetëm pjesëtarët e stafit, por të gjithë në Shkodër e pranojnë se skuadra ka nevojë urgjente për ripërtëritje dhe fuqizim me elementë të rinj, teksa trajneri Lika mbetet të ngushëllojë lojtarët e tij për eliminimin nga kompeticioni. Gjithsesi, humbja e djeshme në “Loro Boriçi” i kalonte përmasat e normales dhe shënonte një dështim të plotë të Vllaznisë përballë Rapidit. Për më tepër, skuadra aktuale duket se nuk bind as për kampionatin që po afron dhe tashmë ky mbetet një problem shqetësues për shkodranët.