Detaje interesante nga te gjitha përfaqësimet evropiane të Vllaznisë
* Eshtë tepër e këndshme për Vllazninë starti i impenjimeve evropiane me një fitore. Madje të pastër 2-0 në Shkodër. Kishte përballë Austrinë e famshme të Vjenës. Por dy emra “bomberësh” si Medin Zhega (8’) dhe Shyqyri Ballgjini (durrsaku – dinamovit i marë si përforcim nga shkodranët) në 57’ japin fitoren në kompeticionin më të rëndësishëm sic është “Champions League”
* Në kupën e Kampionëve Vllaznia ka arritur vetëm një kualifikim në vitin 2001. Në turin e parë ka eliminuar KR.Rejkavik të Islandës, ku pavërëisht su humbi ndeshjen e parë 1-2 në transfertë, përmbysi me një fitore minimale 1-0 rezultatin. Në të dyja ndeshjet në Islandezët e veçanta është se golat shkodranë kanë të njëjtin autor. Mesfushorin e shquar të Kombëtares së Shqipërisë Klodian Duro.
* Vllaznia në “Champions League” ka luajtur 8 ndeshje ku ka arritur 3 fitore, asnjë barazim dhe 5 humbje me golaverazhin 9-16. Ndër tre fitoret dy janë më dy gola diferencë (një 2-0 e një 3-1) dhe tjetra 1-0. Nga pesë humbjet tre janë me tre gola diferencë, në dy raste 1-4 dhe një 0-3. Nga 9 golat e realizuar në këtë kompeticion 7 janë realizuar në takimet shtëpiake në “Loro Borici” e dy në transfertë.
* Me kater ekipe shtetesh të ndryshme Austri, Gjeorgji, Islandë dhe Turqi janë njohjet e deritanishme të shkodranëve në “Champions league”. Vetëm ndaj Islandezëve ka arritur të kualifikohet. Me të tjerat ka humbur. Ndaj Turqëve madje fikson të parin rast në këtë kompeticion ku i kalon të dyja ndeshjet me humbje 0-2 në Turqi e 1-4 në Shkodër.
* E habitshme, por ka ndodhur në një rast, më 22.07.1998, për shkak të një parregullsie në protokoll (shkodranët s’kishin regjistruar lojtarin që aktivizuan në fushë), ekipi e humb ndeshjen me rezultat tavoline (0-3), pikërisht ndaj gjeorgjinaëve të Dinamo Tbilis.
* Duhet të kishte konkruar për herë të parë në vitin 1972 Vllaznia në kupën e Kupave. Por një vendim nga Disiplinori i FSHF-së 37 vite më parë, bëri që as në “Champins” e as në kupën e kupave shkodranët që kishin fituar edhe kupën edhe kampionatin në atë sezon u penalizuan të mos mernin pjesë?!.... U përfaqësua në vend të shkodranëve Besa e Kavajës (si finaliste e kupës) dhe verdhezinjtë nuk zhgënjyen kur kapërcyen turin e parë teksa eliminuan danezët e “Fremad Amafger” (1-1 në Danimarkë e 0-0 në Durrës), për tu eliminuar më pas nga skocezët e Himberians (1-7 në Edinburg dhe 1-1 në Durrës).
* Në kupën e kupave në të vetmin përfaqësim Vllaznia ka bërë një përfaqësim vërtetë të bujshëm më 1987. Pasi eliminoi me dy fitore të pastra modestët maltezë të Sliema Uonderers, madje në transfertë me rezultat fantastik (4-0), turi i dytë ndaj finlandezëve të Rovaniemit kaloi me shkallë vëshitërësie të pamenduara kur u pësuan dy humbje të njëjta nga 0-1 si në Shkodër ashtu dhe në transfertë.
* Bilanci i shkodranëve në katër ndeshje, ndahet në barazi të plotë (dy fitore e dy humbje) e asnjë barazim, ashtu si dhe “Champions league”. Por në kupën e kupave dallon fakti se golaverazhi është në këtë kompeticion pozitiv, saktësisht 6:2 (+4).
Të gjithë golat në kupën Uefa mbajnë autorë të ndryshëm. Emra të mirënjohur dy dekada më parë të futbollit shkodran.
* Verën e kaluar ishte befasuese fitorja në transsfertë ndaj Koperit të Sllovenisë. Dopieta e Xh.Sukajt i hapi rrugë të parit e të vetmit kualifikim momental, pasi kthimi do të shënonte një barazim pa gola 0-0, i mjaftueshëm për të shkuar më tej.
* Ashtu si kundër Gallatasarajit turk, Rovaniemit finlandez, turqëve të Trabzonspor, edhe përballë Napolit të serisë A Italiane humbjet ishin evidente, packa se edhe të rënda në shifra (0-3 në shkodër e 0-5 në Napoli), pa u arritur të shënohej dhe i “ashtuquajuri” “gol nderi”.
* Shkodranët kanë rastin duke qenë se kanë fituar ndeshjen e parë në transfertë me Sligo Rovers në Irlandë të arrijnë për të dytin vit radhazi në kupën Uefa, tani e quajtur me emrin e ri Europa league, një tjetër kualifikim historik, edhe pse turi i dytë “frikson” kur përballë do të jetë një skuadër austriake si rapid Vjena. Por shkodranët me “humorin e tyre therës” citojnë frazën, do të vuajnë si kryeqytetja tjetër Austria 31 vite më parë, më 1978 që “shembej” 2-0 në impiantin mitik të Verior të Shqipërisë, që mban emrin hijerëndë “Loro Borici”.
* Edhe pse njeh më shumë ndeshje (10) po aq se dhe në kupën Intertoto, “vrasëse” duken dështimet e Vllaznisë në kupën Uefa. Konkretisht në 10 ndeshje (pa fitoren e fundit me Sligo Rovers), është arritur vetëm 1 fitore, 1 barazim e 8 humbje në bilanc si dhe golaverazhi i dobët 3:21.
* Janë dy raste kualifikimesh në këtë kompeticion. i pari madje duket si “dhuratë” kur ndaj Hapel Bershevës (Izrael) shkodranët kanë verifikuar aktivizimin e një futbollisti të pafederuar. Uefa nuk ka falur dhe fitorja vjen në tavolinë 3-0 për Vllazninë. Duke barazuar në një farë mënyrë zhgënjimin që ishte pësuar në “Champions League” nga skuadra kuqeblu po nga një gabim i tillë, por në protokollin e ndeshjes.
* Dy vite më parë pavarësisht humbjes në transfertë 1-2 me NK.Zagreb të Kroacisë, në ndeshjen e kthimit përmbysja vjen krej paq nga një fitore në dukje e “vockël” 1-0. Por turi i dytë kalohet me dy humbje të rënda, ndër më të rëndat e gjithë impenjimeve të veta ndërkombëtare për shkodranët, kur Trabzonspori turk fiton 4-0 në Shkodër e 6-0 në Stamboll.
* Ashtu si dhë në kuopën Uefa, në Intertoto janë po 10 ndeshje për Vllazninë por më një bilanc më të mirë për fitoret (3), asnjë barazim e 7 humbje dhe golaverazh 7:22.
* Tre golashënues kuqeblu kanë qenë në “garë” njëri me tjetrin Dorian Bylykbashi, Hamdi Salihi e Arlind Nora (secili nga dy gola) të shënuar në kupën Intertoto, ndërsa një gol, madje i vetmi ndër futbollistët e huaj që ka shënuar për një Vllazninë në përfaqësimet e saj Europiane është dhe ai i D.R.Abilios ndaj Sllaven Belupos.
* Në Intertoto i ka ndodhur dy herë Vllaznisë të ndeshet me ekipe kroate. Eshtë eliminuar nga Sllaven Belup (më 2004) dhe ka arritur të kualifikohet Vllaznia ndaj NK.Zagrebit të fortë (më 2007).
* Eshtë e rëndësishme të dihet se në të gjitha përfaqësimet e saj ndërkombëtare për kupat e Europës Vllaznia e Shkodrës ka 10 fitore (bashkë më të fundit ndaj Sligo Rovers), 2 barazime, 21 humbje, me golaverazhin total 27-64.