Lezhjani shprehet i entuziasmuar nga fitorja në transfertën europiane e në mënyrë të vecantë për golin e parë në portën irlandeze që I hapi rrugën suksesit të kuqebluve në rrugën drejt kualifikimit

Për to do të ishte rezultati më ideal që të largoheshin nga Irlanda me një barazim me gola duke qënë të bindur me të do të kishin hedhur një hap të rëndësishmë drejt kualifikimit për në turin e dytë, por me atë që morën në mbrëmjen e së mërkurës duke mposhtur në fushën e tyre kundërshtarin irlandëz Sligo Rovers, tashmë kualifikimi thuajse është në dorë. Të këtij mendimi janë thuajse të gjithë pjesëtarët e stafit kuqeblu, të cilët pasi kanë lënë në mëngjesin e së enjtes qytetin Sligo ku luajtën përballë skuadrës me të njëjtin emër, kanë udhëtuar përmes një itenerari të gjatë për ta parë veten në ulur në aeroportin “Nënë Tereza” të Rinasit nsë mbrëmjen e djeshme. Pavarësisht se lodhja, jo vetëm e ndeshjes, por edhe e udhëtimit kishte bërë punën e saj, rezultati I fitores 2 me 1 me të cilin ato vinin nga Irlanda I bënte në një farë mënyre të freskët, pasi psikologjikisht ndjenin një qetësi normale që të jep fitorja në ntransfertë, Pasi kemi shkënbyer nga pak fjalë me një pjesë të madhe të futbollistëve, preferojmë të ndalemi me tepër tek ai që shënoi golin e parë në portën irlandeze, Dritan Smajli, gol I cili duket qartë se përpos rëndësisë së padiskutueshme që që ka në fatet e kualifikimit për në turin e dytë, I ka dhënë një kënaqësi mjaft të madhe edhe vetë futbollistit në fjalë. Nuk e vështirë ta kuptosh një gjë të tillë, kur sapo fillon bisedën me të ai nuk nguron të shpreh gjithcka rreth emocioneve që ka ndjerë në këtë ndeshje, duke filluar që nga goli I tij personal, e për të vijuar më pas edhe tek fitorja e skuadrës, e cila, sic thotë ai ka rëndësinë më të madhe në këtë start te konkurimit në Ligën Europiane. “T’ju them të drejtë, që do të arrinim një rezultat pozitiv, qoftë ky një barazim me sic e pati deklaruar në gazetën tuaj Viori përpara ndeshjes, apo edhe me ndonjë humbje minimale, por gjithnjë me golo të shënuar nga skuadra e jonë në Iralandë e kisha parashikuar, por që të mbërrinim në këtë rezultat, nuk e mendoja se do t’ia arrinim”, thotë Smajli. Më pas, lezhajani që luan për të dytën herë si titular në formacionin e ekipit të Vllaznisë ndalet edhe tek goli I shënuar prej tij, I cili për nga mënyrë e realizimit, specialistët e kanë vlerësuar me notën dhjetë. “Për të qënë I sinqertë, me duhet të pranoj, se ky gol I shënuar në Sligo për Ligën Europiane më ka dhënë një gëzim ta paparë, e që për të vijuar edhe më tej me sinqeritetin tim mund të them se ky gol është gëzimi më I mdhe I karrierës sime sportive”, thotë Smajli. Më pas, duke I bërë në një farë mënyre një përshkrim atij aksioni që solli golin e parë të kuqebluve, I cili e kishte nismën e tij që nga krahu I djathtë I mesfushës shkodrane, shoqëruar me atë depërtim klasik, karakteristik dhe tipi të mënyrës së lojës së tij, I cili u finalizua me atë gjiajtje mjeshtrore që përfundoi drejtpërdrejt në rrjetën irlandeze, ai thotë se ka për ta kujtuar gjjatë. “Është ndeshja e pestë ndërkombëtare që regjistroi në karrierën time sportive, katër në përballjet e vjetshme me sllovednët e Kooperit dhe italianët e Napolit, dhe ky I kësaj rfadhe me irlandezët e Sligo Rovers”. Të gjitha këto të përjetuara me uniformën e Vllaznisë së Shkodrës, të cilës I detyrohem shumë për mundësitë që më dhë në afirmimin tim si futbollist”, citon lezhjani, I cili duket qartë që është shumë I kënaqur me jetën kuqeblu. Forma e mirë dhe niveli I kënaqshëm që przantoi si titular I padiskutueshëm në sezonin e kaluar ia rrritën dukshëm vlerat e tij, gjë që është shprehur dukshëm në shumë oferta që u patën drejtuar në adresë të tij, por që, sic thotë edhe ai vetë, edhe pse irespekton klubet që e kanë kërkuar as që I ka shkuar ndërmend të ndërrojë fanelë, pasi tek Vllaznia ndiehet mjaft I kënaqur dhe në të njëjtën kohë, i respektuar nga drejtuesit e Vllaznisë e nën të njëjtën kohë edhe nga tifozëria shkodrane që vazhdimisht e ka mbështetur në fushën e lojës. Duke iu rikthyer takimit të lujajtur në mbrëmjen e së mërkurës në staiumin e Sligos, Smajli thotë Vllaznia luajti një ncdeshje të pëlqyeshme ku futbollistët arritën të zbatojnë më së miri detyrat taktike të dhëna përpara ndeshjes nga trajneri Hasan Lika, për të cilën Smajli thotë se ai padyshim ka meritën e tij në këtë sukses të kuqebluve në transfertën irlandeze. Megjithatë, Smajli pranon se në këtë ndeshje edhe fati ishte me Vllazninë, pasi për hirë të së vertetës, sidomos në minutat e pjesës së parë, vendasit kanë demostruar një lojë cilësore, ckaz është parë edhe me disa raste shënimi në portën e Vllaznisë, madje duke tronditur edhe shtyllat e Grimës, përfshirë këtu edhe humbjen e një njëmbëdhjetëmetërshi që vendasit nuk arritën ta shndërrojnë në gol. Sipas Smajlit, ky rezultat, padiskutim që është një hap I madhë përpara drejt kualifikimit, por, sidoqoftë për të kaluar në turin e dytë duhen edhe 90-të minutat e “Loro Boricit”. Ndaj, për këtë Smajli thotë se të gjithë janë të ndërgjegjshëm që për të kaluar me sukses betejen e dytë të turit të parë të Ligës Europiane skuadra do t’I kushtojë kujdes kësaj ndeshje, e cila është programuar të luhet në mbrëmjen e 9-të korrikut.