Nënkampionët e Shqipërisë të cilët do të marrin pjesë në Ligën Europiane, nuk e kanë shikuar ndonjë herë më të vakët veten para një kompeticioni të tillë. Kjo gjithmonë nisur nga kontigjenti i lojtarëve që ky ekip ka në dispozicion . Drejtuesit e ekipit kuqeblu me në krye presidentin Fushaj premtuan se Vllaznia e Ligës Europiane do të ishte me të vërtet kompetitive, e se shkodranët jo vetëm që do të kishin shumë emra të spikatur e shumë cilësorë si të huazuar por edhe si afrime edhe për sezonin, por do të shikoheshin mirë përveç cilësive në lojë dhe cilësitë morale dhe angazhimi i tyre për këto takime. Miëpo pasi shkodranët janë shumë pranë fillimit të këtij kompeticionit të Ligës Europiane gjithçka duket krejt ndryshe. Pranë gjirit të kuqeblu ka mbërritur një lojtarë kosovarë, Fetim Kasapi, i cili ka qënë pjesë e ekipit të Otrantos së Ulqinit një sezon më parë. Më pas pranë kuqebluve ka mbërritur dhe 28 vjeçari malazez Zheljko Mrvaljeviç, një lojtar që ka kontribuar për shumë ekipe por që sezonin e fundit e ka mbyllur me ekipin e Petrovacit. Që të dy këto lojtarë kanë paraqitur një nivel të kënaqshëm në seancat stërvitore me ekipin kuqeblu, por fusha do të jetë ajo që do të tregojë në të vërtet vlerat e gjithsecilit prej këtyre lojtarëve. Së fundmi pranë ekipit kanë mbërritur dhe dy futbollistët brazilian të cilët pavarësisht emrit të shtetit prej nga vijnë nuk mësohet të jenë të emrave “firmato”. Pavarësisht se mund të jetë herët për të dhënë në vlerësim për ato që i janë afruar ekipit shkodran në këto momente, pasi një gjë të tillë do ta tregojë më mirë se gjithçka koha deri tani mund të thuhet me plot gojën se merkatoja shkodrane për të mos thënë ka qenë shumë e shumë larg asaj që pritej dhe asaj që trumbetohej me forcë nga ana e drejtuesve të ekipit kuqeblu. Për më tepër ky fakt të shqetëson pasi ekipit shkodranë në fillim të këtyre përgatitjeve i kanë ikur nga gjiri i tyre jo pak por 6 futbollistë ku katër prej tyre kanë mbajtur mbi supet e tyre barrën e një sezoni. Për kuqeblu nuk ka qenë aspak e lehtë që nga gjiri i ekipit të largohet ganezi Xhejms Boadu, i cili ka qënë një nga më të mirët për ekipin kuqeblu gjatë gjysmës së parë të sezonit. Pavarësisht se ky lojtar ishte në formë huazimi pranë këtij ekipit përsëri me pak dëshirë dhe me pak përpjekje nga ana e drejtuesve të klubit kuqeblu një kalim për të dytin i këtij lojtari mund të ishte arritur. Po ashtu ekipi i janë larguar edhe Dhëmbi dhe Sukaj të dy lojtarë që priteshin më tepër prej tyre, por gjithsesi në momente momente kanë qenë shumë vendimtarë për ekipin. Nëse i pari la shumë për të dëshiruar në aspektin fizik gjatë gjithë sezonit i dyti me pak dëshirë më shumë mund të kishte qenë një pikë e fortë e kuqebluve, pse jo dhe për këtë sezon që ka filluar të trokasë në derë. Problemet e mbrojtësit Lici me një borxh të vjetër të ishdrejtuesve të klubit, ka detyruar Fushajn që të heqë dorë nga ky lojtar që me grintën e karakterin e tij ka qenë shpirti i kuqebluve sezonin që shkoi. Po ashtu edhe largimet e Kaçit e Plantiçit, nuk kanë pse të mos kenë lënë hapësirën e tyre tek ky ekip. Kjo zbrazëti ndihet më shumë se kurrë sot, para takimeve të Ligës Europiane. Një ekip që ka vetëm disa nga titullarët e një sezoni më parë, disa blerje që ende nuk i njihen vlerat dhe disa të rinj të cilët kanë një mundësi të artë për të shprehur në maksimum vlerat e tyre. Për t’i mbushur mendjen teknikut Lika dhe ndihmësve të tij që në sezonin e ri të besojnë më shumë tek aftësitë e tyre. Deri këtu është për sa i përket takimeve të Ligës Europiane. Një ekip me një bosht por pa shumë “mish”. Por më e keqja është se këtij ekipi të “thërrmuar”, kërkojnë t’i largohen dhe tre nga shtyllat kryesore të tij. Mbrojtësi i ekipit tonë kombëtar Elvin Beqiri dhe dy mesfushorët Ilir Nallbani dhe Ndriçim Shtubina. Atëherë nuk dihet se çfarë duhet të bëhet. Nëse sot kemi një ekip me një bosht e “mish” pak, po të ndodhin këto lëvizje, çfarë mund të thuhet. Megjithatë nuk i dihet pasi kohë për merkato ka ende sepse kështu pretendojnë dhe vetë kuqeblutë të cilët historikisht në fund të merkatos nuk kanë pikasur asnjëherë në shenjë. Megjithatë gjithçka duhet të pritur dhe të shikohet, pasi nuk janë ndoshta emrat dhe ekipet ku të ardhur kanë luajtur që mund të tregojnë gjithçka, pasi do të jetë ndoshta kolektiviteti dhe forca e karakteri i këtyre djemve që mund të jetë determinat.

Komentet