Sulmuesi është optimist, edhe pse e shikon të vështirë sfidën

Shorti i Ligës së Evropës, që e vuri Vllazninë përballë irlandezëve të Sligo Rovers, në kampin shkodran nuk është pritur as me optimizëm dhe as pesimizëm. Megjithatë, për kuqeblutë Sligo është shumë i panjohur, edhe pse futbolli irlandez duket mëse i njohur. Kapiteni i Vllaznisë, Vioresin Sinani, e shikon të vështirë këtë përballje. “Është një short i vështirë për ne. Edhe pse është një ekip i panjohur, Sligo vjen nga një kampionat i fortë, si ai irlandez. Ndoshta këtë herë, fati nuk ka qenë me ne, pasi shpresonim të na binte ndonjë skuadër më e njohur dhe më e lehtë. Gjithsesi, ky short nuk ka pse të na prishë humorin, sepse çdo ekip që është në të tilla kompeticione, ngelet i fortë. Unë mendoj se pasi të shikojmë disa kaseta videoje, do të krijojmë një ide më të qartë për forcën reale të Sligos”, - thotë sulmuesi i shquar shkodran. Besimi Pavarësisht se kuqeblutë nuk e njohin kundërshtarin e tyre, përsëri kanë besim se do të kualifikohen. Një gjë të tillë shkodranët e kanë Sulmuesi është optimist, edhe pse e shikon të vështirë sfidën Sinani: Rival, që nuk na e prish humorin bërë edhe një sezon më parë në Kupën UEFA, por edhe në atë Intertoto. Ndeshja e parë me Sligo Rovers do të luhet në transfertë, çka mund të jetë një shans më shumë për të kërkuar kualifikimin në sfidën e kthimit. “Pavarësisht se nuk e njohim kundërshtarin dhe dimë vetëm se i përket një shteti që ka peshë në futbollin evropian, kjo gjë nuk na bën pesimist për kualifikimin. Ne duhet të bëjmë maksimumin në takimin e parë në Irlandë. Pastaj të shpresojmë dhe të besojmë tek ndeshja e kthimit në Shkodër. Ne kemi një traditë të mirë dhe mendoj se nuk do ta prishim këtë vit, për të kaluar të paktën turin e parë”, - shprehet golashënuesi i Vllaznisë, Vioresin Sinani.

“Me Rapidin do ishte një kënaqësi e dyfishtë”

Nëse kuqeblutë do të kualifikohen, atëherë në turin tjetër do të kenë si kundërshtar Rapidin e Vjenës, një nga emrat më të mëdhenj të futbollit austriak. “Në radhë të parë të bëjmë mirë detyrën tonë me Sligon, pastaj do të shohim se kë do kemi përballë. Do të ishte një tjetër kënaqësi, si për ne, edhe për tifozërinë tonë, që të kualifikoheshim dhe më pas të luanim me Rapidin”, - shton kapiteni i ekipit shkodran.

s-shqiptar