Kanë qenë të zhytur me probleme financiare, duke rrezikuar rënien. Investuan tifozët. Skuadra irlandeze ka marrë pjesë vetëm dy herë në Kupat e Evropës. E fundit, 1994
z, Sligo Rovers, është themeluar që në vitin 1928, por duke e krahasuar me Vllazninë, ky ekip është modest, për sa i përket eksperiencës në Kupat e Evropës. Sligo ka marrë pjesë vetëm dy herë në kompeticionet e UEFA-s. Për herë të parë, në vitin 1994, u eliminua nga belgët e Bryzhit, me rezultatin e përgjithshëm 5-2. Është një skuadër pa shumë traditë, plus që vitet e fundit, klubin e kanë shoqëruar problemet e shumta financiare, çka të bën ta krahasosh me klubin e Partizanit. Blerja më e mirë e sezonit të kaluar mund të cilësohet trajneri anglez, Paul Kuk, i cili ka mundur ta ridimensionojë këtë skuadër, duke e çuar pas shumë kohësh në Ligën e Evropës. Ngjyrat e klubit janë kuqebardhë, ndërkohë që stadiumi i quajtur “Shougrounds”, ka një kapacitet prej 5500 vendesh, teksa nga këto, vetëm 2450 janë të ulura. Në historinë e vet si klub regjistron pak trofe. I fundit daton në vitin 1983, kur mundi Bohemians dhe arriti të fitojë Kupën e Irlandës. Vitet më të mira për të janë edhe 1937 e 1977, kur triumfuan në kampionat. Suksesi i fundit, nëse mund të quhet kështu, është ai i vitit 2006, kur arriti deri në gjysmëfinalen e kupës. Problemet dhe tifozët Në mesin e vitit 2008 klubi Sligo Rovers njoftoi se ishte në vështirësi financiare. I duheshin 130 mijë euro për të siguruar mbijetesën. Kjo u arrit falë mbështetjes së tifozëve, ndërkohë që tashmë, me presidentin Dermot Kely, ana financiare e ekipit është më e qëndrueshme. E veçanta është se ky klub ka pasur gjithmonë besnikë tifozët. Këta të fundit janë një suport i madh për Sligon dhe së fundmi kanë krijuar një shoqatë për të mbledhur të ardhura për klubin. Janë tifozë, të cilët jetojnë në Dublin dhe njëkohësisht janë bërë anëtarë të këtij klubi. Organizimi i të gjithë zonave përreth qytetit të Sligos ka bërë që mbështetja në vitet e fundit të jetë shumë e madhe. Falë fondeve të shoqatave, të krijuara nga tifozët, ekipi arriti të siguronte një vend në Kupat e Evropës. Falë përmirësimit të anës financiare, klubi në sezonin e fundit afroi edhe lojtarë portugezë e anglezë, të cilët i shërbyen shumë për të arritur objektivat.
LOJTARËT
Portierë: Riçard Brush, Kiaran 27 Kelli
Mbrojtës: Gavin Pers, Mauro Almeida (portugez), Dani Ventre, Kris Butler (anglez), Shaun Holmes, Alan Kin, Xheson Noktor.
Mesfushor: Rafael Kretaro, Riçi Rajan, Ouen Morrison, Konor O’Gradi, Shon Doherti (anglez), Brian Kash, Stiv Finej, Romuald Boko (benin), Eoin Torpi.
Sulmues: Pol Kurri, Shon Kerr (portugez), Stefen Parkhauz, Pol Mektiernan.
panorama
Komentet