Nëse këtë fundjavë mendohet që kontigjenti i Vllaznisë në Pukën të shtohet me dy brazilianët që mendohet të vijnë, po nesër do ketë edhe disa largime nga skuadra. Kështu, dy futbollistët e rinj të talentuar të saj, sulmuesi Bala dhe mbrojtësi Sykaj, pikërisht të hënën do të nisen drejt Italisë, ngaqë do të jenë pjesëtarë të ekipit tonë olimpik që do përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Mesdhetare. Ata të dy janë përzgjedhur nga ana e trajnerit Bushati për të qenë pjesë e këtij ekipi dhe në fakt ky është një vlerësim për ta.
sporti shqiptar
Komentet