“Me quajne Kasapi, por une shenoj nje ‘thes’ me gola”

Kosovari I Vllaznisë, Fetim Kasapi është futbollisti I parë që ka firmosur në ditët e merkatos shkodrane për skuadrën kuqeblu.. 26 vjeçari nga Peja e Kosovës, futbollist ky që sezonin e kaluar ka luajtur në kampionatin malazez në përbërje të skuadrës Otrant të Ulqinit po mbush plot dy javë që është pjesë zyrtare e Klubit të Futbolit Vllaznia. Pjesën më të madhe të këesaj periudhe e kaloi në qytetin e Shkodër, ndërkohë që tashmë është spostuar së bashku me skuadrën në qytetin malor të Pukës, aty ku freskia e pishave I ka krijuar komoditetin e duhur skuadrës kuqeblu larg temperaturave të larta të qytetit të Shkodrës. Në një intervistë të dhënë për “Sport Ekspres”, Kasapi flet për skuadrën, stafin teknik e presidencën, kushtet e ofruara, por edhe për vete, për karrierën që ai ka lënë pas, përpara se të vinte në Shkodër.

- Fetim, e nisim nga ju. Diçka kemi thënë në momentin e nënshkrimit, por të tjerat plotësojini vete…

- Karriera ime sportive ka qënë e përqëndruar në Kosovë dhe Mal të Zi. Por, natyrisht që në Kosovë, pranë ekipit të qyteti të lindjes, Besës së Pejës kam pasur më tepër aktivitet.. Më pas kam luajtur në dy sezone në kampionatin e Malit të Zi, fillimisht me Buduçnostitn, e më pas me Otrant të Ulqinit, nga ku u largova për të ardhur në Shkodër.

- Cilat kanë qënë disa nga arritjet gjatë këtyre viteve?

- Në koampionatin kosovar jam shpallur për tre here me radhë kampion në përbërje të ekipit “Besa” e Pejës, ndërkohë që një titull të tillë e kam fituar edhe në kampionatin malazez si pjesë e skuadrës Buduçnostit të Podgoricës.

- Cili është roli që keni luajtur me këto skuadra?

- Roli im i preferuar është ai I mesfushorit, herë I qendrës organizator, por në shumë raste, bazuar edhe në udhëzimit të trajnerëve me të cilët kam luajtur, kam qënë edhe si një tip sulmuesi I tërhequr, apo siç thuhet më tepër, mesfushor-sulmues.

- Në këtë rol do të luani edhe në Shkodër me Vllazninë?

- Në një farë mënyure për këtë rol kam ardhur, por ai që e vendos këtë punë më mirë është trajneri. Si ta shikojë ai, unë do t’i bindem verdiktit të tij. Deri tani nuk kemi bërë ndonjë testim në lidhje me vendet në fushë, pasi edhe seancat stervitore kanë qenë përgjithësisht të karakterit të përgjithshëm, madje duke dominuar më tepër ana fizike dhe ushtrimet atletike dhe aerobike.

- Në se luani në këtë rol, do të jeni krejt afër, si një tip partneri me kapitenin Sinani. E ndjeni veten?

- Të luash përkrah Sinanit është një kënaqësi, por edhe obligim, pasi në tërësi dihen vlerat e këtij futbollisti. Kam dëgjuar se ai është golashënuesi më I mirë I të gjitha kohërave tek Vllaznia dhe kjo do të thotë shumë. Por, në një farë mënyre, edhe pse nuk kam qënë në rolin tipik të sulmuesit, vazhdimisht jam shquar si golashënues. Pa shkuar larg, por vetëm në sezonin që lamë pas, numri I golave që kam shënuar me skuadrën ulqinake Otrant është në 20-të të tillë.

- Po mbyllni javën e dytë në përbërje të një skuadre të re, si po e ndjeni veten?

- Të them të drejtën, në një farë mase e kisha parashikuar, pasi një gjë të tillë ma kishte thënë edhe bashkëqytetari im nga Peja, Ilir Nallbani, I cili ka dy vite që është këtu në Shkodër, por parashikimet duhet thënë se janë kaluar.

- Në çfare aspekti?

- Fillimisht në skuadër, ku kam gjetur një ngrohtësi nga të gjithë pjesëtarët e skuadrës pa përjashtim, përfshirë këtu edhe stafin teknik. Po kështu, vlerëesime superlative kam e dhe për presidentin Fushaj, jo vetëm për plotësimin me korrektesë të kërkesave të mija financiare, të cilat gjej rastin të them se atë shumë nuk e kam marrë në asnjë prej klubeve të mëparshme ku kam luajtur, por edhe për kushtet ideale që më ka krijuar në akodim. Duke i shtuar edhe mënyrën se si funksionon zbatimi I programit stervitor, e them me bindje të plotë se është një klub me të vertetë profesionist.

- Po Shkodra, si qytet?

- Ah, po. Qyteti është simpatik, I ka të gjitha brenda, I vjetër, muzeal dhe historic, por në një farë mënyre, ajo që më pëlqen më tepër është fakti se me aq sa kam pasur rastin të komunikoj edhe me qytetarë sh sportdashës shkodranë, më duket se ka një farë mentaliteti sin ë Kosovë edhe këtu në Shkodër, dhe kjo më bën të ndjehem mirë.

- Tani në Pukë, si është klima?

- Nëse në Shkodër pata ardhë vetëm një herë, ku qëndrova vetëm pak orë gjatë një ndeshje miqësore që zhvilloi ekipi im I vjetshëm Otrant I Ulqinit, këtu në Pukë jam për herë të parë. Me të vertetë një klimë shumë e pëlqyeshme për këtë stinë vere, që mendoj se nuk e gjen lehtë në vende të tjera. Edhe këtu njerëz buja dhe mikpritës, një stadium shumë I bukur në pamjen e përgjithshme, por të them të drejtën fusha, terreni nuk po më duket në nivelin e kërkuar. Gjithsesi ne po përgatitemi shumë intensivisht, sidomos në aspektin fizik, aty ku është edhe përqëndrimi kryesor I stafit teknik.

- Mendoni se do të keni sukses në Ligën Europiane, e cila në më pak se dy javë do të ketë takimin e parë të turit të parë?

- Dëshirën e kam shumë të madhe që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë. Nëse kam emocione që luaj me një ekip me emër si Vllaznia e Shkodrës, pjesëmarrja në ndeshjet e kupave të Europës, që për mua është për herë të parë në karrierën time sportive, është edhe më e madhe. Të shohim njëherë se me cilën skuadër po na bjen shorti, dhe mandej flasim pranë.

sport ekspres