TVSH‑ja, e interesuar për të drejtën televizive

Televizioni Publik Shqiptar duket se është i interesuar që të transmetojë të gjitha ndeshjet e Vllaznisë për sezonin e ardhshëm futbollistik. Bashkë me to edhe ato të ndeshjeve të vlefshme për Ligën Europiane. Nga sa bëhet e ditur, përfaqësues të këtij televizioni sot në mesditë do të jenë në Shkodër për të biseduar me drejtuesit e klubit shkodran në lidhje me këtë fakt. Edhe vetë shkodranët janë të interesuar në këtë çështje dhe tashmë mbetet për t’u parë nëse do të arrihet akordi i duhur. Në fakt, tifozët e zjarrtë të skuadrës së Vllaznisë anembanë botës, edhe gjatë sezonit të kaluar, kanë ngritur herë pas here pyetjen se pse ndeshjet e skuadrës së tyre të zemrës nuk transmetohen në ekranin e TVSH‑së. Mbase kjo dëshirë e tyre mund të realizohet këtë vit.

s.shqiptar

Komentet