Tre lojtarët cilësorë, të premtuar nga presidenti Valter Fushaj, do të vijnë në formë huazimi nga Turqia, për të përfaqësuar Vllazninë në ndeshjet e Ligës së Evropës. Lajmi është bërë i ditur nga vetë numri një i klubit shkodran. Fushaj i premtoi trajnerit të ri, Hasan Lika, tre lojtarë cilësorë, teksa në fillim u përfol se ata do të jenë nga skuadra shqiptare. “Binjakëzimi” që klubi shkodran ka me ekipet turke të Haxhetepes dhe Gençerbirlingisë, ashtu si një sezon më parë, pritet të japë frytet e veta edhe në takimet e Ligës Evropiane. “Drejtuesit e ekipeve turke më janë shprehur të gatshëm për të na ndihmuar me lojtarë shumë cilësorë për ndeshjet tona ndërkombëtare. Këtu bëhet fjalë për 2-3 lojtarë, që mund të vijnë nga këto ekipe, por në radhë të parë, trajneri Lika do të përcaktojë dhe vendet ku ka nevojë ekipi për përforcime. Por këta lojtarë ka shumë rëndësi që të jenë jo vetëm të mirë, por edhe me karakter, në mënyrë që të vijnë për të ndihmuar maksimalisht ekipin tonë në këto takime, ku ne pretendojmë të kalojmë të paktën një tur kualifikues”, është shprehur presidenti Fushaj. Ndërkohë, ekipi shkodran ka filluar përgatitjet të hënën, nën drejtimin e Likës. Stërvitja ka nisur me disa ka disa mungesa, por për të bërë një paraqitje sa më të mirë në Ligën e Evropës, drejtuesit e klubit kanë garantuar se do të bëjnë maksimumin, që ekipi të jetë të paktën në mbi 90% i stabilizuar, në të gjithë pozicionet.
Zhgënjimi
Sipas presidentit Fushaj, pista e lojtarëve shqiptarë të Superiores mbetet e vakët, pavarësisht se “grepat” janë hedhur, si te të kuqtë e Partizanit, e ashtu edhe te verdheblutë e Elbasanit. “Ne nuk kemi lënë asgjë pas dore, përsa i përket afrimit të lojtarëve cilësorë për sezonin e ri. Kemi kontaktuar me disa prej tyre, por shikoj se lojtarët e Superiores, pavarësisht ofertave jo pak joshëse që u kemi bërë, nuk zgjedhin Vllazninë. Megjithatë, nuk do të thotë se kjo është pista jonë e vetme. Ne kemi marrë shumë kontakte me lojtarë jashtë Shqipërisë dhe mendoj se në bashkëpunim me trajnerin Lika do të sjellim në Shkodër disa elementë cilësorë dhe tepër efikas. Për këtë e garantoj në radhë të parë tifozerinë shkodrane, që e pret me ankth një gjë të tillë”, ka thënë numrin një i klubit kuqeblu.
Vazhdimësia
Shkodranëve nuk u intereson vetëm një ballafaqim dinjitoz dhe një kalim turi në Ligën Evropiane. Më shumë se kaq, trajnerit Hasan Lika i intereson fuqizimi i ekipit për sezonin e ardhshëm. Huazimet nuk mendohen se do të jenë përsa i përket sezonit, pavarësisht se në kampionatin e fundit një gjë e tillë ka ekzistuar. Fillimisht ganezi Xhejms Boadu dhe më pas në pjesën e dytë të sezonit, Xhevahir Sukaj, kanë qenë afrimet në formë huazimi, pikërisht nga klubet turke, Haxhetepe dhe Gençerbirlingi. Në planin afatgjatë, dje kuqeblutë kanë bërë hapin e parë me blerjen e Fetim Kasapit. Megjithatë, numri një i presidencës shkodrane ka kohë që është në kontakte të vazhdueshme për të përzgjedhur lojtarët e duhur për sezonin e ri. Këtë të fundit do ta bëjë pikërisht trajneri Lika.

Komentet