Gjatë të gjithë javës së pragndeshjes kundër Dinamos, në kampin shkodran ka pasur një preokupim jo të vogël në lidhje me përballjen e radhës, gjë që në fakt e vërtetuan më së miri edhe 90 minutat e luajtura në stadiumin “Loro Boriçi”, të cilat u shoqëruam me emocione të mëdha. Përballë një Dinamoje, nga e cila Vllaznia është mundur dy herë radhazi në këtë sezon në shtëpi, këtë radhë ajo ka ditur të triumfojë, ndonëse me vështirësi, tre pikëshi i fituar ka qenë mëse i merituar. i këtij mendimi janë të gjithë pjestarët e kampit kuqeblu, dhe së bashku me to edhe presidenti i tyre Valter Fushaj, i cili ka vlerësuar lojën e futbollistëve kuqeblu në këtë takim, që sipas tij kanë bërë më të mirën e tyre për të marrë rezultatin pozitiv. “Ishte një fitore e merituar e Vllaznisë, e cila u arrit në një ndeshje shumë e fortë, pasi dihet se me Dinamon në këtë sezon nuk ka ecur, kur na ka marrë dy fitore në Shkodër”, thotë presidenti shkodran Valter Fushaj. Duke u futur në detaje të këtij takimi, Fushaj thotë se takimi i luajtur të shtunën pasdreke në stadiumin “Loro Boriçi” në mes Vllaznisë dhe Dinamos, ishte një ndeshje e hapur, ku ekipi mik, i cili e përmirësoi ndjeshëm lojën në pjesën e dytë, edhe mund të barazonte nga çasti në cast. Sipas tij, rezultati pozitiv në këtë ndeshje u arrit pasi skuadra që ai financon, ishte shumë e motivuar për të marrë fitoren dhe këtë objektiv ajo e arriti më së miri. Por, për presidentin Fushaj, në fitoren e arritur ndaj Dinamos një meritë ka edhe publiku shkodran, i cili këtë radhë ka qenë me të vertetë shumë i zjarrtë në mbështetje të skuadrës së zemrës, ndaj gjen rastin t’i përshendesë për inkurajimin që po i japin skuadrës në këtë sezon. 1-shi shkodran shpreson që Vllaznia do t’ia shpërblejë me fitoren e titullit kampion kombëtar në këtë sezon për realizimin e të cilit kanë mbetur edhe dy sfida shumë të rëndësishme. Kur të gjithë mendojnë për ndeshjen e fundit të kampionatit, atë Tirana-Vllaznia që mbyll edhe krejt sezonin futbollistik, njëshi i klubit kuqeblu, tërheq vemendjen se përpara supersfidës së kryeqytetit, është edhe një tjetër ndeshje shumë e rëndësishme, e cila edhe pse duket e lehtë, ngaqë përballë është një skuadër e katit të poshtëm të tabelës, për Fushajn është shumë e rëndësishme, pse jo edhe e vështirë për t’u kaluar. Lushnja luan kartën e fundit në Shkodër për fatin e mbijetëses dhe këtë e dinë mirë të gjithë në Shkodër, që në të tilla raste është po aq e vështirë të luash sa përballë një ekipi pretendent për titull. Pas një dite pushim, skuadra që sot do të fillojë të mendojë shumë seriozisht për këtë ndeshje, jo vetëm në aspektin tekniko-taktik, por në të njëjtën kohë edhe në anën psikologjike, në mënyrë që ditën e shtunë skuadra të jetë e parapërgatitur në të gjitha aspektet e saj për ta kaluar me sukses dhe këtë provë të fundit përpara betejes finale për titull me Tiranën. Megjithatë, edhe pse në gjykimin e të gjithëve, si dhe të vetë Fushajt, Vllaznia-Lushnja është një takim i vështirë, pasi lushnjarët do të japin maksmimun e tyre për mbijetesën në Superligë. Presidentin shkodran është i bindur se Vllaznia nuk do të tolerojë duke marrë patjetër një fitore trepikëshe, pasi për të nuk ka asnjë alternativë tjetër në rrethanat që ajo gjendet, pasi çdo rezultat tjetër do të shkatërronte planet e Vllaznisë për fitimin e titullit kampion, kur ajo është më afër se kurrë një objektivi të tillë.
Fushaj: ?Ne pik?t i marrim me merit
Presidenti i Vllaznis?, Fushaj, i bindur tek suksesi i skuadr?s s? tij Nj?shi i klubit shkodran: ?Edhe pse me minuta drith?ruese, me Dinamon e kemi fituar n? fush?? ?Ishte nj? fitore e merituar e Vllaznis?, e cila u arrit n? nj? ndeshje shum? e fort?, pasi dihet se me Dinamon n? k?t? sezon nuk ka ecur, kur na ka marr? dy fitore n? Shkod?r?,
Komentet