Për Vllazninë përball ja e radhës me Dinamon shikohet si çelësi drejt titullit kampion. Blutë në këtë sezon i kanë hapur punë kuqebluve, të cilët këtë herë i kanë vlerësuar maksimalisht, në mënyrë që të marrin pikët e plota. Për mbrojtësin 35-vjeçar, Suad Lici, i cili në këtë sezon ka qenë një ndër lojtarët më stabël të ekipitshkodran, përballja me Dinamon kërkon shumë kujdes. “Duhet të bëjmë kujdes në takimin që do të zhvillojmë me blutë në ‘Loro Boriçi’. Për ne kjo përballje është si një finale, pasi luajmë me një nga ekipet më të fortë të këtij sezoni. Ne kërkojmë vetëm tri pikë, por për t’i arritur ato duhet të bëjmë maksimumin, - u shpreh fillimisht Suad Lici, duke vazhduar. - Dinamo është një kundërshtar i vështirë, që këtë sezon na ka mundur dy herë në Shkodër, një herë në ndeshjen e Kupës dhe një në kampionat. Por kësaj here jemi të bindur se nuk do ta lejojmë të na marrë sërisht pikë brenda në shtëpi. Blutë do të vijnë në këtë takim jo me ndonjë objektiv madhor, pasi e kanë të pamundur të arrijnë vendin e parë, ndërsa ne ekërkojmë një gjë të tillë dhe nuk do ta lë shojmë deri në fund të kampionatit. Kam besim të plotë te forca e grupit dhe te mbështetja e tifozerisë shkodrane, që kësaj here do na mbështesin fuqishëm në ‘Loro Boriçi’. Dhe ne ju premtojmëatyre se nuk do t’i zhgënjejmë, por do të marrim fitoren ndaj dinamovitëve”, tha mbrojtësi kuqeblu Lici, që është shumë optimist për marrjen e një rezultati pozitiv të shtunën.
Vazhdimësia
Pavarësisht se kuqeblutë janë një pikë larg Tiranës, ata e kanë të qartë se kampionati sapo ka hyrë në periudhën më të vështirë. Diferenca midis tyre dhe bardhebluve për kreun gjatë këtij sezoni është shkëmbyer disa herë. Por tani kuqeblutë janë mëse të bindur se nuk do ta lëshojnë më kreun deri në fund të sezonit futbollistik. Për ta realizuar këtë, shkodranëve u duhet te djersijnë shumë në fushën e lojës. “Ne thjesht kryesojmë kampionatin, ashtu siç kemi bërë disa herë në këtë sezon, por kjo nuk do të thotë se beteja për titullin kampion ka marrë fund, pasi për t’u luajtur kanë mbetur edhe tri ndeshje, të cilat do të përcaktojnë se cili do të jetë dhe fituesi i këtij kampionati. Vllaznia dhe Tirana do ta diskutojë këtë trofe në takimin e fundit të këtij sezoni. Megjithatë, tashmë jemi përqendruar vetëm te sfida e kësaj fundjave, që do ta zhvillojmë me Dinamon brenda në shtëpi. Për këtë po punojmë intensivisht, pasi nuk duam ta humbasim kreun”, përfundoi Suad Lici.
Panorama