Vllaznia, ngjitet 30 vende n? renditjen bot?rore p?r klube
Vllaznia, kryesuesja e Kategoris? Superiore (60 pik?, pas 30 jav?ve, konfirmohet s?rish si skuadra m? e mir? shqiptare n? k?to dy vitet e fundit. K?t? e b?n t? njohur renditja bot?rore p?r klube e Institutit t? Historis? dhe Statistikave t? Futbollit Nd?rkomb?tar (IFFHS) p?r periudh?n 1 maj 2008-30 prill 2009.
Vllaznia, kryesuesja e Kategorisë Superiore (60 pikë, pas 30 javëve, konfirmohet sërish si skuadra më e mirë shqiptare në këto dy vitet e fundit. Këtë e bën të njohur renditja botërore për klube e Institutit të Historisë dhe Statistikave të Futbollit Ndërkombëtar (IFFHS) për periudhën 1 maj 2008-30 prill 2009. Në harkun e 365 ditë skuadra shkodrane është ngjitur 30 vende, duke u zhvendosur nga pozicioni i 224 më 1 maj 2008 në të 194-in më 30 prill 2009 në kuotën e 80,0 pikëve. Nëntë herë kampionia e Shqipërisë lë pas vetes jo pak, por 168 skuadra në botë, pjesëmarrëse në aktivitetet ndërkombëtare botore e evropiane në nivel klubesh. Pas shkodranëve renditen klube të njohura si Njuell‘s Old Boys (197), Dinamo e Bukureshtit (202), PSV Eindhoven (205), Palermo (224) etj. Në krye të këtij klasifikimi është Mançester Junajtit, i pasuar nga Barcelona, Çelsi, Boka Zhuniors etj.