Që prej së shtunës që kaloi, një nga lajmet kryesore që kanë raportuar mediat e ndryshme nga kampi shkodran, ka qenë ai i rikthimit të sulmuesit Sinani pas dëmtimit. Ka mjaftuar një dygolësh i këtij lojtari në miqësoren e fituar 6‑2 ndaj Adës dhe optimistët menjëherë kanë deklaruar se goleadori i njohur do të ishte një forcë shumë e madhe për Vllazninë në ndeshjen e radhës me Elbasanin. Por ndërkohë vetë lojtari, në një prononcim për mediat, ka dashur të sqarojë se nuk është ai që ka fatet e skuadrës në dorë. “Dua të them se do të jem në fushë në atë ndeshje, por kjo nuk është gjithçka. Në fushë luajnë 11 veta dhe, nëse nuk japin të gjithë maksimumin, do të jetë shumë e vështirë për të fituar. Sa për vete, si gjithmonë, edhe kësaj herë do të mundohem të bëj më të mirën e mundshme. E di që skuadra ka nevojë për mua në këto momente, por edhe gjithë të tjerët, sepse secili duhet të japë kontributin e tij. Jemi në garë në të dy frontet dhe prandaj, për të qenë fitimtarë, secili duhet të japë kontributin e tij maksimal në këto ndeshje që kanë mbetur,” ‑ ka thënë Sinani. Numri 9 i Vllaznisë, që njëkohësisht është edhe lojtari që mban shiritin e kapitenit, prej vitesh ka qenë shumë përcaktues për fatet e kësaj skuadre. Jo më kot është lider i saj dhe jo më kot konsiderohet lojtari më i mirë i kuqebluve pas viteve ‘90. Për këtë arsye, ai ka merituar edhe një vend në 11‑shen më të mirë të 90 viteve të skuadrës shkodrane. Sivjet, nisur edhe nga disa dëmtime që e kanë mbajtur jo pak jashtë fushave të blerta, ka mbetur në kuotën e 9 golave të shënuar në kampionat. I ngacmuar në lidhje me këtë fakt dhe nëse ka hequr dorë nga pretendimi i fillim‑sezonit për të fituar “Këpucën e Artë”, Viori do të përgjigjej: “Vërtet kam mbetur pak prapa sa u takon golave të shënuar këto javët e fundit, por kjo nuk më shqetëson shumë. Ajo që ka rëndësi për mua është të mos kem më probleme me dëmtimet dhe të jem në fushë në çdo ndeshje të mbetur, për të dhënë maksimumin tim për Vllazninë. Për mua, nuk ka rëndësi nëse do të shënoj apo jo në këto ndeshjet e fundit, e rëndësishme është që çdo futbollist i Vllaznisë ta dërgojë topin në rrjetë, vetëm e vetëm që të fitojmë dhe të shpallemi kampion.” Tashmë gjërat janë të qarta: në skuadrën shkodrane janë shtuar ethet e garës së fund‑kampionatit. Kur kjo dallohet qartë te lojtarët me përvojë, llogarit pastaj ata më të rinjtë. Megjithatë, pikësynimi i të gjithëve është një dhe i vetëm: përfundimi në vend të parë në fund të javës së 33‑të. Por deri atëherë ka ende shumë kohë. E gjithë vëmendja është e përqendruar jo aq larg, por më afër. Pikërisht te ndeshja e së dielës në Elbasan. Vioresin Sinani në komentin e tij e konsideron shumë delikat këtë takim, teksa thotë në fund: “Elbasani është një kundërshtar shumë i vështirë dhe për më tepër nuk ndodhet në pozita të mira në renditje, çka do t’i motivojë edhe më tepër ndaj nesh. Megjithatë, Vllaznia ka një objektiv të vetëm, fitoren, dhe do të shkojmë pikërisht me këtë objektiv drejt Elbasanit.”
Sinani: Nuk vlej vet?m un? te Vllaznia
Sa p?r vete, si gjithmon?, edhe k?saj her? do t? mundohem t? b?j m? t? mir?n e mundshme. E di q? skuadra ka nevoj? p?r mua n? k?to momente, por edhe gjith? t? tjer?t, sepse secili duhet t? jap? kontributin e tij.
Komentet