Më në fund i është dhënë zgjidhja debateve të shumta që kanë lilndur në Kupën e Shqipërisë, pas aktivizimit të disa futbollistëve në të njëjtin kompeticion me dy skuadra të ndryshme. Komisioni i disiplinës pranë FSHF-së është mbedhur në orët e paradites së të hënës për të shqyrtuar çështjen në fjalë dhe pas më shumë se 7 orë debat, ka marrë vendimin përfundimtar. Vllaznia merr fitoren 2-0 në tavolinë, ndërsa Partizani dhe Flamurtarin do të zhvillojnë një ndeshje shtesë, në fushë asnjanëse, për të përcaktuar gjysmëfinalisten e katërt. Për të arritur në këtë vendim është dashur konsulenca e jursitëve, që e kanë shqyrtuar deri në detaj çështjen. Për të përcaktuar se kush do të kualifikohej në dyshen Dinamo-Vllaznia ka qenë më e lehtë marrja e vendimit, por problemi më i madh u has në dyshen Partizani-Flamurtari. Zgjidhja që ka gjetur disiplina ka qenë origjinale. Meqenëse të dy ekipet kanë pasur probleme me aktivizimin e lojtarëve, është vendosur të luhet një ndeshje shtesë në fushë anjanëse, duke i hedhur poshtë të dy takimet e luajtuar më parë.
Pra, deri tani kemi vetëm tri skuadra gjysmëfinaliste: Tirana, Shkumbini dhe Vllaznia, ndërsa skuadra e katërt do të përcaktohet pas përballjes shtesë mes Partizanit dhe Flamurtarit.
Ja vendimi i plote i Komisionit te Disiplines se FSHF
Tiranë, më 16.03.2009
KOMISIONI I DISIPLINES
VENDIM
Komisioni i Disiplinës, i mbledhur sot më 16.03.2009, mori në shqyrtim kërkesat ankimore të paraqitura nga KF Vllaznia, KF Flamurtari dhe KF Partizani në lidhje me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë, të zhvilluara më dt 11.03.2009. Komisioni, pasi shqyrtoi ankesat e paraqitura, dëgjoi përfaqësuesit e palëve të interesuara, shqyrtoi dokumentacionin e ndeshjeve dhe pasi i diskutoi çështjet në tërësi, në përfundim vendosi:
1. Pranimin e kërkesës ankimore të KF Vllaznia për ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë, zhvilluar më dt 11.03.2009, zhvilluar mes kësaj skuadre dhe KF Dinamo. Komisioni vlerëson se aktivizimi nga KF Dinamo i lojtarit E.Bakaj në ndeshjen e datës 11.03.2009 me KF Vllaznia, përbën veprim në shkelje të nenit 36, pika 25, të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike Kombëtare të FSHF, pasi ky lojtar, duke qenë se në Kupën e Shqipërisë është aktivizuar më parë me ekipin e Partizanit, nuk mund të aktivizohej nga KF Dinamo në ndeshjet e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Kjo për faktin se në dispozitën e sipërcituar është i sanksionuar një ndalim i tillë për aktivizim të lojtarëve të regjistruar më parë me ekipe pjesmarrëse në po të njëjtin edicion të Kupës së Shqipërisë. Në kushtet kur nga KF Dinamo është kryer kjo shkelje, në vështrim të parashikimeve të kësaj dispozite rezulton se KF Dinamo ka aktivizuar një lojtar, që nuk lejohet të luante në këtë aktivitet me këtë ekip, rrethanë për të cilën mbështetur në parashikimet e nenit 36/25, të Rregullores së Veprimtarisë Kombëtare të FSHF-së, nenit, 23/ 2 të Kodit të Drejtësisë Sportive të FSHF, e nenit 55 të Kodit të Disiplinës së FIFA, nenit 14 të Kodit të Disiplinës së UEFA, KF Dinamo humbet ndeshjen me rezultatin 2-0, në favor të KF Vllaznia.
2. Mospranimin e ankesave të KF Flamurtari dhe KF Partizani si të pabazuara në Rregulloret e FSHF, e në Kodet e Disiplinës të UEFA dhe FIFA.
3. Në vështrim të parashikimeve të nenit 36, pika 25 të Rregullores së Veprimtarisë Kombëtare të FSHF-së, duke qenë se KF Partizani ka aktivizuar në ndeshjet e zhvilluara me KF Flamurtari, lojtarët E. Bakalli dhe G. Gjondeda, ndërsa KF Flamurtari ka aktivizuar lojtarin E. Merxha, të cilët kanë qenë pjestarë të ekipeve të tjera pjesëmarrëse në këtë edicion të Kupës së Shqipërisë, në referim të kësaj dispozite të sipërcituar, nenit 23/2 të Kodit të Drejtësisë Sportive të FSHF dhe nenit 14 të Kodit të Displinës së UEFA, meqënëse këta lojtarë e kanë patur të ndaluar pjesëmarrjen në ekipe të tjera në Kupën e Shqipërisë për shkak të regjistrimit të tyre me skuadra të tjera më pare pjesmarrëse në Kupë, të dyja ekipet kanë kryer shkelje me pasojë parregullsinë e të dyja ndeshjeve të zhvilluara mes tyre.
Për këto arësye, mbështetur në parashikimet e nenit 43 të Statutit të FSHF, nenit 36, pika 25 të Rregullores së Veprimtarisë Kombëtare të FSHF-së, nenit 23/2 të Kodit të Drejtësisë Sportive të FSHF dhe nenit 14 të Kodit të Displinës së UEFA, anulohet rezultati i të dyja ndeshjeve të zhvilluara midis tyre dhe urdhërohet që KF Flamurtari dhe KF Partizani, të luajnë një ndeshje të vetme në fushë asnjanjëse, të vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Ndeshja mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet në datën dhe vendin që do të komunikohet nga sektori i garave në FSHF.
Kundër vendimit mund të bëhet ankim brenda pesë ditëve në Komisionin e Apelit.
Mirepo, duhet te saktesojme se ky vendim nuk eshte mirepritur nga klubet e “penalizuara”. Konkretisht, Dinamo ka reaguar me force, duke mos e pranuar vendimin e Dispilines, qe e skualifikon ate. Presidenca e kampioneve ka pohuar se FSHF-ja ka marre nje vendim arbitrar, te pabazuar askund te rregullore, nderkohe qe tere fajin e ka vete. “Do te ndjekim te gjitha rruget e mundshme ligjore, brenda dhe jashte FSHF-se, per te kerkuar te drejten tone. Nuk e pranojme kurrsesi vendimin e dhene nga Dispilina. Ku e ka bazen ligjore, qe i jep Vllaznise fitoren ne tavoline 2-0, nderkohe qe pika dhe neni qe eshte reklamuar nga shkodranet nuk parashikon penalitete. Federata te marre masat ndaj vetes se saj, qe ka lejuar te behet kjo gje, edhe sezonin e shkuar te Kupes se Shqiperise, pastaj te penalizoje klubet, qe derdhin djersen ne fushen e lojes, harxhojne miliona para, dhe vjen nje moment, si ky, qe i hidhet gjithcka ne ere, vetem se zyrtaret e FSHF-se jane te paafte. Dinamo do ta kerkoje te drejten deri ne UEFA dhe FIFA, me njerezit e saj, juriste te nderuar, duke mos pranuar vendimin e dhene nga federata. Vendim, i cili, sipas nesh, eshte absurd dhe i pambeshtetur ne asnje rregullore te gares”.
Po keshtu, ka reaguar edhe trajneri i Partizanit, Shpetim Duro: “Mesa duket, qe te shpetojne disa zyrtare te paafte te federates, qe kane gatuar tere kete mish-mash, po u hidhet faji klubeve. Partizani, moralisht e ligjerisht eshte i kualifikuar per ne gjysmefinale te Kupes. Kemi fituar ne fushen e lojes dhe per kete jemi te qete. Nese federata mendon se qe te kualifikohet Partizani, duhen luajtur 3 ndeshje, jo dy, kjo eshte pune tjeter. Personalisht di te them se jemi kualifikuar me merite, ndersa per gafat e rregulloreve e te tjera si keto, te mbaje pergjegjesi vete federata.”
Te kenaqur kane reaguar pas vendimit te Komisionit te Disiplines drejtuesit e Vllaznise dhe te Flamurtarit. Ata kane thene se shkoi e drejta ne vend, por kane shtuar se duhen penalizuar edhe zyrtaret e vete FSHF-se, qe treguan paaftesine e tyre te plote ne zbatimin e rregullores se gares, duke lejuar dy sezone me radhe qe neni 36, pika 25 e rregullores, te shkilet me te dyja kembet nga klubet, nderkohe qe FSHF-ja “flinte gjume”.
Sikurse duket, klubet e prekura, Partizani dhe Dinamo, nuk do ta lene me kaq, por do ta kerkojne te drejten, sipas tyre, deri ne UEFA dhe FIFA, por edhe ne KAS-in e Lozanes. Procedura keto qe mund te zgjasin, duke bere qe turi gjysmefinal i Kupes te vihet ne rrezik, sic eshte “hedhur ne ere”, ne fakt, tere ky aktivitet, per kete sezon.
Sporti Shqiptar
Komentet