Drejtuesit e klubit te futbollit “Vllaznia”, edhe gjate gjithe dites se enjte, 12 mars 2009, e kane vazhduar kerkesen e tyre per dhenien e ndeshjes se Kupes se Shqiperise ne tavoline dhe kualifikimin e tyre per ne turin tjeter gjysmefinal. Gjithçka ka qene e qarte ne kerkesen e tyre. Normalisht, ata, nisur edhe nga rregullorja e thyer nga blute, kane te drejte per te kaluar ne gjysmefinale dhe jo Dinamo, siç ka ndodhur realisht ne fushen e lojes, pas dy ndeshjeve te luajtura. Pas deklarates per shtyp te bere mbremjen e se merkures, menjehere pas perfundimit te ndeshjes, kreret kuqeblu kane nxituar te bisedojne dhe me drejtues te federates dhe, sipas tyre, eshte pranuar haptazi se Dinamo ka gabuar ne aktivizimin e Bakajt. Nderkohe, te enjten ne mengjes, te mbledhur te gjithe ne zyren e presidentit Fushaj, drejtuesit shkodrane kane nxituar te bejne gati shkresen zyrtare, me te cilen do t’i kerkojne FSHF-se dhenien e ndeshjes ne tavoline dhe kualifikimin e Vllaznise per ne turin tjeter. Perveçse me faks, kjo shkrese eshte çuar edhe dorazi ne zyrat e FSHF-se nga sekretari i klubit, Agim Medja, dhe menaxheri i pergjithshem, Kujtim Shaba. Ne ate shkrese, ajo qe bie ne sy eshte se klubi i futbollit “Vllaznia” nuk i eshte drejtuar aspak Komisionit te Disiplines, por konkretisht Sektorit te Garave. Arsyen se pse eshte vepruar keshtu, e ka bere te qarte presidenti Fushaj ne nje prononcim per gazeten “Sporti Shqiptar”, kur ka thene: “Arsyeja pse nuk i jemi drejtuar Komisionit te Ddisiplines eshte se nuk mendojme se nje çeshtje e tille ka nevoje per te kaluar ne kete komision. Besoj se gjithçka eshte e qarte ketu: nje skuader ka shkelur rregulloren per aktivizimin e nje lojtari ne menyre te parregullt dhe gjerat jane shume te dukshme: ndeshja i jepet ne tavoline skuadres tjeter dhe automatikisht edhe kualifikimi, qe ne kete rast i takon Vllaznise. Kesaj çeshtjeje duhet t’i jape zgjidhje sekretari i federates dhe shefi i Sektorit te Garave. Ta harrojne se mund te sillen ashtu si i dhane zgjidhje edhe problemit te vendit te pare. Keto dy persona, te cilet po tregojne se e kane bere lemsh kampionatin, te zbatojne ate qe eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe. Most e sillen sin e rastin e vendit te pare pas dy fazave te para, kur skema e kampionatit ishte kpjuar nga Kroacia dhe interpretimin e kerkonin tek nje specialist italian. Tashme gjerat jane shume me te qarta: eshte e shkruar e zeza mbi te bardhe. Meqe Dinamo ka gabuar, ta pesoje. Dhe jo vetem ajo. Rregullorja nuk eshte e shkruar sot, ka qene qe ne fillim te sezonit dhe ne e kapen dhe po e shfrytezojme kete gabim te Dinamos, ashtu siç do ta kishte shfrytezua ajo nese do ishim ne pozita te kunderta.”
Ne kete menyre, Vllaznia pret nga federata qe ajo t’i jape zgjidhje ketij problemi, pa e kaluar ne Komision te Disiplines. Duam kualifikimin menjehere”. Ne kete menyre ne Shkoder jane te bindur se ata kane te drejte dhe federata kete here nuk ka asnje mundesi tjeter per te mos i dhene te drejten Vllaznise.
Sekretari Medja, “zbuluesi” i gabimit me rregulloren
Ka ndodhur paraditen e se merkures. Ka qene duke lexuar shtypin sportiv dhe teksa ka pare formacionin e mundshem te Dinamos, qe do te luante pasdite ndaj Vllaznise, syte i kane mbetur tek emri i Bakajt. Pervoja e tij disavjeçare si drejtues dhe fakti qe eshte nje njohes i mire i rregullores, e kane ngacmuar ate t’i hidhte nje sy rregullores se aktivitetit, pikerisht ne lidhje me kete çeshtje. “Nga pervoja edhe boterore, e kisha te qarte se nje lojtar brenda nje sezoni nuk mund te luante me dy skuadra per ndeshjet e kupes. Duke qene keshtu dhe duke menduar menjehere per Bakajn, e pashe rregulloren dhe konstatova se neni 36, pika 25 e kishte shume te qarte kete gje. Kete fakt e diskutuam edhe me drejtuesit e tjere te klubit dhe menjehere vendosem qe duke e shfrytezuar ate, te benim reklamimim perkates. Gjerat jane shume te qarta dhe, per pasoje, duhet qe federata t’i jape kualifikimin Vllaznise kete rast. Nuk ka asnje alternative tjeter. Nuk ka njeri ne FSHF, madje as ne klubin e Dinamos, qe te pretendoje te kunderten,”-ka thene Medja. Shefi i kuqebluve kesisoj mund te quhet njeriu “zbulim” i kesaj pike te rregullores, sepse deri te merkuren askush nuk e kishte konstatuar me pare.
As nga klubet, as nga federate, e cila vijonte aktivitetin e Kupes ne qetesi te plote, edhe pse lojtare te tjere, qe ne cerekfinalen e pare, e kishin konsumuar kete shkelje te rregullores, si Gjondeda dhe Bakkalli me Partizanin (me pare kishin luajtur ne Kupe per Elbasanin dhe Teuten, ne vitin 2008, Brenda ketij sezoni, apo edhe Merxha, me Elbasanin dhe se fundi me Flamurtarin). Kjo tregon paaftesine e FSHF-se, e evidentuar dy here radhazi, flake per flake, sin e rastin e vakuumit ligjor, se si renditet e para, pas dy fazave, njera nder skuadrat me pike te barabarta dhe golaverazh te njejte ne ndeshjet direkte, edhe ne aktivizimin e nje lojtari me dy skuadra ne Kupe, Brenda nje sezoni. Gafe te cilen e kane konsumuar edhe klubet respective, cka tregon nivelin e ulet te drejtimin institrucional. Te cilit Vllaznia i ka dhene nje goditje te forte, duke kerkuar kualifikimin ne tavoline. Ua ka cjerre masken e paaftesise, edhe drejtuesve te federates, edhe atyre te klubeve.
Sporti Shqiptar