Vllaznia gabon rëndë, madje në fushën e vet dhe për rrjedhojë një hap i tillë i gabuar mund t’i kushtojë jo pak asaj për vazhdimin e kampionatit. Rikonfirmohet njëkohësisht edhe kriza e kësaj skuadre, së cilës për momentin nuk ka mundur t’ia gjejë “ilaçin” as trajneri i ri Haxhiosmanoviç. Vllaznia, ndryshe nga sa pritej, nuk ka pasur shumë ndryshime në formacion. Edhe aktivizimi i Dhëmbit në sulm përkrah Sinanit ka qenë i detyruar nga mungesa e Sukajt, ndërkohë që ka munguar edhe Bashiç dhe për rrjedhojë Belisha është spostuar në mbrojtje. Ndryshime të tjera nuk ka pasur, ndonëse trajneri Haxhiosmanoviç ishte shprehur se do të kishte ndryshime në formacion.
Loja në 45 minutat e para ka qenë tepër e mërzitshme për shikuesit. Kemi parë një Bylis duke u mbrojtur me 11 lojtarë në gjysmëfushën e vet dhe për rrjedhojë hapësirat për lojtarët e Vllaznisë kanë qenë shumë të pakta. Janë krijuar vetëm 3‑4 raste, por edhe ato më tepër kanë qenë sporadike sesa rrjedhojë e aksioneve të vazhdueshme të kuqebluve. Ballshiotët ishin të kënaqur me këtë mënyrë loje, sepse e tillë ishte ndërtuar taktika e lojës nga ana e trajnerit Dedja. Vendësve u ka munguar loja në krahë dhe për rrjedhojë Sinani e Dhëmbi nuk janë furnizuar ashtu siç duhet me topa. Organizimi i lojës ka lënë shumë për të dëshiruar te kuqeblutë. Osja e Nallbani nuk kanë arritur për asnjë moment gjatë 45 minutave të pjesës së parë të ishin në lartësinë e duhur.
Pjesa e dytë nis me disa ndryshime në formacion dhe vendosje për shkodranët. Haxhiosmanoviç, duke dashur të shkojë medoemos te goli, aktivizon Kaçin e Sukajn. Në pamje të parë, ata sikur i japin gjallëri manovrës sulmuese, por rastet e pastra mungojnë. Shkodranët e kanë të vështirë të çajnë edhe për arsye se mbrojtja e Bylisit luan e ngjeshur prapa dhe me shumë lojtarë. Me kalimin e minutave tensioni shtohet dhe për rrjedhojë duket qartë se futbollistët e Vllaznisë nuk kishin ndër mend të shënonin për nga mënyra si po e kërkonin atë. Përfundimisht, një barazim që do t’u kushtojë rëndë kuqebluve, teksa e ka lënë dy pikë prapa Tiranës. Ndërkohë që nga poshtë tani Dinamo është vetëm një pikë pas.
Të tri ekipet kryesuese javën e ardhshme luajnë në transfertë. Tirana në Ballsh, një transfertë e vështirë, ku nuk ka arritur të fitojë, ashtu si blutë, të cilë madje janë mundur. Por shkodranët, para se të mendojnë për rivalët, u duhet të rikthehen te fitorja, që bëhet më e vështirë jo vetëm se luhet në Fier, por edhe nga morali i rënë i futbollistëve, apo edhe i tifozëve.
Eshtë e paimagjinueshme, që nga shtatë pikë para Tiranës, tani Vllaznia është dy pikë poshtë saj. Nëntë pikë të rikuperuara nga bardheblutë në një hark kohor jo shumë të gjatë. Por në mesjavë kuqeblutë kanë ndeshjen e kthimit në kupë me Dinamon, ku edhe këtu punët kanë shkuar si mos më keq, pasi janë mundur brenda në Shkodër 2-1. Në Shkodër tani thonë se vetëm mrekullia e bën me trofe Vllazninë këtë sezon, kur ajo ishte pretendentja absolute në të dy trofetë.
VLLAZNIA: Grima, Smajli (Kaçi 55’), Beqiri, Lici (Sukaj 62’), Belisha, Boadu, Osja, Nallbani, Shtubina, Dhëmbi, Sinani.
Trajner: D. Haxhiosmanoviç
BYLISI: Mirselovski, P. Arbri (Besha 90’), A. Muça, Bedini, G. Muça, Hodo, Arapi (Bakiu 90’), Godar, Kule, G. Arbri (Novi 72’), Dalipi.
Trajner: H. Dedja
Deklarojnë:
Dervish Haxhiosmanoviç, trajner i Vllaznisë: “Për mendimin tim, Vllaznisë i mungoi freskia fizike në këtë ndeshje. Kemi ardhur me shumë vështirësi deri në hyrje të zonës së kundërshtarit dhe për këtë arsye nuk kemi pasur ide të qarta për të kërkuar golin. Na duhet më tepër agresivitet. Duhet të punojmë në këtë drejtim për të bërë më të mirën dhe tashmë është e qartë se skuadra ndodhet në një krizë. Ndoshta psikologjike, por duhet ta nxjerrim sa më shpejt nga kjo situatë. Duhet të bëjmë diçka, sepse nuk kemi shumë kohë për të riparuar. Ky ishte një hap i gabuar, por tashmë duhet të shohim përpara.”
Hysen Dedja, trajner i Bylisit: “E kisha përgatitur skuadrën për të luajtur me shumë kujdes prapa, sepse dëshironim të merrnim pikë në këtë ndeshje. Këtë gjë e bëmë edhe ndaj Dinamos dhe për pak ia arritëm, por këtë herë ishim më të vendosur. Kjo pikë nuk është se na ndihmon shumë në renditje, por mbi të gjitha na ndihmon në anën psikologjike. Javën tjetër presim Tiranën dhe sigurisht që do bëjmë më të mirën për ta mundur edhe atë. Më vjen keq si shkodran që i mora pikë Vllaznisë, megjithatë jam i bindur se ajo do të dalë kampione në fund.”
Të veçanta:
- Në tribunat e stadiumit “Loro Boriçi” në ndeshjen e djeshme nuk ka pasur shumë tifozë. Të zhgënjyer nga humbja e një jave më parë në Durrës, tifozët e Vllaznisë nuk kanë qenë më shumë se 1500 veta në ndeshjen e djeshme. Ata në fillim të takimit kanë brohoritur kundër federatës për kalimin e Vllaznisë nga ana e saj në vend të dytë në renditje, ndërkohë që në një moment gjatë ndeshjes nuk kanë ngurruar të brohorasin edhe për Tërbunin, duke dashur të jenë në krah të kësaj skuadre fqinje, e cila është penalizuar rëndë nga institucioni i futbollit.
- Presidenti Fushaj e ka lënë shumë i mërzitur stadiumin pas kësaj ndeshjeje. Ai kurrsesi nuk e kishte menduar se Vllaznia do të linte pikë edhe ndaj Bylisit në Shkodër. Gjërat tashmë janë vështirësuar jo pak për këtë skuadër në rrugën e mëtejshme për titull dhe presidenti i kuqebluve e ka të qartë këtë.