Ajo çfare shkruhej dje ka qene arritja e nje paraakordi mes paleve. Mendohej se keto dy dite presidenti I Vllaznise Valter Fushaj do te udhetonte drejt Turqise pikerisht per te arritur akordin e duhur me drejtuesit e Haxhitepes per marrjen e Xhevahir Sukajt. Por duket se nje udhetim I tille nuk ka qene fare I nevojshem pasi gjerat jane zgjidhur permes telefonit. Klubi turk ka rene dakord qe Sukaj te luaje ne vazhdim te kampionatit me skuadren shkodrane. Kete e ka bere te ditur dje vete presidenti Fushaj qe ka thene:
“Mund te konfirmoj zyrtarisht faktin se Sukaj do jete pjese e Vllaznise per nje periudhe ende te pacaktuar mire. Fale marredhenieve shume te mira me klubin turk te Haxhitepes me te cilin jemi edhe te binjakezuar, arritem kete akord per kthimin e ketij lojtari serish tek Vllaznia per te na ndihmuar ne arritjen e objektivit qe kemi: shpalljen kampion kete sezon”. lojtari do qendroje tek kuqeblute te pakten deri ne fund te ketij sezoni dhe me pas do te shohin mundesine per ta shtyre edhe me shume ndoshta ate. E rendesishme eshte qe Xhevahir Sukaj do te jete tani e tutje pjese e kuqebluve. Ky ka qene nje lajm I mire dje edhe per trajnerin Canaj. Ai qe ne momentin e largimit te ketij futbollisti drejt Turqise ne muajin gusht, gjithnje “e ka qare” nje largim te tille pasi me demtimin edhe te çekut Kausal, ka patur ne dispozicion vetem nje sulmues te mirefillte, Sinanin, edhe ate jo ne gjendjen me te mire te tij. “Jemi ne vend te pare dhe ne merkato kuptohet qe duhet te kerkojme vetem per lojtare te cilesise se are, gjithnje nese duam te ruajme kete pozicion qe kemi ne renditje. Keshtu qe me ardhjen e Sukajt mendoj se presidenca ka kryer nje levizje shume te mire sepse ky lojtar ka qene pjese e kesaj skuadre deri para pak muajsh dhe nga ana tjeter,nuk ke dyshime per vlerat e tij dhe faktin nese pershtatet apo jo me skuadren”-ka thene ai. Vete lojtari do mberrije sot ne oren 12.30 ne Rinas dhe pritet te bashkohet menjehere me skuadren ne Ulqin ne menyre qe te mos humbe kohe me pergatitjet per ndeshjen e pare me 31 janar ndaj Shkumbinit. Lajmi per ardhjen e Sukajt eshte pritur mire edhe nga opinioni sportiv ne Shkoder sepse eshte nje futbollist I cili sidomos ne dy sezonet e fundit, ka treguar vertete vlera me lojen e tij tek Vllaznia. I pyetur nga ana tjeter per te tjere lojtare qe ,mund te vijne, Fushaj ka thene: “Jemi ne tratatativa edhe me lojtare te tjere cilesore. Objektivi eshte qe te sjellim vetem lojtare cilesore. Per te tjere nuk kemi nevoje dhe as nuk hyjme fare ne tratativa”Mire se kthesh SUKAJ!
Ajo ?fare shkruhej dje ka qene arritja e nje paraakordi mes paleve. Mendohej se keto dy dite presidenti I Vllaznise Valter Fushaj do te udhetonte drejt Turqise pikerisht per te arritur akordin e duhur me drejtuesit e Haxhitepes per marrjen e Xhevahir Sukajt. Por duket se nje udhetim I tille nuk ka qene fare I nevojshem pasi gjerat jane zgjidhur permes telefonit. Klubi turk ka rene dakord qe Sukaj te luaje ne vazhdim te kampionatit me skuadren shkodrane. Kete e ka bere te ditur dje vete presidenti Fushaj qe ka thene: ?Mund te konfirmoj zyrtarisht faktin se Sukaj do jete pjese e Vllaznise per nje periudhe ende te pacaktuar mire.