E Shtune 27 Djetor 2008 ,Stadiumi "Loro Boriçi", Shkoder

 

Vllaznia - Dinamo

 

 

0 - 1

 

 

Shënues : Plaku (p) 88'

 

Vllaznia:

Grima (Ndoja '79), Smajli, Lici, Bashiq, Osja (Hoti 89'), Shtubina, Belisha, Nallbani,Dhembi (Doçi 81'), Boadu, Sinani. Trajner: A. Canaj

Dinamo:

Kotorri, Pisha, Sina, Brahja, Ferraj (Halilovi[ 75'), Diop, Poçi, Allmuça, Sefa (Jusufi 63'), Petriçeviç (Çapja 90') , Plaku.
 Trajner:  Z. Daliç

Kartone te verdhë :  Sinani, Osja,Smajli/ Poçi, Brahja, Pisha, Ferraj, Jusufi

Kartone të kuq : -

Gjyqtarë : L.Jemini, E.Doda, S.Avdo, (Durres)

 

 

Komenti:

 

Duhej te ishte feste por e te vertete nuk ka ndodhur ashtu. Vllaznia i ka zhgenjyer tifozet e saj teksa jo vetem qe nuk ka arritur ta munde Dinamon, por ka humbur ndaj saj. Qe do te thote se ne vend qe tashme te mbyllte 2008-n me 7 pike avantazh ndaj Tiranes, kjo diference eshte ngushtuar ne 4 pike. Vllaznia nuk e ka nisur mire ndeshjen, madje eshte Dinamo ajo qe ngulmon duke u munduar t’i imponohet vendasve me lojen e saj.
Por megjithate blute nuk arrijne te krijojne raste shenimi dhe si pasoje pas minutes se 15-te te takimit, gjerat ndryshojne. jane kuqeblute ata qe marrin frenat e lojes ne dore dhe megjithese nuk jane shume te qarte ne ndertimin e aksioneve sulmuese, serish jane me te rrezikshem dhe per rrjedhoje krijojne disa raste shenimi, kryesisht me ane te mesfushoreve qe vijne deri ne afersi te zones dinamovitet dhee godasin nga jashte saj. Sulmi i Vllaznise u duk qarte se nuk ishte ne nje dite te mire ndoshta edhe fale markimit te mire qe iu be nga Pisha& Co. me gjithe presionin e shkodraneve, pjesa e pare do mbyllej ne barazim. Ne te dyten, jane serish ata qe duan medoemos te shenojne golin e avantazhit dhe rasti me i mire per kete iu dha ne '59. Gjyqtari Jemini ka dhene 11-metersh dhe Sinani ndonese ka gjuajtur dy here nga pika e bardhe, nuk ka arritur ne asnjerin rast te kaloje Kotorrin qe kesisoj ka qene shpetimtari i vertete i DInamos. pas ketij momenti, loja e Vllaznise bie ndjeshem. lojtaret e saj e ndiejne presionin e tifoezeve dhe per rrjedhoje, ne asnje moment nuk arrijne te krijojne raste te tjera per te kaluar ne avantazh. kete moment e shfrytezon mjaft mire trajneri Dali[ i cili me futjen ne loje fillimisht te Jusufit e pastaj te Haliloviç fillojne te krijojne panik tek mbrojtja vendase. madje do jete Haliloviç ai qe me nje 11-metersh te marre ne minuten e parafundit te ndeshjes, dhe te kthyer ne gol nga Plaku, i dha fitoren skuadres se tij. nje fitore qe e fut Dinamon serish ne vallen e titullit ashtu siç kishte thene trajneri i saj para ndeshjes nderkohe qe per Vllaznine mund te jete nje trepikesh qe do te kushtoje shtrenjte.

 

Agim Canaj, trajner i Vllaznisë:

"Humbem nje ndeshje por jo gjith[ka. mbi te gjitha na vjen keq per tifozet tane te cilet u larguan te pakenaqur nga stadiumi. e them me plot bindje se nuk e meritonim humbjen ne kete ndeshje. penalltia e pashenuar mbylli gjith[ka ne lojen tone. disa nga lojtaret tane nuk ishin ne formen e tyre me te mire dhe kjo per pasoje, e ben me te domosdoshme hyrjen ne merkato. Rendesi ka qe jemi ne vend te pare serish sepse edhe humbje do kete gjate kampionatit por e perseris, pengu jone i vetem eshte qe nuk kenaqem tifozet ne kete ndeshje."

 

Zlatko Daliç, trajner i Dinamos:

"DUa te pershendes Vllaznine fillimisht sepse me merite eshte ne vend te pare ne kete moment. ne pjesen e pare luajtem dobet dhe ishim me fat qe nuk pesuam gol . Per te dyten e dinim qe do ishim me mire fizikisht, luftuam per ta fituar ndeshjen dhe ia arritem. jam i kenaqur per kete sepse ishte nje ndeshje vendimtare per titullin. Pas ketij rezultati sigurisht qe pjesa e dyte e kampionatit do jete me e bukur dhe DInamo besoj se ka per te qene pretendente deri ne fund".

 

Komentet