Vllaznia - Teuta
3-1 (0-1)

 

Vllaznia: Grima, Smajli, Lici, Bashiq, Osja, Shtubina, Belisha, Nallbani (Rraboshta 89’), Doci, Dhembi (Hoti 73’), Boadu (Bala 90’).Tr: A.Canaj

Teuta: Vashaku, Dushku, Likmeta, Imeraj, Jakupi, Gjondeda, Muçollari, Vila, Hysa (Ahmeti 82’), Dosti (Malo 67’), Mile. Tr: S.Starova

Shenues: Shtubina 16’, Dhembi 18’, Smajli 4’/ Vila 32’

Gjyqtare: A.Taullau, S.Avdo, G.Maloku (Durres)

Kartona te verdhe: Lici, Hoti

Talenti 20-vjeçar i Teutës, Emiljano Vila shënoi në “Loro Boriçi” golin e “vockël”, atë 2-1, që mund të çonte durrsakët për herë të 36-të në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, por pas vetëm 60 sekondash lojë, lezhjani Dritan Smajli shënoi golin e tretë për Vllazninë, atë 3-1, duke i çuar shkodranët për herë të 44-t midis tetë më të mirave të Shqipërisë. Vllaznia-Teuta ishte dhe çifti më i “nxehtë” i turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, pasi përballeshin dy nga ekipet më të mira për momentin të futbollit shqiptar, për më tepër që dhe takimin e parë formacioni i Sulejman Starovës e kishte fituar 1-0, falë një goli po të Emiljano Vilës.
Talenti 21-vjeçar Ndriçim Shtubina realizoi një gol të përkryer në minutën e 16-të, falë asisti të dhënë nga Edmond Doçi, duke lënë të befasuar portierin durrsak Bledi Vashaku. Tri minuta më pas, ishte korçari Paulin Dhëmbi, i cili shfrytëzoi harkimin nga një goditje këndi, duke dyfishuar shifrat për Vllazninë. Në minutën e 34-t, Teuta shkurtoi diferencën falë një goli të zgjuar të Vilës, i cili shfrytëzoi mosmavarrëveshjen e portierit të Vllaznisë, Armir Grima me Amarildo Belishën.
Gëzimi i durrsakëve zgjati vetëm një minutë, pasi blerja verore e presidentit Valter Fushaj, realizoi në minutën e 35-të me një silurë nga 20 metra, që i solli edhe kualifikimin Vllaznisë.
Në çerekfinale, Vllaznia do të përballet me Dinamon, ndaj të cilës ka një bilanc pozitiv në kualifikimet direkt: 10-8.

Komentet