Shenues: Devolli 81'/ Boadu 32'
Tirana: Nallbani, Lila, Osmani, Dabulla (Arapi 70'), Abraham, Peza, Devolli, Muzaka, Agolli, Sefa (Deliallisi 70'), D. Xhafaj. Trajneri Blaz Slishkovic
Vllaznia: Grima, Osja, Beqiri, Brashic, Lici, Smajli, I. Nallbani, Belisha, Doci (Hoti 89'), Dhembi, Shtupina (84'), Boadu. Trajner: Agim Canaj
Gjyqtare: L. Jemini, E. Doda, S. Avdo
Katone te verdhe: Agolli, Devolli, Arapi, Nallbani/Beqiri, Lici
Ndeshje kryesore e javes se 12-te mes Tiranes dhe Vllaznise eshte mbyllur ne barazim, 1-1. Bardheblute mbeten ne krye te Kategorise Superiore, kurse Vllaznia e ndjek me nje pike, ne vend te dyte. Barazimi i djeshem gezoi me teper Vllaznine, e cila edhe mund te kishte fituar nese do te kishte shfrytezuar rastet e pjeses se pare. Vllaznia luajti ne pjesen e pare me te mire se Tirana. Trajneri Agim Canaj, ne mungese te Sinanit, preferoi vetem nje sulmues, ganezin Buadu. Pas tij, me i terhequr, ne rolin e nje gjysmesulmuesi luante mesfushori, Paulin Dhembi. Ky i fundit doli disa here para portes se Nallbanit, pa mundur dot te shenonte golin e shtate, qe do ta vinte ne krye te golashenuesve. Por Tirana e rriti agresivitetin ne fushe dhe u shfaq krejt ndryshe para Vllaznise, ne pjesen e dyte. Pervec golit qe shenoi ne 10 minutat e fundit, Xhafa pati rastin ideal per te shenuar edhe egolin e fitores, por trau i portes qe mbrohej nga Grima, shpetoi kuqeblute nga humbja.
Golat
Ne pjesen e pare, pas nje depertimi drejt zones, ne minuten e 32-te te ndeshjes, ganezi i ardhur kete sezon nga Hacetepe te Vllaznia, Boadu kaloi Vllaznine ne epersi. Ne minuten e 81-te te ndeshjes, Tirana konkretizoi me sukses me ane te Devollit nje rast, pas rremujes se krijuar ne zonen shkodrane.
Trajneret
Trajneri i Vllaznise, Agim Canaj u shpreh pas ndeshjes se: "Ne pjesen e dyte ne nuk luajtem si ne pjesen e pare, duke mos ruajtur rezultatin." Sipas trajnerit te shkodraneve, ekipi i tij duhet te kishte reaguar me mire ne pjesen e pare, pasi me rastet mund te kishte shenuar me shume se nje gol. Ne fund edhe nje falenderim per tifozet shkodrane. Nga ana tjeter, trajneri i Tiranes, Blaz Slishkovic u shpreh se barazimi ishte rezultati me i drejte. "Nje pjese e pare, me e mire per Vllaznine. Tirana beri gabime dhe nuk ishte e qarte ne loje,' - theksoi trajneri i Tiranes. - "Ne pjesen e dyte lojtaret e Tiranes luajten me zemer dhe si rezultat i presionit shenuan golin e barazimit. Mendoj se barazimi ishte rezultati me i drejte. Tirana duhet te kete kujdes ne ndeshjet e tjera, per te ruajtur kreun."