BESA – VLLAZNIA
1-0
Shënues: Haliti 24’
Besa: Zendeli, Tetova, Xhafa, Hoxha, Leci, Progni, Sakaj, Ishka, Mancaku (85’ A.Duro), Veliaj (66’ Abilaliaj), Haliti (Grizha 66’). Tr. I.Daja
Vllaznia: Grima, Smajli, Lici, Osja (46’ Nallbani), Bashiç, Belisha, Sinani, Kaçi (46’ Doçi), Boadu, Beqiri, Dhëmbi (79’ Rraboshta). Tr. A.Canaj
Gjyqtarë: B.Pashaj, E.Biçaku, D.Rexha (Tiranë)
Vëzhgues: L.Konçi (Tiranë)
Kartona të verdhë: Mancaku/ Kaçi
Karton i kuq: Lici 41’
1-0
Shënues: Haliti 24’
Besa: Zendeli, Tetova, Xhafa, Hoxha, Leci, Progni, Sakaj, Ishka, Mancaku (85’ A.Duro), Veliaj (66’ Abilaliaj), Haliti (Grizha 66’). Tr. I.Daja
Vllaznia: Grima, Smajli, Lici, Osja (46’ Nallbani), Bashiç, Belisha, Sinani, Kaçi (46’ Doçi), Boadu, Beqiri, Dhëmbi (79’ Rraboshta). Tr. A.Canaj
Gjyqtarë: B.Pashaj, E.Biçaku, D.Rexha (Tiranë)
Vëzhgues: L.Konçi (Tiranë)
Kartona të verdhë: Mancaku/ Kaçi
Karton i kuq: Lici 41’
Fitore për presidentin Bizhdili. Ky është një dedikim, që vlen shumë për ekipin verdhezi, që ka ecur mjaft mirë në tre takimet e fundit, duke siguruar pikë të plota. Ka qenë kjo “kryefjala” e atij angazhimi serioz të Besës për takimin e djeshëm, ndaj një skuadre mjaft ambicioze si Vllaznia. Kavajasve edhe pse i kanë munguar për shkak dëmtimesh, gjashtë lojtarë nga formacioni dhe pikërisht Krasniqi, Alikaj, B.Veliaj, Mihani, Elokan (i larguar pa adresë) dhe B.Kuli që ka qenë i skualifikuar nga tre të verdha, sidoqoftë, traineri Daja ka ditur të vendosë në fushë një skuadër luftarake. Por vetëm në pjesën e parë, epërsia ka qenë në anën e vendasve, të cilët pasi kaluan në avantazh, siç kanë bërë dhe në shumë raste të tjera, janë kujdesur më tepër për ruajtjen e tij. Vllaznia sidomos në pjesën e dytë, paçka se mbeti me 10 lojtarë në fushë, tregoi karakter të lartë. Luajti shpejt, krijoi shumë situate dhe e vuri në rrezik të vazhdueshëm portën e kavajasve. Fati nuk ka qenë me Vllazninë, por edhe mbrojtja vendase dhe portieri shtatlartë Suad Zendeli, kanë ditur të sprapsim me gjakftohtësi serialin e parreshtur të sulmeve të shkodranëve. Besa siguroi një tripikësh tjetër, i treti radhazi, që duket si një garanci për vazhdimësi pozitive. Vllaznia, pavarësisht se harxhoi mjaft energji, nuk diti të finalizonte përpjekjet e saj. Por mbetet si gjithnjë ekip me potencial për t’u admiruar.
Canaj: Këto gabime naive po na kushtojnë shumë
Fitoi Besa dhe unë e respektoj fitoren e saj. Por më vjen keq me mënyrën, se si me navitet kemi gabuar në dy ndeshjet e fundit, duke lënë 5 pikë. Eshte shpejt të thuash, se humbja jonë do të ketë ndikim të madh në renditje, megjithëse në Kavajë nuk shfrytëzuam shansin, që pas asaj pjesë të dytë të shkëlqyer, të barazonim dhe pse jo të kishim dalë edhe me tre pikë. Më habit vërtetë shumë episodi, që se si arbitrat na lanë me 10 lojtarë, në 4 minutat e fundit të pjesës së parë. Lici më pohoi se ka qenë me shpinë nga sepktatorët e tribunës karshi dhe nuk i ka fyer ata. Asistenti, mbi 40 metra larg kryesorit, thërret këtë të fundit dhe e orienton t’i nxjerrë të kuq futbollistit tonë. Siç u pa, edhe pse na u desh të përballonim 50 minuta lojë me një lotar më pak, ne dhamë gjithçka në fushë dhe nuk e ulëm për asnjë moment ritmin. Krijuam shumë raste, por fati nuk ka qenë me ne. Goli i pësuar nga një gabim në dalje i portierit, është një episode që na kushtoi vërtetë shumë.
Daja kundër ekipit: Lujajti në mbrojtje, por s’ishte vendimi im
E parashikonim të vështirë ndeshjen përballë një rivaleje e pretendenteje, siç është Vllaznia. Pjesa e parë ishte shumë e mirë për ne. Luajtëm shpejt, qarkulluam mirë topin dhe zotëruam mirë të gjitha hapsirat. Pjesën e dytë, skuadra në mënyrë të pakuptueshme, absolutisht e paorientuar nga ne, të tërhequr shumë prapa dhe fitorja jonë edhe për meritë të Vllaznisë që ka ngulmuar shumë, është vënë në rrezik disa herë. Jemi të dytët ne renditje, falë tre fitoreve radhazi, por më duhet të them, se me kualitetet që ka grupi ynë, domosdoshmërisht lind nevoja e përsosjes së lojës së futbollistëve. Unë dua t’i kujtoj lojtarëve që pa sakrificë nuk arrihet asgjë. Si trainer, në emër të futbollistëve që drejtoj, fitoren e sotme ia kemi dedikuar 45-vjetorit të ditlindjes së presidentit tonë, Nexhat Bizhdili.