Për trajnerin e Vllaznisë, Agim Canaj, problemi më i madh dhe më shqetësues janë dëmtimet e lojtarëve. Jo pak, por në të tri javët e këtij kampionati Vllaznia gjithmonë ka pasur të dëmtuar. Ndaj edhe Canaj është i shqetësuar. Numri një i pankinës shkodrane, edhe pse është entuziast për vendin e parë në renditje, teksa ka të njëjtën kuotë pikësh me Tiranën e Shkumbinin, vazhdon të jetë i shqetësuar për të dëmtuarit. “Ajo që na shqetëson më shumë se çdo gjë tjetër janë dëmtimet e shumta. Edhe para ndeshjes me Apoloninë, por edhe gjatë saj, kemi pasur disa dëmtime, të cilat e bëjnë të vështirë punën e skuadrës në javën në vazhdim. Nëse ky kontigjent lojtarësh, që është parashikuar për Vllazninë në këtë sezon futbollistik, do të jetë i plotë thuajse në të gjitha ndeshjet, atëherë mund të flasim edhe ndryshe. Megjithatë, duhet t’i kemi parasysh edhe këta faktorë, që ndikojë direkt në arritjen e rezultateve”, ka thënë tekniku Canaj. Në radhët e kuqebluve janë të dëmtuar Vllaznia/Kryepankina “qahet” për lojtarët që s’i ka Canaj s’e ka mendjen te kryesimi, por te dëmtimet “Kampionati është i gjatë dhe skuadra ka nevojë për të gjithë” ADMIR URUÇI sulmuesi çek Mirosllav Kausal, i cili thuajse e ka mbyllur sezonin, kur sipas mjekëve, i duhen të paktën gjashtë muaj për t’u kthyer në fushën e stërvitjes. Por bashkë me të vazhdon të jetë i dëmtuar dhe sulmuesi Albert Kaçi, që ka rreth tri javë që është larg fushës së lojës. Por, sikur të mos mjaftonin këto dëmtime, pak minuta para fillimit të ndeshjes me ekipin fierak, për arsye shëndetësore, është larguar nga radhët e skuadrës shkodrane edhe mesfushori Dritan Smajli. Kurse mbrojtësi Elvin Beqiri, në takimin e së dielës, pas shtatë minutash lojë është tërhequr, sepse ka pasur një kontraktim në kofshë. Janë këta futbollistët e dëmtuar, që i “qan” tekniku Agim Canaj, të cilët kanë qenë të parashikuar për të luajtur si titullarë. Megjithatë kuqeblutë, edhe pse me një kontigjent të cunguar, kur edhe në stolin e rezervave mungojnë alternativat, duken shumë optimistë për vazhdimësinë e tyre pozitive. “Kemi fituar një ndeshje jo të lehtë ndaj Apolonisë, por që ky takim ka treguar se jemi në rrugë të mbarë. Jemi në vend të parë për momentin, por sigurisht që kemi shumë punë për të bërë, pasi duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një. Nuk mendoj se ka ndeshje të lehta, si jashtë fushës, ashtu dhe brenda saj. Të gjitha kanë vështirësi, prandaj të gjitha duhen vlerësuar si të tilla. Megjithatë, mund të them se po kalojmë një situatë pozitive, dhe mund të përmirësohemi edhe më në të ardhmen”, ka mbyllur prononcimin e tij trajneri i Vllaznisë Agim Canaj.
Panorama Sport
Panorama Sport